Në Shka Fajiset Skânderbegu?- – Nga Marin Sirdâni

Në Shka Fajiset Skânderbegu?

— nga Marin Sirdâni

Pjesa I

Ndër vepra të ndryshme që flasin mbi Skënderbegun, posë punve të çuditshme t’atij kreshniku përnjëmend të pashoq, bien në sy edhe disa punë që nuk pajtohen me nji “Athleta Christi” e “Defensor Fidei”. Kundrohen disa sende, due me thanë, të cilat lypin zhvillim për të kuptue mirë shkaqet e rrethanat që e nxiten at farë burrit me veprue, në disa raste, në nji mënyrë jo fort të knaqshme.

Barleti, fjala vjen, e shkrimtarë tjerë t’asaj kohe, diftojnë se ky, per së vogli, iu shtrue ritit të cirkoncizjonit (te bamit synet), e kur iu mbush mendja me kthye në vendlindje, mbyti kanceljerin e Sul1tanit, e në Krujë, mishketoi ushtrin turke që gjindej n’at qytet. Këtyne, u shton Gjon Muzaka, princi i Myzeqesë, se ai [Skenderbeu] i ndau të motrën, Zanfinën, të martueme me Karl Muzak Topinë, edhe se i rrëmbeu krahinën e Tomonishtes. Biemmi, mandej, i ven faj pse s’dijti kurr me u ngij me lufta.

Po këto ngjarje që u përmendën më sipër, biografët e Skënderbeut nuk i bien aq qartas, a ma mirë me thanë, nuk i bien krejt njinji; tuj lanë pa përmendë kush nji rrethanë e kush nji tjetër. Kështuqë, po s’i përqasi lexuesi me vëmendje njanin me tjetrin [thanjet e autoreve per Skenderbeun], ndahet shpesh me nji kuptim të mangët të ndodhes. Për të mos u lanë pra, deri ku të jet e mundun, vend këtyne dyshimeve, si edhe me lehtsue punën e atyne, që dëshirojnë me pasë një ide sa ma të qartë mbi këto ngjarje, po parashtrojmë këtu poshtë rrjedhjen e zhvillimin e tyne, per me e pa ashtu se sa faj mundet me iu vu Skënderbeut për të tilla akte.

Qysh në luftën e Kosovës, 1389, princat shqyptarë e panë qartas rrezikun që u kanosej prej anës së Turkut. Per me i dalë punës përpara, njani mbas tjetrit, kërkuen përkrahjen e Republikës së Venedikut, e cila ishte shteti ma i fuqishm që kishin për qark. Me këtë u lidhën, e këtë e njoftën per kryezotneshë.

Por këtë herë nuk u shtynë Turqit ma thellë përmbrenda kufinit të Shqypnis, pse u qiti trazime mbreti i Tartarvet, Timurlengu. Mbasi kryen punë me atë mbret, u kthyen rishtas, në vjetin 1410, me vijue në mposhtjen e Ballkanit.

Venediku, prej friket mos të bjerrte tregtinë n’ato vise, u mor vesh me Sulltanin, e në muejin e Frorit t’atij vjeti, u lidh t’i paguej nji tribut per vendet që zotnojte në Shqipni. Princat shqiptarë atëherë, të lshuem doret prej asaj Republike dhe mbasqe prej ngatrresave të përparshme nderveti nuk u bahej me u bashkue tok në një e me i ba ballë Turkut, u ngushtuen të njohin sipraninë e Sulltanit, kush tuj u lidhë me i pague tribut, kush tuj i shkue në ndihmë me ushtri, e kush tuj pranue ushtrinë e tij ndër kështjella. Kshtu u pajtuen me te sa me shpëtue prej atij rrezikut iminent, se në praktikë ia luejten lojën shoqi shoqit [turqit e shqiptaret] sa herë i panë gjasen qysh në fillim.

Megjithkëtë, disa princave, iu duk poshtnim me hy në gojë të Turkut pa i ba fije kundërshtimit, prandaj s’vonoi e krisi lufta. Njani ndër këta, Gjon Kastrioti, princi i Krujës, luftoj trimnisht të thuesh krejt at vjetë, 1410, por së mbramit fuqia e madhe turke e lodhi ushtrinë e vogël të tijën e iu desh me lypë paqë. Sulltani, i egërsuem kundra Gjonit për kundërshtim që i bani, nuk u mjaftue të ndreqej me të, vetëm të njihte sipraninë e tij tu i la një tribut, por për siguri se do t’i mbetëte besnik, i lypi peng edhe njanin ndër djemtë. Gjon Kastrioti, per mos me humbë vedin e vendin, i pranoi ato kondita. Për këtë ngjarje, bajlozi i tij ne Venedik, e lajmon Senatin se Zotnia e tij u ngushtue t’i japi të birin peng Sulltanit: “Ipsum esse astrictum a Turchis et habere proprium natum in obsidem apud eos (l).

Se i cili ndër të katër djemtë e Gjon Kastriotit u dha peng këtë herë nuk dihet me siguri, por nuk ka fije gjaset se qe Skenderbeu; permateper, mund të thuhet me shumë arsye, se ky n’atë vjetë nuk kishte le ende. Por edhe t’ishte qenë i lemë, s’asht për t’u besue se tuj pasë Gjon Kastrioti katër djem, do t’i epte peng Sulltanit shi ma të voglin djale, krejt foshnje.

Mbas një dokumentit të manastirit të Hilandarit, para vjetës 1421, Gjon Kastrioti me tre të bijt Reposhin) Konstantinin e Gjergjin) blen prej atij manastiri, në Mal Shejt, kullën e Shën Gjergjit; e me 1421, i njajti princ me të katër të bijt, Stanishin, Reposhin, Konstantinin e Gjergjin, i falë atij manastiri fshatet Radostina e Trebishta (2)

Prej këtij dokumenti duket se Stanishi, që mungon në blemjen e kullës, qe ai që u dha peng në vjetën 1410; e prej faljes së fshateve kuptohet se, me një mënyrë a me një tjetër, ky u kthye ndermjet vjetve 1410-1421; e se Gjergji deri n’at vjetë s’ishte qënë i dhanë peng, por gjithandej te prindja e vet.

Se ç’vjetë u dha peng Gjergji nuk mundet me u caktue lehtas. Për shkak të luftave të shuma që i takoi Gjon Kastriotit me ba kundra Turqve, që më 1407 e deri 1430, historjanët e asaj kohe ndërlikojnë përfundimin e njanës me tjetrën, e shpesh ngatrrojnë edhe emna e data. Me siguri veç dihet se të paktën tri herë Gjon Kastrioti qe thye prej Turqve, e se të tria herët qe shtrëngue të bajë paqë me kondita të randa. Në njanën ndër këto paqe qe shtrëngue t’i japin në peng besnikrie të katër djemtë Sulltanit, e ky u lidhte me i lanë të lirë në fenë e krishtenë e me i rritun mbas gjendjes që u perkitëte; e mbas dekës së tij, me dërgue njanin të marrë rendin e princnisë së Krujës. Këtë e dëshmojnë të tanë historjanët e asaj kohe, por nuk bien në godi për vjeten e kësaj ngjarje. Barleti e zen të ndollun në vjetën 1412; Lavardin e Biemmi me 1413; Anonimi i Sansovino-s e Dhimiter Frangu me 1415; Hahn e Hopfme 1410; Hammer, Paganel e Fallmerayer me 1423. Mbas Biemmit, Pisko-s, Hahn-it e Hopf-it i mori peng Sulltan Mehmeti I; mbas të tjerve i mori Sulltan Murati II. Fan Noli (3) në historinë e vet, e zen të ndodhun nën Sulltan Muratin II në vjeten 1421, e duket se ka arsye të plotë.

Këtu e shoh me udhë me iu shmangë vijimit të kallximit të nisun, për arsye se prej vjetës së kësaj ngjarje, në të cilën Skënderbeu ishte tetë a nandë vjeç, rrjedhin shumë gabime kronologjike në historinë e tij. Po i përsëris pra argumentat që qet Fan Noli per me provue aserten e vet, të cilat, kishe me thanë, se janë të mjaftueshme per me u sigurue mbi këtë pikë.

Mbasi dokumentat e manastirit të Hilandarit, që cekëm më sipër, nuk lanë me dyshue se perpara Shtatorit, 1421, Gjergji Kastrioti nuk u dha peng, e tuj u ditun se ai kur u dha peng s’qe veç tetë a nandë vjetësh, e se në vjeten 1428 ishte në një gradë të naltë n’ushtrin turke (4), s’mundet me pasë ndodhë ajo ngjarje shumë kohë mbas asaj vjete. Laoniku e Phranza, ngjitas me rrethimin e Belgradit të vjetës 1421, diftojnë edhe një disfatë të Gjon Kastriotit prej anës së Sulltan Muratit II. Laoniku, thotë se Gjon Kastrioti u thye edhe u shtrëngue me i shkue me ushtrinë e vet kudo të kishte luftë:” Interea Ivanes victus ibat injanuas regis, eumque sequebatur quocumque cum copiis militatum abisse (5); “Phranza thotë se Sulltan Murati II e mundi të thuesh shqimit Gjon Kastriotin: “Et Johannen Castriotam plane si bi subjecit (6).”

Sa pse njimend Gjon Kastrioti në vjeten 1421 ishte i ngushtuem me u lidhë me Turk e provon edhe fakti se Republika e Venedikut, nji vjet mbas, ne vjeten 1422, dërgoj një ambasador të veçantë te ai për me ia mbushë menden t’a prishte aleancën që kishte me Turk (7).

Tuj qenë pra, se para vjetës 1421 Gjergji nuk u dha peng; e shi n’at vjetë i ati, Gjon Kastrioti, u ngushtue të lidhë aleancë me Turk, të cilën mbas një vjetit, 1422, mundohet me e prishë Republika e Venedikut; e se ky, i dhanun peng nandëvjeçar, ishte në një zyrë të naltë ushtarake në Turqi në vjetën 1428; duhet me thanë, se pengzimi i tij, ndodhi në vjeshtë a në dimën të vjetës 1421. Me kaq po kthejmë në kallzimin e këputun.

Historjanët e treguem më sipër na diftojnë edhe se Sulltan Murati II, porsa i pati afër vedit të bijtë e Gjon Kastriotit, prishi besën e dhanun: me lanë të lirë në besim, e i shtrëngoj t’i shtroheshin ritit të cirkoncizjonit [I detyroi me dhune me u ba synet]. Por mbasi këtë ngjarje nuk e bien njësoj biografët e Skenderbeut; për mos me shkue tuj përsëritë të njëjtat shprehje, po citojmë vetëm ndonji ndër ta, sa me pa ndryshimin që kanë në këtë kallxim.­ Barleti thote,“Deducti ad Ottomanum adolescentuli,, priman perfidiam ejus in eo sensere, quod abjecta, quae eorum parentibus praestita erat, fide, circumcidi Mahometano ritu illico jussi su nt.” (8) “Dhimiter Frangu thotë se, “Lo fece circoncidere in quella pueritia et porgli nome Scanderbeg”. (9) Gjon Muzaka e bjen kështu, “Lui si chiamava Giorgio Castrioto, ma quando si fe Turco, chiamarono Scanderbeg”.(10)

Pra, prej çka u shenue tashti ma sipër, nuk rezulton qartas, a i shtrëngoj Sulltani me u cirkoncidue [ba synet] të katër të bijtë e Gjon Kastriotit a por njanin. Barleti me një palë thotë se të katërt, po Dhimiter Frangu, Gjon Muzaka e të tjerë përmendin vetëm të voglin, Gjergjin. Ka gjasë se Sulltni, la m’anësh tre djemt e parë, pse ma të rritshëm, shtrëngoj të mbramin ti shtrohej cirkoncizjonit, me mende se tuj qënë ai kaq i vogël, e prandaj i pa forcuem në fenë e krishtenë, do t’iu rranjoste lehtas në zemrën e njomë të tijnë besimi i ri.

Dhimiter Frangu, (11) mbasi difton gzimin që çfaqi Sulltani kur i pat para të katër djemtë e Gjon Kastriotit, thotë se i çuditun ky tuj kundrue bukurinë e cilsitë e jashtzakonshme të Gjergjit, tetëvjeçar, ndau me vedi mos me ia kthye ma t’et, por me e rritë në kurtin e vet, e prandaj bani me e cirkoncidue n’at moshë të re e ia ngjiti emnin Skënderbe.

Ky kallxim i Dhimiter Frangut, se vetëm Gjergji u cirkoncidue, forcohet edhe prej dy fakteve që po citojmë këtu poshtë.

Në Korrik, 1428, Gjon Kastrioti njofton Senatin e Venedikut me anën e bajlozit [ambasadorit] të vet, At Dhimitrit, se nuk ishte përgjegjës, po qe se i biri i tij, që ishte kthye ne muhamedan, shkel tokë t’asaj Republike. Senati i përgjigjet se do ta marri para sysh at punë, por i lutet Gjon Kastriotit të përdori influencën e vet atnore pranë të birit, që Skenderbeu mos të trazoj viset e Republikës. (12)

Në këtë kohë edhe të tre vllazent e Skënderbeut ishin në zyra të nalta ushtarake; por a pse s’kishin aq zotsi, a por pse s’u besojte Sulltani, nuk i dergojte me kryesue ushtrinë ndër luftra. Barleti, kur difton se Sulltan Murati II bani Skënderbeun Sanxhak, thotë se edhe të vllazent i gradoi me të tilla nderime: “Coeteri quoque fratres iisdem omati dignitabus” (13)

Ma vonë, më 10 Korrik 1439, Gjon Kastrioti, të cilin Senati i Republikës së Raguzës e kishte ba qytetar nderit të sajë qysh në vjeten 1413, lutë at Senat t’i japi at nderim edhe të bijve. Senati e pranon lutjen për tre djemtë e parë, por për të mbramin, Gjergjin, e përjashton. Në vendim, emni i Gjergjit asht shkrue e mandej prishë. (14)

Prej dokumentit të parë duket se vetëm Skënderbeu u cirkoncidue, e prej të dytit mirret me mend se tre djemtë e parë të Gjon Kastriotit a s’qenë kurrë kthye muhamedanë, ose ishin muhamedanë sa për faqe, se me zemër ishin të krishtenë e vetëm prit shin rastin me ikë prej Adrienes e me kthye në vendlindje. Për Gjergjin, të cilin e dijshin, se për së vogli e kishin cirkoncidue, e që aso kohet dërgohej shpesh prej Sulltanit si kryekomandar i ushtrisë turke në ekspedita të ndryshme, deri kundra shteteve të krishtena, kishin arsye me dyshue për fenë e tij, e prandaj duket se Senati i Raguzës e përjashton.

Sa për Reposhin, djalin e madh, Barleti na thotë se ishte ba mungar [murg], por përpara edhe ky qe me të tre vllazent i dhanë peng n’Adriene; e se aty, u martue me një zojë turkinë e pat me të një djalë, Hamza Kastriotin. (15) Gjon Muzaka përkundra nuk e zën Reposhin të dhanun peng Sulltanit. Për të thotë se kishte qenë djalë shumë i përshpirtshëm e ishte ba mungar në manastirin e malit Sinai, ku kishte pasë jetue e dekë: “Repossio predetto Ju uomo de santa vita e se n’ando at monte Sinai e se fe frate e li morese.” (16). Kjo asertë e Gjon Muzakës dhe e disa shkrimtarve tjerë, se Reposhi nuk qe dhanë peng para se t’u bajte mungar, historikisht asht krejt e gabueme, tuj qenë se biografët e Skënderbeut, Hamza Kastriotin e diftojnë për djalë të Reposhit të lemë n’Adriene.

Të gjitha këto dëshmi të ndryshme të prume deri këtu ndoshta mund të pajtohen në këtë mënyrë: Gjon Kastrioti i ngushtuem prej Sulltan Mehmetit I në vjetën 1410, i dha në peng besnikriet djalin e dytë, Stanishin; por në vjetën 1421 iu desh t’i japi peng të katër bijt Sulltan Muratit II. Ky Sulltan, prish besën e dhanun me i lanë të lirë në besim, bani me cirkoncidue djalin e vogël, Gjergjin. Mbas ndonjë vjeti, djali i parë, Reposhi, u martue me një turkinë e pat me të një djalë, Hamza Kastriotin; por i ramë në pendim, iku në malin Sinai e u ba mungar për të shlye fajin që bani tu u martue me një turkinë. Këtu, para se ti japim fund kësaj çeshtje, vlen me u sigurue lexuesi edhe për moshën në të cilën u dha peng Skënderbeu. Mbas Barletit, porsa i kishte mbushë nandë vjet; “Vu dum enim nonum attigerat annum”. (17). Nandvjeçar e zë edhe Lavardin: “Car a peine avoit-il attent neuf ans.”(18) Dhimiter Frangu e Anonimët vetëm tetë vjetësh: “Fanciulo d’otto anni” (19). Laonicus, nuk e cakton vjetin, por thotë se ishte foshnje: “Puer venit injanuas regis” (20)e Gjon Muzaka i thotë të gjithë të vegjël: “tuttipiccoli”.(21)

Tash ti tuj pasë parasysh moshën e re të Skënderbeut, tetë a nandvjeçare, e rrethanat që e ngushtuen t’i shtrohej ritit të cirkoncizjonit nuk i do zanë për një mungesë karakteri. Ai, foshnje, me at akt të padashtun, nuk u ba muhamedan në mënyrë që t’i shrranjosej prej zemrës së tij feja e të parve. Një provë e qartë se ai, edhe sa qe në pengzim, e ruajti besniknisht në zemr të vet dashninë e nderimin ndaj asaj feje, që për së vogli ia kishin pasë edukue në zemër prindja, e dëshmon fakti se ai mbajti përherë afër vedit një çetë ushtri shqiptare të krishtenë. Këtë Dhimiter Frangu, na e thotë faqe. “Haueua Seanderbeg tenuto sempre, et tuttar, a teneua appresso di se una moltitudine di Christiani fautori del pad re, li quali ad ogni hora l’ammaestrauano seeretamente nella fede Cristiana rieeuata nel Saerosanto Battesimo.” (22) I njajti thotë edhe se kur u drejtue Skënderbeu për Shqipni e përcollën treqind kalorsë shqiptarë që kishte pasë në shërbim: “ehe erano stati al suo seuitio”.( 23) Kshtu, si ushtarë që kishin qenë në shërbim të Skenderbeut i bjen edhe Anonimi i Sansovino-s. (24)

Se pse përnjimend Skenderbeu kur ktheu së parit në vendlindje qe i percjellun prej treqind djelmoshave shqiptarë nuk mohohet prej kurrnjë historjani, po se qenë të krishtenë provohet posë prej ngjarjes që u zhvillue n’at rast në Krujë, edhe prej faktit se ditën e Krishtlindjes, pak kohë mbasi mbrrijtën, u pagzue vetëm Hamzai e disa Turq (25); e n’ushtri shqiptare, aso kohe që ende ishte dheu i jonë krejt i krishtenë, nuk përmendet kurrë ndër ta ndonjë muhamedan shqiptar.

Por jo veç çka u tregue më sipër e provon aserten tonë. Barleti na thotë se Skënderbeu për hatër t’asaj feje që besniknisht e kishte ruajt në zemër të vet, kurdo i takoj me luftue kundra të krishtenve e ndali dorën, e bani vetëm aq sa u lypte mos me ra në sy për tradhti a për ligshti. Kur në vjetin 1430 Maxhart kishin hy mbrenda kufijve të Turkut e po shkojshin tu ba dame të mëdha, Sulltan Murati II dërgoi kundra sish Skenderbeun me nji ushtri të madhe për me ua rrudhë guximin; e aq bukur, thotë Dhimitër Frangu, dijti ky me u sjellë me ta, sa doli ngadhnyes pa i damtue faret, “n quale in quella impresa si di porto si astutamente, et eon tanta prudenza, che intratenne gli Ungari un pezzo senza punto combattere … Onde tenne modo eon la sua SDmma prudenza, ehe i Christianissimi Ungari, senza venire alle mani, se ne ritomasserv a dietro, et cosi riusei il desiderio suo.”(26) Qysh ditën e parë mandej që kthej në vendin e vet, e per njizetekatër vjet që qeverisi princninë atnore, e diftoj faqe, me fjalë e me vepra, se nuk kishte pasë fitue kurrfarë simpatiet për Turq e për fenë e tyne (27); e tuj ndjekë me përshpirtni jetën e krishtenë, “luftoj panda deri ditët e mbrame të jetës së vet, si një Makabe i dytë, për mbrojtjen e nderin e kombit, e për lumninë e emnit të krishtenë”.( 28)

Pjesa II

Posë katër djemve, Gjon Kastrioti pati edhe pesë vajza: Marën, Vlaikën, Angjelinën, Jellën e Mamicën. Të katër vajzat e para ky i martoi me princat aleatë: Marën me Shtjefën Cernoviqin, princin e Zetës; Vlaikën me Gjin Muzakën; Angjelinën me Vladan Arjanit Komnen Golemin, princin e Çermenikës; Jellën me Pal Stres Balshën, princin e Misjes (Arbnisë a Jallisë). Mamica, ma e vogla, qëndroi afër prindve e u martue me Karl Muzak Topinë, mbasi ktheu Skënderbeu prej pengzimit.

Me ketë martesë, mbas Gjon Muzakës, Skënderbeu u ba fajtor para Zotit e para robit, sepse nxiti princin Karl Muzak Topinë me nda te motren e Gjon Muzakës, Princeshë Zanfinën, për t’i dhanë për grue të motrën e vet, Mamicën. Kështu jau përshkruen të bijve Gjon Muzaka këtë divorc: “Edhe ju them se Skenderbeu e nxiti Princ Karl Muzak Topinë të dajë Zanfinë Muzaken, pa marrë para sysh as Perëndi, as gja tjetër, as bijt qi kishin e i dha të motren Zojen Mamicë me të cilën pati katër djelm e dy vajza; djemt u banë të gjithë turq. Me fjalë tjera, donte me thanë se, Skënderbeu e pati ndëshkimin prej Zotit per të zezën që bani. Por, mbas tij, nuk mbaron puna me kaq: “Zanfina e divorcueme martohet me Moisiun i cili hidhet kah ana e Turqve edhe i bjen Skenderbeut, per t’i marrë gjakun së shoqes edhe të fitojë Dibrën e rrembyeme. (2)

Po të mundte njeri me u mbështetë në dëshminë e mbitregueme, Kreshniku jonë nuk kishte me mujtë kurrsesi me u justifikue për një vepër të tillë, tue rezultue prej mbrendisë s’atij shkrimi, se Gjon Muzaka jo veçse nuk asht i paanshëm por anmik i hapur i Skënderbeut e i Kastriotve, e se gjithmonë e sjellë ujin nga mullini i vet, të gjitha thanjet e tija do të merren fort me rezervë.

Vlen me u dijtun, para se të hymë me rrahë këtë çështje, se Gjon Muzaka iku prej Durrsit vjetin 1479 e u vendos në Napoli. Aty, tuj e pa se po gatohej në vjetin 1510 një kryqzatë e madhe kundra Turqve, e ishte gjasë e madhe të çlirohej Shqipnija, shkroi një memorandë për t’u tregue të bijve ç’vise ishin të princnisë së Myzeqesë edhe kështu t’i kërkojshin e t’i merrshin (3). Këtë princni ky jau ndan tre të bijve me testament.

Me ketë shkrim, si shihet qartas, donte n’at rast Gjon Muzaka me gjuejt n’ujë të turbullt. Çdo krahinë a qytet që e kanë pasun princët e ndryshëm të Myzeqesë në kohë të kalueme, ky e kërkon si të vetën. Nëse ndonjë tjetër princ e ka pasun ndonjë ndër këto krahina a herët a së voni, ky a nuk e cekë fare, a e quan uzurpator atë princ. Prej friket mos të shtinte në dorë Gjon Kastrioti II krejt princninë që ia kishte lanë trashëgim i ati, lëshohet në Skënderbeun tuj e përshkrue si njeri egoist, uzurpator e të pa ndërgjegje.

Tuj lanë me e shkoqitë në një numër tjetër aserten e tij se Skenderbeu, qe egoist e uzurpator, po hymë me shqyrtue pale a njimend Kreshniku jonë, “pa marrë para sysh as Perëndi, as gja tjetër e nxiti Karl Muzak Topin të bajë divorc”.

Si dihet, në vjetin 1445, me 26 Kallnduer, Mamica, motra e vogël e Skendërbeut, u martue me Karl Muzak Topinë. Princat e krenët e Shqipnisë të grishun n’at dasëm, erdhën të gjithë me dhurata të veta ‘me u përgëzue me dhandrrin e ri. (4)

Për si thotë Gjon Muzaka, Karli i nxitun prej Skënderbeut lëshoj gruen e parë, Zanfinë Muzakën, e 20 mori Mamicën: domethanë, lëshoj gruen me kunorë e mori tjetrën në të lidhun. Pra, mbas tij, Skenderbeu, me ketë akt do t’u anmiqsonte me familjen princore të Muzakajve, e tuj dhanë motrën në të lidhun, do të bjerrte simpatinë e popullit të krishtenë e mbrojtjen e klerit katolik e të Papës. Por gjendja e Skenderbeut kundrejt popullit të krishtenë, klerit e Papës nuk ndryshon me atë martesë,.prandaj nuk mundet me u pranue ashtu qorras porsi një ndër të vërtetat të pakundërshtueshme mbrendija e asaj memorande. Arsyeja e këtij ngurrimit tonë asht pse në qoftë se ai burim i vetëm na paraqet Skënderbeun si një njeri që punët e fesë nuk i merrte ndorë kur s’i shkoj shin per shtat, burime tjera e përfytyrojnë krejt ndryshe, si njeri fort fetar e mik të përzemërt të klerit e të papës, e që meritoj me u quajtë “Atleti i vërtetë e mprojsi luftar i krishtenimit.” (5) Kështu, një zani na e përshkruajnë të gjithë biografët e vjetër të tij.

Po t’kishte qenë njimend çka thotë Gjon Muzaka, arsyeja e lyp që përpjekjet e korrespondencat e klerit e të papës me Skenderbeun do t’ishin këputë a s’pakut rrallue, në, sa në vjetin 1446 Papa Eugjeni IV i dërgon ambasadorë të veçantë që t’a përgzojnë për ngadhnimet e tija, t’i blatojnë ndihmën e Kishës Katolike, t’a sigurojshin se do të bante çmos për të bindun mbretnitë e krishtena t’a ndimojnë kundra anmikut të përbashkët (6). Skënderbeu, mandej, në shkëmbim të këtij nderimi i dërgon ambasador Emzot Pjetër Perlatin e At Pal Kukën me dhurata të ndryshme (7). Korrespondencat e perpjekjet miqsore, ende, të thuash familjare, fort të shpeshta të Skëderbeut me klerin e naltë e me Papën, vijuan të pakëputuna deri në ditën e mbrame të jetës së tij, megjithëkëtë ndër dhjetë vjetët që Mamica ndejti me burrë pa kunorë, për si thotë Gjon Muzaka, nuk diktohet as tërthorazi, ndonjë pakënaqsi ndërmjet tyne.

Ndër të gjitha rastet, Papët shprehin një shpresë të madhe e besim të ngulët në burrni, në fuqi e në zell të Skënderbeut për mbrojtje e lulzim të fesë. Papa Eugjeni IV, në vjetin 1446, i blaton ndihmën e Kishës Katolike (8); Ka1isiti III i shkruante ndër tjera në një letër vjetin 1457: “S’ka nieri në botë, i cili mos të dij trimnit qi kini ba, e të mos u naltojë me lavde të mëdha deri në qiellë, e të mos flasë për trimnin t’ande si per nji atletë e kryeprojs të vërtetë t’emnit të krishtenë”. (9) Papa Piu II, tuj mos mujtë me e kondendue si i dëshiroj te zemra, në vjetin 1460, shprehet me këto fjalë:” … qi prej qindresës së punve të mëdha të bame per fe na ishte dashtë me i çue në vend.”(10), e gjetiu:” se aj ishte i vetmi qi meritojte me u vu në krye të Kryqtarvet”.(11) Nuk do harrue me u ba ballë Turqve; u kujdesën t’a kunorzojnë mbret e sajuan me e ba kryetar kryqzatet mbi të gjithë krishtenimin. Biografët e tij mandej veprat e tija jo vetëm trimnijet e zotsijet, por edhe virtytet e zellin e tij për fe i naltojnë deri në qiell. Mbi këtë pikë mund të shkohet gjatë e gjatë, por tuj mos ia pa nevojën, po citojmë vetëm Dhimitër Frangun. Kështu e përshkruan ky Skënderbeun per kah përshpirtnija: “Qenë cilsit e këtij Princi aq mirë të përshtatuna, sa vishtirë me u a gjetë kund shoqet n’at kohë. Kje i krishtenë shum i mirë, i divoçëm, i ndalun, i pastër, mik i fortë i virtyteve e anmik i keq i veseve. Kje puntuer i palodhshëm, e kurr s’u gjet ngaeshëm, pat kujdes me majtë ligjët e krishtena, me ruejt vendet shejte e nierzt e dhunun mbas pershpirtnijet, kje zemërgjanë e i dhimbshëm me të gjith t’krishtenët, e ndërtoj shum manastire e banesa për rregulltarë e rregulltare e ata i pajisi me shum të hijme”. (12)

Megjithkëto arsye që i bien ndesh asertës së Gjon Muzakës, provizorisht po e pranojmë tezën se, Skenderbeu e nxiti Karl Muzak Topinë të lëshojë gruan me kunorë e të martohej me të motrën e tij, Mamicën. Por ma parë do të gjejmë shkaqet, që kanë shty Skënderbeun të bajë një hap të tillë.

Shkaqe financiare nuk mund të kenë qenë kurrsesi, pse Skënderbeu e kishte aneksue princninë e tij, e për të nuk dihet se pat prona personale aq të mëdha sa të kishte pse të priste Skenderbeu në ditë të ngushtë ndonjë ndihmë prej tij.

Por edhe ma pak kanë mujtë me qenë shkaqe politike, për arsye, se këto janë ma të fortat që na shtrengojnë për të rrëzue hipotezën e pranueme provizorisht. Asht krejt e kotë të besohet se Skenderbeu të zinte një mik, i cili nuk ishte i ndamë në shenj as për pasuni, as për zotsi, as për trimni, e të humbte simpatinë e popullit të krishtenë, mbrojtjen e përkrahjen e klerit e të Papës e t’u anmiqsonte me familjen princore të Muzakajve. Pazotsinë e vet e diftoj haptas Karli, sidomos në luftën e Beratit në vjetën 1455, ku la edhe kryet. (13)

Me ba at hap ka mujtë me e shty Skenderbeun edhe nevoja. Kjo ka mujtë me ndodhë po t’kishte qenë Mamica një zonjëz, e cila për mungesë cilsishë a prej moshet mos të mundte me gjetë një burrë si i përkitëte. Por asnjani ndër këto supozime nuk mund të pranohet, për arsye se Mamica edhe mbas dhjetë vjetve që jetoj me burrë, ndonse me gjashtë fëmijë nëpër kambë, qe e lypun shumë prej princave për grue, po refuzoj të martohej për së dyti. Si trashëgimtare e të shoqit, qeverisi princninë e Topiajve, n’emën të bijve ende të vegjël, me një urtsi e zotsi të çuditshme deri sa diq. Ishte ma e zoja ndër të gjitha princeshat e derës së Kastriotve e Skenderbeu u këshillojte me të për çfarëdo pune me randsi. (14)

Deri këtu kemi parashtrue shkaqet që kanë mujtë me e shty a me e pengue Skanderbegun të bajë një hap për të cilin e fajson Gjon Muzaka, të shohim tashti a thue i përshkruen Gjon Muzaka faktet historike ndryshe se ishin në realitet.

Qe si ua përshkruen Gjon Muzaka të bijve rritjen e familjes së Kastriotve: “Dijeni se gjyshi i Skanderbegut nuk kishte veç dy fshate, Sinjën e Gardhin e Poshter (Hopf, 301); i biri i tij Skanderbegu, mbassi mori Matin, shtetin atnuer, u ba Zot i Krues, të cilen nuk e pati i ati (Hopf, 299): edhe mbassandej u ba Zot i Dibres, i Brinjes, i Tomonishtës, i Misjes e i krahinës së Gjonmit deri në breg të detit (Hopf, 298.9).”

Nuk lypet me qenë i thelluem në historinë kombëtare tonën për me u kujtue se sa të pamatuna janë thanjet e Gjon Muzakës. Po t’ishte e vërtetë se dera e Kastriotve nis me u mkambë me gjyshin e Skënderbeut që s’kishte veç dy fshate, si asht e mundun që në vjetin 1389 kastërgjyshi i Skënderbeut, Gjergj Kastrioti I, në luftën kundra Turkut në fushën e Kosovës, të bajë propozime në këshillin e luftës të kryesuem prej Llazarit, mbretit të Serbisë? A thue nuk ia kishte ndie zanin Gjon Muzaka atij Gjergj Kastrioti megjithse ai vetë e përshkruen at luftë? Sa për Krujën vërtetë nuk dihet se kur kaloj prej Topiajve a prej Turqve në duar të Gjon Kastriotit, por të gjithë historjanët e vjetër, si Barleti, Biemmi, Anonimët, Lavardin e Dhimitër Frangu, na thonë se e kishte. Kronikani i Raguzës, Luccari, e thotë në vjetin 1423″ Giovanni Castrioto Signor di Crui”. (15) Mbas të gjithë historjanve që u përmendën më sipër, Skënderbeu mori përpara Krujën e jo Matin, si thotë Gjon Muzaka.

Tradhtinë e Moisiut, Gjon Muzaka e motivon kështu: “Skanderbegu i rrembeu Moiziut shtetin e tij, qi ishte në Dibër; mbas kësaj Moiziu i zemruem del kahë ana e Sulltanit, i cili e dergon me nji ushtri kundra tij, atëherë Skanderbegu i çon fjalë të këthehej se do t’a dojte si vlla; edhe Moiziu, tuj e dijtun se nuk kishte ndonji siguri pranë Sulltanit edhe tuj dashtun t’i rritëte fuqin Turkut me gjakun e të krishtenve, u këthye prapë (Hopf, f. 300).”

