“Klinton i tha Rugovës se të gjitha kërkesat e kosovarëve ishin të drejta dhe ai do i përkrahte! Veç një gjë mos kërkonin: pavaresinë! “As ne amerikanët nuk mundemi! Kupton?!”
-Janë shumë probleme,i tha Rugova.
-Sado të jenë të gjitha do i zgjidhim!-tha Klinton.
Rugova filloi ti rendise problemet një nga një.
Ato ishin shumë më tepër se çmendonte Klinton.Por Rugova duket i pëlqeu me urtinë e tij dhe Klinton me siguri ka menduar se ky burrë,si Gandi, do e dijë një zgjidhje të urtë të gjithë këtyre problemeve.
-Ok,ok!Të thashë që do i zgjidhim të tëra por ti çfarë rruge propozon që të jetë më e lehta!-i tha Rugovës.
Rugova rregulloi pak shallin që ti dukej më shumë kollarja dhe tha:
-Pavarësia!”
Berisha i tregonte Vujanoviçit, Presidentit të Malit të Zi, në vila 31 këtë histori dhe unë mbaja shënim mbi ftesën e darkës mikpritëse duke bërë kujdes për të mos derdhur gotën me verë të kuqe nga… e jona!