Malishevë, 20 shkurt

Rrënimi…!

SOREN KIERKEGAARD (1813-1855): “KUSH ËSHTË I VETËDIJSHËM PËR RREZIKUN E MADH QË SJELL BESIMI KUR E HEDH HAPIN E BESIMIT. KY ËSHTË SUBJEKTIVIZËM”

Në një skenë nga filmi “Indiana Jones”, Indi arriti në përfundimin se hapi final i rrugës së tij ishte hapi i besimit. Kjo është teoria e Kirkegardit për fazat e jetës. Faza përfundimtare, faza fetare, kërkon një besim pasionant dhe subjektiv dhe jo prova objektive, në fushën paradoksale dhe absurde. Çfarë është absurdja? Besimi ka shpërblimet e veta, por nuk është i arsyeshëm. Shkon përtej arsyes. Ashtu siç Blaise Pascal tha: “Zemra ka arsyen e vet, për të cilën arsyeja nuk është në dijeni”.

Sot, po nisem për këtë shkrim analitik, nga qyteti i miteve, legjendave dhe  sfidave të mbijetesave mijavjeçare nëpër të cilat kaloi dhe po kalon qytetrimi i këtij qyteti dhe qytetarie.

Jam  njëmijë metra mbi lartësinë e deti,  me kujdes shikoi bashkimin e tre lumenjve  afër kalasë së Rozofatit, po më më shumë kujdes, vërojtoi edhe lëvizjet e qytetarëve në qytetin e miteve, legjendave dhe  të motoçikletave ( Biçikletave), histori interesante.

Interesante është edhe koha, njerëzit, pushteti, pushteti zëvendësohet por nuk ndërrohet, nuk ndërrohen edhe qytetarët ata ndryshohen ishin  paraardhësit vazhdojnë pasuesit të të njëjtës vijë programore edhe të miteve, të legjendave, të motoçikletave dhe të pushtetit, por edhe të lypsëve e padronëve.

Vazhdojnë piramidat e krimit, të falemintimit, kurse lumenjët  here hidhërohen e dalin nga shtrati, here  qetësohen por nuk shterrojnë, interesante nuk grinden për bashkim, unë qëndroi në lartësinë mbi njëmijëmetra , në kalanë e lashtësisë të Rozafës, ajo vazhdon ta ushqej fëmijën, qytetarë bëjnë foto, flasin si ndër buzë, kuptojnë apo se kuptojnë flijimin, por veç pushtetarëve nuk u shoh të tjerëve se sytë u lotojnë, por edhe unë e kam  të vështirë t’i kuptoj lotët e pushtetarëve Ashtu siç Blaise Pascal tha: “Zemra ka arsyen e vet,  për të cilën arsyeja nuk është në dijeni”.

Me dhimbsen pushtetarët, jo qytetarët, ani pse këto kohë dhe më përpara ishin apo tash u bënë lustragji  të mirë për këpucat e shtrenjta të pushteteve, por  ama Rozafa jo bash pa lidhje  dhe  jo bash pa zemër e arsye u muros  dhe  që nga sot ajo do ta ndaloi fotografimin pran saj edhe të qytetarëve edhe të pushtetarëve, as me lek as pa lek ska fotografim, ska vizitë për një kohë të pacaktuar,  shpallim “Moratorium” për të gjithë edhe për historian, edhe për shkrimtarë edhe për qytetarë edhe për pushtetarë.

Nën vellon dhe kostumin e shtrenjtë, rrënimi vazhdon  me melodinë  dhe  muzikën kamertale e pak xhaz muzikë sepse kështu duket më mire po vallëzojnë shoqëria civile dhe qytetarët e po duartroksin pushtetarët.

Shkrimi ka arsyen e vet, për të cilën arsyeja nuk është në dijeni, unë zbres tash nën nivelin e deti njëmijë metra,  vazhdoi veq me dritat e neonëve dhe pa dritën e diellit, jeta është edhe më interesante edhe këtu janë pushtetarët, qytetarët, shoqëria civile, lypsarët dhe katër stinët e vitit.

Rrënimi ka arsyejn e vet, kurse  arsyeja nuk është në dijeni…!