Edhe këtë fakt historik Gjon Muzaka e bjen ndryshe nga historjanët tjerë t’asaj kohe. Të gjithë një zani thonë se Skenderbeu mori prej Turkut Krujën e mandej Matin e Dibrën. Nuk ia rrëmbeu pra Moisiut. As nuk e diftoj Moisiu zëmrimin e vet për këtë punë për vite e vite. Ai luftoi si një ndër ma të mirët e besnikët gjeneralë të Skënderbeut, edhe ndër kohë ma kritike, prej vjetit 1443 e deri në vjetin 1455. Nuk qe pra shkaku i tradhtisë së tij pse i rrëmbeu Skënderbeu Dibrën, por do të ketë qenë ndonjë send tjetër në thes. Barleti e Biemmi na thonë se mbasi u ba Moisiu me Turqtë, Skënderbeu i konfiskoj pronat, ose properitetin personal, edhe këta ia dorzoj mbasi u pendue e ktheu dalë. Puna e Zanfinës në këtë rast nuk asht as per t’u zënë në gojë, për arsye se një kreshnik si qe Moisi Golemi, nuk do të kishte nevojë me shkue mbas shtimeve të grues. Shkaku i tradhtisë së tij dihet se qe krenija. Ai e dinte vedin të madh, pse i derës princore të Komnen Topiajve. Vlera e zotsija që ai kishte diftue ndër lufta e në qeverimin e dy Dibrave kishte shkue tuj ia rritë mendjen dhe donte vedin mbi tjerë. Me çue në vend këtë aspiratë deshti me përfitue prej rrethanave. Venediku, që shikonte me sy të keq lidhjen e Alfonsit mbretit të Napolit me Skënderbeun, mezi që priste me ia shtue këtë llastim, e Sulltan Mehmeti nëpërmjet komandantit të Sfetigradit, i kishte blatue kunorën e Shqipnisë, po të hidhej nga ana e tij. Moisiut iu rritën veshët prej këtyne premtimeve, edhe me diftue pëlqimin e vet lajmoi Sulltan Mehmetin edhe komandantin e Beratit në vjetin 1455 për planet e Skenderbeut e për rrezikun që ndodhej ajo fortesë. Me këtë tradhti u ba një shëmtim i madh n’ushtrinë shqiptare në Berat, e Mojsiu iku në Stamboll. Prej andej Sulltani e dërgoj me një ushtri kundra Skënderbeut, por qe thye keqas. Moisiu atëherë i mundun prej Skënderbeut, i përbuzun prej Turqve, edhe i rrahun prej ndërgjegjes, iku prej Stambollet, erdhi në Shqipni, i ra përmbys ndër kambë Skënderbeut, edhe me lot për faqe i lypi të falun për fajin e tmerrshëm që kishte ba. Skënderbeu i ngjiti dorën, e ngriti në kambë, e fali, edhe i dha gradën që kishte pasë ma parë n’ushtri kombëtare; ma tepër dha urdhën mos të guxonte kush me e zanë në gojë at tradhti. S’vonoj mandej e i ktheu edhe pronat e konfiskueme. Kështu e difton Biemni (16) e historjanë tjerë t’asaj kohe, tradhtinë e Moisi Golemit.

Ç’ndryshim prej kallximit të tyne e të Gjon Muzakës!

Tashti, para se t’i japim fund këtij shkrimi, e shohim me udhë me diftue mendimin tonë mbi çeshtjen e Zanfinës. Për çka duket, puna e asaj do të ketë qënë kështu: Tuj i pasë vdekë Zanfinës burri i parë e mbetë e vejë me do jetima, në sa ishte kjo ndër fjalë me u martue me Karl Muzak Topinë, ndërhyni Skënderbeu e i dha motrën për grue, e ajo atëherë u martue me Moisi Golemin e Dibrës.

Kaq tregime mjaftojnë sa me pa se sa të pa peshueme janë asertat e Gjon Muzakës, prandaj, kisha me thanë se sa per thanje të tija, Skënderbeu nuk asht për t’u mbajtë as ma i mirë as ma i keq se e përshkruajnë biografët e vjetër të tij.

Pjesa III

Gjon Muzaka në memoranden e vet shkruen se Skënderbeu” … pak kohë mbassi u ba kryegjeneral i princave të Shqypnis, pati nder mend të bahej zotnues i krejt vendit; u rrembeu Balshajve shtetin, që ishte ndermjet Krues e Lezhes, domethanë Misin (Arbnin); i rrëmbeu Moisi Komnen Topisë Dibrën; na rrëmbeu edhe neve Tomonishten, domethënë Myzeqenë e Vogël, kur vdiq im at; gjithashtu u rrëmbeu krahinat e Komit e të Rondecit disa princave tjerë të cilët nuk kishin çka të bajshin, pse ai kishte ushtrinë në dorë, edhe Turku na rrinte mbi krye në çdo orë; e shpresa iu shtue edhe ma tepër, kur Papa Piu II deshti të bante kryqzatën; por mbassi vdiq Papa i sipërthanun, nisi t’a bjerrë atë shpresë, edhe te e mbramja Turku na i mori neve edhe atij të gjitha, pse kështu i pëlqeu Perëndisë për mëkatet tona.” (1)

Kur shkruem mbi martesën e Mamicës me Ka.r1 Muzak Topinë (2) patem provue se sa fort i bien ndesh së vërtetës thanat e thashat e Gjon Muzakës, prandaj na duket fare e kotë të vihemi me hedhë poshtë njëpërnjë t’thënat e tij, që nuk pajtojnë kurrsesi me shkrimtarë tjerë t’asaj kohe. Na e merr mendja se për sqarim të çeshtjës në fjalë, mjafton të paraqesim kufijtë që përfshinte princnija e Kastriotve në kohën e Gjon Kastriotit; e si u shtuan ata kufij në kohën e Skanderbegut, e ashtu me nxjerrë në shesh a vërtetë qe uzurpator apo jo Skënderbeu?

Mbas Gjon Muzakës, i ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, qeveriste vetëm Matin (3); përkundra, Barleti, Biemmi, Laoniku, Frangu e Anonimët, rrethin e shtetit të tij e diftojnë shumë ma të hapët.

Biemmi, nuk e cakton krahinën që qeveriste Gjon Kastrioti, veç thotë se ishte” Princi i një pjesë së Shqipnisë s’epërme;(4)” por Dhimitër Frangu e Anonimët e thonë “Princ i asaj pjesë Shqipnijet e cila edhe sot quhet Emathja e Vumenestia (Humeshi?) (5). “Barleti, Lavardin, Luccari, e historjanët që u përmendën tashti më sipër, dëshmojnë se zotnojte edhe Krujen.

“, … ngjitas me mbretninë e Bosnjës, shkruan Laoniku asht princnija e Stefanit, të birit te Sandal Hraniqit (Kelmi Novipazari i sotshëm), ndërmjet kësaj e Epirit janë disa qytete të Venedikut e princnija e Gjon Kastriotit, mbas së cilës zgjatet princnija e Arjanit Komnenit, ma e shumta e së cilës asht anës së detit e mbmerrin deri në Gjinokastër.” (6)

Por kufijtë e princnisë së Gjon Kastriotit dalin në shesh prej fortesavet që zotnojte. Këto, mbas Barletit e Biemmit, ishin: Kruja, Petrela, Petralba (Guri i Bardhë), Stelushit, Sfetigradi (Grazhdani) e Tornaçi. Kishte pra në sundim dy Dibrat, ku kishte fortesën e Stelushi, të Sfetigradit e të Tornaçit; Matin, ku kishte petralben; Kurbinin, ku kishte Krujën, e Arbninë ose Misinë, ku kishte Petrelen.

Kurbinin me Krujën e Arbninë e patën një herë Topiajt e mandej Balshajt, por rreth vjetve 1394 -1396 ranë në dorë të Turkut për një kohë të shkurtë, me disa vise tjera të Shqipnisë.

Mbas vjetës 1402, tuj pa princat shqiptarë se Turku e kishte punën përnjimend ngusht me Timer1engun, u çuen peshë kundra tyne e i nxorën jashtë. Ka gjasë se në këtë kohë Gjon Kastrioti i çliroj ato dy krahina prej Turkut e i bashkoj me princni të vet. Këtë aneksim duket se nuk e mori për të keq princi i vendit, Pal Stres Balsha, i cili u martue me Jellën, të bijën e Gjon Kastriotit, dhe e qeverisi vendin nën hijen e tij. Një provë se Arbni qysh n’at kohë ishte në dorë të Gjon Kastriotit e jo në dorë të Balshajve, asht protesta që ky ban kundra Ipeshkvit të Lezhës në vjetë 1407, pse ai donte me aneksue dymbëdhetë kisha, që qysh motit i përkitshin Ipeshkvisë s’Arbnit. Aneksimi i atyne kishave, thote ai, do të përtrinte ngatrresa të mëdha në kler, ndër bujarë e në popullin mbarë (7). Se këta princa t’Arbnit nuk kishin me të vertetë aq randsi e provon edhe Biemmi, kur në Mbledhje të Lezhës, vjetin 1444, e ven në rend të “Signori di minor nome” (8) e Frangu nuk u përmend as emnin. Si do të ketë qenë puna, Balshajt qysh në këtë kohë nuk përmenden ma si princa indipendenta. Sa për Kurbin e Kruje nuk ka fije dyshimit se i pat Gjon Kastrioti, por nuk dihet me siguri se në ç’vit i shtini në dorë. Luccari, në vjetin 1423, Gjon Kastriotin e quan “Signor di erui” (9)

Nuk qe pra Gjon Kastrioti vetëm një princ i pa randsi i Matit, si don me e paraqitë Gjon Muzaka, por edhe i disa krahinave tjera, si u diftue më sipër, e që njihej një ndër princa shqiptarë ma me randsi t’asaj kohe. Ai qe që i nxorri punë Turkut shpesh që prej vjetës 1402 e deri 1430, e Republika e Venedikut, e ajo e Raguzës, u munduan disa herë me lidhë miqsi me të e me e pasun për vedi. Frangu e Anonimët thonë se: “Qe burrë I fortë, shpirtmadh, e në mjeshtri ushtarake fort i stërvitun e praktik” (10); e Biemmi (11) thote, “ … burrë i fortë, i urtë, e që pemjimend ishte i denjë me pasun at farë djalit”. (11) “Republika e Venedikut tuj u gjetun në luftë me Serbi në vjetin 1442, i dërgoj këtij një ambasador të veçantë për me ia mbushë mendjen të prishte aleancën me Turk e t’a siguronte se ai në sy të Republikës kishte at nderë, që kishte pasun Kont Nikitë Topija i Krujës, domethanë e zinte si të parë ndër princa të Shqipnisë. (12)

Por mbasi vdiq Gjon Kastrioti në vjetin 1442, Sulltan Murati thej besën e dhanun me dërgue njanin ndër djem të tij me marrë trashigimin atnor, e me dredhi, kinse me sigurue qetsinë e vendit deri n’ardhje të trashëgimtarit, dërgoj garnizone turke, nën kryesi të një renegati shqiptar, ndër të gjitha kështjellat e princnisë së Kastriotve. Tradhtija nuk vonoj me u diktue e krenët e vendit morën e dhanë me Skënderbeun, e ky një vjetë mbas dekët së t’et, 1443, kthej në vendlindje, e mbrenda një muaji jo vetëm shtini në dorë shtetin atnor, domethanë Krujen, Petrelën, Petralben, Stelushin, Tornaçin e Sfetigradin, por u shty edhe përtej Drinit e mposhti fushën e Mokrenës, ndërmjet Dibret e Gostivarit, banorët e së cilës e njihshin flamurin e Kastriotve qysh me kohë. (13)

Për me e sigurue Skënderbeu pozitën e vet e me i vu një pritë të qëndrueshme sulmeve turke, grishi në Lezhë, vjetin 1444, të gjithë princat e krenët e Shqipnisë, të cilët tuj pasë shpresë të gjallë në zotsinë e tij, e tuj e pa nevojën e një marrveshje rranen me shumicë. Ma në shenj ndër ta qenë Gjergj Arjanit Komneni, princi i Kaninës; Andre Topija, stërnip i Karl Topisë, princ i krahinës ndërmjet Krujës e Durrsit; Teodor Koronë Muzaka, princ i Beratit, me disa princa tjerë të Myzeqesë; Pal Stres Balsha, princ i Arbnit; Pal e Nikollë Dukagjini, princa të Pultit t’Epër, princnija e të cilve zgjatej prej Drinit në Kosovë e deri në kufij të Serbisë; Lekë Zaharija, princ i Dejës; Pjetër Shpani, princ i Pultit të Poshtër; Lekë Dushmani, princ i Zadrimës; Shtjefen Cernoviqi, princ i Zetës, edhe princa tjerë toskë e gegë. Në këtë mbledhje u formue Lidhja e Princave Shqiptarë e Skënderbeu u zgjodh një zani kryetar i saj e kryegjeneral i ushtrisë së federatës. Gjergj Arjaniti u lidh me i pague kryevjeti trillash të caktueme, mbas fuqisë që kishin, U fol me u caktue edhe ndihma ushtarake, por Skanderbegu u shpreh se nuk donte me i randue mbasi mundi me perba prej nënshtetasve të vet një fuqi të mjaftueshme me i ba ball Turkut; ndihmën e tyne e donte vetëm ndër raste të jashtzakonshme. (14)

Pak mbas kësaj mbledhje Skënderbeu, bashkoj ushtrinë në Kashar, katund në Tiranën e Vogël, e ba rasenjen, gjeti se numri i tyre mbrrinte në pesëmbdhetë mijë, domethanë gjashtë mijë kambësorë, e shtatë mijë kalorës të mbledhun prej vendeve të shtetit të vet, e dy mijë, gjysa kambësorë e gjysma kalorës të dërguem prej Aleatve. Sigurisht se po të donte, kishte mundë me bashkue edhe aq ushtarë prej shtetit të vet, që kishte gëzue paqen për do vjet të mira e prej princave që kishin vu shpresë të madhe në të, por me aq ushtri ai e dinte vedin ngadhnjyes mbi Turki.

Ushtrija e tij e zakonshme në rast lufte mbrrinte deri në tetëmbëdhetë mijë vetë, gjysa kalorsi e gjysma kambësori, posë një numrit të mirë që linte në roje të fortesave e për siguri të qetsisë së vendit. Tri të katërta të kësaj ushtrije ishin nënshtetas të tij, tjetra gjithfarësh. Në zyra të nalta ushtarake ishin edhe shumë djem, princash e zotnish, që vullnetarisht kishin hy në shërbim të tij, si Dukagjinas, Shpanaj, Muzakaj, Topiaj, Gropaj e Balshaj. Këta të gjithë, si edhe ushtarët, ishin të rroguem mirë, mbas gradës që kishin, e kur ndonjani u ndante në shenj për trimni a besnikni, Skënderbeu i lshonte edhe prona të mëdha.

U shmangëm pakëz çeshtjes që kemi marrë me zhvi11ue sa me jau futë lexuesve ndër mend stimën që kishin princat shqiptarë ndaj Skënderbeut e randsinë e pushtetin e tij. Tashti po kthejmë rishtas në vijimin e saj.

Pjesa IV

Posë krahinës së Matit, të Kurbinit, të dy Dibravet e t’Arbnit, që Skënderbeu i pat trashëgim prej t’et, ai i shtoi shtetit të vet edhe fushën e Mokrenës, disa katunde në distrikt të Shkodrës, krahinën e Beratit e disa vise të princnisë së Kaninës.

Kemi qenë rrejtë se edhe shtetin e Topiajve, ose Muzakjave e kishte aneksue Skenderbeu me të vetin, por e shohim se kishim qenë në gabim. Topiajt në vjetin 1445 Biemmi i difton “Padroni di Musachiana”, (1) e të zotët e atij vendit i dëshmon Moisi Golemi (2) para se me ikë e me u ba me Turk në vjetin 1456. Se këta princa ishin pernjimend indipendenta shihet edhe ndihma ushtarake që i dërgon Skënderbeut, si princat tjerë aleatë, Andre Topia vjetin 1448 e 1450.

Por edhe për vendet që thamë se Skënderbeu i pat trashëgim prej t’et, na duket i nevojshëm një grimë zhvillim. Për këtë, shi një vjetë mbasi ai kishte marrë radhën e qeverisë, 1444, Sulltan Murati i dërgonte nji ambasador me nji letër me të cilën e bante me dije se për me u ndreqë me të, lypej t’i lëshonte të gjitha viset që nuk i kishte pasë i ati. Skënderbeu i gjegjte se arsyeja e lypte që t’i zotnonte ai ato vende të krishtena, edhe pse s’kishin qenë t’et, mbasi u kishin përkitë princave të krishtenë, e ai vetë me fuqi t’armve i kishte shtijë në dorë. (3)

Këtë letër që e raportojnë Barleti, Frangu e Anonimët, Tivarasi nuk e cek fare, thotë veç se ambasadori me fjalë të Sulltanit lypte t’iu paguejshin damet e bame nënshtetasve të Turqisë, t’iu lironte Sfetigradi me dy Dibrat, distrikti i Mokrenës e disa kështjella tjera që kishte mposhtur, e t’u detyronte me u rrudhë mbrenda rrethit t’atij shtetit që kishte qeverisë i ati para se me dekë. (4)

Prej këtyne konditave mirret vesh se Gjon Kastrioti ndër vjetët e mbrame të jetës së vet, i lodhun prej luftave e i shtymë në mot, i lëshoj Turkut vendet që Sulltani ia lypte Skënderbeut. Kështu mund të pajtohet edhe paqja që i njajti historjan, thotë se kishte pasë gëzue për do vjet të mira ajo princni para ardhjes së Skanderbegut, (5) e aleanca e Gjon Kastriotit me Turq, që u përmend më sipër, të cilën u rrekte me e prishë Republika e Venedikut vjetin 1442. Përmbajtja e atyne letrave edhe po qe e sajueme prej fantazisë s’atyne historjanve mbas gjasës së ndodhjeve t’asaj kohe, na dëshmon s’pakut, se ata nuk e mendojshin Skënderbeun per një uzurpator, si e paraqet Gjon Muzaka, por si një princ, i cili tuj i pasë lirue ato vende prej robnije të Turkut, kishte të drejtë me sundue mbi to.

Patëm thanë më sipër se Skënderbeu i pat shtue princnisë së Kastriotve fushën e Mokrenës, disa katunde në distrikt të Shkodrës, krahinën e Beratit e disa vise të princnisë së Kaninës. Të shohim tashti se si i bani të vetat ato vise Skënderbeu. Sa për fushën e Mokrenës asht kot me tjerrë fjalë, atë e pat Turku qysh sa vjet përpara, prandaj s’ka të bajë në çeshjten tonë, për të tjera po tregojmë mënyrën se si ranë në dorë të tij.

Disa katunde në distrikt të Shkodrës i pat Skënderbeu prej Venedikut në shpërblim të Dejës. Puna ndodhi kështu: Lekë Dukagjini në vjetën 1447 mbyti në moh Lekë Zaharinë. Me dekjen e këtij princi, mbasi nuk kishte fëmi, princnija e Dejës mbeti në duer të s’amës, Bosës, grue e shtyme në mot. Princat fqinj së pari u munduen me mjeshtri e pa krizëm me i ba rrethin e me e shti në dorë at princni, por mbasi panë se po përziheshin edhe Skënderbeu e Venediku, e hoqën atë mendje e u mbajtën me anën që u shkonte ma për shtat.

Skënderbeu jo veç si kryetar i Lidhjes, por edhe si një farë trashëguesi nuk mund të rrinte n’atë rast dorjashtë. Qysh kur Lekë Zaharija me t’atin kishin pasë lidhë një traktat me të, që po ndodhi me dekë pa trashëgimtar, princnija e Dejës do t’i mbshtetej atij. Por megjithse ai traktat këtë herë nuk do hynte në veprim, por mbas dekjes së Bosës (6), tuj u parapa pshtjel1ime, Vrana Konti që ishte i vl1ai i kësaj princeshe , iu zotnue Skenderbeut se do t’ia mbushte menden së motrës t’ia lshonte sa ma parë. E njimend Bosa mbas këshillit të vllaut u vullnetue me ia lëshue Skenderbeut zyrtarisht krejt princninë, kështu që nuk mbetej tjetër veç të dërgoj te njerzt e vet me marrë dorzimin (7).

Veç Skenderbeut edhe Venediku kishte dërgue disa Shkodranë me ia mbushë mendjen Bosës t’ia lshojte princninë asaj republike, por tuj e pa këta se u doli e shpueme ai mision, kthyen në Shkodër, e marrin një ushtri kalorse të madhe, pa pritë pa kujtue iu rrrasën mbrenda kështjellës së Dejës. Kryetarët e asaj ushtrije me rrena e kaçarrena u munduen me qetsue princeshën e banorët. Ndër tjera thoshin, se ardhja e tyne me aq turr ishte me shpëtue princeshën e krejt at princni prej Lek Dukagjinit, i cili ishte afër te msyemit; e se qysh para asaj vrasje Skënderbeu ishte marrë vesh me Dukagjinët e kishin nda ndërmjet të vedit shtetin e tyne.

Me rrena kësodoret, pa e lanë me u përpjekë me të vetët, e morën Shkodranët Bosen dhe e dërguen në Shkodër, kinse me e largue rrezikut, e aty pa marrë mirë frymë, të marrun ashtu mendsh, e banë me ia falë Venedikut princninë e vet. (8)

Marrë vesh Skënderbeu rrjedhën e punve, u idhnue te s’ve, jo aq per bjerrjen e Dejës sa për shpifje se ai kishte pasë gisht në vrasjen e Lekë Zaharisë. Prandej bashkon menjëherë këshillin, e merr pëlqimin e tyne, ndau mos me lanë pa pague at dhunë që po i bahej prej asaj Republike. Po edhe princat shqyptarë, posë Lekë Dukagjinit që ndejti neutral, Pjetër Shpanit e Gjergj Dushmanit që mbajtën anën e Venedikut, tjerët të gjithë i çuan fjalë Skënderbeut se lypej medoemos t’i deklarohej luftë asaj Republike, si per shpifje të randë që i kishte ba, si edhe per t’ia rrudhë guximin mos të mirrte rasë me përsëritë çka kishte ba gjashtë vjetë përpara, tuj i rrëmbye zotnimin e Ulqinit, Kont Shtjefnit, në një mënyrë të pa denjë. (9)

Skënderbeu atëherë, pa tjetër i deklaroj luftë Venedikut, e pa mujte me i ba qëndresë të madhe, t’i vuni përpara ushtritë veneto-shqiptare. Venediku atëherë u morr vesh me Turqtë, kështuqë plasi lufta edhe në Dibër të Sipërme. Tuj u gjetë Skënderbeu i ngatrruem në dy ballna, la të bllokueme Dejën, Shkodrën, Drishtin e Durrsin, e u nis me nxitim në Dibër të Sipërme ku Turku kishte nisë ofensivën. Në nji kohë të shkurtën then Mustafa Pashën e kthehet dalë me vijue luftën me Venedik. Venediku atëhere prej friket mos të bjerri shqimit ato vende, dërgon delegatën me u ndreqë me të mirë me Skënderbeun, por edhe ky me zi priste me u çlirue krahësh e me u ndreqë sa ma parë, pse kishte marrë vesh se Turku kishte thye Maxharrët në Kosovë e se ajo ushtri do t’u rraste njesh në Shqipni. Priti prandaj me nderime të mëdha ata Delegatë e pa farë vështirsijet ranë në godi e u ndreqën me këto kondi ta; Venetia mbante Dejën, por në shpërblim i lshonte Skënderbeut nji copë vend ma të madh anës Drinit të quajtun Buzgjarpni, edhe do t’i paguente 1,400 dukat në vjetë; aleanca e traktatet e vjetra tregtare përsëriteshin. (10) Rafaele Volaterano (11) këtë shumë e çon në njëmijë e pesqind dukat e thotë se do t’ia a jepte Venediku Skenderbeut për shkak të së drejtës që kishte pasë.

Punën e vendit që iu lshue Skënderbeut në shpërblim të Dejës e shënon mjaft qartë Frangu. Ai thotë se zente fill në breg të Drinit, buzë Shkodret, e mbaronte në vendin e quajtun Buzgjarpni, i cili vend ishte shumë ma i dobishëm për Skënderbeun se qyteti e distrikti i Dejës. (12) Senati i Venedikut, thotë Tivarasi, tuj pasë marrë vesh prej delegatve të vet se sa dobisht u ndreqen me Skenderbeun, votoj një zanit me shkrue atë e pastarët e tij në rend të bujarve të Republikës. (13)

Krahinën e Beratit ia lshoj Skënderbeut princi i atij vendi, Teodor Koronë Muzaka, në vjetin 1450. Tivarasi kështu e bjen këtë lëshim. Tuj mos pasë princi i sipërthanun asnjë të gjakut të vet që të kishte tagër trashëgimi, kishte emnue në testament Skënderbeun për trashëgimtar, si ai që kishte ma merita mbi princa tjerë shqiptarë, si edhe për arsye të veprës së kryeme prej tij për të mirën e Shqipnisë mbarë, kundra anmikut të përbashkët prandaj tuj u gjetë në rrezik vdekje, çoj me e grishë per me i dhanë dorzimin e qytetit: e ai dërgoj një ushtri tetëqind vetëshe nën komandë të Pal Manzit. (14)

Pasha i Gjinokastrës, i cili kishte urdhën prej Sulltanit me mposhtë Beratin në rast të dekjes së Teodorit, porsa mori vesh se ushtrija e Skënderbeut kishte marrë dorzimin e atij qyteti, mbledh një ushtri të madhe kalorsie e u drejtue për at vend; e me një turr sa ma të shpejtë tuj mos u lanë kohë me u lajmrue, mundi nëpër terr të natës me kapërcye muret e qytetit e me pre copë e grimë rojen e re e shumë qytetarë që në poterë kishin rrokë armët, e ashtu me u ba i zoti i Beratit. Pal Manzi qe zanë rob, e mandej lirue për pesqind dukata, por Teodori tuj mos pasë aq sa lypshin Turqt per me u fa gopin, e ngritën prej shtratit të vdekjes dhe e varën në treg të qytetit.

Me këtë rast Skënderbeu e buer përgjithmonë at qytet, e provat e shumta të bame me e shti në dorë, shkuan huq, pse Turku ia pat mendjen vedit dhe e siguroj me garnizone të forta atë kështjellë të fortë edhe prej natyret. A mundi me mbajtë për vedi Skënderbeu ndonjë pjesë t’asaj princnije nuk dihet me siguri, por ka shumë gjasë.

Vise me randsi të princnisë së Kaninës i pat Skënderbeu per pajë të së shoqes, Donikës. Gjergj Arjanit Komneni tuj martue të bijën me Skënderbeun në vjetin 1451, i dha për pajë mbas zakonit t’asaj kohe, edhe disa vise. Se cilat ishin këta vise, shkrimtarët e asaj kohe nuk i përmendin, por Biemmi thotë se paja me të vërtetë ishte e madhe (15); e Barleti, e denjë për atë që e ipte e për atë që e mirrte (16), por tuj u marrë me mend se do t’i kenë qënë lshue ndonjë krahinë që mundte me u ngjitë me princninë e tij, duket se qe krahina e Çermenikës e ndoshta edhe e Shpatit (17). Më bahet me thanë kështu, pse Valmi deri që e mposht Turku, përmendet prej historjanve t’asaj kohe si i Skënderbeut, e disa prona ngjat Elbasanit ia kishte pasë lëshue Skënderbeu Moisi Golemit, të cilat ia fali Gjergj Stres Balshës, kur i doli tradhtar, e mandej në vjetin 1445 ia kthej (18).

Në rasë të martesës të sipërthanun bien në sy princat Dukagjinit e të bijtë e Arjanitit. Në shenj gëzimit për atë martesë, princat aleatë e krenët fqinjë ose erdhën vetë personalisht, ose dërguan bajloza (ambasador) me dhanti të çmueshme. Nuk morën pjesë në këtë gëzim princat e Pultit t’Eper, Dukagjinët, të cilët qenë ftoh un prap ndaj Skënderbeut; e të vllazënt e nuses, të cilët ishin trazue, pse i ati i dha motrës së tyne një pajë tepër të madhe. Megjithkëta, Gjergj Arjaniti nuk i ra veshit per idhnimin e të bijve e vijoj gjithë jetën e vet një miqsi aq të përzemërt me Skënderbeun, sa thotë Barleti(19), se princnitë e tyne nuk kishin kufij të veçantë ndërmjet tyne; domethanë se nënshtetasit e të dy palve mirrshin e ipshin pa pasë kurrfarë pengimit, si t’ishin të një shteti. Përndryshe Arjaniti qeveriste shtetin e vet, si princ krejt indigendent, e i dërgonte Skënderbeut, në rast nevojet, ndihmë ushtarake e të holla, sa i lindte në zemër, si princat tjerë aleatë. Kështu diftojn historjanët e asaj kohe e edhe vetë Barleti.

Fan Noli thotë se: “Pas vdekjes s ‘Arjanitit, me 1461, si duket, Skënderbeu ia aneksoj tërë principatën dhe i mediatizoj të bijtë, se nje prej syresh nga inati u bë muhamedan pikrisht pas këtij moti”. Sidomos, dimë me siguri që Himarën e trashëgoj Gjon Kastrioti, i bir i Skënderbeut, dhe jo të bijt e Arjanitit”. (20) Por vetëm me kaq, pa citue kurrë një dokument, kujtoj se nuk provohet gja. Se pse u ba muhamedan njani ndër djemt e Arjanitit shi mbas vdekjes së t’et, kanë mujtë me qenë shumë arsye, e ndër ta mund të ketë qenë udobisht edhe pakënaqsi ndërmjet të vllazënve për të ndam të trashëgimit, si ndodhi ndër djemt e Pjetër Shpanit; e shpresa se tuj u ba muhamedan, Sulltani do ta përkrahte edhe ma fort se Moisinë e Hamzain, me fitue kunorën e Shqipnisë. Për Gjon Kastriotin II jo vetëm se nuk e dimë me siguri, si thotë Fan Noli, se e trashëgoj Himarën, por as nuk ka gjasë. Domenico Malipiero n’Annale të veta, na difton se i biri i Skënderbeut, Gjon Kastrioti II, i thirrun prej Shqiptarve kthej prej Italijet në Shqipni vjetin 1481, mposhti një pjesë të mirë të shtetit atnor me ndihmën e Himarjotve edhe theu një ushtri turke kund nja 2,000 vetshe të dërgueme kundra tij (21) Kryengritja u përhap në jug e në veri edhe mezi u shue mbas disa vjetësh. Tashti a thue vetëm pse Gjon Kastrioti II i thirrun prej Shqiptarve e ndër këta edhe Himarjotët, e pse me ndihmën e tyne shtini në dorë nji pjesë të mirë të shtetit atnor, do thohet se e trashëgoj ai Himarën e jo të bijtë e Arjanitit, të cilët ka gjasë se as nuk morën pjesë n’atë kryengritje? Atëherë ishte në zjarm mbarë Shqipnija e nuk kishte marrë fund lufta, prandaj Gjon Kastrioti II ishte vetëm një kryegjeneral luftet e kurrgja tjetër. Se si do t’u përpjestonte Shqipnija, të shkonte puna mbarë, nuk mundet me u dijtë, vetëm mund të thuhet, se Gjon Kastrioti II do të perfitonte shumë prej atij rasti.

Pjesa V

Por as prej ngatrresave e tradhtive që bien në sy në jetën e Skënderbeut, nuk vërtetohet aserta e Gjon Muzakës se ai i rrëmbeu shtetin ndonjë princit shqiptar. Me Skënderbeun u prishën disa herë Dukagjinët, ndonjiherë Shpanët, e duket se edhe Muzakajt nuk i paten pipat mirë me të. Dukagjinët shihet qartas prej mënyrës që u ndreqën secilën herë, se u keqsuan e i morën anën Skënderbegut për pamarrveshje e rivalitet e jo per çe sht je aneksimesh (1) Muzakajt nuk e diftuen kurrë faqe pakënaqsinë e vet ndaj Skënderbeut sa ai qe gjallë: ata morën pjesë me princa tjerë aleatë ndër mbledhje e i çuan ndihma ushtarake e të holla në rast nevoje si princat e tjerë.

Per Shpanët dihet prej Tivarasit, se tuj pasë dekë kah mbarimi i Nandorit, 1454, Pjetër Shpani, princi i Pultit Poshtër, u pështjellue vendi per shkak të bijve që nuk binin në godi për trashëgim, Ipeshkvi i Drishtit, Pjetër Ejllori, çoj e grishi Skënderbeun, që si kryetar i lidhjes të vinte me i vu kapak asaj degame. Ky me t’a marrë lajmin, udhetoi me një pjesë ushtrijet që kishte në Dibër e kaloj në dhenë e Pultit. Aty, ku me të mirë e ku me kërcnim, për një kohë të shkurtë, me shumë urti e pa i ba dam njeriut të gjallë, pajtoj e qetsoj atë vend. U pa nevoja veç t’u lidhte ndër pranga, vllau i vogël, Mark Shpani, djalosh kryeneç i qitun, i cili nuk u vente kurrsesi në kryq, e që kishte qenë shkaku i gjithë atij pështjellimit. (2)

Edhe për ndërmjetsinë e Skënderbeut në këtë degam, Fan Noli i pret drutë shkurt e thotë: “i shtroj malsit e Shoshit e të Shalës, të cilat mund t’a marrim me mend qe i aneksoj një herë e mirë”. (3) Po t’kishte qenë ky aneksim i njimendët, arësyeja e lypë që t’u përpiqte Skënderbeu a zyrtarët e tij me banorët e atij dheut ndonjë herë mbas atij rasti, në sa shkrimtarët e asaj kohe nuk e përmendin as tërthorazi. Këtij aneksimi i kundërshton edhe lidhja e Dukagjinve dhe Shpanve me Turqtë, kundra Skënderbeut në vjetin 1461. Barleti nuk e përmend fare këtë ngatrresë, e Tivarasi e cekë për rrshit, pa diftue shkakun e saj. Thotë vetëm se, në sa Skënderbeu ishte tuj bashkue një ushtri për të kalue n’Itali, mbini një ngatrresë ndërmjet të tij e Dukagjinve e Shpanve, e u pezullue atë vjetë e shkuemja përtej detit, pse ishte frikë me krisë lufta civile. U ndërmjetsue Pal Ejllori, Kryeipeshkvi i Durrsit, njeri në shenj, që jau kalonte të gjithë n’urti, dije e virtyte. Ky me durim, urti, zell e gojtari, mbrrijti me avitë zemrat e me shpëtue dhenë prej atij farë rrezikut. (4)

Shkaku i kësaj ngatrrese del në shesh prej nji Breves (5) që Piu II i dërgonte Kryeipeshkvit të Durrsit e të Tivarit, e të gjithë Sufraganeve të tyne me datë 10 Fruer 1461. Prej saj kuptohet se Lekë Dukagjini i përkrahun prej Shpanve kishte pushtue Dejën me pabesi tuj mbytë komandantin e saj venedikas, edhe kishte kërkue ndihmën e Skënderbeut kundra Venedikut, por mbasi ky refuzoj, Lekë Dukagjini e Shpanët lidhën një aleancë me Turqtë kundra Venedikut e Skënderbeut. Papa i sipërthanun nëpër atë Breve u bante me dijtë Dukagjinve, Shpanve e antarve të tyne, që po qe se mbrenda pesëmbëdhjetë ditëve nuk do të këputshin çdo lidhni me Turk, binin në mallkim. Kështu, ku prej frike t mos t’iu çojshin peshë nënshtetësit, ku prej mënyrave të bukura që dijti me i marrë Pal Ejllori, Dukagjinët e Shpanët këputën aleancën me Turk, e kthyen prapë në lidhjen me princat shqiptarë. (6)

Prej kësaj ngjarje shihet se Shpanët ishin me të vërtetë princa indipendenta, e Skënderbeu ndreqet me ta si me Dukagjinët, përndryshe, po t’kishin qenë subjekte të tij, mirret me mend se ai mbrapshtinë e tyne nuk do t’a lente me kalue aq në terr.

