KOMUNIKATË PER MEDIE

USHKSH, nën patronatin e Ministrit të Kulturës Z. Kujtim Gashi, organizon EDICIONIN E XI – orën letrare “ PAVARËSIA ” DHE CEREMONINË E NDARJËS SË CMIMEVE VJETORE në të gjitha zhanret e letërsisë.

            18 shkurt 2019/ në orën 16:00 / Bibliotken Kombëtare “Pjetër Bogdani

MYSAFIRË SPECIAL: SHKURTE FEJZA & ENVER PETROVCI & NATASHA LAKO

            USHKSH, nën patronatin e Ministrit të Kulturës Kujtim Gashi, organizon Orën letrare “Pavarësia” , dhe ndarjën e çmimeve në të gjitha zhanret e krijimtarisë letrare. Në këtë ngjarje kulturore mbarëkombëtare , do të marrin pjesë krijuesit e të gjitha trevave shqiptare dhe nga diaspora.
Në konkurs për veperat më të mira të botuara gjatë vitit 2018, kanë konkuruar krijues nga: Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe nga diaspora. Për çmime vjetore kanë konkuruar : 31 romane; 67 përmbledhje poetike; 8 monografi; 14 përmbledhje më tregime; 9 kritikë letrare; 4 studime letrare; 3 historiografi; 11 drama; 5 përkthime; 6 përmbledhje për fëmijë; 2 diplomaci kulturore;
Unioni i Shkrimtarëve do të ndajë këto çmime:

        Cmimi “Gani Xhafolli” krijimtari për fëmijë /
        Cmimi “Kristo Floçi” për vepër dramatike/
         Cmimi “Hasan Prishtina” Diplomaci Kulturore /
        Cmimi “ Xhelal Luca” vepër e të rinjëve (në prozë apo poezi)/
         Cmimi “Ali Hadri” historiografi/
        Cmimi Përkthyesi i vitit/
         Cmimi i Karrierës “Pavarësia” /
         Cmimi Special “Pavarësia” roman /
         Cmimi Special “Pavarësia” (poezi) /
        Cmimi “Adem Demaci” romansier i vitit/
         Cmimi “Ramiz Kelmendi” vepra me tregime/
        Cmimi “Dritëro Agolli” vepër poetike/
         Cmimi “Idriz Ajeti” libër studimor/
         Cmimi FAIK KONICA Kritikë Letrare…
        Po ashtu do të ndahen Mirënjohje për mediet të cilat i kanë kushtuar rëndësi dhe kanë përcjellur ngjarjet kulturore gjatë vitit 2018 .

Gjatë orës letrare “Pavarësia” do të ndhen tri çmime për poezinë më të mirë.

        UNIONI I SHKRIMTARËVE Prishtinë, 12 shkurt 2019

Reshat Sahitaj , kryetar
Tel: 044 111 430