Luiza Gega është shpallur kampione në kategorinë 3000 metra në Kampionatin Ballkanik të Atletikës në salla të mbyllura, që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë

Atletja 30-vjeçare, la pas kundërshtaret, duke i mbyllur 3 kilometra, me kohën 8 minuta, 56 sekonda e 04 të qindtat. Ajo fitoi me një diferencë të madhe ndaj shoqeve të saj.

Gega ishte regjistruar edhe në 1500 metra, por nuk nisi në atë kategori, dhe zgjodhi të konkurronte në 3000 metra, ku përfundoi edhe me medaljen e arit.