Për tradhtin e Moisiut e të Hamzait nuk asht nevoja të shtrojm kuvend, ata banë poshtërsi prej ambicjonit t’i zanë kambën Skënderbeut. Të dy u banë me Turk dhe e provuan, por u doli puna e shpueme. Edhe Gjergj Stres Balsha i doli i pa besë Skënderbeut tuj i shitë Turkut fortesën e Modrizës në vjetin 1455. Për atë mbrapshti që bani, Skënderbeu i konfiskoj pronat e ia lëshoj të vllaut, Gjon Balshes. Ma tepër i mori të hollat që kishte pasë prej Turkut per shitje t’asaj fortesë dhe e gjykoj me një burg të përjetshëm. Ma vonë, me ndërmjetsi të motrës, Jellës, qe lirue prej burgut, por nuk u pranue në kurrnjë zyre as civile as ushtarake. (7)

Prej ankimeve që Barleti qet në gojë të Hamzait (8) kishte me u marrë vesh se Skënderbeu ia hoq Gjergj Stresit sundimin e Arbnit, por Tivarasi thotë se i konfiskoj pronat të cilat ia dha të vllaut, Gjonit, e se mbasi e liroj prej burgut nuk e pranoj ma në kurrnjë zyrë. Kishe me thanë se këto dëshmime nuk kundërshtohen por plotsohen njana me tjetrën. Skënderbeu i hoq Gjergj Stresit të drejtën që i kishte dhanë me qeverisë atë krahinë nën hijen e tij, sikur ia kishte pasë dhanë edhe i ati, Gjon Kastrioti, t’et të Gjergjit qyshse ai vend u nxorr prej duarve të Turkut. Mbas asaj faqe të zezë që bani, ia hoq at tagër si djalë i parë që ishte e i konfiskoj edhe pronat, të cilat ia lshoj, si u tha sipër, të vllaut, Gjonit, i cili i ndejti besnik dajës deri në ditën e mbrame të jetës së vet.

Se këta princa nuk ishin indipendenta, posë çka u shenjue kur shkruam ma sipër se si borën pamvarsinë në kohën e Gjon Kastriotit, një provë se ata ishin vërtetë subjekte të Skënderbeut, asht se këta nuk përmenden as para kësaj ngjarje në kurrnjë rast për ndonjë ndihmë ushtarake a të hollash të çueme Skënderbeut, si përmendën princat tjerë indipendenta, e pra këta morën pjesë të thuash ndër të gjitha luftat, me dajën e vet, Skënderbeun.

Posë krahinave e viseve që u shenjuen në këtë studim, historikisht nuk mund të provohet se pat Skënderbeu të tjera. Prej zhvillimit që kemi dhanë mbi këtë çeshtje, na e merr mendja se ndritë qartas se si Skënderbeu i shtoj kufijt e princnisë së Kastriotve, e se sa të drejtë kishte ai me i zotnue ato vende; prandaj asht një dhunë që i bahet Kreshnikut tonë, po iu zunë të rrëmbyeme vendet që vullnetarisht ia lshuan të zotët, a që me fuqi t’armve ia mori Turkut. Asht e pathemeltë dhe e gabueme aserta e Fan Nolit, ku thotë se: “Skënderbeu i merzitur prej princave feudalë të vegjël të cilët i kishte si gjyle në këmbë, në mos armiq e tradhëto rë, i vuri kazmën sistemit feudal dhe ata prej princërve që mundi i mediatizoj, domethanë ua hoqi të drejtën e mbretërimit dhe i aneksoj principatat e tyre nën hijen e tij, po u la, nga ana tjetër, proprietetet personale, të cilat nuk ua ngau edhe titujt ashtu si i kishin”. (9)

Biografët e vjetër të Skënderbeut dëshmojnë se ai u mundua mos me randue aleatët e vet, e i ndejt këshillit të tyne. E kur ata i morën anën a nuk e ndihmuen mbas besës që i kishin dhanë kur e zgjodhën kryetar të Lidhjes, si ndodhi në luftën me Venedik, vjetin 1448; në rrethimin e Krujes, vjetin 1450; e kur deshti me u shkue në ndihmë Maxharve vjetin 1444; bani çka mundi vetë, e pa u mëni për zhburrnimin e tyne, vijoj në marrdhanje me ta si përpara. Populli e ushtrija adhuronte mbasi, jo vetëm pse e shihte se sa bukur dijte me i ardhë gjithkujt e me shtypë anmikun, por ma fort pse dinte me zotnue jo vetëm të tjerët por edhe vedin (10). Sjellja e tij kundrejt Moisiut, Hamzait e Stresit, që i dolën të pabesë e tradhtarë; Dukagjinve e Shpanve që u rreken me i ba të zezen, e diftojnë të ndalun, të thyeshëm e zemërgjanë, e jo si thotë Gjon Muzaka, njeri që mezi priste me gjetë shkaqe se si me shtypë princat e burrat e Shqipnisë, për me naltue vedin, e me shtue rrethin e shtetit të vet.

Perfundim

Na ka mbetë tashti të diftojmë edhe mendimin tonë per çka i ven faj Skënderbeut Biemmi. Ai thotë se Kreshniku i jonë: “nuk kishte të ngimë per lufta, kështuqi dukej se kishte ma në mëni paqen, se vetë Turqit, pa i vu mend popullit të lodhun e të mjeruem. Megjithkëta ky nuk la mbas vedit ma pak mallë e dishirë për sundim se për lumni të princnis së vet: perse shfrimi i tij nder lufta kishte për qëllim të shtypunit e anmikut të përbashkët” (11)

Në mos u gabosha as në këtë pikë nuk i do vu aq faj Kreshnikut tonë. Ai e njihte ma mirë se kushdo tjetër fuqinë e Turkut, e njihte ma së mirit edhe gjendjen jo vetëm të Shqipnisë por të gjithë botës kristjane. Turku aso kohet kishte vu përpara fise e popuj të panjohun, e shkonte gjithnjë tuj e zgja sundimin e vet n’Azi e Europë. Popujt e krishtenë të ndamë e shpesh t’anmiqsuem me shoqishojnë nuk do të muejshin me i ba ballë furisë turke për një kohë të gjatë. Këtë mjerim ia ankonte Skënderbeu Vladislavit, mbretit të Polonisë, me këto fjalë: “Po sharrojmë të gjithë mbasi secili mendon se ka le vetem për vedi.” (12)

I vetmi popull që po shkonte tuj ia ulë kryet krenisë otomane ishte populli shqyptar nën kryesi të Skënderbeut. Një paqe a një aleancë me Turk ishte e kotë me u mendue: Skënderbeu e dinte mirë se Sulltani nuk do t’i rrinte në besë kur do të shihte dobinë me e prishë, pse nuk kishte të ngimë me shfry mëninë e vet kundra krishtenimit e sidomos kundra Shqiptarve që i kishte si gjalma nëpër kambë. Paqja me të gatonte një luftë shumë ma të rreptë e ma të tmerrshme pse i lente liri me u sjellë me gjithë fuqi kundra tyne. Posë këtyne arsyeve mos me ia pra luften Turkut, ishte edhe frika e demoralizimit të popullit tuj ndie perherë ngadhni të reja të tyne, e pritësa me i kundërshtue mbasi të fillojshin me shijue paqen e qetsinë. Për shkak të paqes që kishte pasë gëzue Shqipnija e mesme ndër vjetët e mbrame të Gjon Kastriotit, n’e parë hoqi keq Skënderbeu me përtrijë shpirtin luftarak me vu për fije atë dhé (13).

Këto ishin arsyet për të cilat jo veç Skënderbeu por edhe këshilli i Lidhjes shqiptare, nuk donte as me ndie per nji pajtim apo aleance me Turkine. Qe se ç’gjegje i jepte Kreshniku yne me pëlqimin e këshillit, ambasadorit turk vjetin 1463.

“Kërkesa e juej nuk ka ndryshim prej asaj, që në fillimin e mbretnisë sime bahej nëpër Hajredinin, tu lypë prej mejet çka nuk kishte hije, çka nuk hyte në perde. Gjegja që i dhashë atëherë të vlejnë edhe për të tashmen. Çuditem veç se si Murati merr llasë prej bjerjeve si t’ishin fitime, e ka guximin me na paraqitë kondita si të kishte punë me një popull i cili t’ishte me të ramit nën zgjedhën e tij. Kjo rrjedhë a pase nuk e njeh gjendjen tonë, a pse kujton se na nuk kemi mbrrijtë me dijtë se sa keq ai i ka punët. Prandaj unë due t’i fus në vesh disa fjalë që t’ia diftojsh Zotnisë tand, jo që të vijnë si gjegje të projekteve tija të pakrypë, por për t’i ba me kuptue qëllimin që kemi, po qe se vërtetë nuk e njeh shpirtin tonë, po qe se nuk emerr me mend se ç’gjak vlon nder dejet tonë tu na pasë pri fati para.

Lufta me ju Turqt, e cila prej popujve tjerë të krishtenë asht n ‘uri si një ndëshkim, e shplakë e mënisë hyjnore, prej ne Shqiptarve mbahet për hir; për nderë te mirsisë qiellore: e me at zellë që ata lusin të Bukrin e Qiellve me u largue ju sa ma larg prej viseve të tyne, na për kundra e lusim që mos të na pushojë kurrë lufta me ju mbrenda kufinit t’atmes sonë. E mos të duket çudi çka po thom, se Shqipnija nuk ka kalue një kohë aq të lume me bashkue të gjithë shekujt që ka gëzue paqen, sa vetëm ndër këto shtatë vjet lufte.

Ta dish mirë se secili nesh e ka ba flijë jetën e vet me e kalue tu luftue kundra jush, e me zi që pret me derdhë deri ma të mbramen pikë gjakut. Na nuk marrim llasë prej ngadhnimeve as nuk na lshon zemra prej bjerrjeve, lufta asht zyrja e jonë, luften e jo ngadhnimin kemi para sysh. Janë katër muaj që gjendet Murati vetë në Shqipni, të dajte Zoti e të na rritë katër vjet; po edhe që kurr mos të vite dita e së shkuemes së tij: të gjith Shqiptarët prej të parit e në të mbramin kishin me pasë të keq t’a ndienin se ai e ushtrija e tij po largohet, pse nuk kishin me pasë fatin me çue në vend dëshirën e vet.

Jo vetëm me ba paqë me ju Turqt, por edhe vetëm me e dëshirue për ne asht një delikt: i kundërshton Zotit, i kundërshton ndërgjegjes, i kundërshton nderës s’atmes, i kundërshton besës që kemi dhanë mos me jau nda luftën për së gjallit. Paqja me ju asht edhe kundra vullnetit të gjithë princave e popullit të krishtenë, të cilët na mbajnë për të vetmit mbrojtsa t’emnit të krishtenë, e na quajnë fis i zgjedhun prej Perëndisë për me i ulë kryet krenisë otomane. Prandaj ç’idhnim kishte me përftue në ta, po t’ishte se shi në një kohë që ata çuditen për qëndresën e besën tonë, të merrshin vesh se na bajmë me ju nji paqe të turpshme? Hiqe mendsh pajtimin tonë me ju, e dije se edhe të na blatojte vetë Murati me u ba tributari ijonë na nuk do të pranojshim një paqe me të. Por as mendimi se sot e mbrapa mundet me nderrue fati i luftës ne nuk na trazon fare. Përse kush nuk ka frikë deken, çka tjetër mundet me pasë frikë? Zoti mbrojtsi i të drejtve, e i të gjithë atyne që shpresojnë në të, na ka ndihmue, e ka me na ndihmue; e me shpresë të ngultë në të përfundoj se përpara ka me vajtë Turku në grykë të varrit, se Shqiptari me u ba tributar.” (14)

Jo aq këto fjalë të rrepta të Skënderbeut, sa gjallnija në të shprehun, gëzimi që diftojte në fytyrë, në za e në gjest, e brohorija mandej në shenj pëlqimit që shpërthej në këshillin mbarë, banë që ambasadori mos t’i jepte ma përtej asaj çeshtje, e pa mujtë me krye gja, pritë e qitë si t’kishte qenë ambasador i një princit mik, e dhurue me dhanti të çmueshme, qe përcjellë për nderim prej disa oficerave deri në vend të sigurtë. (15)

Nuk ishte pra veç Skanderbegu që nuk donte kurrsesi paqe me Turk, por n’at mendje ishte këshilli i Lidhjes shqiptare. Edhe dy herë tjera që Turku deshi me ba paqe me të, ai nuk e pranoj me vendim të këshillit. Vjetin 1445, këshilli vendos mos me ba paqë me Turk as me kondita të njëllojta; vjetin 1452, Skenderbeu i gjegji fja1torit të dërguem prej Sulltan Mehmetit, se nuk do t’u shpresojte paqe me ta pa lshue përpara Sfetigradin e Beratin; e vjetin 1463 u vullnetuen me ba paqe me ta, por mbas pak muajve u penduen dhe e prishën. Asht e vërtetë se Skënderbeu mujti ndonjë herë me kursye ndonjë betejë, por atë e bani për mos me kalue raste të favorshme për me ndrydhë anmikun e përbashkët. S’ka dyshim se në Skënderbeun asht për t’admirue ma fort guximi që pat me i ndejtë për ballë me një grusht njerëz fuqisë otomane për ma se njëzet e katër vjet se zotsija që tregoj në mjeshtrinë e luftës, tuj dalë përherë ngadhnyes mbi anmiqtë e vet, edhe pse me numër shumë ma të madh

Përleshje me Turqit

I çuditun Biemmi prej heroizmit e virtyteve të Kreshnikut tonë thotë:” Un nuk dij a përmendet në historinë e vjetër e moderne një kreshnik, i cili të ketë përmbledhë në vedi aq ngadhnim, aq cilsi, e në një shkallë aq të naltë ndaj shpirtit e korpit sa Skenderbeu, kaq sa mund të vihet në çeshtje, a ishte ma fort ushtar trim, a kapidan i squet, a por princ i mendshëm”.(16 fund historisë së vet “E Fan Noli i jep tuj thanë se Skënderbeu qe; ” I shenjtë si Shen- Luizi, diplomat si Talleyrand, trim si Aleksandri i Math” (17)

REFERENCAT

Pjesa I

  1. Thal10czu und Jireçek, Zwei Urkunden aus Nordalbanien, Archiv fur Slavische Philo10gie, VI. 21, f. 78 -99, Berlin 1899
    2. Idem, ibidem.
    3. Historia e Skënderbeut, Boston, 1921, k. I, f. 70.
    4. Vro Zwei Urkunden
    5. Laonicus Cha1cocondylas, Corpus Scriptorus Historia e Bizantinae, Bonn, 1843. L. V. f. 249.
    6. Georgius Phrantza, Corpus Scriptorum Historiae Bizantinae, L .. f. k. XXXII, f. 92, Bonn, 1838.
    7. Vro Zwei Urkunden
    8. Historia de Vita et Gestis Scanderbegi, Epirotarum Principis, Venet 1504, L. I, f. 2.
    9. Historia e Gloriosi Gesti et Vittoriose imprese, fatte contra Turchi, dal Sig. Don Giorgio Castriotto, detto Scanderbeg, Prencipe d’Epirro. Venetia, ed. 1646. k. I. f. 2.
    10. Charles Hopf. Croniques Greco – Romanes, f. 274.
    11. “Quali suoi figliuoli condotti alla presentia di Amorathbeg, ne fecce segno di allegrezzse; et da lui molto bene consederata ‘la qualita, et dispositione di tutti: fermo gli occhi della mente, et del corpo nella grau bellezza, et singolar dispositione, con tutte le belle, et proportionate fatezze di Giorgio, ancora fanciulo d’otto anni. Et cosi fece tra se giudicio, ehe hauendo costui vita, sarebbe riuscito liberatione di non volerlo piu rimandare al padre. Ma trattenerlo nella sua Corte: e percio, 10 fece circoncidere in quella pueritia, et porgli nome Scanderbeg” Dimiter Frangu, k. I. f. 2.
    12. Vro Zwei Urkunden
    13. Barleti, L. I, f. 4.
    14. Vro Zwei Urkunden
    15. Barleti, L. I, f. 13.
    16. Hopf, Muzaka, f. 295 17. Barleti, L. I, f. 3.
    18. Histoire de Georges Castriot, surnoume Scanderbeg, Roy d’Albanie, Paris 1576, L. I, k. I, f. 4.
    19. Dimiter Frangu, k. I, f. 2.
    20. Corpus Scriptorum Historie Bizantinae, Bonn, 1843, L. VII, f. 350
    21. Hopf, Muzaka, f. 274
    22. Dimiter Frangu, k. I. f. 7.
    23. Idem, k. I, f. 13.
    24. Historia Universale del’Nrigine et Imperiv de Turchi, k. II, f. 5.
    25. Biemmi, L. I. f. 26.
    26. Dimiter Frangu, k.k. I, f. 7.
    27. Barleti, L. I, fq. 19-20; Dimiter Frangu, k. II, f. 16: Biemmi, Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander­Begh, Brescia, 1752, L. I, f. 31.

Pjesa II

  1. Hopf, 298
    2. Idem, 300, 302
    3. Per me pa se sa qesharak asht pretenzjoni i Gjon Muzakut mjafton me kundrue viset e krahinat qi i xen të pricnis së Myzeqes, të cilat u a dan kështu të birve me testamend: Princ Theodorit, i len krahinat e Beratit, të Kaninës, të Myzeqes e të Skraparit; Princ Adrianit i len Tomoricen, Qparin, Devol1in e Madh me Korçë e Sovjan; Princ Kostantinit i len Devol1in e Vogël me Kostur deri në Nestram (Hop, 293 -94).
    4.” …. dove essendo stati invitati i Principi, ed i Signori riguardevoli dell Albania, tutti mostraronsi pronti in ororare gli sposi non solo coll’ intervento delle persone loro, ma ancora con dei sontuosi regali”. Biemmi, L. Il. L 84.
    5. Kalisti III në Rinaldin. Annales Ecc1esiasticae, Anno 1457, Nr. 24″ …. vero athleta et propugnator nominis Christiani.”
    6. Biemmi, L. Il, L 93.
    7. Idem, L.Il., L 94 8. Biemmi, L.Il, L94
    9. “Nemo enim tantum ignarus rerum qui non ‘Summis laudibus ad coelum te extollat, et de tua nobilitate tamquam de vero Athleta et propugnatore nominis christiani non loquatur”. Rinaldi, Ann. Ecc1.ann. 1457, nr. 20-21; Duponcet, preface.
    10. ” …. quae constantiae et operibus pro fide susceptis deberi eognoseimus. ” Rinalldi, vol. XIX, f. 56.
    l1. ” … eome il solo riparo e sostegno eh’era rimasto al nome Cristiano, e ehe egli solo meritave d’essere posto alla testa de’ Croeesegnati ” Biemmi, L. V. f. 379.
    12. “Furono le qualita dell’ animo, et del eorpo di questo Preneipe tan to bene qualitieate, et moderate, ehe quasi non hebbero pari as suo tempo. Fu questo principalmente buonissimo Cristiano, devoto, sobrio, et easto, amieissimo delle viirtu, et nimieissimo de vitij, Fu parimente vigilantissimo, ne mai si trovo ehe stesse in otio, fu osservatore delle leggi Christiane, et mo1to eonservatore de i luoghi pij e di tutti i Cristiani Religiosi, fu sopra modo pieno di earita, verso tutti i Christiani, peroehe edifieo molti monasterij, et luoghi pij di huomini, et di vergini, quelli dotando di buonissime entrare”. Frangu, kap. XL, f. 216.
    13. Biemmi, L. V. f. 317, 320.
    14. “In rebus agendis soeiam eonsiliorum a Seanderbego adhibitam” Barleti, L. VIII, f. 238. 15. Annali di Rausa, f. 86
    16. L. V. f. 346

Pjesa III

  1. Hopf. f. 299 – 300.
    2. Vro ket Perkohshme, v. 1935, n. XI, f. 550.
    3. Hopf, f. 298, 301.
    4. “Principe d’una parte dell’ Albania superiore”. L. I, f. 4.
    5. “Il Sig. D. Giovani Castriotto fu quel1o, che signoreggio quella parte dell’ Albania, la qua1e si chiama ancora al giorno d’oggi Emathia et Vumenestia. K. I, f.1.
    6. Laoniku, L. V. f. 248
    7. Vro Zwei Urkunden aus Nordalbanien. 33.
    8. Biemmi, L. I, f. 30
    9. Annali di Rausa, f. 86
    10. “Questo Giouanni fu huomo forte, magnanimo, et nell’arte militia mo1to pratico et esercitato. “Frangu k. I, f. 1.
    11. ” … uomo forte, prudente, e che certamente degno era d’un tanto Figliuolo”. Biemmi L. I, f. 4.
    12. Vro Zwei Urkunden
    13. Barleti. L.Il, f. 31. – Biemmi, L. I, f. 24.
    14. Biemmi, L. I, f. 39

Pjesa IV

  1. Biemmi, L. II, f. 86.
    2. Kështu ndër fjalë tjera u thojte Moisiu pesëmbëdhetë besnikve të vet para se me ba at poshtërsi: “Quest oeeasione, la quale di sieuro mi eolloea sopra il trono dell”Albania, io ho destinato di non lasc1ar1a seappare: e voi altri, se vi piaee di esser a parte di questa mia risoluzione, sarete a1tresi parteeipi del mio innalzamento: eioe diverrete Principi dell” Albania, oeeupando quel grad o di potesta, di do mini o in eui al presente vedete i Dueagini, i Topj, gli Spani, e gli altri Principi, e Signori di questa Provineia. “Biemmi, L. V. f. 325.
    3. ” … Et eosi ti dieo, et vogli o eonsentire, ehe tu posseda liberamente 10 stato, ehe per heredita ti aspetta, eon questo patto pero ehe tu mi restituisea quella parte dell’ Albania ehe abbiamo aequistata da altri, ehe da tua Padre … ” Kësaj letre Skanderbegu i përgjigjej: “oo.A quell0 ehe mi diei eh’io ti ritorni quella parte in dell’Albania, ehe hai aequistata da altri ehe da mia padre; ti dieo: ehe essendo quella parte ehe tu diei de Christiani, aneora ehe non fusse del Padre mio, essendo io aneora Preneipe Christiano, piu di ragione si eonuiene a me, ehe a te: pereioehe e piu leeito, et ragioneuole ehe un Christiano posseda quello ehe fu di Chris tani (Maneandoei i proprij loro Signori) ehe non tu, il quale sei di eontraria, et diversa fede, e tanto maggiormente a me toeea di ragione, hauendola eon l’arma in mana aequistata giustamente” Frangu, k. VI, f. 33 – 37.
    4. Biemmi, L. II, f. 88
    5. Biemmi, L. II, f. 89.
    6. “oo. Il quale essendo morto eosi senza figliulo, et heredi , perueniua 10 stato a Seanderbeg, dopoi pero la morte della madre del detto Zaeharia, ehiamata Bessa, in virtu di eerti Capitoli gia tra loro stabiliti”. E në manifesten që shpalli Skanderbegu në rast të luftës thojte:” .. .in virtu della Capitolazione fatta tra me, et esso, et suo padre, nei quali si eonteneua ehe morendo esso Leeh “Zaeharia senza heredi, ehe’ I detto stato hauesse da sueeeder nella mia persona, et de miei sueeesori”. Frangu, k. X, f. 52, 54.
    7. Il Conte Urana ehe’era fratello di Bosa tolse l’impegno presso Seanderbegh di persuadere ia sorela ehe faeesse a lui un’intera autentiea eessione di tutta la sua Signoria: ed in fatti avea ridotto l’affare a perfezione, superate le opposizioni deg1i Seutarini ehe adoperavansi a tutto potere in favore de’ Veneziani, ensieehe non maneave a1tro senoehe Seanderbegh spedisse la sua gente a prender il posseso di Dagno. BiemIDi, L. II, f. 103.
    8. Biemmi, L. II, f. 105.
    9. Biemmi, L. II, f. 106. – Mënyra se si Venediku ia rrëmbeu Ulqinin Kont Shtjefnit asht e përshkueme prej Francesco Verdizotti, tom. I, lib. 23, f. 498, in Venezia ann. 1698.
    10. S. Romanin, Storia Doeumetata di Venezia, vëll IV, f. 243 – 244. Frangu (k. XI, f. 65) e Anonimi (f. 265) thonë se pak kohë mbassi u muer në dorzim Skanderbegu ket vend ia kthej bujarisht Republikës.
    ll. Volaterano, L. VIII, f. 188. 12. …Cioe ehe il Signor Seanderbeg ritornasse alIa Serenissima Signoria tutto quello ehe gli haueua tolto, et all’ineontro lui hebbe una buona parte del distretto di Seuttari, eomineiando dalla ripa del Drin verso Seuttari, infino ad un luogo ehiamato Busgiarpeni, la qual parte inuero era molto piu utile per Scanderbeg che la citta, et il distretto di Dagno”. Frangu, k. XI, f. 65.
    13. Kështu Biemmi, L. II, f. 143, i cili i ep fund këtij kallximi historik me këto fjalë:” Questo fu l’esito della guerra che avvenne tra Scanderbegh, et i Veneziani, in cui certamente l’acquistata vittoria di mo1to accrebe la riputazione alIa sua spada dichiarata invincibile non solo contm il turco, ma ancora -contra qualunque altro Potentato”.
    14. Biemmi, L. III, f. 224 – 225. ” Teodora Corona ch’erane Signore non avendo alcuno cui il sangue dasse il diritto di succedere alIa sua Signoria, avea in testamento nominato Scanderbegh suo erede, come quegli che aveane piu merito so pra gli altri Principi Albanesi, ed ancora qualche ragione per cio, che avea operato alIa salute universale dell’Albania contra gli atachi del nemico comune. Quindi essendo vicino a morire mando a chiamarlo per dargli il possesso della Citta: ed egli vi spedi Paolo Manesio con ottocento soldati”.
    15. Biemmi, L. IV, f. 299.
    16. Biemmi, L. VII, f. 196
    17. Tuj perqasë Barletin, L. II, f. 34; e L. XIII, f. 304; Hopf. 299; Laonikun, L. V, f. 248; Biemmin, L. I, f. 30, kjo princni pershijte Kaninen, Himaren, Mokinen, Çermeniken e Shpatin.
    18. Biemmi, L. V, f. 347-348.
    19. Barleti L. II, f. 34.
    20. Historia e Skënderbeut; Boston, Shtypëshkronja “Dj elli”, k. III, f. 213
    21. Vro Pisko, Skanderbeg, f. 160.

Pjesa V dhe Permbajtja

  1. Vro Rinaldin, ann. 1452, n. 15; ann. 1460, n. 104; – Biemmin, L.I1, f. 122; L. IV, f. 298 -299; L. VI. f. 394 – 395.
    2. Biemmi, L. V, f. 331
    3. Fan Noli, v. e ç., kIll, f. 213
    4. Biemmi, L. VI, f. 394-365
    5. Rinald, ann. 1460, n. 104
    6. Biemmi, L. IV, f. 299
    7. I suoi beni furono donati al suo fratello Giovani: Moise riebbe eio ehe la di lui eontumaeia non avea voluto rilaseiare; Seanderbegh appropriossi i danari del tradimento … e riposto in liberta: trattato pero sempre per un fellone, per un traditore, ed esc1uso da ogni sorta di impiego. Il suo fratelle Giovanni seguito fedelmente, e eostantemente l’armi del zio” Biemmi, L. V, f. 347 -349.
    8. Barleti, L. IX, f. 253.
    9. Fan Noli, v. e. ç., k. f. 210
    10. Biemmi, L: V, f. 344, 346
    11. Biemmi, L. VI, fq. 488
    12. “Perrimus jam omnes dum quisque si bi se natum existimat”.
    13. Biemmi, L. I, f. 41-42.
    14. Biemmi, L. IV, f. 274-277.
    15. Biemmi, L. IV, f. 277
    16. Biemmi, L. VI, f. 481
    17. Fan Noli, v. e ç .. k IV, f. 286

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

HISTORIKUI SHKURTËR I DUKAGJINIT

Dukagjini dhe dukagjinasit janë të hershëm në histori si emër dhe si princa.  Emri Dukagjin përmendet që në fund të shekullit të VII, sipas testamentit të Gjon Muzakës të vitit 1510. Ai e çon burimin e Dukagjinëve deri në Trojë. Luftuan në Bosnje-Hercegovinë, ardhur e vendosur në Arbëri, nga Franca(axhuinet)
Emri Dukagjin rrjedh prej emrit të të parit të një dinastie princore, Gjin Tanushi. Gjin tanushi, në vitin 1281, fitoi titullin e lartë “Duke”. Nga Dukë Gjini, morën mbiemrin pasardhësit e tij dhe teritoret që sundoheshin prej kësaj familje, moren emrin Dukagjini, kurse banorët u quajten dukagjinas.

Në shekullin XIV-XV, fisi i dukagjinëve arriti apogjeun e tij me Lekën III, bëmat e të cilit, si prijës ushtarak përkrah Gjergj Kastriotit, qenë të përmendura.
Në mënyrë të veçantë emri i tij lidhet me drejtimin e forcave ushtarake arbërore kundër turqve, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit,  me të drejtën zakonore arbërore (Shqiptare), të kodifikuar dhe të saksionuar në “Kanuni”, që mban emrin e Lekë Dukagjnit.
Me pushtimin turk (osman), Dukagjini kthehet në sanxhak, dhe emrohet sanxhaku i Dukagjinit.
Toponimi “Dukagjin”, Dukagjini i sotëm, nuk ka dale shpejt, Deri në fundin e shekullit të XIX, udhëtar, studiues, shkencëtar, e tjerë nuk e përdoren fare ketë toponim, për atë territor që sot quhet Dukagjini. Popullsia me shumicë, veçanarisht në Shalë, Shosh e Mertur, pëbëhen nga popullsi që erdhi nga krahu i majtë i lumit te Drinit, nga banorët e trevës së Pukës, rrjedhojë e luftës dhe raprezaljeve në gjysmën e parë të shekullit të XVII, që çoi në çarjen e popullsisë etnike dhe hapjen e rrugës Shkodër-Pukë-Prizren. Kjo popullsi ruajti dhe ruan origjinen e prejardhjes nga territoret e Principatës së Dukagjinit.
Pulti është shumë i hershëm, shumë më i hershëm se sa Principata e Dukagjinit. Pulti, shtrihej në hapsirën: Në Veri deri në Plav, në Lindje deri në kufi me Prizrenin dhe ku bashkohen lumi i Fanit te Madh dhe Fanit te Vogel, në Jug deri në kufi me Lezhë, dhe në Përëndim, perfshi luginen e Cemit. Ky territor, nga disa të huaj, ka ketë emrim që nga shekulli i II. Kalatë apo qytezat, që njihen sot, si: Mauriqi(Dakaj), Plani, Kiri, Mgulla, Molla, Kabashi, T’pla të Krasniqes, Anikena, Varkuni, Lopçi, Shati, Deja, Sarda(Shurdhahu), Gradeci, Mokseti, e të tjerë, në të cilat kanë mbetur pak mbeturina, janë që në kohën e romakëve, mos me heret(Ne vitin 2007, ne fshatin Theth, eshte zbuluar nje vendbanim i kohes se Bronxit, ndoshta dhe 3 000 vjet para l. Krishtit), të cilat tregojnë për qytetërimin e banorëve të kësaj shtrirje gjeografike dhe përpjekjet e tyre për të ruajtur lirinë.
Pulti ishte i ndarë në dy pjesë. Pulti i Vogël, ose i Poshtëm, ose Pulatum Minorum(Inferoir), herët me qendër në Sarda(Shurdhah). Pulti i Madh, ose i Epër, ose Pulatum Maiorum(Superior), herët, ne qendër në T’pla të Krasniqes.

Pulti i Vogël (i Poshtëm), shtrihej në gjithë ultësirën e Mbishkodrës, fushën e Zadrimës, malësinë e Zadrimës dhe të Pukës dhe deri ku bashkohen lumi i Fanit te Madh dhe Fanit te Vogel. Pulti i Madh (Epërm), shtrihej në të gjitha vendet malore, prej qafës së Bashkasit dhe deri në Pejë, në kufi me Prizrenin dhe përgjatë krahut të djathtë të lumit Drin.
Me krijimin e principatës së Pultit, me sundimatar, dinastinë e Spanëve, Pulti përsëri u nda në dy pjesë. Pulti i Vogël, me qendër në Dakaj, shtrihej: në Jug – qafa e Beshkasit; ne Veri – qafa e Ndermajës; në lindje – deri në krahun e djathtë të lumit Drin, dhe në Përëndim, deri në luginen e Përrojit të Thatë. Pulti i Madh, me qendër në T’pla të Krasniqes, shtrihej: në jug – qafa e Ndërmajës; ne Veri – Pejë; në Lindje – deri në kufi me Prizrenin dhe në Përendim – deri në bjeshkët e Valbonës. Pulti, erdhi duke u ngushtuar, duke mbetur në këtë pjesë Krasniqja dhe Gashi, deri sa edhe këto, me krijimin e sanxhaqeve, pas pushtimit turk, kaluan në vartësi të sanxhakut të Dukagjinëve, me qendër në Pejë. Kjo trevë, me pushtimin turk, quhej me toponomin “Spanet” ose “Shpanet”, ose “Petershpanet” në emër të dinastisë së Spanëve.
Pavarësisht nga lëvizjet e popullates, brenda trevës së Pultit, nga emërimet e ndryshme që kanë marrë pjesë të kësaj shtrirjeje gjeografike, në mesjetën e hershme, të mesme dhe të vonshme, si dhe sot, ajo është popullsi pultinase.
Populli i kësaj treve, në gjithë historinë e tij, ka treguar vlera të larta atdhedashurie, kulture, tolerance e bashkëjetese. Burrat dhe gratë kanë marrë pjesë në të gjitha momentet kulmore të fatit të Arbërisë (Shqipërisë), që në lashtësi dhe deri në ditët e sotshme.
Ja disa nga momentet më kulmore, ku janë shpalosur këto vlara:

 * Në kuvendin e Lezhës, më 2 mars 1444, me princat e tjerë arbërorë, nën drejtimin e Kryetrimit Gjergj Kastriotit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e pultinasve: Princat shpirtmëdhejne Nikollë e Pal Dukagjini, që të dy të sprovuar në luftë, por Pali ishte më i dëgjuar, zotëruesit e vendit përtej lumit Drin – Zadrimë e Sipërme e gjërë në Misinë e Sipërme; Lekë Zakarija, i cili ka mbajtë si askush tjetër anën e Gjergj Kastriotit, që zotëronte një pjesë mjaft të madhe të Zadrimës së Sipërme, si dhe qytetin e Dejës; Pjetër Spani, zoti i Pultit e sa i lumtur si baba, aq edhe fatbardhë si princ bashkë ma katër djemt; Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin dhe prince të tjerë fqijnë, të cilët kishin nën sundim Peonët dhe Pelagonët e Sipërm gjerë në Misi, Sardanët dhe disa qytete të vogla e vende rreth Drishtit dhe Balecit.
Në të gjitha luftrat kundër turqve, me në krye Kryetrimin Gjergj Kasrioti, me emër kanë qenë heroizmat e Pjetër, Frano e Marin Spanit; vëllezërve Leka e Pjetër Dushmani, te cilet kanë treguar në fushat e betejave, duke dhënë jetën së bashku me shumë luftëtarë të tyre. Në mënyrë të veçantë ka spikatur, bashkëluftëtari i Kryetrimit Gjergj Kastriotit, Lekë Dukagjini, për urti, për trimëri, dhe si udhëheqës, që pas vdekjes së tij, drejtoi forcat luftarake të Arbërit kundër turqëve, prej vitit 1468 e deri sa u pushtua Shkodra prej tyre, më 1479.
* Pjesmarrja në kryengritjet antiosmane në vitet 1501-1602, ku kanë marrë pjesë mbi  2656 krerë nga e gjithë Shqipria.
* Pjesmarrja në vitet e rilindjes Kombëtare, si ato në vitin 1835-1836, në vitet 1854 e 1883, me 300 luftëtarë në malin e Taraboshit.
* Pjesmarrja në vitet 1878 në mbrojtje të tokave shqipatre të Ulqinit, Tivarit, Hotit, e Grudës, me rreth 200 luftëtar.
* Pjesmarrja e përfaqësuesve të Dukagjinit, më në krye Mark Lula e Gjek Gega, me 15 qershor 1878, në Lidhjen e Prizrenit.
* Krijimi i “Djelmnia e Shalës”, me 1890, më në krye Mehmet Shpendin dhe më pas i Dukagjinit, që përfaqësoi atë në përpjekjet për pavarësi të Shqipërisë në krah të Dedë Gjon Lulit dhe Bajram Currit.
* Veprimet luftarake mbrojtëse kundër ushtrisë malazeze, në korrik 1915, në të cilat dhanë jetën 104 luftëtarë.
* Traditat atdhetare janë reflektuar më së miri tek “Besa e Prekalit”, me 25 shtator 1919, që u bë simbol besëlidhjeje  në të gjithë malësite e Veriut.
* Këto vlera janë shfaqur në Kongresin e Lushnjës, me 1920; në lëvizjen noliste në qershor 1924; në lëvizjen antizogiste në nëntor 1926; në luftën për çlirimin e Shqipërisë kundër nazi-fashizmit, me Çeten Partizane te Saj, e cila u krijua me 5 nëntor 1943, me 32 luftetare.

