Ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shuqiri Bytyqi, ka ndarë “Mirënjohje” për mësimdhënësin e Matematikës, Hazir Mehaj, për kontributin shumëvjeçar në arsim, përkatësisht në fushën e Matematikës. Mësimdhënësi, Mehaj, me propozim të Drejtorisë Kamunale të Arsimit dhe Drejtorisë së Shkollës “Isa Boletini” në Isniq, ishte njëri nga kandidatët për ta fituar çnimin tradicional “Shaban Jashari”, që ndahet çdo vit në “Ditën e mësuesit”.
“Jam falënderues për kolegët e mi, për drejtorin e shkollës (Shaban Mehmetaj) dhe dtejtorin e Drejtorisë komunale (Bekim Vishaj), për vlerësimin dhe nderimin që më kanë bërë”, është shprehur mësimdhënësi Mehaj, i cili në korrik të këtij viti, i jep fund punës 42 vjeçare në arsim.
Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Arsim të Deçanit, Bekim Vishaj, ka thënë se secili mësimdhënës mund të jetë kandidat për çmimin më të lartë që ndan MASHT-i, çmim i cilin mban emrin e ish mësimdhenësit Shaban Jashari, ngase janë meritor për arritjet në fushën e dijes. Sipas Vishaj, Deçani gjithëmonë ka pas mësimdhenës të dalluar, siç është edhe profi. Hazir Mehaj. “Dy vite më parë, mësimdhenësi unë, Beqë Tahiraj, e kishte fituar çmimin tradicional “Shaban Jashari”, e të njëjtin mund ta fitojnë edhe mësuesit tjerë të Deçanit”, ka thënë Vishaj, i cili çmon punën e çdo punëtori arsimor, anekënd Kosovës.