Gazeta “Tropoja”, redaksia e saj, iu ban me dije se z. Gjon Neçaj, poet, publicist, shkrimtar, studiues, ekonomist-financiaer, do të jetë Zv/Kryeredaktor i gazetës tonë të përbashkët në Bashkinë e Tropojës.

Gazeta rajonale “Tropoja” është gazetë e vendlindjes së saj – Tropojës, e Qarkut të Kukësit (Tropojë, Kukës, Has), e rajoneve të Gjakovës, Pejës e Prizrenit, e Malësive të Veriut Shqiptar, Gazetë e Alpeve.
Zëvendës/kryeredaktorit Gjon Neçaj, i urojmë suksese e të ketë sa ma shumë gëzime e botime, lumturi e krenari në rrugëtimet e tij dhe në detyren e re.