Në periudhën e pavarësisë, Dukagjini përfaqësohej në administratën shqiptare si nenprefekturë, me qendër Kodër Shen Gjergji, që përfshinte Shalë, Shosh, Toplane, Plan, Xhan, Kir, Dushman, Shllak dhe Mazrek, deri në vitin 1953. Pas këtij viti, deri në vitin 1972, ka qenë e ndarë në dy njësi administrative, në dy lokalitete: lokaliteti i Dukagjinit, me qendër në Breg-Lumi dhe lokaliteti i Shllakut, me qendër në Gegaj.
Në vitin 1967, në malësi u krijuan kooprativat bujqësore, që pas vitit 1972, me krijimin e kooprativave të bashkuara, u krijuan edhe Këshillat e Bashkuara: Shala, Shoshi, Pulti dhe Shllaku. Pas vitit 1990, me kalimin në sistemin shumë partiak dhe në ekonominë e tregut, Dukagjini përbëhet nga 5 komuna: Shala, Shoshi, Pulti, Shllaku dhe Temali.
Dukagjini, ka 40 fshatra dhe një sipërfaqe prej 607.59 km 2. Në fund të vitit 1990, ka patur 5204 familje, me rreth 17 000 banorë. Në vitet 90-të, shumica e tyre kanë zbritur në fusha e qytete, për një jetë më të mire. Pjesa dermuese e tyre janë vendosur në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Mark Lula “, në “Kiras”, në lagjen “Partizani”, dhe në komunën e Rrethinave. Dukagjinasit, janë vendosur edhe në Tiranë; në Kurbin, ne te cilin sot, në këtë rreth janë mbi 400 familje; në Lezhë; në Malesi te Madhe, e në qytete e rajone të tjera fushore. Një pjesë e tyre janë në emigracion dhe shumë prej tyre, kanë krijuar familjet  në të gjitha shtetet e Evropës, në SHBA dhe deri ne Australine e larget.
Dukagjinasit kanë filluar të mësojnë shkrim e këndim shqip, me hapjen e shkollë së pare shqipe, me 1917, në Theth, krijuesi i së cilës ishte At’Gjeçovi. Në mesin e viteve 30-të filloi ngritja e shkollave në nivel filloreje në të gjithë Dukagjinin. Në fund të vitit 1990, ka patur 5 shkolla të mesme të profilit të përgjithshëm dhe profesional, 35 shkolla 8 vjeçare e fillore; spital rajonal, në Breg-Lumi, me të gjitha repartet e tij; spital në Pult, në Shosh, dhe në Shllak; qendra shëndetësore në çdo fshat. Qindra nxënës  dukagjinas kanë vazhduar studimet e larta në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër dhe në universitetet e Tiranës. Sot ka mbi 500 dukagjinas, që kanë mbaruar studimet e larta në të gjitha specialitetet dhe që janë të aftë për të kontribuar në të gjitha fushat e jetës politike, ekonomike dhe shoqërore të vendit e shoqërisë Shqiptare. Me 10-tra dukagjinas, janë me grada shkencore, që bëjnë pjesë në eliten intelektuale të vendit.
Dukagjini, gjithmonë ka nxjerrë figura të ndritura, ndër të cilët mund të Veçojmë: Mark Lula, Mehmet Shpendi e Gjek Gega; Mark Sadiku e Lulash Gjeloshi; Mark Prelë Ujka e Voc Deda; Gjon Marashi e Bal Marku; Kushe Micja e Zina Frani; Kol Prela e Martin Camaj; Vas Kiri, Dedë Thani e Ndok Gjeloshi;  Mark Plani, Ndue Logu e Mirash Binoshi; Ndrek Luca e Pjetër Gjoka; Gjon e Lec Shllaku; Tinka Kurti e Marije Shllaku; Bernardin Palaj e Nikoll Gjini; Luigj Marlekaj e Daniel Gjeçaj; Pal Mirashi, Lin Shllaku e Mirash Vuksani; Shaqe Nika, Pina Thani e Vera Bregu. Në vijimësinë e figurave të Dukagjinit, sot janë: profesor-doktor Lekë Sokoli, Ndokë Marku, Vuksan Kola e Tonin Gjuraj; shkrimtari Lazer Stani, poeti Prelë Milani e Lazer Kodra, poetet Tone Deda, Laureta Nika e Ledija Dushi, studiuesit Ndue Cukeli, Voc Deda, Ndoc Bjeshka, Luigj Shyti, e të tjerë, e të tjerë.

 

 

 

 

Kuvendi i Lezhës i vitit 1444

Shkruan: Albert Muslijaj

Luftërat shqiptaro-turke në shekullin e XV sipas burimeve osmane (4)

Skënderbeu e pa të udhës që të thirret një kuvend gjithëkombëtar ku do të merrnin pjesë drejtuesit e zotërimeve të pavarura dhe fisnikë të tjerë të vendit. Kuvendet ndërkrahinore dhe krahinore e fisnikëve ishte një traditë e njohur kombëtare e shqiptarëve e trashëguar ndër shekuj nëpër mes të realizohej bashkëpunimi i shqiptarëve. Lezha kishte një pozicion gjeografik të favorshëm për mbrojtjen e Kuvendit. Ajo ndodhej në afërsi të pjesëmarrësve kryesor të Kuvendit. Ishte nën zotërimin e Venedikut ,dhe kishte lidhje të ngushta ekonomike me viset e çliruara shqiptare, veçanërisht më ato të Kastriotëve. Lezha, duke qenë nën zotërimet e Venedikut mënjanoheshin mosmarrëveshjet dhe pakënaqësitë që mund të lindnin ndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhej të mbahej Kuvendi. Mbajtja e tij në Lezhë ishte si një thirrje miqësore për bashkëpunim në luftë kundër osmanëve, që fisnikët shqiptarë i drejtonin Republikës së Shën Markut. Kuvendi i Lezhës u mbajt më 2 mars të vitit 1444 në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë. Në të morën pjesë udhëheqës të mëparshëm të kryengritjeve antiosmane si dhe pjesëtarë të tjerë të aristokracisë shqiptare.

Midis tyre ishin Skënderbeu, Andrea Topia (bashkë me dy djemtë Kominin dhe të nipin Tanushin), Muzakën, Gjergj Arianiti, Gjergj Stresh Balsha, Nikollë e Palë Dukagjini, Pjetër Spani (bashkë më katër djemtë: Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirakun), Lek Zaharia, Teudor Muzaka i Riu, Zahari Gropa, Lekë Dushmani, bashkë më Pjetrin dhe fisnikë të tjerë, fqinjtë Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi bashkë më të bijtë e tij; Gjergjin e Gjonin).Skënderbeu mbajti fjalën e hapjes në Kuvend dhe u ndal në domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit politik të Arbërve, në themelet e të cilit vunë institucionin më të rëndësishëm Kombëtar, atë të besës. Ata e institucionalizuan Kuvendin si formimin politik më të lartë vendimmarrës vendi i Besëlidhjes, i cili do të mblidhej herë pas herë për çështje të rëndësishme. Nëpërmjet Kuvendit realizohej edhe shprehja e bashkimi i Arbërve. Vendim tjetër shumë i rëndësishëm i Kuvendit ishte krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe caktimi i Skënderbeut si komandant i përgjithshëm i saj. Ushtria e Besëlidhjes përbehej nga dy pjesë; nga forcat e përhershme dhe nga ato të përkohshme, që mobilizoheshin vetëm në rast lufte. Ushtria e përhershme formohej me luftëtarët që fisnikët arbëror dërgonin pranë komandantit të përgjithshëm, sipas një kuote të caktuar për secilin si dhe nga ushtarët që mobilizonte vetë Skënderbeu. Ushtria e përhershme e cila vazhdimisht ishte në gatishmëri luftarake dhe në mbrojtje të Kështjellave, veçanërisht të atyre të brezit kufitar lindor ku vinin zakonisht ushtria osmane. Detyra kryesore e tyre ishte mënjanimi i sulmeve të befasishme të trupave osmane mbi viset e lira të Shqipërisë dhe pengimi i depërtimit të tyre në thellësi të vendit. Derisa të mobilizohej ushtria e përkohshme, në ushtrinë e përkohshme e përfshiheshin të gjithë banorët e viseve të lira, që ishin në gjendje të përdornin armët. Kjo ushtri në rast nevoje mbronte vendin nga pushtuesit osman e veprimet armiqësore të vendeve të tjera, si dhe interesat e zotërimet e secilit anëtar të Besëlidhjes. Për të përballuar shpenzimet e mbajtjes së ushtrisë, të armatimit të saj. Kuvendi vendosi që pranë Skënderbeut të krijohej në arkë e përbashkët. Fondet monetare të saj do të formoheshin nga ndihmat në të holla që secili anëtar i Besëlidhjes do të jepte sipas një kuote të caktuar nga Kuvendi, nga të ardhurat e kriporeve të Shën Kollit, që kishin Kastriotët pranë grykëderdhjes së lumit Mat, nga taksat doganore,si dhe tregtia e drithit, e metaleve. Besëlidhja e Lezhës u krijua si një aleancë politike dhe ushtarake e luftës së përbashkët të fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osman. Me vendimet e Kuvendit të Lezhës u bë një hap i madh dhe vendimtar përpara drejt bashkimit politik të vendit dhe krijimit të një pushteti qendror për të gjitha viset e lira shqiptare, pushtet që u përfaqësua nga Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Anëtaret e Besëlidhjes Shqiptare synonin, që në kuadrin e saj të ruanin autonomin e tyre dhe Skënderbeu si kryetar i saj,të mos ndërhynte në zotërimet e të tjerëve, por të ishte si i parë ndërmjet të barabartëve. Secili prej anëtarëve të Besëlidhjes kishte trupa të veçanta për të mbrojtur zotërimet e interesat e veta dhe ruante të drejtën të kishte marrëdhënieve vetjake me vende e forca të tjera politike jashtë Besëlidhjes.

Fitoret e Besëlidhjes shqiptare nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut

Pas mbledhjes së Kuvendit Skënderbeu iu përkushtua organizimit të ushtrisë dhe sistemit mbrojtës të vendit. Ai udhëtoi në të gjitha fshatrat e zotërimeve të Kastriotëve, për të regjistruar ushtarë, vëzhgoi shtigjet, grykat e luginat nga mund të sulmonte ushtria osmane. Caktoi informator që të vëzhgonin e të njoftonin menjëherë lëvizjet e armikut. Ndërmori meremetimin e kështjellave dhe pajisjen e tyre më luftëtarë dhe armatime. Kujdes të veçantë i kushtoi mbrojtjes së ballit lindor të viseve të çliruara, prej nga mund të futeshin në thellësi të tyre ushtria osmane. Në fund të pranverës së vitit 1444 mbaruan përgatitjet ushtarake dhe Skënderbeu, kishte mobilizuar më mijëra luftëtarë që ishin të gatshëm për të mbrojtur vendin. Zhvillimet politike në Shqipëri tërhoqën kudo vëmendjen e qarqeve të vendeve Evropiane dhe shkaktua shqetësim në oborrin osman. Sipas tregimeve të Marin Barletit që është burim kryesor për njohjen e këtyre ngjarjeve, për të rivendosur sa më shpejtë osmanët pushtetin e tyre në tokat shqiptare. Sulltani ngarkoi Ali Pashën, një nga komandantët më të shquar, i cili kishte qenë subashë i Shkupit. Në qershor të vitit 1444 Ali Beu më disa mira veta iu drejtua rajonit më të pasur të çliruar nga Skënderbeu dhe që ishte më afër Shkupit, Dibrës së Poshtme. Informuar më kohë lëvizjen e trupave osmane Skënderbeu përgatiti një ushtri prej afro 8 mijë kalorësish e 7 mijë këmbësoresh dhe e drejtoi për në Dibrën e Poshtme. Në afërsi të tyre erdhën dhe u vendosen trupat e Ali Beut. Ishte beteja e parë, gur i forcave të bashkuara edhe për komandantët e tyre. Kjo betejë u zhvillua në formacione të rregullta luftimi në një fushë të pa lokalizuar të Dibrës së Poshtme. Ajo njihet në histori me emrin simbolik Beteja e Torivollit, ku datë e saj përmendet 29 qershor 1444. Skënderbeu e ndau ushtrinë në 3 pjesë: në rreshtat e parë të çdo grupim vendosi kalorësinë dhe pas tyre këmbësorinë, për të drejtuar zhvillimin e betejës, ai qëndroi më luftëtarët e grupimit të qendrës.

Forcat e grupimit të djathtë i komandonte Moisi Arianit Golemi, kurse ato të grupimit të majtë Tanush Topia. Mbrapa trupave të qendrës ishin vendosur edhe dy grupime luftëtarësh nën drejtimin e Ajedin Muzakës dhe të kont Uranit.

Vijon

  1. Dioqeza e PultitGjush Sheldija (1902 – 1976)

     

    Shënime historike rreth dioqezës së PultitKrahina e Pultit gjeografikisht sot përmblidhet: Qafë Thanë, Qafa e Bishkasit, Qafa e Malit të Shoshit e Qafa e Boshit.
    I pari dokument historik që përmend Pultin asht një letër e Stefan Nemanjes, zhupan i madh i Serbisë, i cili ma vonë u ba murg në malin Athos e u quejt Shën Simeoni, sikurse e verteton në shkrimet e tij Shën Sava rreth vitit 1184. Një përshkrim ma të hollësishëm të Pultit t’Epërm e të Pultit të Vogël na e jep Perandori Stefan Dushani në vitin 1348, prej të cilit del se Pulti i Epërm përfshinte krahinën e Drinit, nga Ura e Vezirit deri në Valbonë, mjesa Pultin e Poshtëm e çon deri në breg të Liqenit të Shkodrës, tue përmendë Kalldrunin, Koplikun e Lohen.
    Rohrbacher, në “Historinë e kishës”, vëll. IV, fq.932 çekë se në vitin 516, kohën e Perandorit Anastas, shkojshin në Konstandinopull ipeshkvijtë e Illyrisë, nder të cilët Laurenti (Lorenci), ipeshkëv i Lychnidos (Ohrit), Alcison-i ipeshkëvi i Nikopojës, Cojni, ipeshkëv i Naison-it (Nishit) dhe Evangjeli ipeshkëv i Paulitonunsis. Dhe auktori pyetë, nëse Paulitensis asht i njajtë, me Pulatensis, Polatensis e Politensusis (Pulti).
    Kah mbarimi i shek.IX, Polati (Pulti) ishte qytet ipeshkvnuer, sikurse vertetohet prej aktesh të Konçilit Dolmitan në vitin 877 ku dioqeza i mbështetet Metropolitisë të Diokletisë e të Tivarit, Aleksandri II, ia lëshon këtij Kishën e Pultit, deri që ma vonë me ramjen e Diokletisë xunë fill kundershtimet e vazhdueshme në mes të arqipeshkvijve të Tivarit e të Raguzës e cila donte me e mbajtë Pultin për vedi, por iu la prap sikurse Ulqini, metropolisë së Tivarit.
    Deri në shek. XIV, nuk figuron asnjë dallim në mes të Pultit të Madh e të Pultit të Vogël. Në vjetin 1345 na dalin dy ipeshkvij: i Pultit të Madh e i Pultit të Vogël. Sepse ipeshkvi i Pultit që ekzistonte në të njejtin vit sikur ndër Regjistrat e Klementit VI qe zgjedhë Gjoni, që u quajt Episcopus Scodriensis d.m.th., i Pultit të Vogël. Por në të vërtetë Ipeshkëvia e Pultit të Vogël do të ketë fillue meshë përpara mbasi në regjistrat thuhet se u zgjodh Gjoni për Abatun Episcopi praedocenscoris (me rastin e vdekjes së ipeshkëvit paraardhës). Megjithëse sikur shkruen K. Pooten i mbështetun në Farlatin, nuk mund të caktohen me saktësi kufijt e dy dioqezave, prap se prapë i afrohen së vërtetës ata që vejnë Mejen e Ndërmajnës si vend ku përputhen të dy dioqezet d.m.th. në anë të malit Kishën e Pultit të Madh e këtij Malit, kah Shkodra Kishën e Pultit të Vogël. Në shek.XVI, nuk u zgjodh ma ipeshkëvij të Pultit të Vogël. E që atëherë këto dy dioqezet u shkrinë në një mbas zgjedhjes së Vinçncit më 1520.
    Duhet shenue se ipeshkëvijtë e Pultit të Vogël u thiren, herë Scodienzes, Scodonunsus, Scordinenaes, dhe si pamë ma naltë, Scodrianses.
    Shenim: Duhet dijtë se për t’u formue një dioqezë, lypet të ketë qytetin nga i cili të marrin emnin (titullin). Provë e gjallë e kësaj asht Abati i Mirditës thirret Abbas Nullius (civitatis) pse në atë rreth nuk ka pasë qytet.
    Simbas vertetimeve që na lanë Praschniker fq. 89, L.Ecy. Th. Ippen, Degrand, Kalendari i V.P. etj., del se në krahinën e Pultit si të Madh e të Vogël, që sot thirret Dukagjin, kanë mbetë disa monumenta të një së kaluemeje të ndritun sikurse janë Kisha e Shën Gjergjit në Toplan, me rrasë përkujtimore e afreske përmbrenda, Kumbonarja e Kodër Shën Gjergjit bashkëkohëtare me atë të Kakarriqit dhe si toponimin i përmendun Kalaja e Bobit, Qyteti Dakaj në Shalë, Kalaja e Mavriqit, Celulet e Baziljanëvet në Breg të Lumit, etj. etj.

    Vargu i ipeshkvijve të dioqezës së Pultit
    Viti Ipeshkvij
    877 – N.N.
    1062 – N.N.
    1121 – N.N.
    1141 – Teodori.
    1199 – Gjoni, mori pjesë në Konçilin e Dioklesë.
    1227 – N.N
    1251 – Andrea.
    1308 – N.N. Në këtë vit dioqeza thirret Polacensis.
    1351 – N.N.
    vit i pasigurtë. Pjetri.
    1367 – Nikolla prej kishës së Filadelfisë.
    1370 – Nikolla. Kohën e këtij u fut me pahir Dhimitri Komneni në vitin 1372.
    1376 – Mateu Nursia, agostinian.
    1421 – Menelau Zakaria, jetoi shumë.
    1450 (rreth) – Nikolla. Kohën e këtij, në vitin 1454 Biemi shkruen se, mbasi vdiq Pjeter Spani, dinast i Pultit, tue pasë hy grindja mes bijëve të tij, Skanderbeu, lutë prej Pal Ejllorit, ipeshkëv i Drishtit, vojt në Pult dhe i pajtoi, por prejse Marku ma i vogli s’pranoi e mori dhe e futi në burg.
    1470 – Shtjefni, ish rektor i kishës famullitare të Shën Gjergjit de Asanis së Dejës.
    1475 – Gjoni II.
    1509 – Pjetri Gjoni, klerik i Pultit.
    1518 – Izidori Almopoveri nga Brindisi Itali.
    1519 (rreth) – Martini.
    1520 – Vinçenci Stalone, abat, benediktin.
    1529 – Lorenci Santarello.
    1574 – Mateu II, Polonez, domenikan.
    Për 80-vjet vendi mbeti vakant e nuk dihet arsyeja.
    1656 – Vinçenvi Joanella i lindun në Kotorr. Nuk erdhi nga frika e turqve.
    1698 – Pjetri Karagjiç, Vikar Apostolik i Pultit, Presbiter i kishës së Shkupit. Mori pjesë në Konçilin I të Arbënit. Mbas 4 vjetëve u emnue metropolit i Shkupit.
    1703 – Marini Gjini, shkodran, famullitar i Shasit që shkonte me Shkodër. Mori pjesë në Konçilin I të Shqipnisë.
    1719 – Pjetri Skura nga dioqeza e Durrësit. Vdiq më 1737.
    1731 – Marku de Luki. Lindë më 1689 në katundin Lukiç afër Shestanit. Qe Vikar i arqipeshkvit të Tivarit. Më 1745 u emnue arqipeshkëv i Tivarit. Vdiq me 24.II.1748.
    1745 – Serafin Durrjana nga Alzani-Bergamo, françeskan. Për 12 vjet qe misionar Apostolik në Shqipni. Mësoi gjuhën shqipe në Kolegjin e Shën Pjetrit de Montano. Ndej katër vjet mandej vojt në Romë e në Bergamo tue vijue me mbajtë titullin. Vdiq më 1762.
    1756 – Gjergji Junki nga Livari i Tivarit. Mbasi ndej do vjet në Romë, ktheu famullitar i Zupçit të Tivarit. Pa i mbushë 30 vjet, në janar 1756 u zgjodh ipeshkëv i Pultit me 10.XII.1765. Me 8.X.1786 u emnue arqipeshkëv i Tivarit. Mori Palio-n në kishën françeskane në Lezhë. Vdiq në Livar (Ljare) ku u vorros prej Imzot Gjergj Radovanit.
    1766 – Leka Bardhi. Vdiq më 1780 i rrëzuem nga mushku.
    1781 – Gjoni Logoreci prej katundit Brija-s së Shkodrës. Qe vikar i përgjithshëm i arqipeshkëvisë së Tivarit. Vdiq më 1796.
    1791 – Marka Zezaj nga Sapa.
    1808 – Antoni Dodmasej, shkodran.
    1815 – Ejlli Kallmeti.
    1818 – Pjetri Gjinaj, shkodran. Më 1.IV.1833 qe mbytë mizorisht me sëpatë mbas kreje, prej xhakonit të tij, nësa ishte tue u nxe para votrës. Mbas vdekjes së tij deri me 1840 selia mbeti bosh. Në vitin 1840-1847 e mbajti me zavendësim Guljemi.
    1847 – Pali Dodmasej, shkodran.
    1858 – Pashko Imeski i familjes Vujçiq, dalmatin, françeskan. Qe epruer i kuvendit françeskan në Venedik. Më 1860 u emnue vikar apostolik në Egjipt. Më 1866 erdhi vikar apostolik në Bosnje.
    1860 (18.X.)- Dariu Bucciarelli nga Castelpiano Romë. Qe françeskan. Ndej 9-vjet misionar apostolik në Shqipni. Me 10.III. 1861 u shugurue ipeshkëv në Katedralën e Shkodres. Mbas tre vjetësh, më 1864 u zgjodh arqipeshkëv i Shkupit. Shkroi librin “Udha e Krygjës” dhe të tjera me përmbajtje fetare.
    1864 – Pali Berisha nga Tupeci afër Prizrenit. Ndej shumë vjet famullitar i Shkupit. U shugurue në Katedralën e Shkodrës me 14.IV.1864. Vdiq papritmas në Brashtë të Shoshit, më 21.VIII.1869 dhe u vorros në Xhaj-Pult. 1870 – Alberti Gracchi, françeskan. U shugurue në Katedralen e Shkodrës nga Imzot Karlo Pooten. Mori pjesë më 1871 në Konçilin II të Shqipnisë. Vdiq më 1890.
    1891 – Nikolla Markoni, lindun në Trento me 18.V.1842. Qe françeskan. Mori pjesë në Konçilin III të Shqipnisë më 1895. Shuguroi në kishën e Gjuhadolit me 3.IV.1910 ndihmësin e vet Imzot Benardin Shllakun. Në vitin 1911 doli në pushim dhe vojt pranë familjes së vet në Trento ku ndihmoi në krezmime etj.
    1911 – Benardin Shllaku, i lindun në Shkodër me 23.VI.1875. Me 24.VIII.1890 hyni në Urdhnin Françeskan. Si kreu këndimet e nalta teologjike në Shvarz, Kaltern dhe Graz në Austri, me 26.XII.1898 u shugurue meshtar. Shërbei si mësues në Kolegjin Serafik në Shkodër e në vitin 1899 vojt famullitar në katund të Kastratit ku ndertoi qelën. Në vitin 1906 kthei mësues në Kolegjën Françeskane ku mbajti detyren e Definitorit të Provinçes dhe Drejtor i të Tretit Urdhën. Në shtator 1909 qe çue famullitar në Vuksan-Lekaj e me 3.IV.1910 u shugurue ipeshkëv ndihmës i Pultit. Një vit mbas u ba ipeshkëv rezidenciar i Pultit që e mbajti deri në vdekje. Ndërtoi rezidencën e Xhanit e në vitin 1935 atë të Kodër Shëngjergjit. Ndej 46 vjet ipeshkëv. Në gusht të vitit 1951 u zgjodh Kryetar i Kishës Katolike të Shqipënisë e ordinar i Arqipeshkvisë Metropolitane të Shkodrës. Vdiq mbas një sëmundjeje të gjatë, me 9.XI.1956 dhe mbas tre ditësh qe vorrue në Kishën Françeskane të Gjuhadolit simbas dëshirit të tij.
    Bani shumë vepra të mira shoqnore. Meriton të permendet pajtimi i Kastratit me Krajë dhe shpëtimi për tri herë i Dukagjinit nga rrënimi. Bani falje gjaqesh e nxori sa e sa lidhje bese si mes familjeve, ashtu ndermjet krahinës me krahinë.
    1957-Antonin Fishta. Lindë në Shkodër. Si ndej sa vjet profesor në gjimnazin françeskan të Shkodrës qe dergue famullitar në Abat të Shalës, Dukagjin. Që nga viti 1948 mbajti vendin si i deleguem ipeshkvnuer për Pult. Me 25.IV.1957 u shugurue ipeshkëv ordinar i Pultit në Katedralën e Shkodres nga Imzot Ernest M.Çoba. Rezidencën ipeshkvnore e pati përkohësisht në Abat ku vazhdon të kryej edhe detyren e famullitarit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

KUVENDET E MALËSISË SË GJAKOVËS DHE ROLI I TYRE NË ORGANIZIMIN E VETËQEVERISJES DHE LUFTËRAVE PËR LIRI E PAVARËSI

Burimi: Dodë Progni

Një nga traditat më të hershme të shqiptarëve është organizimi i kuvendeve dhe lidhja e besës,sa herë që u duhej të ngriheshin në luftë kundër pushtuesëve ose të zgjidhnin problemet e tyre të brendëshme. Një vend të rëndësishëm në historinë e kuvendeve shqiptare zënë ato që u zhvilluan në Malësisnë e Gjakovës,ose ku muarën pjesë përfaqësuesit e saj. Kjo krahinë,e cila në shek. e XV ishte pjesë e principatës së Spanëve, me 2 mars 1444,dergoi përfaqësuesit e saj me në krye princin Pjetër Spani, në Kuvendin e Lezhës ku u lidh besa për luftë kundër pushtuesve osmanë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.

Pas pushtimit turk,shek.XVI, XVII e me pas,kur malësitë ishin bërë vatrat kryesore të qëndresës antiosmane,dhe kur nga krahina e dikurshme e Pultit të Epërm kishin lindur e zhvilluar disa njësi të vetëqeverisura në bazë të të drejtës zakonor,të cilat u quajtën “fise” e “ bajraqe” si Gashi,Krasniqja,Bytyçi, Nikajt, Merturi etje. tradita e organizimit të kuvendeve nuk u shua. Përkundrazi, ajo u zhvillua akoma më shumë si rrjedhojë e nevojës që kishin ato për tu vetqeverisur,në kushtet e mungesës pothuaj tërësisht të administratës shtetërore. Nga një lëtër e Krenëve të Gashit të mbledhur në kuvend me datë 30 maj 1689, për një çështje religjioze 1) ,del se gjatë kësaj periudhe tradita e kuvendeve isht ruajtur e fortë ndër fiset malësore. Madje ai ishte bërë institucioni më i rëndësishëm organizativ e vetëqeverisës i tye. “Kuvendi, – thuhet në kanun – asht një bashkim fisit a fisesh me krenë,pleq, sterpleq e vogjli a djelmni që kan qëllim me rrah ndonjë çeshjte a me lidh ndonjë besë.”2) Pjesmarrja në kuvend varej nga çeshtjet që trajtoheshin dhe se kujt i përkisnin. Ato mundë të ishin kuvende të krerëve ose pleqve,të katundit ose të fisit – bajrakut. Kishte dhe kuvende krahinore e ndërkrahinore. Shumë çeshtje,veçanarisht ato të vetëmbrojtjes, “daljes në luftë” fiset e një krahine, siç është rasti i Nikajt me Merturin,të Gashit me Krasniqen etje,i diskutonin në kuvende të përbashkëta. Edhe problematika e kuvendeve ishte e larmishme, ashtu siç ishin të larmishme problemet e bashkjetesës së qëndrueshme midis individëve,familjeve,vëllazërive,katundeve,fiseve dhe krahinave.Në kuvende, shtroheshin, diskutoheshin dhe vendosej për çeshtje ekonomike,politike, ushtarake,fetare, kanunore etj.Ndonse nuk i zhdukën,ato mënjanuan në shumë raste ngatresat,hakmarrjen dhe vllavrasjet.Në kuvende janë bërë usulle,është lidh besa,janë bërë pajtime dhe janë fal gjaqe.Kuvendet dalloheshin për mënyrën e organizimit, rregullin e seriozitetin me të cilin zhvilloheshin.Niveli i tyre ishte aq i lartë sa që,një vëzhgues anglez që kish qenë i pranishëm në një kuvend burrash në Curraj të Epërm,në vitin 1908,do të shprehej: “Nga këto kuvende mundë të marr shembull edhe parlamenti anglez”.3) Ndërsa Franc Nopçe,njëri nga njohësit më të mirë të zakoneve të Shqipërisë së Veriut vinte në dukje se: “ Një nga tiparet më interesante të karakterit të malësorit të veriut qëndron në aftësinë e dalluar organizative të popullit,dhe nuk ka vëzhgonjës të popullit shqiptar i cili nuk e ka vënë në reliev këtë cilësi.4) Pa dyshim,kuvendi ishte institucioni themelor ku farketohej kjo aftesi e veçante e malësorve.Në kuvend mundë të merrte pjesë çdo burrë që kishte mbushur moshës mbi 15 vjeç,ose siç thuhej në malësi: “kish vesh tirqit”, dhe ishte i zoti me mbajt armët. Pjesmarrja në kuvend konsiderohej nderë e burrëri. Nënat gëzoheshin kur djali i tyre mbushte 16 vjet dhe bëhej i zoti të shkoj në kuvend burrash. Pjesmarrja në kuvend të ngarkonte edhe me përgjegjësi para familjes, vëllazërisë,katundit, ose fisit që përfaqësoje. Aty duheshin mbrojtur interesat e tyre. Nga ana tjetër vendimet e kuvendit duheshin dërguar tek masat dhe duhej luftuar për zbatimin e tyre.Vendimet merreshin me konsensus,shpalleshin me zë dhe bëheshin të detyrueshme për të gjithë. Me një fjalë,edhe pjesmarrja, edhe qëndrimi,edhe fjala edhe besa e lidhur në kuvend ishin diçka e madhe, siç ishin të mëdha problemet që shtroheshin e vendimet që merreshin. Pjesmarrësit në kuvend gëzonin të drejta të barabarta, të fjalës dhe të përfaqësimit. Secili mundë të fliste,por me rradhë,”sa të flasë njëni,të tjerët do të ndigjojnë e të heshtin, – thuhet në Kanun”.5) Nga ana tjetër,askujt nuk mund t’i pritej fjala.Prerja e fjalës konsiderohej fyrje e rendë.Madje në malësi përdorej mallkimi:”T’u preftë fjala n’kuvend t’burrave!” 6) Në kanunthuhet shkoqur e qartë se,”Kanuja s’ban qi t’shahet kush në kuvend;po bani kush ket pun,do të giobitet mje në 5 desh. – Po i tha kush kuj,se rrene në kuvend,do të giobitet deri në 500 grosh.-Fjala e randë nuk bahet në kuvend.” 7) Pra ishte tepër e rëndësishme që fjala e thënë në “log të kuvendit” të ishte sa më e urtë e lakonike,shprehje e një logjike të shëndoshë e drejtësie të kulluar. Vetëm një fjalë e tillë e urtë dhe e kuptueshme zinte vend e peshonte në kuvend,ose siç qe shprehur një herë plaku i mençur i Krasniqes Binak Alia, “ngulej si gozhda n’dru të thatë,dhe aty ku ngulej, s’shkulej më”.8) Ka mbetur në kujtesën e popullit të Malësisë shprehja e zgjuar e të urtit Tunxh Miftari nga Merturi,i cili ftesës për të zënë kryet e vendit në një tubim burrash të njohur, nga fise të ndryshme,i qe përgjigjur: “Jo! Me dy edha nuk e due,as shterpë nuk e due” 9) Dhe kish qëndruar në vendin që i takonte. Me një fjale kuvendet ishin ato vende ku me të vertetë “fjala ishte e para”. Ajo kishte rëndësi të jashtëzakonshme.
Mencuria popullore kerkonte qe ajo te “bluhej” mire para se të nxirrej nga goja, të mos lëshohej asnje fjale pa u menduar, sepse “ fjala edhe kur thuhet me ze të ulët degjohet larg.” Ose,sic thuhet në Kosovë “Ma larg ndihet fjala se topi.” 10) Këtej rridhte detyrimi që çdo folës në kuvend të njoh dhe të zbatojë fjalën e urtë të popullit e cila thotë: “Tri here mendo e nje here fol”, sepse “varra “e fjales asht ma e rand se varra e pushkës. “Burrat e bashkuem në kuvend,-thuhet në kanun,-rrijn në gjysëm rrethi ashtu që t’mundë të shofin shoqi shoqin,po u thirr kush,të këtë shteg për me u duk ndër Krenë e Pleq.”11) Pjesmarrësit nuk i hiqnin armët,por qëndronin të ulur, zakonisht këmbëkryq, mbi një gju, ose mbi të dy gjunjët,por asnjëherë të shtrirë,madje as kur kuvendi zhvillohej në odat e burrave. Kuvendet ishin aq të zakonshme,sa që edhe vendet e zhvillimit të tyre ishin bërë tradicionale. “Blini i Kolgecajt” ishte vendi ku bëheshin kuvendet e fisit të Krasniqes,”Rruga e Gashit”për kuvendet e Gashit,”Bregu i Pacit” për kuvendet e Bytyçit, “Kisha e Nikajt ose Kodra e Bek Selimit (Lekbibaj) për kuvendet e Nikajt, ”Blini i Grisë” i quajtur dhe “Blini i kuvendit”,për kuvendet e Merturit dhe Krasniqes, “Vorret e Shalës” për kuvendet e krejt Malësisë së Gjakovës,”Verrat e Llukës”në Llukë për kuvendet e krahinave të Pejës,Gjakovës,Prizrenit,Rekës,Hasit e Malësisë së Gjakovës.12) Një vend i përhershëm dhe mjaft i rendësishëm ku zhvilloheshin kuvendet ishin odat e burrave, në kullat malësor. Aty shtroheshin çeshtje e rraheshin mendime për problemet që shqetësonin vëllazërinë, katundin apo fisin.Herë pas here shpalosej urtia malësore, u transmetoheshin brezave zakonet e traditat më të mira shqiptare si,besa, bujaria,mikpritja etj. Kështu,kullat malësore u bënë vatra të rëndësishme të dukimit patriotik e atdhetar të brezave .Vend të rëndësishëm zinin kuvendet që trajtonin rregullat e bashkjetesës në katund,bajrak apo krahinë. Kështu në vitet 1892 – 1895,në disa kuvende të Nikajt me Mertur,Shalë e Shosh u vendosën mbi 29 rregulla që kishin të bënin me krijimin e hapsirave për zhvillimin normal të punëve bujqësore dhe blegtorale,si dhe me mbrojtjen e pronës private.13) Ata midis tjerash vendosën: – “Kush punon nji tokë të huaj denohet me 500 grosh,prej të cilave 200 u jepen krenve të fisit e 300 të zotit të tokës.14) – Në rastë se dikush largohej nga katundi, po se shiti trollin e tokën,ashtu do të rrinë e nuk ka tagër kush me ngul mbi to.”15) Ndërsa për kufinjtë e tokës,dhe të bjeshkëve,gjë e cila sillte ngatërresa të përhershme, kuvendet vendosën rregullate të rrepta.”Luajtja kufinin – thuhet në kanun, – asht njësoj si me luejt eshnat e të dekunve.- Kufini ngulet nji herë e nuk luhet ma”16)– Kush hap fshehtas një kosh drithi damkoset randë.17) – Kostari e drapni në bjeshkë e në vrri janë në besë.18) – Pishtari e landtari janë në besë të gjithhershme.19) – Vadtari natën asht në besë të fisit prandaj nuk mund t’a prekte askush.20) etj.”Me qenë se blegtoria ishte dega jetike e ekonomisë së malësorve,shumë prej kuvendeve janë marr me vendosjen e rregullave që ndihmonin zhvillimin e saj. “Besa e gjasë e e çobanit” është një ndër kapitujt e rëndësishëm kanunor i cili u përcaktue nga kuvendet e krenëve të Shalës,Shoshit,Nikajt e Merturit, gjatë viteve 1892-1895. Lidhur me këtë problem u vendosën rregulla të rrepta,siç ishin: “- Kush vret një çoban damkoset (koritet) e qitet jashtë fisit,e toka e tij mbetet djerr për tre vjet. Ndihmësit e vrasësit paguajn 5 qese për këtë.21)- Kush vjedh gjanë e imtë ka për të la 250 grosh e dy për nja; kush vjedh një lopë a ka,ka për të la 500 grosh e dy për nja.22) – Pojatat e gjasë janë në besë.23) – Në dalt kush prej ngujimi a prej shpie,për me shkue tu pojata,qi asht në besë,ka me thanë:: “Kqyrni more se jemi tuj shkue te gjaja a në pojatë,qi asht në besë.”24) – Në se shkelet kjo besë duhen djeg tre kulla, një e dorasit e dy kulla tjera të kushrijve të ngiatë të dorasit;po s’pat kushrij të ngiatë,edhe100 brezash në kjoshin,do t’u digjen kullat”. 25) etje.

