Të enjten në mbrëmje, 21 Shkurt 2019, para Konsullatës së Republikës së Shqipërisë, një grup shqiptaro-amerikanësh, ashtu sic kishin njoftuar edhe në rrjetet sociale dhe në Gazetën”DIELLI” protestuan kundër Qeverisë së Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Përmes pankartave që mbanin ndër duar ata shprehën solidaritet me kërkesat e opozitës shqiptare dhe e quajtën veprim të drejt djegien e mandateve nga deputetët opozitarë. Një Qeveri si ajo Edi Ramës, e inkriminuar në të gjitha struktuarat, nuk ka të drejtë që të qeverisë shqiptarët, u shprehën ata gjatë protestës.Qeveria e tij nuk qeveris për shqiptarët, por për oligarkinë që i ka futë kthetrat ekonomisë dhe ia ka zënë frymën qytetarëve, tha njeri prej organizatorëve për gazetën DIELLI.. .Koncesionet, tenderat e parablerë, droga, trafiqet, krimi absolut, ardhja në pushtet me votat e vjedhura, janë disa nga cilësitë e qeverimit socialist me në krye Edi Ramën and Company. Po ashtu ata shprehën zemratë për akuzat e kryeministrit ndaj Zërit të Amerikës, pse ajo nxori në shesh vjedhjen e votave dhe korrupsionin e qeveritarëve socialist.
Në një nga pankartat shkruhej” VOA është zëri i Lirië, Jo kazan”! Në pankartat e tjera dënohej krimi dhe drejtimi autoritar dhe i dhunshëm i kryeministrit, vjedhja e votave, kriminalizmi i shtetit, dhe kthimi i diktaturës dhe pinjollëve të saj.(DIELLI)
FOTO: Nga grumbullimet e para ne fillimprotesten e se Enjtes ne mbremje para Misionit dhe Konsullates se Sjhqiperise ne Manhattan, New York

Fotografia e Dielli Vatra