Dita Botërore e radios u shënua sot në Kukës ku u zhvillua një seson shkencor dhe ku u çel ekspozita mbi dinamikën e radios shqiptare në vite.

Në praninë e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-s Thoma Gëllçi, Radio Televizioni Publik Shqiptar në bashkëpunim me departamentin e gazetarisë në Universitetin e Tiranës me mbështetjen e bashkisë së Kukësit, zogjdhën këtë qytet edhe për faktin se radio Kukësi ka hyrë tëshmë në vitin jubilar të 60 vjetorit të krijimit.

Në simpoziumin me temë Përfshirja e Radios Lokale në agjendën e komunitetit u lexuan kumtesat mbi performancën e radios, mbi bashkautorësinë dhe format e ndikimit në programacionet lokale, lajmet lokale dhe kombëtare si sfidëe redaksive radiofonike etj.

Dr. Mark Marku, një nga moderuesit e sesionit, e vlerësoi aktivitetin si mjaft pozitiv edhe për faktin se bëhet në Kukës ku prej 60 vitesh ka një radio cilësore që i kalon kufijtë lokalë:

Edhe për drejtorin e radio Kukësit ,Jonuz Hallaçi, zgjedhja e Kukësit për ditën botërore të radios përbën një ngjarje pikante dhe një motivim në vitin 60 të themelimit dhe në vitin e transformimit të madh, hapjes së kanalit lokal televiziv
Në sesion mbajtën fjalën e tyre edhe depuetet Albana Vokshi dhe Musa Ulqini si dhe të ftuar të tjerë.

Të pranishmit ndoqen më pas edhe një ekspozitë fotografike ku paraqetet dinamika e radios shqiptare nga vitet 30 të shekullit të shkuar e deri sot. Në këto aktivitetete ishte i pranishëm edhe kryetyari i bashkisë së Kukësit zoti Bashkim Shehu.