Kuvendi i krerve,i pleqve dhe i gjithë katundit apo fisit – “burrë për shpi” ishte organi më i lartë legjislativ dhe ekzekutiv me tagër të plotë brenda katundit ose fisit-bajrakut. Megjithatë kuvendet e fisit nuk kishin tagër të prishnin vendimet e marrura në kuvendet e katundeve,me përjashtim të rasteve kur ato cenonin nderin dhe interesat e krejt fisit-bajrakut.Krerët mblidheshin disa herë në vit,ndërsa kuvendi i katundit,fisit-bajrakut “burrë për shtëpi” zakonisht mblidheshin dy herë në vit. Rol të rëndësishëm në kuvende luanin krerët e vegjëlisë (përfaqësuesit e vëllazërivë të vogla osë si quheshin ndryshe-stërpleqët). Këta,si përfaqësues të vegjëlisë e cila pëbente shumicën pasi përfshinte terësinë e burrave të fisit,çonin zërin e saj në kuvendin e pleqësisë dhe gjykonin vendimet e marrura prej tyre,nga pikëpamja e mbrojtjes së interesave të vegjëlisë. Vendimet e pleqve të parë ose krerëvë të fisit nuk mundë të merrnin fuqi ekzekutive,po të mos pëlqeheshin nga krerët e vegjëlisë. Vullneti sovran ishte ai i përgjithëshmi që buronte prej kuvendit të katundit apo bajrakut ”burrë për shpi”. Kryetari i fisit,krerët dhe bajraktari,nuk mundë t’i impononin popullit vullnetin e vet. Populli i mbledhur në kuvend, jo me masa shternguese po me fuqinë e fjalës që buronte nga një logjikë e shëndoshë, shprehte vullnetin e shumicës,i kërkonte llogari secilit,përfshirë krenë e bajraktarë. Këtë të drejtë e jepte shkoqur e qarte kanuni ku thotë: “Po s’i pëlqej vogjlia të ndamet e krenve e të pleqve,kan tagër mos me ndejt në to.”26)Në kuvendet e katundeve diskutoheshin dhe merreshin vendime për një numër të madh çeshtjesh që kishin të bëjnë me bashkjetesën në fshat. Aty, caktoheshin afatet e daljes së bagëtive në bjeshkë dhe zbritjes së tyre nga bjeshka. Caktohej “kufiri” i sipërm i kullotjes së gjasë përpara kositjes së livadhe ve të bjeshkës,i cili quhej “meteh”,afati i lirimit të arave për kullotjen e bagëtive,rrugët nepër katund,rendi i vadës,i mullinit,etje. Në kuvend merrej vendim për ndërtimin e ndonjë ure,të ndonjë mulliri ose rruge.Kuvendet e pleqve gjykonin dëmet dhe në përputhje me to caktohej shkalla e dëmit e detyrimi për shkaktarët e tij. Në rast vrasje të ndonjë përsoni,kuvendi i katundit ose i fisit,kërkonte arësyet e vrasjes. Në se arësyet nuk ishin bindëse vrasësi ndëshkohej rëndë. Për vrasje të pa shpallura,dënimi ishte tepër i rëndë. Fajtorit i digjeshin kullat,i priteshin pemët dhe arat e mbjella,i thereshin bagëtitë dhe qitej jashtë fisi me të gjithë pjestarët e familjes. Ishin këto norma kanunore dhe shkalla e lartë e zbatimit të tyre që, deri në vitin 1911,në të gjithë Malësinë e Vogël,nuk ka patur asnjë rast që vrasësi të mos kishte shpallur vrasjen.13) Kuvendet e fisit-bajrakut shqyrtonin çeshtje që kishin të bëjnë me shuarjen e ndonjë ngatrrese midis bajraqeve fqinjë,siç ishin ato të kufinjve të bjeshkëve e kullotave për të cilat fiset e ndryshme kishin shume kontestime.Praktikisht,kuvendet në nivel fisi-bajraku “burrë për shtëpi”,siç kemi thënë më sipër, mblidheshin më rradhë. Kjo vinte për shkak të shtrirjes teritoriale të fshatrave të malësisë, në një hapësirë të madhe gjegrafike dhe teren të thyer malor. Për këtë arësye fshatrat e një fisi-bajraku,edhe problematikat i kishin të ndryshme,veçanarisht ato që kishin të bënin me kullotat,pyet,rrugët,mullnjtë,vadën etje. Çeshtja më e rendësishme,vetmbrojtja, ishte problem i përbashkët i të gjithëve. Zakonisht pushtuesit nuk sulmonin vetëm një fshat,po gjithë fisin,krahinën ose nahijen (rrajon me disa krahina).Kjo kërkonte organizim dhe mobilizim të disa bajraqeve ose krahinave. Vetëm të bashkuar mundë të përballoheshin armiqët që në shumicën e rasteve ishin më supërior në numer dhe në armatim. Për këto shkaqe kuvendet në shkallë krahine, si ato të krerve,po dhe “burrë për shtëpi” ishin të domosdoshme. Në rastë lufte,kuvendet caktonin numrin e luftëtarve për çdo shtëpi e katund si dhe vendin e grumbullimit të tyre. Kushtrimi ishte mënyra tradicionale e përhapjes së lajmit. Ky ishte thirrje e fiqishme lajmeruese “Oooo hiq kushtrim se ra turku,shkau…” Kjo thirrje piskamë shoqërohej me disa të shtëna pushkësh e shpërndahej me shpejtësi nga kodra në kodër,nga qafa në qafë e nga katundi në katund. Këtë mënyrë lajmërimi një rilindas i njohur e quante “telegrafi pa tel i malësorve”.27)

Gjëja e parë që diskutohej dhe vendosej në këto kuvende ishte “lidhja e besës” në bajrak dhe me bajraqet tjerë,që askush të mos ndiqëj për gjak as varrë gjatë përiudhes që vashdonte mobilizimi në luftë. Sipas rastit ky afat ishte 3 – 8 javë,ose më shumë po qe nevoja. Fisi përcaktonte ndëshkime të rënda për ata që mundë të prishnin besën. Besa e fisit për çdo problem që lidhej ishte shumë e fuqishme,prandaj rradhëkush guzonta t’a thyej atë. Lidhur me këtë zakon tradicional të malësorëve, studiuesi i njohur i dokeve dhe zakoneve të malësisë së veriut At Bernardin Palaj thotë: “Kush shkel besën e vret njerin në kso rastesh,përveç qi asht mai poshri në fis brez mas brezi,ai e tan barku i tij digjet,piqet e qitet jashtë fisit,pse kotillë e keqe e e pabesë djalë mbas djalit ai ka mbet.”28) Edhe kanuni nje veprim të till e ndëshkonte maksimalisht. “ Po ja shkrepi kush kuj armën në kuvend,-thuhet ne kanuni, – shpia i digjej e sjellsi i armës grihet kuvendisht e shkon gjkhupun.”29)

Këto sanksione të ashpëra të vendosura nga malësorë në kuvendet e tyre , dhe që zbatoheshin nga vetë ata,e kishin burimin tek ndjenja e lartë e përgjegjësisë për tu bashkuar në luftë e përpjekje për lirine,pavarësinë dhe mbrojtjen e trojeve të tyre.Ishin pikërisht këta faktorë madhor, që në këto raste, gjaksit bëheshin shokë dhe vllezër e luftonin krah për krah njëri tjetrit kundër armikut të përbashkët.

Tradita e organizimit të kuvendeve dhe e lidhjes së besës për luftë kundër pushtuesëve të huaj,u ngrit në një shkallë mjaft të lartë gjatë epokës së rilindjes. Ajo u pasurua si në formë edhe në prmbajtje.U zhvillua në përputhje me idenë e madhe të rilindasve për bashkimin luftarak të popullit dhe krijimin e unitetit moralo-politik të tij rreth një platforme politike çlirimtare. Nepermjet kuvendeve transmetoheshin në popull idetë përparimtare të rilindjes tonë kombëtare.Këto nga ana e tyre,luajtën rol të rëndësishëm në ngritjen e vetdijes politike dhe ndërgjegjes kombëtare të masave malësore.Problematika e kuvendeve qysh në vitet 60 të shek. XIX,i kaloj caqet e interesave të ngushta krahinore. Kështu,krenët e Gashit dhe të Krasniqes,pasi i kishin diskutuar e miratuar në kuvendet e tyre, me 20 maj 1867,i drejtuan qeveritarve në Prizren kërkesa të cilat nuk kishin të bënin vetëm me interësat e tyre,si: – Për lirimin e të burgosurve shqiptarë. – Ndërtimin e shtëpive dhe kullave të shkatërruara. – Heqjen e yzbashit të gjndërmërisë si dhe paraqitën pikpamjete e tyre për çlirimin e krejt vendit.30)

Një pikë kulmore në historine e kuvendeve shqiptare shenoi Kuvendi i Prizrenit,10 qershor 1878,në të cilën malësia e Gjakovës dërgoi përfaqësuesit e vet. Ai themeloi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit,e cila me të drejtë ka hyrë në historinë e popullit tonë si një nga faqet më të ndritura të saj. Gjatë tre viteve të veprimtarisë ,lidhja kreu shumë detyra të rëndësishme,por mbi të gjitha ajo realizoi një bashkim entuziast e atdhetar të nivelit që nuk ish parë deri atëherë. Malësia e Gjakovës,si njëra nga pjesëmarrëset aktive në tërë veprimtarinë e Lidhjes së Prizrenit,mbajti vazhdimisht të gjallë frymën e saj.Dëshmi për këtë janë: Dalja në plan të parë,pas shtypjes së lidhjes,e çeshtjes së organizimit të kuvendeve të mëdha ndërkrahinore,dhe lidhja e ngushtë e problematikave dhe vendimeve të tyre me çështjet e mëdha të çlirimit kombëtar e të mbrojtjes së tërsisë tokësore. Pikërisht,në zbaticën që pësoi lëvizja çlirimtare shqiptare pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit, 1882-1893, Malësia e Gjakovës sëbashku me krhinat e Pejës,Gjakovës,Rekës e të Hasit organizuan disa kuvende të mëdha në Llukë,për të arritur deri tek kuvendi i madh i shqiptarve në Pejë, i njohur si Lidhja e Pejës “Besa – Besë” me në krye Zekë Mehmet Biberin-Haxhi Zekën,në vitin 1899. Këto kuvende,përfshire dhe Lidhjen e Pejës,rrahën problemet e riorganizimit të popullit në lëvizjen kryengritëse kundër pushtuesëve osmanë,e veçanarisht të luftës kundër shovinistëve malazezë që kishin aneksuar tokat shqiptare të Plaves dhe Gucisë.

Kuvendet dhe problematikat e tyre,në Malësinë e Gjakovës,gjatë 10-vjeçarit të parë të shek. XX vin duke u rritur,së bashku me luftën çlirimtare të tërë popullit shqiptarë. Ato dallohen për pjekuri politike e bashkim luftarak të masave pa dallim feje e krahine. Në qoftë se në kuvendet e Llukës, në vitet 1904-1905,, ju kërkua qeverisë turke, të heq dorë nga taksat dhe ju drejtua një thirje deçanasve për tu bashkuar me lëvizjen e Gjakovës dhe të Lumës. Në kuvendin e Krasniqes të qërshorit 1909,u demaskua politika xhonturke dhe u dha kushtrimi në të gjithë Malësinë për qëndresë të vendosur kundër forcave të Xhavit Pashës në Qafën e Morinës. Ndërsa në tetor të po këtij viti,në kuvendin e Nikaj-Merturit,u fol haptas për një revolucion kundër qeverisë otomane dhe u tha se kombi shqiptar është i zoti të vetqeveriset.31) Kjo ngjitje vazhdoi nga njëri kuvend në tjetrin,nga njëra krahinë në tjetrën,për të ardhur në “Logun e kuvendit” te Vorret e Shalës,në qendr të Malësisë së Gjakovës,ku me 10 prill 1912,malësorët e Gashit,Krasniqes,Bytyçit e Hasit lidhën besën për luftë,e deklaruan se,”s’do t’ja dinin për rregjimin otoman e sidomos për komitetin xhonturk.” Ata nga ky kuvend,i njohur si “kuvendi i katër bajraqeve” drejtuan kërkesat autonomistë qeverisë osmane dhe një thirje krahinave të tjera për t’u bashkuar me levizjen e tyre kryengritësë.Në kuvendin e Katër Bajraqeve ku muarën pjesë dhe patriotët rilindas, Sali Hidri nga Elbasani dhe Themistokli Pollo nga Korça,u hartuan dhe ju drejtuan kajmekamit të Gjakovës këto kërkesa: 1- Me shpërnda armë. 2 – Me çel shkolla shqipe. 3 – Shqiptarët të kryejn sherbimin ushtarak brenda Provincave të tyre. 4 – Mydyrët e krahinave të zgjidheshin nga paria e vendit. 5 – Nëpunësit të jen shqiptarë etj. Këto kërkesa që përputheshin me programin autonomist e platformën e përcaktuar në Greçë të Malsisë së Madhe,me 1911, e bënë dhe më të vetëdijshme kryengritjen që po pregatitej. Vetën 40 ditë më vonë,me 21-25 maj 1912,Malësia e Gjakovës dërgoi përfaqësuesit e vet në Kuvendin e madh të Junikut,ku sëbashku me 250 përfaqësues të Kosovës, Dibrës,Shkodrës e disa krahinave të jugut,lidhën besën për t’u hedhur në kryengritje të përgjithëshme kundër sundimit të huaj dhe hartuan programin politik të saj.30)Kështu, nepërmjet kuvendeve dhe luftës së përbashkët po realizohej gradualisht uniteti luftarak i popullit të Malësisë së Gjakovës me tërë krahinat shqiptare,për të shpërthyar ajo kryengritje e madhe e përgjithshme e vitit 1912, që bëri të mundur organizimin e Kuvendit historik të Vlorës,me 28 nentor 1912,i cili shpalli pavarësinë e Shqipërisë.

Dokumentacioni i kohës së rilindjas dhe tregimet gojore për zhvillimin e kuvendeve tregojnë se ato luanin nje rol të pazvendësueshëm për organizimin e drejtëpërdrejtë ushtarak të malësorve në luftërat për liri e pavarësi. Vërtetë bajraku,kishte kuptimin e një reparti ushtarak,ose si thoshte S.Frashëri ”ishte ushtri e formuar nga i gjithë popull për luftë kundër armikut.” 32)Por kjo “ushtri” donte organizim e rregull ushtarak,asaj i duhej të ndeshej me ushtri të rregullta,madje shumë herë edhe me ato të perandorive të njohura. Prandaj Në shumë kuvende,veçanarisht në ato që u paraprinë luftrave të mëdha për çlirim kombëtar dhe për mbrojtjen e tërësisë tokësore,si, kuvendet e Kosoves dhe të Malësisë gjatë viteve 1878 -1905,në Llukë , Prizren e Pejë, ose ai i Nikaj-Merturit me 1910, i Katër bajraqeve dhe i Junikut,1912, etj. tregojnë se pas problemit të parë e themelorë , lidhjes së besës i cili kish të bëjë me sigurimin e uniteteit të popullit,problemi i dytë po kaq i rendesishem ishte ai i organizimit ushtarak. Herë veç e veç e herë të gërshetuara këto bënin boshtin kryesor të këtyre kuvendeve. Dhe s’kish si të ndodhte ndryshe pasi pjesmarrësit në kuvend,ishin njëkohësisht edhe ushtarë,edhe komandantë, edhe shtab drejtuaes i luftës popullore. Më konkretisht; aty shtroheshin çeshtje që kishin të bënin me sigurimin e forcave njerzore dhe të armatimit,me njohjen e forcës dhe synimet e armikut,me pritat që do të organizoheshin,me drejtimet e sulmit etj. Në përshtatje me nevojat rëale të luftës,kuvendi i fisit apo i krahinës përcaktonte mënyrën e lajmërimit për mobilizim,shkallën e mobilizimit,numrin e pjesëmarrësve në luftë etj. Mënyra krysosre e lajmerimit për dalje në luftë ishte kushtrimit: “Oooo Hiq kushtrim moooree se ra,turku,shkau…etj.” Kjo thirje qe leshohej piskamë e shoqërohej me të shtena pushkësh,shpërndahej me shpejtësi nga qafa në qafë e nga katundi në katund.Këtë mënyrë lajmerimi patrioti Sali Hidri e quante “telegrafi pa tel i malësorve”.Nderasa mobilizimi përcaktohej nga shkalla e rrezikshmënisë së forcave të armikut. Siç thuhej atëherë do të dilnin në luftë,në dy sylaha (burra) një,në tre sylaha –dy,në pësë sylaha – tre dhe në shumë raste nga 7 në 70 vjeç.Në këto kuvende diskutohej çeshtja e sigurimit të armëve,e municionit,e mjetëve te tjera të luftës,e bashkëveprimit me fiset dhe krahinave tjera pjesëmarrse në luftë etj. Zakonisht prijsë në luftë ishin krerët e katundeve dhe të vëllazërive të cilët komandonin forcat e tyre,por prijës ose komandant mundë të bëhej edhe një tjetër me aftësi komanduese të njohura. Edhe pas bashkimit të forcave të bajrakut ose të krahinës me ato te bajrakve ose krahinave tjera,prijësit e vëllazërive-katundeve vazhonin të qëndronin në krye të forcave të veta.Ata merrnin detyra luftarake nga krentë e bajrakut dhe i kryenin ato me forcat që komandonin. E rëndësishme ishte dhe çeshtja e caktimit të shtabit drejtues,i cili përbëhëj nga krerë e luftëtarët më më përvojë, të sprovuar në betejat e mëparshme. Siç shkruante Sali Hida,në një lëtër që i dërgonte Ismail Qemalit në në prag të fillimit të kryengritjes së përgjithshme 1912, ”komandantët,prijësit e fuqive kishin përcaktuar: -Nga ç’anë do të marrshohet për Gjakovë.– Sa krahësh do të bëhej operacioni.- Kur do të fillonin veprimet etj. Madje aty thuhet se, – këto vendime u mbajtën sekret.”33) Ishte ky bashkim i popullit, organizimi i gjithanshem i tij që, së bashku me shpirtin luftarak e trimërinë e malsorëve,e bënë të sigurtë fillimin e kryengritjes dhe garantuan fitoren e betejave të qafës së Prushit dhe qafës së Ram Ahmatit të cilat siç shkruante Hasan Prishtina në kujtimet e tij: “I dhan zemër gjithë popullit.”34)Rrethanat historike bënë që tradita e organizimit të kuvendeve në Malësinë e Gjakovës të vazhdojë gjatë.Madje edhe pas shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit shqiptar. Kjo ndodhi për shkak të nevojës që kishin malësitë për t’u vetëqeveris në kushtet e mungesës së një shteti të konsoliduar që të shtrinte autoritetin e vet edhe në malësitë e largëta siç ishte Malësia e Gjakovës,po edhe për domosdoshmërinë e bashkimit e organizimit te popullit në luftërat për mbrojtjen e tërësisë tokësore të Shqipërise. Askush më mirë se kuvendet nuk mundë t’i kryente këto funksione jetike për malesinë. Prandaj kuvendet ishin dhe mbetën forma më e mirë e organizimit, bashkimit dhe lidhjes së besës si një virtyt moral i fuqishëm që simbolizon një premtim të pathyeshëm.Ato siguruan unitetin krahinor e ndërkrahinor,po edhe të fshatit e fisit.Ndërgjegjësuan masat popullore për përvetësimin e ideve përparimtare,dhe bënë organizimin luftarak krahinor e ndërkrahinor. Si organe legjislative dhe ekzekutive që ishin,kuvendet rregulluan e kontrolluan mardhënjet midis anëtarve të vëllazërisë,fshatit e fisit,zgjidhën grindje e konflikte midis tyre,bërë pajtimin e lidhën besën si një nga elementët më thelbësor për realizimin e bashkimit, dhe të zbatimit të vendimeve te marrura. Për rolin e madh që luajtën në bashkimin e popullit,për mënyrën shembullore të organizimit, të rregullit që mbahej e kulturës të të folurit ,për bindjen e respektin e madhe që kishin pjesëmarrësit ndaj kuvendit dhe vendimeve të tij,është mirë që edhe parlamenti i sotëm shqiptar,ta mësojë dhe ta ruajnë këtë traditë të mrekullueshme shqiptare.

Referenca bibliografike:
1 – Peter Bartl & Martin Camaj,Ein Brief albanischer Sprache aus Gashi von Jahre 1689,
“Zeitschrift fur Balkanalogie,!967”,fq.28-29.
2 – Shtjefen Gjeçov,Kanuni i Lek Dukagjinit,Botimi i vitit 1993,Pgr.1106,fq.171
3 – D. Progni , Nikaj – Merturi (veshtrim historik),2003,fq.87
4 – Franc Nopçe ,Fiset e Malësisë së Shqipërisë së Veriut dhe ligji i zakoneve
(Kanuni),Arkivi i Institutit të Historisë,Përkthimi shqip,fq.5
5 – Sh. Gjeçov,KLD,1993,Pgr.1118,fq,173
6 – D.Progni ,Veper e cituar,fq.87
7 – Sh.Gjeçov,KLD,1993, Pgr.1122,1123,1124,fq.173
8 – D.Progni , Vepër e cituar,fq.88
9 – D.Progni “ “ “ “ “
10 – Fjalë të urta
11 – Sh. Gjeçov,KLD,Prg.1113,fq,172
12 – KLD, 1993,Pgr. 1112,Vendet e kuvendeve, fq.171-172
13 – KLD, “ Shtojcë, fq.198-202
14 – F.Nopçe. Fiset e Malësisë …AIH,Perkthimi shqip,fq.419
15 – “ “ “ “ “ “ ,fq.336
16 – KLD ,1993,Pgr.242,243,fq.66-67;Historia e Shqiperise,Vell.2/1,fq.99
17 – F. Nopçe,Fiset e Malësisë…, AIH,Perkthimi shqip,fq319
18 – KLD, 1993, Shtojcë,fq.199
19 – KLD , “ “ “ “
20 – KLD , “ “ “ “
21 – F.Nopçe, Fiset e Malësisë…, AIH,Perkthimi shqip,fq.319;KLD,Shtojcë,fq.199
22 – KLD ,1993, Shtojcë,fq.199
23 – KLD. “ “ “ “
24 – KLD , “ “ “ “
25 – KLD , “ Pgr. 881/b
26 – KLD , “ “ 1176,fq.178
27 – Sali Hidri,Letër derguar I.Qemalit,Pranver 1912,AQSH RSH,F.20,D.4,fq.16
28 – At Bernardin Palaj,Hylli i Dritës,Nr.4-5,1943,fq.145
29 – KLD, 1993,Pgr.1125,fq.173-174
30 – Gjovalin Shkurti,Kultura e të folurit në kuvendet shqiptare.
31 – Kerkesat e Kuvendit Junikut,16.08.1912,AQSH RSH,F.99,D.165,fq.12
32 – Sami Frasheri,Dictonaire,turc-francias,Constandinaple,1855,fq.321
33 – S.Hidri,Letër derguar Ismail Qemalit…Fq.4-16
34 – Hasan Prishtina,Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen e vitit 1912,Shkoder 1921

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Anzhuinet dhe Regnum Albaniae

Dikur princat shqiptare ishin barone, konte e duke te mirefillte te Europes Perendimore. Mbreteria e Napolit dhe Shqiperise, anzhuinet dhe emblema e simbolit tone kombetar. Historia e mrekullueshme dhe tragjike e Topiajve

nga Luan Rama

Historia e “Regnum Albaniae” i perket mugetires se koherave, atehere kur brigjet e Adriatikut ishin pre e luftrave te pareshtura dhe betejave te medha. Te zoteroje Adriatikun, do te thoshte se pari te zoteroje brigjet ne dy anet e saj dhe te beheshe me pas zot i Mesdheut. Ja pse ne vitet 1000 te eres sone, u pane te zbarkonin ne brigjet shqiptare armata me mijera kalores normande, qe te vendosur ne Italine e Jugut, ne Napoli e Siqeli, kerkonin te pushtonin brigjet perballe dhe qe permes Via Egnatia te marshonin drejt Konstantinopojes bizantine dhe te vendosnin pushtetin e tyre mbi perandorine ortodokse. Historia na tregon per dyndjet e medha dhe rrethimet shumevjecare te keshtjelles se Durresit, Kanines, Vlores apo Butrintit e Beratit (Beligrad); per emrat e Robert Guiskardit dhe birit te tij te tmerrshem Boemund, per Hugo de Vermondua dhe Robertin e Flandres, per Tankredin dhe Gijom le Bonin, e shume kalores te tjere normande te zbritur nga Normandia e Frances. Por kur dy shekuj me vone vendin e tyre do ta zinte Charles d’Anjou, apo Karl d’Anzhu, sic do ta quanin ne shekuj shqiptaret, ai do te behej nje nga aleatet e fuqishem te shqiptareve kunder dominimit te Bizantit te Mihal Paleologut dhe dyndjeve sllave te mbreterise serbe qe kercenonin nga veriu. Karli i Anzhuse do te linte gjurme ne historine e mevonshme shqiptare. Faik Konica na kujton per permendoren e tij qe mbahej ne Kruje gjer ne shekullin e XVII-te, nderkohe qe simbolet e “tri luleve te zambakut” qe ishin ne emblemen e tij, do te beheshin pjese e emblemes se Durresit, i cili per nje kohe te gjate ishte kryeqytet i dyte i kesaj mbreterie me dy brigje te saj ne te dy anet e Adriatikut: Napolit dhe Shqiperise. Akoma me befasuese eshte dhe nje embleme e vjeter e Karlit Anzhu qe ruhet edhe sot, ku duket ne nje sfond te kuq dhe te verdhe nje shqiponje dykrenare, sic eshte dhe sot ne stemen e Republikes shqiptare me shqiponjen e zeze. Shume kush mund te pyese me te drejte, nese kjo embleme u krijua ne kohen e asaj mbreterie si simbol i vemendjes nga te dyja brigjet, apo ishte e shqiptareve? Kjo embleme tregon qarte se elementi i shqiponjes me dy koka nuk lidhet thjesht me epoken e Skenderbeut, se ajo i ka rrenjet mbi dy shekuj me pare, ne “Regnum de Naples et d’Albaniae”, Mbreteria e Napolit dhe Shqiperise. Kjo mbeshtetet dhe nga shenimi i historianit te njohur Pellumb Xhufi, i cili gjate nje udhetimi ne Itali, ne Kishen e Shen Mari Meshireplotes ne Mezanje, ka gjetur dhe nje steme te vjeter te familjes se Muzakajve, ku ne pamjen e nje mburoje, krahas armeve te kohes dhe shqiponjes dy-krenare duket dhe zambaku anzhuin. Por cili ishte Karli i Anzhuse?

“Famulltar i Krishtit” dhe “lejtnant i i Shen Pjetrit”

Ne fundin e shekullit te XIII-te, ne Evrope dhe gjer ne Token e Shenjte te Jeruzalemit, Karli I Anzhuse ishte nje nga personazhet me te degjuar dhe heroike pas vellait te tij Luigj IX, mbret i Frances, i shpallur shenjt pas vdekjes. Historiani francez Zhan Rishar, pohon se “ai kishte si idhull mbretin e famshem Charlemagne (Karli i Madh) dhe donte te ishte po aq i lavdishem sa dhe ai”. Ai ishte biri me i vogel i Luigjit VIII, mbret i Frances, dhe i mbretereshes Blanche de Castille (Blanka e Kastiljes). Madje Luigji nuk e njohu birin e tij, pasi mbreti vdiq kur shkonte drejt luftes dhe kur Blanche ishte shtatzene me te. Karli dhe vellai para tij, Roberti i Artuase, ishin me luftaraket midis vellezerve, gjaknxehte dhe aventuriere, te prirur per ndermarrje ushtarake.

Kur mbreti Luigj IX ndermori kryqezaten drejt Jeruzalemit ne vitin 1248, ai i mori me vete dhe tri vellezerit e tij, mes te cileve dhe Karlin. Ne brigjet e Egjiptit, ata sulmuan dhe pushtuan keshtjellen e Damietes ne delten e Nilit, por kur ju drejtuan Kajros, sulmi kryenec i Robert d’Artuase ne krye te 300 kaloresve u kushtoi shume shtrenjte: Roberti mbeti i vrare dhe ushtria u shpartallua, cka solli dhe shpartallimin e ushtrise se mbretit francez. Ne terheqje e siper, mbreti u kap rob dhe u desh nje harac i madh si dhe dorezimi i keshtjelles se Damietes qe te mund te largoheshin. Por ne vend qe te kthehej ne France, mbreti vazhdoi rrugen e kryqezates drejt brigjeve te Palestines, ku shume nga qytetet-kala ishin ende ne duart e shteteve latine, pra te tempullareve dhe “hospitaliereve”. Luigji IX i ndjekur nga Karli i Anzhuse dhe Alfonsi i Puatjese, cliroi Nazaretin, por nderkohe vdekja e nenes se tij Blanche e detyroi te ktheje ne fillim dy vellezerit e tij per drejtimin e mbreterise dhe pastaj, pas 4 vjet mergimi dhe vete ate, pa arritur ta cliroje Jeruzalemin. Ne vitin 1260 Papa Urban IV i beri thirrje Karlit Anzhu qe te nisej drejt jugut te Italise per t’i ofruar kuroren e Napolit dhe te Siqelise te uzurpuar nga mbreti Manfred i familjes mbreterore gjermanike Hohenstofen. Ideja se mund te mbreteronte, e joshi dhe ai u nis me ushtrine e tij drejt veriut te Italise, beri per vete princat e atjeshem, zbriti ne Rome ku u be senator i Romes dhe me pas u pergatit per lufte. Ne qershor te vitit 1263, ne baziliken e Shen Pjetrit ne Vatikan, Papa e kurorezoi mbret te Siqelise dhe Napolit. Tashme ushtria anzhuine dhe trupat italiane sulmojne drejt jugut; ne Benevent behet beteja e madhe, ku mbetet i vrare dhe vete mbreti Manfred.

