Komisioni komunal i Zgjedhjeve në Tuz, ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet vendore për Kuvendin e Komunës së Tuzit, që do të mbahen më 3 mars 2019.

Pas tërheqjes së shortit koalicioni Forumi Shqiptar “Malësia na Bashkon”, i përbërë nga Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve janë të renditura në numrin  5 në fletëvotim.

Partia Demokratike e Socialistëve ka numrin 1 në fletëvotim

Partia Socialiste Popullore, ka numrin 2 në fletvotim.

Mali i Zi Demokratik ka nr 3 në fletëvotim.

Social Demokratët ka numrin 4 në fletvotim.

Partia Boshnjake ka numrin 6 në fletvotim.