…!

Dikur…, pata dashur një Vajzë,

Hiqej se ishte e ndershmja e Botës,

Arrita të thithi në gjinjt e sajë,

Qumshtin-drogë për mendët e kokës.

 

U ngopa shpejt me drogën e bardhë,

(E dashura ime ishte qumështore),

Kërkonte përqafime e puthje çdo ditë,

Ndaj… mori rrugat e doli dore.

 

Ajo, bukuroshja që sfidonte çdo lule,

U kthye ngadalë në gjëmbaç të thatë,

Tek shoh fytyrën e një kurve të vyshkur,

Me pa të drejtë, i urrej të gjitha gratë.

 

Nuk më mundon aspak opinioni,

(Dikur atë Vajzë e kam pas dashtë),

Në mullarin e gjynaheve të jetës së saj,

Kam pas hedhur edhe Unë një kashtë.

 

Në keqardhje, për fatin e “mikeshës”,

(Me dhimset dashuria ime e sinqertë),

Në gjinjtë e harlisur të vajzave të reja (sot),

Vallë… veç qumësht… a drogë do të ketë?!

./.

Tiranë , 1991

-Nga libri “RROKADA…(politike)”, Kristalina KH, Tiranë 2016-