Trupat e Anzhuse hyjne ne Napoli. Nje vit me vone, nipi i Manfredit, Konradi, kerkon te shpaguhet dhe me ushtrine e tij gjermanike zbret drejt jugut, madje arrin gjer ne Pulje, por me se fundi eshte Anzhu qe do te fitoje. Konradi i kapur rob, do te varet ne sheshin e Napolit. Eshte koha kur aleanca e anzhuineve dhe e mbretit te Frances me papatin e Romes, e bene Karlin e Anzhuse nje nga figurat legjendare te kesaj epoke. Ai tashme kerkonte te zgjeronte mbreterine e tij, te bente per vete senjoret e Morese, te Epirit dhe te brigjeve shqiptare te Adriatikut. Por qellimi i tij i vertete ishte marshimi drejt Konstantinopojes qe te rrezonte perandorin ortodoks Mihal Paleologu dhe ne vend te tij, me ndihmen e Papes te vihej ai si nje perandor latin. Por nderkohe, endrren e tij e nderpreu vete mbreti Luigj IX, i cili ne vitin 1270 shpalli se do te ndermerrte nje kryqezate te re per te cliruar Jeruzalemin. Kesaj rradhe do ta shoqeronin vec tri djemve te tij te rinj, edhe dy vellezerit e tij, Karli Anzhu dhe Alfonsi i Puatjese. Per ters, mbreti, nje djale i tij dhe disa princa, vdiqen nga tifoja jashte Kartagjenes se rrethuar.

Karli Anzhu u kthye ne Napoli me idene e meparshme: Te marshonte drejt Konstandinopojes. Sic pohon bizantologu dhe albanologu Alen Duselje, nga gruaja e Manfredit, te cilen e mbante te burgosur, ai siguroi zoterimin e Himares, Sopotit, Butrintit, Spinarizza-s (Zvernecit), meqe ajo ishte bije e despotit te Epirit, toka qe ishin prika e saj. Karli donte tashme te bente per vete shqiptaret qe ndjeheshin te kercenuar nga trupat e Mihal Paleologut. Me paktin qe vendosi me prijesat shqiptare, ai u shpall mbret i Napolit dhe Shqiperise ne 21 shkurt te vitit 1272. “Durazzo, Berati, Janina, Butrinti hyne ne mbreterine e re”, – shkruan historiani Rishar. “Regnum de Naples et Albaniae”, u festua dhe u brohorit nga te gjithe shqiptaret. Me nje dekret mbreteror ai njohu princat shqiptare si barone dhe konte, duke u dhene tituj nderi si “inter quos barones sabatus Paulus Brana, Sevastus Petrus Leti, sevastus Petrus Messia”…dhe u jepte atyre pushtet ndaj zoterimeve te tyre dhe menjehere me ndihmat e mbretit anzhuin filluan forcimet e keshtjellave mbrojtese. Ne dokumentet anzhuine ne njihemi me aristokracine e asaj kohe dhe familjet e medha shqiptare si Muzaka, Blenishti, Aranitasi, Skura, Zenebishti, etj, per te cilet flet ne librat e tij dhe Duselje. Studjuesi italian Francesko Tajani, ne librin e tij “Storie Albanesi” te botuar ne Salerno me 1886, duke folur per anzhuinet ne Shqiperi permend zoterimet e princerve shqiptare. Balshajt kishin zonen midis Krujes dhe Lezhes, Dukagjinet kishin krahinat mbi lumin Drin, Zakariajt kishin qytetin e Danjes dhe Zadrimen, Pjeter Spani kishte Drishtin, ndersa Kastriotet, Dibren. Pas vdekjes se Karlit Anzhu ne vitin 1285 dhe varrimit te tij ne Napoli, te derguarit e anzhuineve u larguan nga Shqiperia me 1286, por u rikthyen perseri me 1304, pas clirimit te Karlit II Anzhu dhe hipjes se tij ne fronin mbreteror te Napolit. Ne kete kohe, princat shqiptare si Topiajt, Dukagjinet, Muzakajt, etj, ishin bere mjaft te fuqishem. Megjithate, perballe kercenimit te dyndjeve serbe qe vinin nga veriu, ata kishin nevoje per mbeshtetjen e nje mbreterie si ajo e anzhuineve, e cila tashme, permes martesave te shumta, ishte lidhur me disa mbreteri te Evropes si ajo e Hungarise, e Aragonasve, etj. Gijom Blinishti (apo Gjon Blinishti) u caktua nga mbreti francez, mareshall i forcave shqiptare. Tanush Topias i ishte dhene titulli kont, “Dominum Tanucium comitem Thopian”. Andrea Muzaka mori titullin “Despote d’Albanie”, apo sic shkruhet ne kronikat latine “Andreas Masocius regni Albaniae Despotus”, ku atij i jepeshin gjithe te drejtat dhe fuqite, me kusht qe nje nga djemte ta linte peng ne keshtjellen e Durresit ku rrinte dhe lejtnanti i mbretit. S’do te kalonin shume kohe dhe Berati pushtohet nga trupat e perandorit bizantin, por anzhuinet dhe shqiptaret e cliruan serish qytetin me 1274.

Ne vitin 1277, Karli i Dyte niset drejt Palestines, pasi nga Maria e Antiokese, ai bleu titullin “mbret i Jeruzalemit”. Arriti te cliroje Shen Joanin e Akres dhe behet nje nga figurat e fuqishme qe ndermjetesoi midis myslimaneve dhe tempullareve e kryqtareve kristiane. Por mendja e tij eshte gjithnje, zbarkimi drejt Adriatikut dhe marshimi mbi Konstantinopojen. Sipas kronikave te kohes, me 1279 ai dergoi ne Shqiperi besnikun e tij Hugo de Sully, ne krye te nje ushtrie te madhe, qe me ndihmen e trupave shqiptare te clironin serish Beratin e pushtuar. Ne Napoli e Siqeli pergatitjet per luften e ardhshme vazhdonin, por ne vitin 1282, nje ngjarje do t’i prishte planet e anzhuinit: Revolta e Pashkes ne Palermo, ku ushtaret e tij u masakruan dhe u zbuan nga siqelianet. Mbretit anzhuin i mbetej vetem Napoli dhe Shqiperia. Aleanca me prijesat shqiptare do te vazhdonte dhe pas vdekjes se Karlit II Anzhu, me pinjollet e tij, dinasti qe do te lidhej me shume oborre mbreterore te Eropes aq sa do te flitej me vone per Evropen anzhuine. Pikerisht Roberti II Anzhu nga Napoli, u shkruante me vone princave shqiptare (“aux nobles comtes, barons et autres feudataires du royaume d’Albanie” ) se do t’i ndihmonte per te luftuar kunder Dushanit te Serbise. Dukati i Durresit do te mbetej si zoterim i anzhuineve jo vetem ne mbreterimin e Robertit “le sage” (“i urti”) sic e quanin bashkekohesit e vet, i cili mbreteroi ne Napoli gjate viteve 1309-1343, por edhe shekuj me pas. Fronin mbreteror ai ja trashegoi mbeses se tij Zhana I e Napolit, por ajo u mbyt me 1387, sipas urdherit te Karlit III Anzhu, i cili vazhdonte te quhej dhe duka i Durresit, “comte Duras”. Bashkimi permes martesave me familjen mbreterore te Aragones se Spanjes, shpjegon dhe pretendimet per trashegimin e fronit te anzhuineve mbi Durresin nga ana e aragonasve gjer ne ditet tona. Historia e vjeter flet gjithashtu edhe per nje tjeter pinjoll te kesaj familjeje, te quajtur Karl, i cili luftoi perkrah francezeve ne luften e anglezeve dhe u vra ne betejen e Puatjese. Shekuj te tere kaluan, por lidhjet martesore mes anzhuineve dhe shqiptareve do ta mbanin gjalle kete aleance: Sepse gjaku i perzier i Karl Topias me ate te anzhuineve, nuk do te harrohej.

Karl Topiaj, pinjolli shqiptar me gjak francez

Nje nga tregimet me interesante, aq sa i perngjan nje legjende dhe qe lidh anzhuinet me shqiptaret eshte dhe ajo e Tanush Topias, kontit te Durresit, dhe lidhjes se tij me Helenen franceze, bije e familjes mbreterore anzhuine. Tanushi e kishte pare Helenen per here te pare ne keshtjellen e Durresit, kur ajo kishte ardhur me nje anije vetem sa per te kaluar nje mbremje dhe per t’u nisur pastaj brigjeve te Greqise, ku e priste i fejuari i saj freng, princ i ishujve te Morese. Ajo ishte bjonde dhe nje bukuroshe e ashper nga krahina e Anzhuse. I ndezur nga dashuria per te, Tanushi qe ate mbremje e rrembeu francezen me pasionin e tij. Ajo e pelqeu menjehere princin e pashem shqiptar dhe nuk pranoi te vazhdonte udhetimin e nisur drejt Greqise. I derguari i mbretit ne Durres, guvernatori francez, me kot e kercenoi se mbreti do t’i dergonte ushtrine dhe do t’ja digjte te gjitha pronat. Por cifti tashme jetonte ditet e nje lumturie te madhe. Tanush Topia shpalli dasmen dhe thirri gjithe princat shqiptare. Nje vit me vone u lindi nje djale qe Helena e quajti Charles (Karl) ne kujtim te stergjyshit te saj. Mbreti qe rrinte ne Napoli, nuk guxoi te sulmonte Durresin me floten e tij. Ai e dinte qe princi shqiptar do te gjente mbeshtetjen e princerve te tjere dhe betejen do ta humbte, e bashke me te dhe mbreterine. Shume vite do te kalonin dhe me se fundi, mbreti anzhuin do t’u conte mesazhe miqesie dhe i ftoi ata te shkonin ne pallatin e tij ne Napoli. Nje dite, Tanush Topia dhe Helena e bukur do t’i hipnin anijes dhe do te niseshin neper Adriatik drejt Napolit. Mbreti Robert u kishte cuar fjale se i kishte falur dhe se ne Napoli po pergatiteshin festimet e pritjes se princit shqiptar. Helena perpiqej te imagjinonte se si do te ishte ky takim me atin. Ajo e njihte mire zemeraten e tij dhe shpresonte se pas kaq vitesh, mllefi i tij qe shuar dhe ndoshta tashme me siguri ai do kishte mall jo vetem te shihte ate, por dhe Karlin e vogel, qe mbante si kujtim emrin e degjuar. Por ky pinjoll i lindur nga historia e nje rrembimi apo i nje dashurie te nemur, me gjak shqiptar e francez, nuk do t’i ndiqte prinderit e tij. Ai kishte mbetur ne keshtjelle. Ne Napoli, Topia u prit me nderime te medha dhe ceremonia vazhdoi gjer naten vone. Helena dhe Tanushi nuk e dinin se po kalonin naten e fundit te jetes se tyre. Mbreti urdheroi t’i vrisnin qe te dy, dhe ne mengjes kufomat e tyre u zhduken. Rrembimi i Helenes, si ne teatrot klasike greke, perfundoi me nje tragjedi te tmerrshme. Principata mbajti zi per princin dhe princeshen e vrare. Nje armiqesi u krijua per mbretin e Anzhuse. Por sa me shume rritej princi i vogel, aq me shume ai krenohej me prejardhjen e tij shqiptare e franceze. Kur u be zot i Durresit dhe i krahines perreth, ne stemen e tij ai vazhdoi te mbante zambaket heraldike duke shtuar dhe luanin e stemes se hershme te anzhuineve. Karl Topia permendet per here te pare rreth viteve 1350, ne nje kohe kur anzhuinet e zoteronin ende Durresin, por jo “de facto”. Shqiperia vazhdonte te quhej “Regnum Albaniae” me kryeqender Durresin. Shume vite me vone, anzhuinet e sulmojne qytetin dhe e pushtojne ate me 1368-te, por ai clirohet perseri disa vite me vone. Me 1374, Papa Grigor XI, duke pare forcen e princit Karl Topia, i dha atij titullin “Grande Comte d’Albaniae” (Kont i madh i Shqiperise).

Muzika dhe Letërsia

KREU I

RRETH NJË KOHËTOREJE TË MUZIKËS SHQIPTARE.

Trajtimi i temës lidhet me disa vështirësi që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me strukturimin e  “Kohëtores së Muzikës”. E para  është se muzika shqiptare paraqet vetvetiu një kompleksitet relativ analizimi; se deri më tani  është bërë përpjekje pjesërisht[24] për një gjë të tillë (kjo, brenda atyre pak botimeve rreth muzikës shqiptare), dhe e treta syresh shfaqet atëhere kur trajtohet ajo si një hyrje për një lëndë tjetër.

Në rast se do të krahasonim zhvillimet e muzikës shqiptare me ato të çfarëdo vendi tjetër evropian, gjëja e parë që konstatojmë është zhvillimi jolinear i saj. Ky jolinearitet konstatohet në dy drejtime:
-e para, si mungesë relative informacioni, të dhënash mbi etapat, veçoritë e tyre etj.
-e dyta, se brenda këtij informacioni  ka një pavazhdimësi që buron jo vetëm prej tij, por dhe nga  vetë mungesa e faktit. Për pikën e parë punimet e specialitetit  kanë bërë ç’është e mundur që të zbardhin piketat dhe gurët kilometrikë të rrugës muzikore të përshkuar, pra në një farë mënyre kanë bërë që të flasë “Koha memece” e kësaj muzike; ndërsa, për të dytën, është vetë historia që ka thënë fjalën e saj e që s’e kthen dot më.

Kushtet e veçanta historike të Shqipërisë ndikuan që dukuritë normale historike të muzikës në botë, ose të rrudheshin tek ne deri në një kufi të pranueshëm, ose të rigjenin një interpretim vendas, të ngjashëm ose jo me origjinën. Kjo gjë vihet re edhe jashtë këtyre krahasimeve, p.sh. po të vjelësh opinionet e përgjithshme që jepen mbi historinë e shkuar të muzikës sonë,  por edhe nga krahasimi me vetë historinë shumë më të zhvilluar të arteve të tjera shqiptare si letërsia dhe piktura. Ndryshimi është i dukshëm. Pretendimi për të zbuluar veçori të zhvillimeve të muzikës shqiptare, nuk i bie ndesh specifikave evropiane e botërore të zhvillimit të artit muzikor, përkundrazi i pasqyron ato në një terren të veçantë, në kufirin e një mase të caktuar, me pretendimin për të qenë pjesë e të tërës në historinë e muzikës botërore. Së fundi, vetë shqyrtimi i “M&L” nuk do të ishte i plotë nëse, më përpara, nuk do të shihej se ç’ishte vetë muzika shqiptare deri në prag të shek. XX.

Muzika si një realitet i përjetuar.

Pavarësisht se datat më të rëndësishme të muzikës shqiptare janë të ngulitura kryesisht në shek. XX[25] (kur formohet edhe “Muzika shqiptare në një kuadër evropian”[26]),  muzika në thelb duhet të konsiderohet si një realitet i dikurshëm i  përjetuar. Rëndom thuhet se muzika si një  gjuhë universale shfaqet tek popuj të ndryshëm, në mënyra të ndryshme, duke marrë formën e një arti muzikor të thjeshtë ose jo, linear ose jo, por që merret vesh nga të gjithë. Në Iliri arti muzikor[27] ishte në kufirin e një gjuhe universale, nga e cila vështirë se identifikohet diçka, si nga mungesat e dokumentave të drejtpërdrejta por edhe se “Arti qytetar i vendbanimeve ilire, si pasqyrim i një shoqërie me strukturë dinamike gjithnjë më të ndërlikuar, nuk paraqit shumë unitet stilistik…”[28], megjithëse njësia etnike kulturore-historike ekziston.

Prej antikitetit  deri në shek XV nuk mund të flasim me siguri për muzikën tonë. Kjo është një nga periudhat më të errëta, jo vetëm  përsa u përket të dhënave mbi zhvillimet muzikore, por dhe më tej. Kuptohet që tisin e trashë të errësirës shekullore e çajnë aty këtu rreze drite, të cilat ndriçojnë veprën e muziktarëve tanë, ndër të cilët mund të veçojmë  emrat e Nikete Dardanit[29] (shek. IV) dhe Jan Kukuzelit[30] (shek. XII), që të dy priftërinj, njëri katolik dhe tjetri ortodoks. Muzika për një kohë shumë të gjatë, u lidh ngushtë me institucionet e kultit, shtëpinë e përbashkët prej nga morën rrugë edhe veprat e para të letërsisë sonë. Ajo shënoi gjatë kësaj bashkëjetese (shek. XV – fillim i shek. XIX), si segmentin historik, po aq dhe veçorinë e zhvillimeve të saj të kësaj periudhe, kohë kur muzika e kultit mund të mendohet se ishte një konvencion mjaft i ngushtë. Kjo gjë sot duket disi e çuditshme, kur te fqinjet tanë historikë (p.sh.në Itali) u  themelua universiteti i parë në botë[31], e ku  lulëzonte arti e kultura, gjë që do ta dëshironim të dokumentuar në këto nivele edhe për kulturën tonë muzikore.

Mund të themi, se gjatë këtyre viteve, veçoria shqiptare e muzikës shfaqet kryesisht si “autoktoni” autorësh dhe jo veprash. Megjithëse të pakët, duket e pavend  këmbëngulja për të parë ngushtësisht krijimtarinë e tyre, sepse ata kanë orientuar proçese e dukuri muzikore shumë të gjera, të drejtuara përkah një kulturë tjetër, kulturës fetare në përgjithësi. Mendoj se po brenda kësaj lënde duhet kërkuar uji që ka rrjedhur nga burimi ynë për në shtratin e përbashkët të kësaj kulturë. Është një punë e vështirë të zbulohet, fjala vjen, gjuha muzikorë kombëtare (është ende shpejt të flitet për të), megjithëse në himnin[32] “Te Deum”[33] të Dardanit “…është vënë në dukje…nënshtresa e elementëve të traditës vendase”[34]. Po ashtu tek disa pjesë muzikore të Kukuzelit janë vërejtur nga grekët mesjetarë “…mjaft motive dhe elemente “barbare”…”[35].  Është e rëndësishme të theksohet se kjo krijimtari  konsiderohet  në nivelin “Master piece”, e që ky kontribut i tyre është themelor në muzikën botërore.

Në shek. XIV-XVIII, informacionet që kemi për muzikën tonë përqëndrohen  edhe në veprimtarinë artistike-muzikore të disa muziktarëve jashtë vendit. Ndër ta, një vend të veçantë zë veprimtaria e muzikantëve instrumentistë[36]  Kolë Durrsaku, Filip Drishtaku, Pjetër Spani si dhe familjes së trumpetistëve L’Arta[37] shumë të njohur në Raguzë gjatë shekujve XIV-XV, pa përmendur asnjë veprimtari krijuese të mirëfilltë në atdhe, përveç asaj të Kristanth Manditit[38] në vitin 1832, që lidhet me botimin e traktatit mbi  reformën më të fundit në muzikën bizantine. Prof. R.Sokoli përmend se në shek. XIX, kanë zhvilluar veprimtari krijuese jashtë vendit, kompozitorët[39] me origjinë shqiptare Vladimir Gjergj Kastrioti (1820-1890) dhe Harallamb Kristo Koçi në Rusi, Ismail Efendi Dedei (1778-1846) në Turqi, Luigj Albanesi (1821-1897) në Itali etj.

Në fund të shek. XIX fillim i shek. XX, ndërkohë që kultura shqiptare në përgjithësi konturohej si një kulturë  iluministe e romantike, muzika jonë paraqit situata komplekse përsa u përket alternativave muzikore. Së pari tentohet shkëputja nga muzika e kultit (“Skizmi”), që për më shumë se 15 shekuj kishte qenë drejtimi më kryesor i lëvrimit të muzikës. Jashtë autoritetit të muzikës kishtare prej disa vitesh ekzistonin predispozita për  një tjetër muzikë[40]; arsyet ishin morale dhe i përkisnin shpirtit të kohës[41], i cili ishte më shumë realist sesa mistik, më shumë polemizues sesa frymëzues; arsye që lidheshin me kulturën e  Rilindjes sonë kombëtare e në vazhdim, e cila vinte “… kombësinë mbi fenë, bashkimin kombëtar mbi ndarjet fetare e krahinore, arsimin kombëtar si dhe gjuhën e njesuar letrare mbi variantet dialektore”[42] etj. Në këtë kohë edhe “…forcat demokratike të shoqërisë shqiptare janë të interesuara gjallërisht për një kulturë të zhvilluar e origjinale muzikore dhe, megjithëse të kushtëzuara nga prapambetja e përgjithshme ekonomike, intelektuale e shpirtërore, arrijnë ta krijojnë atë”.[43]

Ky drejtim i ri i qëndroi paralel kulturës muzikore popullore (e cila ka pasur dhe ka jetën e saj në një terren artistik tjetër), krahas llojformimit më të ri të muzikës shqiptare të mesjetës së vonë, “muzikës së rëndomtë të qyteteve”[44], bashkëshoqëruese e urbanizimit të qyteteve tona. Këtu duhet pasur në vëmendje fakti që gjithë kultura shqiptare e Rilindjes u pozicionua në favor të çlirimit kombetar. Marshi “Bashkimi i Shqipërisë”, i shkruar për bandë nga Palok Kurti më 1880,  kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përfaqëson në muzikën shqiptare të qyteteve angazhimin e drejtpërdrejtë në jetën politike të vendit byunëpërmjet formave dhe konceptimeve të reja muzikore. Nuk besoj se ka një rast tjetër të ngjashëm në gjithë historinë e muzikës botërore, si ai i “Bandës së Lirisë” në Korçë[45],  ku përveç veprimtarive koncertore, instrumentistët e saj kanë marrë pjesë me armë në betejat për çlirimin kombëtar, si në betejën e Orman Çifligut, kundër osmanëve. Aty dhanë jetën  natën e 29-30 Korrikut  të  vitit 1911 edhe muzikantët Kosta Kosturi, Odhise Pjasto dhe Tushi Krastafillaku[46]. Kështu, pamvarësia kombëtare na gjeti vetëm me dy-tre fanfara nëpër qytetet kryesore e me ndonjë muziktar si Martin Gjoka e Thoma Nasi[47].

Skizmi muzikor

Në prag të shek. XX, muzika që kultivohej në Shqipëri ishte ende e lidhur me muzikën e kultit. Të vërtiturit në të njëjtën lëmë dhe rreth të njëjtit strumbullar krijonte për muzikën  sa një konvencion shumë të ngushtë, po aq edhe vështirësitë e ndërtimit  të idiomës kombëtare të saj. Në Shqipëri, në vendin ku “Ungjilli i Muzikës s’ka qenë predikuar gjer më sot…”[48], “Skizmi” ishte njësoj i vështirë, si në pikëpamje të orientimit konceptual, të realizimit profesional dhe të mirëkuptimit shoqëror. Në një kontekst më të gjerë, kryerja e “skizmit” do të shënonte  në  zhvillimin historik të muzikës shqiptare një variacion të largët   ( por të domosdoshëm), të atij fenomeni që kishte ndodhur në muzikën evropiane në fillim të shek. XVII.  Ky është momenti i daljes  së muzikës nga institucionet e kultit dhe formimi i “muzikës për të gjithë”, muzikë e një tipi dhe estetike të re. Kjo, në pikëpamje muzikore presupozon rregulla të përcaktuara, të cilat janë tashmë objekt i një tradite dhe padyshim i një edukimi serioz profesional.

Shembulli evropian i shek. XVII, ishte po aq afër sa dhe larg. Në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XX (kohë kur autoret tanë tentojnë “Skizmin”), në pikëpamje të evolucionit të proçesit muzikor e kompozicional, muzika evropiane e botërore i kishte përjetuar katër periudha të zhvillimit muzikor në shek. XVII-XIX (Paraklasiçizmi, Klasiçizmi, Romantizmi e Impresionizmi) dhe kishte hyrë në kërkimet e shprehjes atonale të gjuhës muzikore (shek. XX). Ishte kjo prapambetje relative kohore në proçesin e krijimtarisë muzikore shqiptare (që shoqërohej edhe me mungesat e tjera në pikëpamje të institucionalizimit të një jete muzikore dhe artistike koherente në Shqipëri), që  do të rëndonte misionin por dhe që do të shumëfishonte njëkohësisht detyrimin  për kryerjen e “Skizmës”.

Siç kemi shpjeguar dhe më përpara, vështirësia e realizimit të “Skizmës” lidhej me disa pengesa, këto të natyrës profesionale apo edhe jashtartistike. Së pari duhet patur parasysh dhe situata e përgjithshme e Shqipërisë e atyre viteve, e cila nuk favorizonte një klimë zhvillimi për muzikën, dhe rastet janë të shumta. Parlamenti shqiptar nën presionin e klerit votoi për shpërndarjen e kolektivave artistike laike  në qytetin e Korçës; banda “Vatra” megjithëse ishte aprovuar si “Bandë kombëtare e shtetit shqiptar”[49] nga qeveria e Sulejman Delvinës, nuk u fut në buxhetin e shtetit shqiptar të vitit 1923; me vendim të qeverisë së Zogut më 11 Gusht 1933, mbyllet  “….mbas një viti ekzistence Instituti Muzikor i Tiranës”[50]; At Martin Gjoka, ndërkohë që kishte përfunduar korpusin e krijimtarisë muzikore, si rezultat i mosmarrveshjeve me drejtuesit e tij transferohet në vitin 1936 në fshatrat e Dukagjinit etj.  Si në një kundërthënie, po në këto vite, tenori i shquar me origjinë arbëreshe Giusepe Mauro interpretonte në Metropolitan Opera-New York dhe në Amsterdan Opera House,  Otellon[51] e Xh. Verdit.

I pari që e synoi shkëputjen ishte prifti katolik dhe kompozitori At Martin Gjoka[52]. Së bashku me krijimtarinë muzikore të kompozitorit dhe priftit ortodoks Fan S.Noli[53],ata krijojnë precedentin e muzikës sonë: shkëputjen nga muzika e kultit duke u nisur nga brenda saj, i pari nga pozitat e muzikës kulte të kishës perëndimore dhe Noli të asaj lindore. Të qënurit i pari në kryerjen e “skizmës”, lidhet direkt me kapërcimin e pengesës më madhore, asaj të të parit përtej vetes, gjë që kërkonte profesionalizëm dhe kapacitet të mendimit intelektual muzikor. Kështu  krijimtaria muzikore e At Martinit, një lloj embleme me dy pamje paraqet, në këndvështrimin tonë, një nga fenomenet më interesante të muzikës shqiptare. I ndarë më dysh përsa i përket krijimtarisë (në krijimtari fetare dhe laike), i shkëputur nga shfaqjet sipërfaqësore dhe të pjesëshme të “muzikës së rëndomtë të qyteteve” të kësaj periudhe, Martin Gjoka  e filloi “skizmin” duke krijuar së pari  një proçes muzikor kompozicional të vërtetë, të ngjashëm me atë të kompozitorëve evropianë. Për vite të tëra, në muzikën shqiptare kishin munguar krijuesit me krijimtari dhe proçes të konsoliduar profesional.

Tani mund ta kuptojmë stilistikën e shumëllojshme të krijimtarisë së tij muzikore, pasi duke mos pasur një traditë të vërtetë muzikore paraardhëse në fushën e kompozimit muzikor; duke pasur shumë shembuj për të ndjekur nga kultura muzikore laike botërore; duke qenë produkt i një realiteti dhe jetese të caktuar; duke ditur shijet e publikut dhe njohur realitetin muzikor shqiptar të atëhershëm; duke mbyllur një praktikë dhe duke filluar një proçes, në krijimtarinë e Martin Gjokës do të gjendej e trupëzuar fillesa e kompozicionit shqiptar si proçes historik, e bashkë me të, tiparet kryesore të etapave të krijimtarisë muzikore botërore brenda një jete të vetme. Kjo veçori zë fill tek krijimtaria e At Martinit, në formën e një vepre që krijohet duke djegur etapat paraardhëse, e një përvoje që vijon edhe tek autorë të tjerë të rëndësishëm të muzikës shqiptare të shek. XX.

Të qenurit i vetëm, i krijonte  komoditetin e rasteve të tilla, por dhe privime, të cilat  fillonin që nga interpretimi i asaj muzike e deri tek sjellja e audiencës. Vetkuptohet që At Martini  do të ketë qenë përballur me vështirësi të paimagjinueshme, fjala vjen për përzgjedhjen e gjuhës muzikore të veprave te tij. Sot vërejmë fare mirë se “skizmi” gjendet edhe brenda  veprave fetare të tij, të cilat janë të frymëzuara drejtpërsëdrejti sa nga traditat e muzikës botërore aq edhe nga gjuha muzikore folklorike.[54] Mbështetja e tij në folklorin muzikor të Malësisë së Madhe, shërbeu si fillesa e orientimit  kombëtar të muzikës kulte shqiptare të shek. XX, që e shihte folklorin si vlerë të traditës sonë muzikore por dhe të mendimit muzikor shkencor në përgjithësi.

“Skizmi” merr formën e tij të dukshme edhe në veprimtarinë e tij jashtë kompozimit. Prirja për të krijuar ansamble e formacione të njohura botërisht për frymën e tyre laike, ishte një paralele e vendosur në kohën kur edhe interpretimi muzikor i krijimtarisë së re kërkonte një tjetër dimension. Prandaj, elitarizmi i një veprimi muzikor si ai i “skizmës” duhet konstatuar jo drejtpërsëdrejti në veprat që e realizuan atë, por edhe tek orientimi për të shkruar muzikë ndryshe. S’duhet harruar se At Martini është një pjesë e vijueshmërisë historike të traditës së madhe kulturore të Shqipërisë së Veriut, me qendër në Shkodër. Me vite të tëra ndihmësat e kësaj linje të kulturës sonë bashkëjetuan (si në letërsi, filozofi, etj.), por pa arritur që në vitet e shkuar, dikush nga kjo aradhe të bënte në muzikë, atë që bëri Budi dhe Bogdani në letërsinë shqipe.

Rasti i krijimtarisë muzikore të Fan.S.Nolit është sa i ndryshëm aq dhe i veçantë. Kjo për faktin se krijimtaria muzikore e tij i përket një etape të mëvonshme (rreth viteve 1938 e në vazhdim); se në këtë krijimtari muzikore të Nolit (si një kompozitor i dalë nga radhët e klerit të Kishës Lindore) gjejmë sa një pjesë të muzikës së re shqiptare, në përgjithësi,  ashtu dhe faktin që ajo është katalizator i “skizmit” nga ana tjetër.

E parë me sy të ftohtë, realisht konstatojmë tri faza graduale të “Skizmit” tek veprimtaria e Nolit si kompozitor e muzikant. Faza e parë e “skizmit” i Nolit, lidhet me futjen e gjuhës shqipe në meshën ortodokse[55]. Ky hap jo i vlerësuar në këndvështrimin muzikor është përshëndetur nxehtësisht nga Faik Konica  po atë ditë, më 22 Mars 1908, në “Knights of Honor Hall in Boston” me fjalët: “Dita kur Fan Noli drejtoi liturgjinë e parë në gjuhën shqipe, është një pikë kthese në historinë e Rilindjes Shqiptare. Ne nuk do ta harrojmë atë, dhe për më pak të lejojmë të tjerët ta harrojnë”[56]. Po në këtë ditë është themeluar edhe Kisha e Shën Gjergjit, ku pranë saj Noli ngriti edhe korin që e drejtonte vetë, i cili i shërbeu si për shërbesat fetare edhe për ato laike. Më tej, një mësonjtore korale Noli mendoi ta themelonte më 1923, kur u emërua mitropolit i Durrësit. Shumë vite më vonë, në një fotografi të vitit 1942,  jepet  “Theofan Stilian Noli me pjesëtarët e Korit të Kryekishës Shën Gjergji në Boston, këndojnë në radio-programin “Zëri i Shqipërisë” i filluar më 12 Qershor 1938”[57].

E dyta lidhet me përpjekjet e tij si kryeministër i qeverisë së vitit 1924, për të themeluar në Tiranë një Konservator muzike  sëbashku  me një orkestër simfonike kombëtare[58].Në fjalën e mbajtur nga Prof. Thoma Nasi më 26 shkurt 1965 në universitetin e Harvardit, Kembrixh, Mass,  thuhet shprehimisht se: “Peshkop Noli m’u lut mua që ta ndihmoja në planet e tij për muzikën,duke sjellë disa muzikantë të klasit të parë nga Italia të cilët mund të jepnin mësim në konservator dhe gjithashtu të shërbenin  si bërthamë e orkestrës simfonike”[59]. Megjithëse kjo mbeti  vetëm një përçapje e tij, Noli gjithmonë besonte se “Zgjimi artistik me anën e muzikës, hollësimi i shijes, krasitja e mendjes së lopësuar të shqiptarit të sotmë me harmoninë e tingujve, janë vepra që meritojnë lëvdatat më të mira”[60].

Së treti do të inkuadronim veprimtarinë konkrete të Nolit[61] si kompozitor muzike e muzikolog, në favor të një përmase dhe orientimi evropian të krijimtarisë. Veprat e tij për orkester simfonike “Skënderbeg”,”Rapsodi Shqiptare” dhe “Gaspari i Varfër”, për tenor dhe orkestër, janë tipike përsa u përket përsiatjeve tona. Tek to do të hasim si shtratin e muzikës bizantine,  prej nga ai nisi formimin muzikor, ashtu  edhe shkëputjen prej saj. Kjo pasi si kërkues i gjëndjeve të përveçme në çdo fushë të veprimtarisë artistike, Fan Noli e synoi këtë shkëputje me tendencë. Situata shfaqet më së miri në organizimin tematik të veprave,  ku ai përshkruan pothuajse gjithë historinë e krijimtarisë muzikore. Rasti më tipik në krijimtarinë muzikore shfaqet tek citimi i drejtpërdrejte melodik i  “Marsejezës” dhe “Internacionales”[62], si dhe tek punimet muzikologjike të cilat shënojnë shkëputjen e tij përfundimtare nga bota e fesë etj,. Gjithashtu vërehet se “.. baza e shprehjeve të tij muzikore përbëhet nga disa stilema dhe intonacione kombëtare që burojnë kryesisht nga vetëdija e tij”[63]

Së fundi rëndësia e “skizmit” është shumë e madhe, pasi shënon aktin e parë të emancipimit dhe profesionalizmit të muzikës sonë të re, duke  i paraprirë zhvillimit intensiv dhe cilësor të saj në gjysmën e dytë të shek XX. Në këtë realitet tjetër, muzika,  si një art i kultivuar, ndërgjegjësohet për rolin dhe misionin e saj të ri në shoqërinë dhe kulturën moderne shqiptare dhe renditet denjësisht krahas arteve të tjera.

[24]Këtu përmendim:

Ramadan Sokoli “Figura të Ndritura”, Tiranë.1976; Ramadan Sokoli,“16 Shekuj”, Tiranë, 1995; Zana Shuteriqi.“Muzika shqiptare e periudhave të rilindjes kombëtare dhë te pavarësisë” (Disertacion), Tiranë, 1986;  Fatmir Hysi.“Rrjedhat popullore të muzikës shqiptare”, Tiranë, 1991;  June Emerson. “The Music of Albania”, England, 1994;  “Historia e muzikës shqiptare”, Maket, Tiranë, 1984.

[25]Më 1 Tetor 1908 themelohet “Banda e Lirisë” në Korçë, Thoma Nashi themelon në Boston më 1917-të, bandën e Federatës “Vatra”.Më 1946 çelet Liceu Artistik “Jordan Misja”, e para shkollë profesionale muzikore shqiptare.Më 3 Prill 1950 u themelua Filarmonia e parë shqiptare. Në Nëntor të  vitit 1953 themelohet Teatri  i Operas dhe Baletit. Simfonia e parë shqiptare  e kompozitorit Çesk Zadeja u kompozua  dhe u interpretua në premierë nga orkestra e teatrit “Balshoj” në Moskë; në vitin 1956 krijohet opera e parë shqiptare  “Mrika”, e kompozitorit Prenk Jakova me libret të Llazar Siliqit  dhe u shfaq në Shkodër me 1 Dhjetor 1958 si dhe në Teatrin e Operas dhe Baletit, në Tiranë, me 1959. Konservatori i muzikës themelohet  në vitin 1962. Më 13 Janar 1962 u dha premierë baleti i parë shqiptar  “Halili dhe Hajria” i kompozitorit Tish Dajia dhe koreografit Panajot Kanaçi.

[26]Term i F.Hysit. Shiko në “Rrjedhat popullore të muzikës shqiptare”, fq 31, Tiranë, 1991.

[27]Njoftimet për muzikën ilire na vijnë nga drejtime të ndryshme. Me mjaft vlerë janë ato që përcillen kalimthi nga veprat e Homerit, Aristotelit, Strabonit, Lukianit, Plutarkut, Tit Livit, Ciceronit, Plinit etj. Me mjaft rëndësi konsiderohen gjetjet e arkeomuzikologjisë mbi “Kultin e Nimfave”, instrumentariumin e gjinisë frymore si bobla,fyejt,surla,bicula,hydraulikoni, lira etj. Për më gjerë shiko dhe R.Sokoli “Vallet dhe muzika e të parëve tanë”Tiranë, 1971; R.Sokoli, P.Miso “Veglat muzikore të popullit shqiptar”, Kap. “Shikim në të kaluarën”, fq. 23-49, Tiranë,  1991. Sipas Abas Ermenjit “Degët e tjera t’artit, si muzika, arqitektura, skulptura e piktura, nuk kanë qënë të panjohura në Shqipëri, dhe në disa kohë patën arritur shkallën më të lartë sikurse na e vërtetojnë sot gërmimet arkeologjike”. Tek “Vendi që zë Skënderbeu në historinë e Shqipërisë”, fq. 127, Tiranë 1996.

[28]R.Sokoli.”Vallet dhe muzika e të parëve tanë”, fq. 26, Tiranë, 1971.

[29]Për më gjerë shih R.Sokoli “16 Shekuj”, “Niketë Dardani muziktar i shekullit IV”. Fq.11-47, Tiranë. Piktura e Shën Niketës ( shënimi ynë) gjendet në kishën e Shën Kollit, në Voskopojë, e pikturuar nga David Selenicasi.

[30]Për më gjerë shih R.Sokoli. “16 Shekuj”, “Muziktari arbër Jan Kukuzeli”, fq. 49-63, Tiranë. Piktura e Jan Kukuzelit ( shënimi ynë) gjendet në afreskun e Manastirit të Ardenicës, pikturuar në shek. XV nga vëllezërit Zografi.

[31]Universiteti i Bolonjës u themelua më 1088.

[32] Pjesët kryesore të vargëzuara të këngës kishtare janë himnet, sekuencat dhe prozat.

Himnet kanë formë strofike dhe ndërtohen nga përsëritje të thjeshta dhe të papërcaktuara. Forma tip: A solis ortus cardine: A + A + A + A + A + …

Sekuencat, ( si p.sh. sekuenca e Pashkes Victimae paschali laudes),edhe ato strofike, kanë strukturë më të pasur. Strofat, shpesh tepër të shkurtëra, mund të jenë të pabarabarta për nga gjatësia. >

[33]Sipas Emanuel P. “Te Deum-i i pakrahasueshëm është një himn më vete, organizimi i të cilit përmban njëherësh – duke gjykuar vetëm nga format e jashtëme – psalmen dhe sekuencën. Veçse ai i është nënshtruar ripunimit dhe shtesave. Sado e bukur qoftë kjo formë bastarde, në gjëndjen e sotme ajo nuk mund të hedhë asnjë lloj drite mbi ndërtimin e vet primitiv. Shqyrtimi i vëmendshëm i pjesëve të tij të mrekullueshme është i mjaftueshëm për të zbuluar se me çfarë arti është bërë organizimi ekonomik i tyre. Fatkeqësisht, leximi do të ishte më i mirë se sa dëgjimi i tyre! Sepse, në të gjitha kishat, ato çnatyrohen nëpërmjet ekzekutimit.” (nga Evolucioni i gjuhës Muzikore).

[34]R.Sokoli.”16 Shekuj”, fq. 27, Tiranë.

[35]Po aty, fq. 56, “Ai la pas vetes një sërë krijimesh të frymëzuara, si p.sh., “Aniksandri”, “Kënga e Kerubinëve”, “Profetizmi”, “Psalmi 107”, “Iso e madhe”, “Polielei nr.117”, lavdet nr. 148, 149, 150 etj.”. Gjithashtu ndër krijimet e njohura dhe të luajtura shpesh në koncertet e sotme me muzikë bizantine janë edhe veprat e tjera të kompozuara prej J.Kukuzelit si Kratima,”Lavdëroni Zotin prej qiellit. Aliluia”,Psalmi II, vargu 5. “Atëhere në mëri të vet do t’u flasë atyre, dhe në zëmërim të vet ata do t’i shkundë”., etj. Sipas Irakli Koçollarit “Në manastirin kryesor të Lavrës së Madhe, në terrenet përreth tij gjendet varri i Jan Kukuzelit. Do të ishte me vlera hulumtimi i faktit se përse ky kolos i muzikës ne kulmin e novacioneve të tij u largua nga metropoli i oborreve perandorake dhe u vendos në këto vende të largëta dhe disi i braktisur. Interesant është se ai shkoi e kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij, deri sa vdiq pikërisht në këto ambjente ku rreth e rrotull tij duhet të ketë pasur popullsi shqiptare”. Tek vepra “Arvanitët”, fq. 22, 84, Tiranë 1994.

[36]Për më gjerë shiko dhe Dr Jahja Drançolli “Muzikantët shqiptarë në Raguzë gjatë shekujve XIV-XV”. FJALA, fq. 10,16, 1 Mars, 1985. Shiko gjithashtu edhe Lisen Bashkurti “Gjurmë të muzikës shqiptare në shek XV”(Duke qëmtuar në veprat “Rrethimi i Shkodrës” dhe “Historia e Skënderbeut” të Marin Barletit.), gazeta “Zëri i Popullit”, 5 Janar, 1986.

[37] Për këtë shiko B. Krekiç, “Dubrovnik (raguse) et le levant au Moyen Age”, Paris 1961, dokumentat me nr. 759, 814, 824, 831, 865, 899, 920, 933, 957, 1004, 1010, 1011, 1029, 1081, 1136, 1158, 1237, 1267, 1268, 1270.

[38]Traktati i episkopit të Durrësit K.Manditit  shënon mbarimin e periudhës kukuzeliane në muzikë, që zgjati afërsisht 6 shekuj. Botuar në Paris më 1821, në Trieste më 1832 dhe në Athinë më 1911.

[39]Për më gjerë shiko  Ramadan Sokoli. “16 Shekuj”, fq 123-128, 137-144. Tiranë.

[40]Në “Regulloren e shoqerisë së muzikës  “Banda e Lirisë” në Korçë. E themeluar më 1 të vjeshtës së 2-të 1908, Nyj i 1, fq. 3:“Qëllimi i kësaj shoqërie do të jetë të punojë me bashkim për të përhapurë dhe të mbrodhësuarë mësimin të muzikës, të gjimnastikës dhe të vallesë në mes të shokëvet Shoqërisë”. Me një koncept më të gjerë paraqitet “Kanuni i shoqnies muzikore “ROZAFAT” në Shkodër, 1919, Pika 3. Qëllimi, fq 3:-“Qëllimi i shoqnies asht: me përmirësue shijen estetike të popullit shqyptar për Muzikë, nëpër msim kndimi e veglash muzikore”.

[41]Pas vizitës së parë të bandës “Vatra” në atdhe(1920), Thoma Nasi theksonte  se “Dëshira për një muzikë të re( nga ana e masës muzikdashëse-shënimi ynë), më dha mua mundësinë të kompozoj shumë këngë”. Për këtë shiko gazetën “Liria”, 1 mars 1983, fq. 1-3. Fjala e mbajtur në universitetin e Harvardit më 26 shkurt 1965.

[42]Stefanaq Pollo. Cituar nga Zija Shkodra.“Qyteti shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare”, fq. 81, Tiranë, 1984.

[43]Fatmir Hysi. “Rrjedhat popullore të muzikës shqiptare”, fq. 53-54, Tiranë, 1991.

[44]Themelimi i bandës së parë frymore në Shkodër në vitin 1878 do të shënojë një institucionalizim të muzikës në planin e ansambleve interpretuese jashtë institucioneve të kultit.

[45]Themeluar më 1Tetor 1908.

[46]Spiridon Ilo, në librin e tij me përmbledhje këngësh “Dëshirat e zemrës” të botuar në Boston më 1916 shkruan në hyrje “Gjashtë dëshmorëve që vdiqën duke luftuar për atdheun në fushë të Korçës. Këtë libër u dedikoj”.

[47]Ramadan Sokoli.”Për traditat tona muzikore”. Nëntori 9/1965, fq.125.

[48]Faik Konica. Vepra, fq. 156, Tiranë, 1993. (Shënim i vitit 1922).

[49]Për këtë çështje shiko edhe “Apel i Bandës Kombëtare Vatra drejtuar popullit shqiptar”, tek gazeta “Politika”, fq. 3-4, 5 Fruer 1923. Emrat e pjestarëve të bandës “Vatra” të cilët erdhën nga Amerika për të marrë pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë më 1912, sipas regjistrimit të z. Reiz Iliaz Golëmi, punonjës pranë qeverisë së Ismail Qemalit janë: Prof. Thoma Nasi, Abdulla Ademi, Aleks Lubonja, Aristidh Vasili, Dhimi Hotova, Isyf Ibrahimi, Ilo Treska, Ilo Kovaçi, Koli Morçka, Koli Kuqali, Koçi Vasili, Kristaq Vasili, Kristaq Koço, Llambi Qirjako, Llazo Shozla, Miti Melka, Mihal Theodhor, Petro Elia, Petro Peçi, V. Bexetrho, Petro Rexhepi, Qani Rexhepi, Rrapi Saso, Sami Isufi, Thoma Bimbli, Vangjel Sotiri, Vasil Kristo, Zisi Th. Morçka, Zisi Th. S. Stavre. Shiko gjithashtu gaz. “Shekulli”, 24 Dhjetor, 2000.

[50]Pandi Bello., “Punime vjetore të kursit pasuniversitar të kritikës muzikore”, viti 1985-1986, fq. 29, Biblioteka e Akademisë së Arteve, Tiranë. Edi Muka tek “Perpjekja 9”, në artikullin “Çështje të Avangardës dhe Kitch-it në Artin Shqiptar”, fq 169 jep një opinion të kundërt lidhur me këtë periudhë: “Duke qënë një vend i vogël, historikisht me probleme mbijetese, ku periudha me klimë më pozitive për artin dhe artistët gjatë këtij shekulli ka qënë periudha e mbretërimit të Ahmet Zogut..”. Sipas Konicës “Vepra”, fq. 506, Tiranë, 1993: “Ai (Zogu-shënimi ynë) i injoron gjërat themelore dhe u jep rëndësi groteske çikërrimave. Shqipëria kurdohere ka qënë njohur si një komb me njëfarë dinjiteti tragjik, ai e ka ulur Shqipërinë në nivelin e një farse muzikore të pavlerë”.

[51] Shiko “Tenori shqiptar lot Otellon në Amsterdan Opera House”, tek “Dielli”, 1919, 30 Prill; “Çfaqja e operas Otello në New York”, tek “Përparimi”, 1919, v.3, nr. 10, fq. 2; si dhe “Dielli”, 1919, 9 Maj.

[52]Martin Gjoka (1890-1940). Lind në Tivar dhe vdes në Shkodër. Më 1905 kryen shkollën e mesme të urdhërit françeskan në Shkodër. Aty mëson edhe pianon, violinën e flautin. Studimet e larta teologjike i kryen në Tirol, Austri, të cilat i përfundon më 1912. Aty shpallet “Mjeshtër” në muzikë dhe njëkohësisht thellon njohuritë mbi kompozicionin nën drejtimin e Hartman Ander Lan. Më 1913 kthehet në Shkodër dhe emërohet mësues i shkollës fillore e më pas në gjimnazin “Illyricum”. Më 1917 themelon një kompleks vokal e instrumental të qytetit e paskëtaj  orkestrën frymore të gjimnazit ku ishte mësues i historisë dhe gjeografisë. Kjo është edhe periudha më e rëndësishme e krijimtarisë së tij muzikore. Më 1919 kompozon veprën për orkestër simfonike “Dy lule mbi vorr të Skënderbegut”,  më 1913-1920 “Album për Harmonium” me 24 pjesë, më 1915-1917 veprën dramatike për vokal e orkester mbi libret të AT Gjergj Fishtës “Juda Makabe”(me tre pjesë)  dhe melodramën “Shqyptarja e qytetnueme” me libret të Leonardo de Martinos. Gabimisht deri më tani ky libret i atribuohej Shtjefen Gjeçovit. Dorëshkrimi i fundit “Rapsodia mbi këngë popullore shqype” i përket vitit 1922. Ndër të tjera përmendim edhe shumë këngë origjinale dhe përpunime këngësh popullore veçanërisht ato të Malësisë së Madhe si dhe baladën “Gruaja shqyptare”, koralen“O ata t’lumët” dhe “Përmbi lum të Babilonit”. Vdiq  më 3 Shkurt 1940.

[53]Fan S.Noli. (1882-1965). Lindi në Qytezë pranë Adrianopojës dhe vdiq në Boston. Biri i një psallti të kishës ortodokse, bie në kontakt që në vogëli me muzikën bizantine dhe mëson po në moshë të vogël flautin. Në moshën 25 vjeçare dorëzohet prift. Në vitet 30 shmanget nga politika dhe merret sistematikisht me studime, muzikë dhe veprimtari të fesë. Më 1938 përfundon konservatorin e New Englandit për kompozim. Ai thotë vetë tek “Autobiografia”: “Kur u ktheva në Shtetet e Bashkuara më 1930 hoqa dorë nga politika ndërkombëtare dhe iu ktheva muzikës. Kam kompozuar një poemë muzikore (“Skënderbeu”) dhe një rapsodi (“Shqiptare”) për orkestër të plotë, një këngë për tenor e orkestër (“Gaspari i Varfër”) dhe kam botuar dy himne të kishës ortodokse në gjuhën angleze. Kontributi im më i madh në këtë fushë është një libër: “Bethoveni dhe Revolucioni frëng”, që merret me ideologjinë politike të kompozitorit të madh”. Fan.S.Noli. Vepra 6, fq 633-634. Tiranë 1996. Ndër të tjera përmendim edhe “Psalmi 137”(Anës lumenjve të Babilonisë);“Sonatën në tri kohë”, për violinë e piano;  “Uverturën bizantine” dhe kontributet e tij për liturgjinë ortodokse me “Hymnoren”(Boston, Mars 1936) etj.  Për punimet muzikologjike shiko zërin e F.S.Nolit tek leksikoni.

[54] Si në veprën “Album për Harmonium” me 24 copë.

[55]“Atë Noli do të mbetet në histori të Shqipërisë si burri që arriu i pari, me hir të vullnetit dhe të hollësisë së tij, të këllasi zyrtarisht gjuhën shqip në meshë”. (Faik Konica. Vepra, fq. 86. Tiranë 1993).

Sipas Dh.Beduli (“KishaOrthodhokse Autoqefale e Shqipërisë”, fq. 14-15, Tiranë, 1992) si pararendës për përdorimin e gjuhës shqipe në meshë mund të konsiderohen:

-Jeromonahu Kost Beratasi (rreth vitit 1800), i cili provohet se kish përkthyer mjaft lutje nga të kishës.

Theodhor Haxhi-Filipi nga Elbasani (1803) ose Dhaskal Todri siç i thonin, mësues dhe predikonjës i Kishës së Elbasanit, i cili, për të plotësuar dëshiren e bashkëqytetarëve të tij, përktheu nëpermjet të tjerash edhe Meshën e Shën -Joan Gojartit .. për të cilin Prof. Arhimandrit Gaetano Petrotta në veprën e tij të shumë çmuar (“Popolo, lingua e leteratura Albanese.Palermo, 1932, fq. 73.), thotë se ndoshta ai me këto përkthime kish ndërmend të krijonte një Kishë Orthodhokse Kombëtare që në meshë të përdorej gjuha shqipe.

Naum Veqilharxhi, për të cilin thuhet se i kish parashtruar dhe Patrikut Ekumenik nevojën e përkthimit të librave të shenjta në gjuhën shqipe dhe të përdorimit të tyre në kishë.

-Imzot Grigor Argjirokastriti, episkop i Eubesë(1824), njeri me kulturë të lartë theologjike, i cili redaktoi dhe botoi në gjuhën shqipe Dhjatën e Re në tre botime, përkthyer nga Vangjel Meksi.

Kostandin Kristoforidhi (1860-1895) nga Elbasani, i cili përktheu jo vetëm Dhjatën e Re por edhe shumë libra nga të Dhjatës së Vjetër-Të Bërët, Të Dalët,Nomi i Dytë,Fjalët e Urta, Isaia-duke përpiluar dhe tekste shkollore si Katekismën dhe Historia e Shkronjës së Shenjtëruar, të gjitha këto në të dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe: gegërisht e toskërisht dhe që u botuan prej Shoqërisë biblike të Britanisë së Madhe.

[56]Për më gjerë shiko dhe gazetën “Liria”-Boston,Mass, 15 Nëntor 1983, fq. 1, ”The Beginings: “And our Eyes Were filled with Tears”. Shiko dhe “Mesha në Gjuhën Shqipe” tek Fan.S.Noli, Vepra 6, fq. 76, Tiranë, 1996.

[57]Po aty, fq. 4.

Sipas “Jeta Kristiane”, viti II, nr 8, fq. 235-236: Në qytetet si Tiranë, Korçë,Vlorë, Berat etj, ekzistonin shoqeri korale. Shoqëria korale e Tiranës prej vitit 1924.

[58]Shiko dhe Zana Shuteriqi: “Muzika shqiptare e periudhave të rilindjes kombëtare dhe të Pavarësisë”. Disertacion, fq. 166, Tiranë, 1986.

[59]Gazeta “Liria”,Boston,Mass, No. 2223, 1 mars 1983, fq. 1.

[60]F.S.Noli. Vepra 6, fq. 364-365, Tiranë, 1996.Letër drejtuar kryetarit të Bandës së Lirisë në Korçë. Letra është e vitit 1910.

[61]“Fan Noli jo vetëm është i ditur në muzikë, po ka zotësinë e rrallë të stërvitë të tjerë në atë mjeshtëri të bukur, dhe t’i stërvitë në pak kohë. Ç’humbje për Shqipërinë, që një njeriu të atillë nukë i jepet rasti të organizojë stërvitjen muzikale të popullit në shkolla të vendit ! “ (Faik Konica. Vepra, fq. 85, Tiranë, 1993).

[62]“Gaspari i Varfër” për tenor dhe orkestër.

[63]Ramadan Sokoli. “Nëpër veprimtarinë e Fan Nolit si kompozitor e muzikolog”, fq. 104, revista “Nëntori”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rruga nëpër malet shqiptare
udhëtimi më 5 qershor 1907

Me punë zyrtare, u detyrova ta përshkoj tërë Shqipërinë, kështu këti udhëtimi më 5 qershor 1907 ju përvishëm, unë, shoku im At Severin Lushaj dhe shërbëtori Kol Pali si dhe udhëtreguesi Shan Cungeli. E kaluam lumin Kir, i cili pikërisht në këtë ditë ishte turbulluar për shkak të shirave të mëdha dhe hymë në rrafshinën Muselim, duke kaluar nëpër fshatin Bardhaj, kalojmë përroin Todri dhe u zbritëm në rrafsh Nerfushë dhe filluam të ngjitemi kodrës. Prej malit është një shikim shumë i bukur mbi qytetin e Shkodrës dhe rrethinat e tij, por ne nguteshim që të arrijmë në
fshatin Vukjakaj.

Pas dy orësh arritëm në famullinë Mazrrek, ku na priti me zemergjërsi dhe dashuri famullitari i këtushëm Lovro Spatar dhe na gostiti me mikëpritjen e njohur shqiptare, ku edhe kaluam natën. Jo larg prej këtij vendi ishte qyteti venedikas Koman, ku me shumicë është nxjerrur ari dhe argjendi, përveq zgafellave të këtyre gërmimeve që vërehen edhe sot, këtu ku gjinden edhe gërmadhat e kishave, shtëpive etj. me të cilat mirrej edhe famullitari i këtushëm.

Grueja e Shllakut

Nga këtu nisemi në fshatin dhe
famullinë Shllak,
ku edhe kaluam natën. Në mëngjes ishim të deturuar që udhëtreguesi ynë Shani të qëndrojë aty dhe ne si udhëtregues duhej ta merrnim një grua, sepse mashkujt nuk guxonin të udhëtonin këndej për shkak të gjakmarrjeve. Fshati shtrihet rrëzë malit Cukali në një rrafshinë të bukur. Ne duhej të kalonim përtej këtij mali. Filluam të ngjitemi malit përpjetë, nëpër një udhe shumë të ngusht, të rrëpitë dhe shkëmbore. Më vështirë ishte për kuaj se për ne. Për fat të mirë u nisëm herët në mëngjes, dhe dielli nuk nxente aq shumë. Pas dy orësh udhëtimi të vështirë u ngjitëm në mal në lartësinë mbidetare 1723 m. Tash u hipem kuajve dhe ju versulem malit tatpjete, nëpër ahishtën e dendur, edhe pse është 7 qershor, shkelim mbi borë me thellësi deri në tri metra. Dy orë u përleshëm me borën duke u rrëzuar në të edhe ne edhe kuajtë derisa mezi nuk dolëm në lirishtë. Pak më poshtë se maja e malit eshtë një livadh i vogël i cili quhet “liqeni”. Aty sot ka ujë, të cilin e sjellin dy përroje e që rrjedh nëpër një zgavër të gurit në fund të liqenit. Pranë këtij liqeni pushuam edhe ne edhe kuajtë dhe hengrem një kafshatë bukë sepse pikërishtë dreka ishte. Çka kam menduar atëherë, duke i shikuar ato male, lisat shekullor, ato brigje të larta, ato fshatra të shumta dhe të shtrira për së gjëri dhe për së gjati!

Arsyeja më shpie në kohrat e lashta, në kohrat e lavdishme Dushmanit, Temalit dhe Dukagjinit. Mendova për pasuritë dhe dendësinë e popullsisë së dikurshme të këtyre viseve madhështore, për varfërinë e tashme skajore, për braktisjen dhe lërjen pas dore,

por, nëse Zoti jep, edhe për kohrat e ardhshme të lirisë, punës dhe të njerzisë. Zgjohem nga ëndrrimi dhe thërrasë shoqërinë për udhëtim, sepse i kemi edhe katër orë deri te vendi Dushman. Rruga bëhet gjithë e më e vështirë. Sa ngjiteshemi përpjet duhej të zbritnim tatëpjetë. Arrinim në vende të rrëpirrta – ku gremina arrinte gjërësinë prej 100 deri 150 hapa, përtej të cilit duhej të kalonim, por që prej atij vendi shiu dhe ujrat kishin humbur çdo gjurmë të rrugës, rrëpira ishte e thellë deri 2 kilometra. Ne duhej shpesh të zbatheshim dhe kambadorash të kalonim në anën tjetër e duke mbajtur në dorë një gurë të thepisur dhe më të duke bërë vrima, ku do ti vendosnim këmbët. Duqet duhej hequr nga kuajtë, dhe ata ti lëshojmë, që vetë të vijnë pas nesh, si të dijnë, duke pasur frikë se ndonjë kali do t`i ngatërohet dhe të bjere në greminë, sepse pastaj edhe kuajtë edhe pajimet e kalit do të jenë të humbura, e ne pa këto në rrugë. Duke udhëtuar nëpër livadhet e harlisura malore, vërenim se aty rriteshin; Quercus sessiliflora, Osrtya Carpilifolia, Evonimus verrucosa, Dianthus Dalmatikus Rhamnus intermedia. Ne mbremje arritëm në famullinë Dushman.

Kalimi përtej Drinit

Duke arritur në fshatin Dushman shumë fshatarë me famullitarin e tyre ishin përgatitur që të na prisnin miqësishtë, sipas traditës arbërore, me të shtëna pushkësh, të cilat filluan, kur shërbëtori ynë Kola me revolver dha shenjë nga mali që po vijmë. Fshatarët me pamjen dhe sjelljet e tyre janë të egër, njerëz të vrazhdë, mirëpo me fjalë dhe me zemër xhentëllmenë të vërtetë; sa tërbimi ju prishë natyrën, po aq arsyeja shpejt jau plotëson.

Të nesërmën duhej të vazhdonim rrugën prej Dushmani për në Berishë përtej Drini.

Fragment nga shkrimi i Lovro MIHACEVIC
Pjesë nga libri “Po Albaniji. dojmovi s puta”, Zagreb 1911

Marre nga linku; http://74.125.77.132/search?q=cache:uSe … clnk&gl=dk

Nese doni te dini mashume per priftin kroat Lovron dhe mik i At Fishtes lexoni ne ket sit; http://74.125.77.132/search?q=cache:oY4 … clnk&gl=dk

”Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.

Laert

Poste: 3383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU – GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 23 Prill 2010, 08:49

Cukali

Blloku i Cukalit shtrihet në ekstremin jugor të zonës, i cili pjesën më të madhe të tij e ka në jashtë territorit të zonës, madje edhe dy majat më të larta, ajo e Mbiliqenthit 1734 m dhe ajo e Cukalit 1724 m, ndodhen jashtë territorit të zonës. Madje ka autor që kufirin e zonës e japin në qafën e Çijave, që do të thotë se blloku i Cukalit nuk përfshihet në zonën e Dukagjinit. Në bazë të mendimit të parë ku një pjesë e vogël përfshihet në zonë, do të flasim pak për këtë bllok. Blloku i Cukalit kufizohet me luginën e Shalës në verilindje, me luginën e Drinit në jug, me luginën e Kirit në perëndim dhe në veriperëndim, sidhe me qafën e Çijave në veri. Ka gjatësi 24 km dhe gjerësi mesatare 8 km. Formohet në antiklinalin me të njëjtin emër. Pjesa qëndrore përfaqëson bërthamën karbonatike të antiklinalit të Cukalit, ndërsa rrethinat e këtij blloku përbëhen nga krahët flishor të antiklinalit. Në bllok dallohen tre sektor morfologjikë: sektori qëndror, jugperëndimor dhe verilindorë. Ky i fundit shtrihet pjesërisht në zonën e Dukagjinit dhe përbëhet nga një kurriz kryesor me drejtim veriperëndim-juglindje.
Vargmali i parë është vargmali lindor ose vargmali ndërmjet luginës së Shalës dhe luginës së Nikaj-Mërturit ( Vargmali maja e Boshit –maja e Toplanës ). Këtë vargmal e ndan qafa e Valbonës nga blloku i Jezercës, dhe fillon me majën e Boshit 2417 m, ( e cila është një nyje hidrografike ndërmjet lumit të Shalës, lumit të Valbonës dhe atij të Nikajve ), vazhdon me qafën e Denellit (1860 m), majen e Kakisë (2359 m), në këtë sektor një shkëputje tektonike, ( vazhdim i shkëputjes tektonike që ka formuar luginën e përroit të Kaprresë), e ka shkëputur nga ky vargmal majën e Zezë (1923 m) dhe e ka zhvendosur drejt perëndimit, pastaj vargmali vazhdon me majet e Thata (2250 m ), majën e Ndërmanjës ( 2250 m), qafën e Ndërmanjës (1557 m), maja e Ershellit (2066m), qafa e Agrit (1200 m). Kjo pjesë e vargmalit është e formuar në karbonatikë, e kufizohet me rrepira dhe gremina me lartësi relative 500-700 m, vargmali vazhdon me bllokun e Toplanës, ku lartësitë më të mëdha janë maja e Toplanës (1478 m) dhe maja e Madhe (1372 m), kjo ulje e menjëhershe prej 600-700 m në lartësinë e vargmalit lidhet me ndërthurje e strukturave gëlqerore antiklinale me strukturat flishore sinklinale dhe vargmali mbyllet në luginën e Drinit në kuotën 107 m.
Vargmali i dytë është vargmali qëndror ose vargmali ndërmjet luginës se Shalës dhe luginave të përroit të Thatë dhe lumit të Kirit ( Vargmali Bjeshkët e Nëmuna-maja e Buallit ). Ky vargmal në sektorin Bjeshkëte Nëmuna –Biga e Gimajve ndan luginën e Shalës nga luginën e përrit të Thatë, pra Dukagjinin me Malësinë e Madhe, kurse në sektorin Bigë e Gimajve-maja e Buallit ndan luginën e Shalës nga lugina e Kirit, pra ndan Dukagjinin në dy pjesë . Ky vargmal fillon me bllokun e Bjeshkëve të Nëmuna ( i cili është një nyje hidrografike ndërmjet lumit të Shalës në jug, lumit të Vuklit në VP, dhe atij të Limit në VL ), vazhdon me majën e Cangojve (2426 m), qafa e maja Pejës (2156 m), maja Rrethi i Vizhnës (2517 m), maja e Arapit (2217 m), maja e Radohinës (2570 m ), qafa e Shtegut të Dhënëve (1775 m), maja e Shtegut (2083 m) dhe qafa eTërthores (1700 m). Në këtë sektor thyerja tektonike e përroit të Kaprresë, e ka ndarë këtë vargmal në dy pjesë, pjesa e parë është spostuar drejt juglindjes dhe mbyllet në malin e Zorgjit (1663 m ), kurse pjesa e dytë është spostuar drejt perëndimit dhe pasi përshkon një hark vazhdon me majen e Mardonit (2179 m), maja e Bigës së Gimajve (e cila është një nyje hidrografike ndërmjet lumit të Shalës, lumit të Kirit dhe përroit të Thatë ), vazhdon me majen e Boshit (1637 m), qafën e Boshit (1280 m ), maja e Kunorës së Lotajve (1539 m ), qafa e Gurit të Kuq (1200 m), maja e Buallit (1378 m ) dhe mbyllet tek qafa e Çijave. Ky vargmal në sektorin Bigë –maja e Buallit, ka ndërthurje të majave jo të larta dhe të mprehta me qafa jo të larta të kontaktit tektoniko-litologjik. Majat kryesore të përbëra nga karbonatikë dhe të vendosur mbi rreshpet, formojnë reliev më të butë, por shumë të copëzuar.
Vargmali i tretë është vargmali perëndimor ose vargmali ndërmjet luginës së Kirit dhe luginave të perroit të Thatë dhe të përroit të Rrjollit (Vargmali Bigë e Gimajve-Maranaj ). Ky vargmal në sektorin Bigë e Gimajve-maja e Ndreut ndan luginën e Kirit nga lugina e përroit të Thatë, pra Dukagjinin nga Shkreli, kurse në sektorin maja e Ndreut-Maranaj, ndan luginën e Kirit nga luginën e perroit të Rrjollit, pra ndan zonën e Dukagjinit nga Gruemira. Në fakt ky vargmal është një devijim i vargmalit të madh Bjeshkët e Nëmuna-maja e Buallit, i cili shkëputet tek mali i Bigës së Gimajve. Ky vargmal ka drejtim jugperëndim-verilindje dhe përbëhet tërsisht nga gelqeror dhe është formuar mbi strukturën sinklinale të Ndërlysës dhe të Kurrileve, duke përbërë një mospërputhje të relievit me strukturën gjeologjike. Ky vargmal fillon me majen e Bigës së Gimajve ( 2232 m ), maja e Madhe (2013 m), qafa e Shtogut (1633 m), maja e Ndreut (1918 m) , ( e cila është një nyje hidrografike ndermjet lumit të Kirit në JL, perroit të Rrjollit në JP dhe përroit të Thatë në veri), pastaj vargmali vazhdon me majen Kurile (1948 m), majen e Bishkazit (1870 m), qafën e Bishkazit (1350 m) dhe përfundon në malin e Maranajt (1578 m), i cili ndodhet jashtë territorit të Dukagjinit.

U morre nga linku; http://74.125.77.132/search?q=cache:3kP … clnk&gl=dk

”Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.

Laert

Poste: 3383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU – GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 23 Prill 2010, 09:58

A ASHTE Shllaku dhe Temali pjese e Dukagjinit?

22. 9. 2009
Studim i bere nga Florian Fusha
‘’ KU SHTRIHET SOT DUKAGJINI?’’

Ka pasur dhe ka shume mendime se kush futet sot në trevën e Dukagjinit (i Riu), për ti dhënë zgjidhje ketij problemi, bëhet ky studim, i cili bazohet vetem në fakte dhe dokumenta historike dhe jo në dëshirat e momentit të njërit apo tjetrit.

Dukagjini i sotëm apo siç quhet nga specialistët e fushave të ndryshme, Dukagjini i Ri, dhe kjo vjen për të mos e ngarërruar me principatën e dikurshme të Dukagjinasve dhe për arsye se banorët e zonës (Shala e Shoshi), janë pasardhës të banorve të asaj principate, pra janë një fis me Dukagjinasit e dikurshëm, që territoret e tyre shtriheshin nga zona bregdetare ndërmjet Lezhës dhe grykëderdhjes së lumit Mat e deri në Drenicë, në Kosovë, shtrihet në pjesën me veriore të rrethit të Shkodrës.

Siç dihet nga historia principata e Dukagjinasve si pasojëe luftrave me osmanët, në shek. e XVII, u shpërbë dhe humbi konceptin e organizimit politik dhe fisnorë.
Pas kësaj traume, popullsia filloj të organizohej në organizma të rinjë politikë dhe fisnor, linden grupime të reja si: Mirdita, etj. Emri i më parshëm, pra dukagjinas u la në harresë në trojet që më parë ishin nën zotrimet e asaj principate. Sot në zonën ku shtrihej ajo principatë, me përjashtim të toponimeve që kanë mbetur nga ajo kohë si : fshati Dukagjin në Mat, apo Rrafshi i Dukagjinit në Kosovë, nuk është asnjë rast që popullsia vazhdon të mbaj emrin e më parshëm, pra quhen mirditor, pukjanë, kuksian, etj por asnjë nuk quhet dukagjinas.
Por ky emertim (dukagjinas) nuk u zhduk, dhe kjo për arsyese një grupim i popullësisë së principatës, të cilët u larguan nga këto zona dhe u vendosën në zemër të zonës së Malësise, dhe këta janë fiset e Shalës dhe të Shoshit. Të cilët vendin ku shkuan e quajtën Dukagjin dhe veten dukagjinas. Si pasojë e kontakteve dhe dhënjes dhe marrjes reciproke me kalimin e kohës edhe zona e Pultit, edhe pse nga gjaku nuk janë dukagjinas, sot e quajnë veten dhe vendin e tyre Dukagjin. Pra sot në shek.XXI, Dukagjini dhe dukaginasit (i Riu) shtrihen në zonën e Shalës, Shoshit, Pultit dhe zona e Toplanës, e cila si pasojë e ndarjes administrative të 1992, i ka kaluar një komune tjetër (Shllaku), por nga ana etnografikë është pjesë e Dukagjinit.
Pas ndryshimeve të viteve 90-të, vërehet re se nga shumë grupime dhe autor të ndryshëm, por duhet theksuar se pa asnjë studim shkencor, mundohen që në emertimin Dukagjin të fusin edhe shumë zona të tjera si Nikaj-Mërtur, dhe sidomos Shllakun e Temalin. Por kjo është e gabuar.

Madje sot edhe shoqata “atdhetare Dukagjini” mbështet këtë ide. Madje edhe harta e zonës ne faqen web të shoqatës jep Shalën, Shoshin, Pultin dhe Shllakun e Temalin. Edhe pas brënda kësaj shoqate ka pasur zëra për futjen edhe të zonës së zonës së Nikaj-Mërturit. Por kjo për fat të mirë nuk u lejua. Këto zëra bazoheshin në faktin se edhe mërturësit janë të fisit të vjetër të dukagjinasve. Po kjo është e vertetë, por nuk duhet harruar se pas shek.XVII, me riorganizimin e ri ajo zonë preferoj emertimion e ri të Nikaj-Mërturit si pasojë e bashkimit me fisin e Nikajve të Malësisë. Në Dukagjinin e sotëm atëherë duhet të futeshiomn edhe Mirdita, Puka, etj. Por kjo nuk është e mundur, pasi p.sh: sot romak quhen vetem banorët e Romës dhe jo gjithë banorët e perandoris Romake. Këto janë evolucione të historisë dhe si të tilla nuk mund të kthehen mrapa.

Do ndalemi për një shpjegim më të hollësishëm për sa i takon rastit të Shllakut dhe Temalit.

Autorët që argumentojnë futjen e këtyre dy zonave mbështeten në shkaqet e mëposhtme:

Këto dy zona kanë qënë historikisht pjesë e Dukagjinit (Riu).
Këto dy zona kanë qënë pjesë e bajrakëve të Dukagjinit.
Sa më shumë të jenë aq më mirë është.
Në këngët që flasin në favor të idesë së tyre.
Të qënura e zonave kufitare dhe katolike.
Kanë qënë pjesë e sanxhakut të Dukagjinit me qëndër në Pejë
Kanë qënë pjesë e rrethit të Dukagjinit.
Etj.

Po i analizojmë me rrallë duke paraqitur fakte dhe dokumenta , që vertetojnë të kundërtën;

Këto dy zona nuk kanë qënë asnjë herë pjesë e Dukagjinit të sotëm apo edhe të vjetrit. Pasi në mesjetë dukaginasit ishin në principatën e dukagjinasve, kurse Shllaku dhe Temali ndodheshin ndërmjet zotrimeve të Spanëve në veri dhe Dushmanëve në jug. Sipas Salnames së vilajetit të Shkodrës e vitit 1892 Malësia e Shkodrës ndahej në 10 male, ku ndër to ishin mali i Dukagjinit me 6 bajrakë dhe mali i Shllak-Temal me 2 bajrakë,(Puka e Mirdita – dy bajrake qe bajne 10 bajrake – shen.im B.P.) etj.
Në Kanunin e Lekë Dukagjinit i mbledhur nga Shtjefen Gjeçovit të ribotuar në Tiranë më 1999, në faqen 84 jepen zonat ku mbahej besa e gjas e çobanit dhe ndër të tjerat shkruhet: Ndër Malet e Dukagjinit: Shalë, Shosh, Kir, Gjaj, Plan e Toplanë.
Për sa i takon faktit se kanë qënë pjesë e bajraqeve të Dukagjinit, kjo nuk është aspak e vërtet, sipas të gjitha burimeve dhe arkivave askund nuk del se bajrakët e këtyre dy zonave kanë kënë quajtur bajrakët e Dukagjinit, pasi në arkiva flitet për bajrakët e Dukagjinit dhe jepet shprehimisht. Shala, Shoshi, Toplana, Kiri, Plani e Xhani. Kështu më 14 maj 1866 “populli i Gjashtë Bajrakëve të Dukagjinit” i drejtoi qeveritarit të Shkodrës kërkesën me shkrim, një vit pasi ishte emëruar bylykbashi i tyre. Ceno Beu “nuk kishte njohuri dhe nuk iu përshtat zakoneve e rregullave tona” shkruanin dukagjinasit (AQSh fondi 121, dosja 807).
Për sai takon shprehjes se sa më shumë të jenë aq më mirë është. Kjo shprehen në këtë rast nuk shkon, pasi është e drejt se sa më shumë të jenë aq më mirë është por duhet kuptuar një që e vogël. Ku themi shkodranë nënkuptojmë banorët e zonës së Shkodrës, dhe me këtë rast nuk mund të quajm shkodranë edhe lezhjanët. Pastaj në qoftë se duam patjetër të fusim edhe zona të tjera në Shoqatë, për arsye të ndryshme, por jo shkencore, atëherë është shumë e thjeshtë, t’i ndryshohet emri shoqatës. Dhe nga Dukagjin mund të quhet Alpet, Mbishkodra, Malësia, etj. Por jo Dukagjini sepse kur themi Dukagjin nënkuptojmë dukagjinësit e jo zonat aty afër.
Asnjë këngë e vjetër e zonës së Dukagjinit apo e Shllakut e Temalit nuk ka të bëjë mendonjë rast ku këto dy zona futen në zonën e Dukagjinit, por për të kundërtën kemi shumë raste si:

Dukagjini shumë luftë bani.
Shala, Shoshi edhe Plani
Apo
Gjasht bajrakët janë poterue,
Kanë lidhë besën e janë betue

Është një këngë në të cilën thuhet po luftojnë bijtë e Dukagjinit, për një luftë të bërë në zonën e Shllakut, por kjo këngë është bërë pas viteve 90-të. Ku dihet se në këtë periudhë mjafton që të japësh një sasi lëkësh, e për një javë del kënga ku thuhet se je “president i vendit”.
Fakti i të qënurit kufitar dhe katolik të dy palët. Kjo për sa i takon për sa kemi folur deri tani nuk ka të bëjë fare, pasi e qënura komshinj nuk do të thotë se i përkasim të njëjtit grup, përsa i takon faktit se të dy palët janë katolikë. Feja është një faktor i rëndësishëm por në këtë rast nuk ka të bëjë farë, pasi feja është një faktor përsonal dhe këtu na vjen si shëmbull fshati i Shëngjergjit në Nikaj-Merturë, i cili është një fis, edhe pse një pjesë e vogël e popullsisë është kthyer në fene islame, në ndryshim nga i gjithë fshati që është katolik. Kjo nuk do të thotë se ajo pjesë, sa do e vogël, e popullsisë nuk është shëngjergjase. Pra të qënurit apo jo të një përkatësie fetare nuk të përjashton apo fut në një përbërje të një popullsie. Aq më tepër që kjo është një karakteristikë e grekëve.për të cilët çdo ortodoks shqipëtar është grek, dhe jo e zonës së Dukagjinit.
E qenur e përbashkët në një sanxhak, në kohën e përandorisë Osmane apo në një rreth administrativ në shtetin Shqipëtar deri në vitet 50-të të Shek. XX, nuk do të thotë asgjë, madje duhet kuptuar se nga kjo është edhe shkaku kryesor nga vjen ky gabim. Pasi dihet si bëheshin dhe bëhen ndarjet administrative, ku një zonë kalon nga rrethi në rreth për arsye politike, ekonomike apo thjesht për shkak të votimeve. Kjo mund të shpjegohet shumë thjeshtë po të shikohet ndarja administrative e Shqipërisë sot, ku zona etnografike si Kurvëleshi është e ndarë ndërmjet rretheve të ndryshme, apo rrethi i Mirditës, i cili ka vetem një pjesë të krahinës etnografike të Mirditës, si dhe vetë Shqipëria sot. Gjthashtu dihet se Rragami, në luginën e Valbonës është me popullsi thethnjane (madje ai nihet me emrin Rragami i Shalës ), por me gjithë atë ai ndodhet në rrethin e Tropojës.

Prandj duhet theksuar se zona e Dukagjinit të sotëm përbën Shalën, Shoshin, Pultin dhe zonën e Toplanës, arsytimet e komentet e tjera janë të gabuara e për qellime të tjera jo shkëncore. Dhe historia do të tregojë këtë

MORRE NGA LINKU; http://74.125.77.132/search?q=cache:3kP … clnk&gl=dk

”Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.

Laert

Poste: 3383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU – GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 23 Prill 2010, 19:55

Shqiptarët e hershëm dhe “Kultura e Komanit”

Citim:
Në vitin 1898 u ra në gjurmë të një varreze të madhe, pranë Kalasë së Dalmaces, në fshatin Koman të Pukës. Në vazhdim u zbulua një numër i madh varrezash të ngjashme, rreth 30, të përhapura kryesisht në Shqipërinë e Veriut e në atë të Mesme. Shpërndarja gjeografike, tipologjia, inventari dhe kronologjia e njëjtë e këtyre varrezave i ka shtyrë studiuesit të identifikojnë në to kulturën e hershme mesjetare shqiptare, të quajtur “Kultura e Komanit” (shek. VI-VIII). Në vitet e fundit zbulime të “Kulturës së Komanit” janë bërë edhe në Shqipërinë e Jugut si dhe përtej kufijve shtetërorë, në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e në Greqi.

“Kultura e Komanit” është kultura e një populli që në shek. VI-VIII ishte në kapërcyell të dy epokave, nga ajo e vonë antike, në periudhën e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armëve, i veglave të punës dhe i stolive, me praninë e elementëve të shumtë të simbolikës ilire, e lidhin “Kulturën e Komanit” me të kaluarën ilire të këtyre trojeve dhe me banorët e lashtë të tyre, ilirët.

Por, përveç elementëve të vazhdimësisë ilire, “Kultura e Komanit” përmban edhe elementë të rinj, që lidhen me periudhën e hershme bizantine. Durrësi, baza më e rëndësishme e Perandorisë Bizantine në perëndim, ishte qendra nga ku në thellësi të trevave shqiptare mbërrinin importet dhe, në përgjithësi, ndikimet bizantine. Këto të fundit shquhen qartë në disa grupe stolish, si tokëza rripi, brosha të praruara, vathë etj. Por, mbi të gjitha, ndikimi bizantin materializohet në elementë të artit, pra dhe të besimit kristian. Të tillë janë vathët me motive palloi, skena të Eukarestisë ose unaza me formula e lutje të krishtera.

KISHA E VJETER NE SHURDHAH TE KOMANIT

Ndërkohë që në shumë nga stolitë e gjetura në varrezat e “Kulturës së Komanit” dallohet qartë mbijetesa e motiveve pagane (p.sh. disku diellor), prania edhe e motiveve kristiane dëshmon se bartësit e “Kulturës së Komanit” kishin përqafuar, ose ishin duke përqafuar, besimin e krishterë. Në këtë kohë, pra në shek. VI-VIII, krishterimi, i përhapur nga qendrat urbane, si Durrësi, Shkodra, Ohri etj., kishte mundur të depërtonte edhe në zonat e brendshme rurale, ku dëshmohet “Kultura e Komanit”.

“Kultura e Komanit”, qoftë në trashëgiminë e saj të kulturës së lashtë ilire, qoftë me elementet e reja të periudhës së hershme bizantine e, në fund, me shenjat e qarta të besimit të krishterë, është specifike për hapësirën ku dëshmohen shqiptarët në mesjetë. Ajo i dallon në mënyrë të qartë, bartësit e saj, shqiptarët, nga fqinjët e tyre të rinj e të vjetër, sllavët e grekët.

Kultura e Komanit në Delmace -arkeologji e legjenda

Citim:
Në Delmace

Për më se një shekull, varrezat e Delmaces kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve vendas e të huaj. Gjetjet në këtë varrezë u bënë të njohura në kryeqytetet e Europës Perëndimore me emrin “Kultura e Komanit”. Meqë Delmace i përket fshatit Koman, 4 km në lindje mbi një lartësi prej 568 dhe me një diametër afro 500 x 500 m.

Emri Delmace / Delmace, kështjella me kishën e shën Kollit janë parë kalimthi, pa u përfshirë në kërkime të mëtejshme arkeologjike. Një zbulim shumë i rëndësishëm për historinë lihet përgjysmë, mënjanohet nga interesat arkeologjike si është mënjanuar këto pesë dekada Veriu ynë.

Delmace me rrethinën është aq tërheqëse në enigmën e vet saqë edhe pse kam shkuar atje pesë herë (1956,1960,1972,1986), prapë e shoh të nevojshme të bëj hulumtime aty. Më 1956 u mahnita me bukurinë e atyre lartësive me luginën e bukur të Drinit poshtë 850 m, saqë premtova të mos i harroja këto vende dhe të shkruaja për to. Islam Beqiri, një prej pjesëtarëve të atij grupi, i dashuruar pas vendlindjes ma la amanet që ta mbaj premtimin. Ai ka vdekur me kohë po ka lënë pas një familje të nderuar. Amaneti i tij sikur ma kujton premtimin. Dhe unë jam përpjekur të hulumtoj kryesisht në fushën e toponimeve të Delmaces, ku kam dalluar:
1.Vorret e Delmaces, mbi një rrafshinë në jug të kështjellës;
2.Kodër Vorrezë, Vorrezë kodra mbi shpinën e saj shtrihet varreza.
3.Qafa e Delmaces, mes Kodër Vorrezë e Majës së Cungut të shkëmbit të kalasë.
4.Kalaja e Delmaces, 4 km nga Komani, 12 km nga Puka.
5.Kroni i Delmaces në juglindje të Kodër Vorrez, humbur mes gurësh;
6.Masdelmace ana perëndimore e shpatit të Koder Vorrezë;
7.Gryka e Delmaces, në veriperëndim të Masdelmaces.

Shënkolli

Këtu mungon vendbanimi të cilit i përkasin varret e Delmaces.

Terreni tregon se vendbanimi më i afërt nga varreza e kështjella është lagje Shënkoll afro 1 km në jl. gjenden gërmadhat e kishës së shën Kollit, kishë peshkopale për të cilën dihet fare pak.

Në perëndim të kësaj kishe gjenden topolegjendat: Shehri i Kaurrit, një lëndinë në shembje; Mejhana e Kaurrit, një si truall afër asaj lëndine; Kroni i Mejhanës së Kaurrit, një burim që ka filluar të shterrojë. Në popull besohet se koha e kaurrit i përket periudhës së parakrishtërimit.

Për këtë kishë dhe rëndësinë e saj si edhe të vendit përreth kemi dy të dhëna të fillimshekullit XVII me shumë interes të cilat na i japin relacionet e Gjergj Bardhit, arqiipeshkvi i Tivarit më 1634 dhe të Fran Bardhit, ipeshkvi i Sapës (Nënshat) më 1637. Sipas tyre, famullia e shën Kollit për tre fshatratoman, Bytyç (Mtyci i Buzhales) re Qerreti i Vogël është në vendin e quejtun Delmace (Delmace). Pra deri nga mesi i shek XVII e ndoshta edhe më vonë, këto fshatra bashkë me lagjen Shënkollë shtriheshin mbi një hapësirë të gjërë gjeografike me emrin Delmace. Në Shënkoll u tërheqin vemendjen “shenjat se përpara kish qenë vend i dalluem ndër të gjitha vendet e atyne maleve” (Gj.Bardhi-Relacioni i vitit 1634, Relacione… Tiranë, 1963,f.459). Mesa kuptohet, këto shenja janë gjurmët e një zhvillimi të hershëm që dalloheshin ndër vendet e tjera të maleve të Pukës, Iballes e Spasit (Malitzi). Me gjithë shkatërrimet e ekspeditave ndëshkuese osmane në këto male, në Shënkoll ende kishte një begati të dukshme ku ishte:”në një vend shumë të mirë ( ku) ka përreth shumë arrë, mollë, qershi e dardhë (ku) ka kroje të freskëta e shumë të shëndetshme. (F.Bardhi, Relacioni i vitit 1637.Relacione…II. Tiranë, 1965,f.75)

Kultura e Komanit

Duke qenë Delmace një vend i tillë malor në rrethana të favorshme historike në shek VI-VIII u bë një qendër ekonomike e lulëzuar me një zejtari vendase shumë të zhvilluar deri në përmasat e një “kulture qytetare”. (H.Spahiu-Gjetje…Delmaces. Iliria I/1971,f.260) ku janë të dukshme elementet e traditës antike që “dëshmojnë për lidhje gjenetike të padyshimtë midis ilirëve të lashtë dhe arbërve mesjetarë që përdorën këtë varrezë. (H.spahiu të traditës antike… Iliria /1986,f.268.

Grabitjet si edhe kërkimet e rregullta arkeologjike janë zbuluar në këtë varrezë: rrathë që simbolizojnë diskun e diellit (kultin e tij) varëse me përdorim në veshje ilire, sumbulla gjysmësferike, rruaza bikonike, vathë, togëza rripi që i gjejmë në veshjet pukore të grave të fillimshekullit XX, unaza bronzi e ari etj. Grabitjet që iu bënë kësaj varreze që kur i hapi në mënyrë të parregullt konsulli francez në Shkodër A.Degran më 1899 i cili rrëmbeu pa pikë përgjegjësie mbi njëqind objekte me vlerë arkeologjike që i shpërndau muzeve të Parisit. Pastaj pasuan gërmime të tjera që shpërndanë gjetjet arkeologjike në vazhdim nuk përfshinë: kështjellën kishën e Shën Kollit me kishat, e Shën Teodorit në kështjellë, të Shën Gjergjit në Vl. të kështjellës, të shën Mëhillit në jl, të Shën Gjonit afër kodër vorrez, të Shën Ndreut në lagjen Dobra.

Ndërprerja e zbulimeve arkoelogjike në vitet 80- është një faj i pafalshëm shtetëror. kisha e shën kollit me kishat e tjera në afërsi me ndërtimet në kështjellë të Mesjetës së Mesme flasin për një vazhdimësi ekonomike, shpirtërore e kulturore në këtë zonë e më gjërë deri nga fillimi i Mesjetës së vonë kur pushtuesit osmanë e ndërprenë përfundimisht këtë zhvillim.

Vazhdimësia

Për emrin Dalmatia /Dalmace/Delmace Hani është i parë qi e krahason me shqipen dele, delme delmer” bari delesh”. Emri Delmace e gjejmë kryesisht në shkrime, kurse në toponime dhe persona ku nuk ka ndikuar gjuha e shkruar, shqiptohet Delmace. Këtë fakt e ka vënë re prof. I.Zamputi si edhe prof. K.Luka studiues i mirënjohur i toponimisë shqiptare të shek XVI-XVII i cili thekson “Trajtën delme na e jep edhe emri tjetër i vendit Mbasdelmace” (K.Luka-Topografia e Shek XVI-XVII…Etnografia Shqiptare zz.1981,f.261) Trajta Delme trajtohet edhe nga prof.dr.s.Mancaku. Dele/delme janë shumëse të singularizuar të formave të moçme dal/dalm ( S. Mancaku- Rreth njësisë dhe shtrirjes së stnosit ilir në vështrimin gjuhësor. Iliria I/1986,f.231). Kështu emri Delmace bashkë me gjetjet arkeologjike në varrezë dëshmojnë vazhdimësinë iliro -arbërore në Malet e Dukagjinit (Pukë-Iballe- Spas). Kjo vazhdimësi duket edhe në tiparet antropologjike të arbërve të shek. VI-VIII te banorët e sotëm të Pukës në masën mbi 70 për qind ( A.Dhima, kumtesë e mbajtur në Pukë më 1985).

Vazhdimësia në legjenda

Para shkatërrimit të Kalasë së Delmaces prej ushtrive të knjazit serb, thuhet se sundimtari i kështjellës paska fshehur thesarin nën rrënjët e një lisi të veçuar. Thesari i artë pak nga pak u dha gjethevë një ngjyrë si të artë, duke u zbuluar kështu fshehtësia e thesarit të kështjellës. Edhe lisi mori emrin Lisi i Pares. Po lisi nuk u trazua se sundimtari i kështjellës ia kishte lënë amanet tokës e zanave të Shkamit të Zanave.

Zanat dihet se janë të pavdekshme dhe shumë të fuqishme. Zanat nuk duhen trazuar, se ndryshe bëhen shumë të rrezikshme për njeriun. Prandaj askush nuk gërmonte te rrënjët e Lisit të Pares. Kush e kishte provuar të gërmonte kishte dëgjuar oshtimën e malit kah kalonin zanat që vinin drejt Lisit të Pares për me mbrojtë thesarin. Edhe toka fillonte të lëkundej si të binte një tërmet i fortë. Lisi i Pares është pa aty deri në kohën e Zogut ( Mbretit Zog I)

Po vendi i zanave ku ishte? Legjenda vazhdon: “Zanat rrinë te Guri i Bardhë”, 4 km prej kështjellës së Delmacës. Guri i Bardhë nga ana e lindjes është i arritshëm edhe pse rreth 1200 m i lartë prej ku shihet Delmace, Lisi i Pares, Maja Cungut, Puka me Qafë-Ajtyrë,Krovë, Mece, Klos, Bushat e Midhë me Qafë Tmugu e më tej. Poshtë hapet lugina e bukur e Drinit me Shllakun e Qerretin e Vilës etj. Guri i Bardhë nga ana e Drinit formon një faqe shkëmbore që njihet me emrin Skami i Zanave. Në brendësi të këtij shkëmbi është Mullini i Zanave ku zanat bluajnë grurin a melin për bukë. Për te Mullini i Zanave shkohet nëpër një shpellë të ngushtë me emrin po Shpella e Zanave. Vitet e fundit ka pasur të rinj të guximshëm që kanë hyrë deri te gurgullima e ujit që buron përmes Gurit të Bardhë. Uji del në fund të Shkambit të Zanave duke formuar një hurdhë të vogël, rrethuar nga perëndimi prej Mrizit të Zanave. Aty zanat freskohen dhe i gëzohen jetes me këngë e valle përballë luginës mahnitëse të Drinit. Mjerë kush i zemëron zanat. Ato nuk falin. Ngacmuesit i shitojnë e i ngurosin. Po kësaj ane nuk dihet ndonjë rast. Aty ku jetojnë zanat njerëzimi është më i fortë, më i shëndetshëm e më gazmor e mikpritës.

Siç shihet, bukuritë e vendit traditat me pasuritë folklorike e bëjnë këtë vend malor me interes turistik, sportiv e eksplorues, siç bëjnë rinia shkollore, të rinj e të reja kosovare më 1999 dhe veprimtari sportive si ajo e tetorit 2002.
Marrë nga Gazeta55

Çift vathësh prej ari me trup në trajtë drapër hëne, punuar me rrahje. Janë gjetur në varrezën e Krujës. Diametri 5 cm.

U morre prej linkut: http://74.125.77.132/search?q=cache:Dke … clnk&gl=dk

”Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.

Laert

Poste: 3383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU – GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 26 Prill 2010, 10:10

Vargu i ipeshkvijve të Sardës – SHURDHAH

Viti Ipeshkvij

1190- N.N.
1192 – Theodori.
1266 – N.N.
1266 – Pjetri Tibertini, françeskan, italian.
1278 – Prometeu i Absburgëvet, jeremi i Shën Ausanit.
1291 (mars) Tanushi, por nuk dihet se si u shugurue ipeshkëv.
1370 (deri) Nuk përmendet ndonjë ipeshkëv.
1370 ( 25.8) Ebymundi (Raimundi) arqipresbiter i kishës së Dioklesë.
1381 – Jaku, agostinian, abat i kishës Shën Sofisë në Zento.
1386 – Peregrini, benediktin.
1386 (i pasigurtë) Antoni I.
1392 – Antoni II.
1392 – Antoni III.
1395 – Marian Genci, reatin.
1402 – Andrea i kishës Shën Sofisë në Zenta.
1412 – Gjon Pëllumbi (Pllumbi) prift i kishës së Sardës.
1428 – Pjeter Matia, kanonik i kishës së Sardës.
1444 – Shtjefën Dukagjini, arkidiakon i kishës së Shkodrës.
1460 – Jaku II.
Vargu i ipeshkvijve të Sapës
60
Viti Ipeshkvij
1291 – Pjetri I.
Vit i pasigurtë, Pali.
1376 – Benevenuli, françeskan.
1396 – Pjetër Zakaria.
1414 – Nikolla.
1422 (mars) Mëhilli, kanonik i kishës së Sapës.
1425 – Pjetri II, abat i Shirqit, benediktin.
1431 – Pjetri III.
1433 – Mateo, prift i Arbënit me mbiemën de Hernolais, prej së cilës familje dolën 6 ipeshkëvij.
1440 – Gjergji, arqipresbiterian i kishës së Shën Mëhillit në Padovë.
1460 – Emanueli.
1470 – 1472 (rreth) N.N.
1473 – Marin Suma.
1479 – Gabrieli, françeskan.
1489 – Vlashi.
1490 – Prodokimi, për Sapën e Sardën.
1501 – 1507 Pjetri Stebinja.
1508 – Deda Garcia, domenikan.
1512 – Ambrozi Montemini.
1513 – Gjergji III.
1514 – Didaku Fernandez, ase Fernates, domenikan.
1516 – N.N.Thuhet se ka mujtë me qenë Pjetri Tallorsi.
1518 – Gjoni Bonaventura de Valderama, françeskan.
1521 – Alfonsi Kavaçiri, françeskan.
Për 50 vjet këputet vargu i ipeshkvijve dhe nuk dihet arsyeja.
1582 – Tossoli (Theobaldi) Blankus (Bardhi) nga Sapa diku thirret edhe Tosolus.
1583 – Gjergj Palma, kanonik i kishës së Tivarit.
1594 – Nikolla Bardhi nga Sapa.
1620 – Simoni Gjeçi, Jeçi ose Greçi nga Arbëni.
1621-(20.VII.) Pjetri Budi, matian, prift i Arbënit, lindë në Gurë të Bardhë të Matit me 1566, qe nxënës i Kolegjit Ilirik të Loretit. Në korrik 1621 u emnue ipeshkëv i Sapës. Në vjeshtën 1621 përgatiti planet për kryengritjen të përgjithshme kundër Turqisë.Botoi “Doktrina e Krishtenë”, “Pasqyra e të Rrëfyemit”, “Ritualin Roman”. U mbyt në Dri me 1623, tue i shërbye zyres së tij.
1623 – Gjergj Grili Bardhi nga Sapa. Më 1635 u emnue arqipeshkëv i Tivarit.
1635 – Frang Bardhi nga Sapa, gjak me Nikollë Bardhin. Qe nga Sapa, sikur e deshmon vetë në shkrimet e tij; qe nga familja e Bardhajve. Nxanës i Kolegjës së Loretit. Pa krye këndimet u zgjodh ipeshkëv i Sapës. I doli zot shqiptasisë së Skënderbeut me vepren e tij të botueme në Venedik si përgjigje ipeshkvit të Bosnjes Gjon Tomak Maranoviqit, i cili donte me e qitë Skënderbeun me origjinë boshniake. Aktivist i madh, la shumë materiale historike e gjeografike për Shqipninë. Botoi fjalorin “Shqip-italisht”.
1644 – Gjergj Grili Bardhi, ardhë me kërkesen e tij, nga arqipeshkvi i Tivarit.
1647 – Simeoni Suma, françeskan. Qëndroi 30 vjet si ipeshkëv.
1675 – Shtjefen Gaspari, famullitar i Durrësit. Vizitator Apostolik në Shqipni. La shenime
61
rreth famullinavet të vendit.
1682 – Martini Jeliq, nga Spica e Tivarit.
1685-1705 – Gjergji Teodori nga Sapa.
1707 (prill) – Egjidi Quinctius de Armento nga Lukania, françeskan.
1719 – Marin Gjini, shkodran.
1720 – Gjoni Gallata, kurbinas.
1738-1744 – Vasili, lindi në Lisna. Qe prift i dioqezat të Pultit.
1746 – Lazri Vladanji, shkodran.
1750 – Gjergj Vladanji, shkodran, vëllai i Lazrit.
25.VIII.1765-1791 – Nikolla, ndoshta i vëllai i Vasilit.
2.IV.1791-21.XII. 1794 – Gjoni Logoreci, shkodran.
1796 – Antoni Radovani, shkodran, mbiquejtë Ejell vëlla apo axhë i Gjergjit, Arqipeshkëv i Tivarit.
1808 – Marku Negri, zadrimuer.
24.XII 1825 – Lekë Suma, ish Vikar Kapitullar i Sapës.
1827-15.II.1830 – Lazri Vladanji shkodran.
13.II.1836 – Pjetri Borci, shkodran, vëlla apor i aferm me gjak me Frano Borcin, arqipeshkëv i Tivarit.
1844 – Gjergj Labella, nga Arnio Umbria, françeskan. Mbas tre vjetësh dha dorëheqjen e vdiq në Romë me 27.X.1860.
1.II.1845-7.XI.1873 – Pjetri Saverini nga Barba Senegalje. U vorrue në Nenshat Zadrimë.
1890 – Luli Marsili, françeskan, u shugurue në Shkodër me 6.II.1874 në Katedrale nga imzot Karlo Pooten. Ma parë qe prefekt i Misionit apostolik të Kastratit. Më 1875 mori pjesë në Konçilin III.
1890 – Lorenci de Petris Dollamare.
1893-2.II.1900 – Gabriel Nevriani, françeskan, mori pjesë në Konçilin III.
1900 – Joakin Serreqi shkodran, françeskan. U zgjodh, por nuk e pranoi.
1901-1905 – Lazer Mjeda, shkodran.
29.X.1905- 22.IV.1910 – Jak Serreqi.
21.IX. 1911- 2.I. 1928 – Gjergj Koleci, mirditas, shugurue në Shkodër.
25.VII.1928 – 9.X.1935 – Zefi Gjonali, mirditas dha dorëheqje dhe vojt në Torino Itali ku vdiq me 1956.
6.II.1936-15.VIII.1940 – Vinçenci Prennushi, shkodran, françeskan. Qe shugurue në Shkodër me 19.III.1936.
25.V.1940-3.II.1948-Gjergj Volaj nga Shiroka, prift, shugurue në Katedrale të Shkodrës nga delegati Apostolik Leon Nigris.
1950 (qershor) – Gjon Kovaçi, Vikar Kapitullar i Sapës, famullitar në Grash, drejton dioqezën.
* * *
Weigandi në veprën e tij Alb. Deutscher St. thotë se në toponomastikën e tanishme nuk ka mbetë gjurmë për emnin Sapë, me përjashtim të kalasë së Capës që naltohej ku tani asht kisha famullitare e Nenshatit. Emni i Sapës del për herë të parë me 11 qershuer 1291 simbas një letre që i dergojnë Papës Nikolla IV, Mëhilli, arqipeshkëv i Tivarit dhe Helena, mbretnesha e Serbisë me të cilën i luten me i dhanë një ipeshkëv popullsisë katolike të një qyteti të rrenuem kaherë thirrë Sapa (Shif. A. Alb. I. 515). Dhe ky ipeshkëv, që u shenue për aty, kje Presbiteri Pjeter. Në vitin 1490 dioqeza i Dejës e
62
Sardës iu mbështetën një herë e përgjithmonë dioqezat të Sapës.
Kohën e Imzot Zmajeviqit, Zadrima kishte 910 shtëpi katolike e 9 myslimane. Fshatrat, simbas tij, ishin: Blinishti, Gjadri, Kodheli, Dajçi, Gramshi, Maba, Shkjezi, Mjeti, Hajmeli, Nenshati, Troshani e Kallmeti. Don Shtjefen Gaspri, shqiptar i lindun në Krujë, nxanës i Kolegjës Ilirike të Loretos e i Kolegjës Urbane, kreu një vizitë të imët e të kujdesshme nëpër Shqipni dhe kje zgjedhë për ipeshkëv i Sapës nga Papa Klementi X. Ky la të shkrueme, me 6 nanduer 1671 për dioqezan e Sapës sa vijon: (Shif. Makushev, Istor. Raznik. Varshavë, 1871, H.Dr. Vj. 223 e vazhdim): “Kufijtë e dioqezës shtriheshin kah veri deri në Iballe e kah jugu deri në Bushat, nga lindja, me malet e Benit e nga perëndimi me lumin Drin.Ky e ndan dioqezën e Sapës dysh; ipeshkëvia e siperme ase e malit dhe ipeshkvia e ultë ose e fushës”.
E sipermja përfshinë popujt e Iballës; Apripa me 24 shtëpi e 120 frymë; Arsti me 40 shtëpi e 220 frymë; Alsiçja me 24 shtëpi e 200 frymë; Mataj me 15 shtëpi e 150 frymë; Trueni me kishën e Shën Martinit me 7 shtëpi e 60 frymë; Dardha me 12 shtëpi e 130 frymë.
Famullitari i të gjithë këtyne fshatravet ka ndejë në Gralishtë e cila kje djegë, kur turqit mësyene Iballën dhe e plaçkiten. Ai thotë se të gjithë janë të vorfën.
Puka, dikur qytet bujar e i permendun, asht shndërrue në një fshat; ka kishën kushtue Shën Palit e cila dikur qe Abaci e përmbledhë 19 katunde me 250 shtëpi e 2.000 frymë dhe gjinden 3 kishë; një në Qerret, një në Koman, e një në Dush, por pa asnjë famullitar.
Vjerdha në qytetin e Sardës e me fshatin e Mëdhojes ka 25 shtëpi me 200 frymë.
Fusha: Zadeja, dikur qytet, tani fshat me dy kishë, njenën e ka në Mjet të siperm dhe përmbledhë 5 katunde me 35 shtëpi dhe 400 frymë:Hajmeli me 20 shtëpi me 330 frymë: Mjeda e poshtme me kishën e Shën Kollit ka 10 shtëpi me 60 frymë; e merr me vedi Pistullin 12 shtëpi me 70 frymë, Stajka me 13 shtëpi e 80 frymë, Kosmaçi me 4 shtëpi e 32 frymë, Shkjezi me kishën e Gjon Kryepremit 45 shtëpi e 500 frymë, Baba me kishën e Shën Panteleonit që përfshinë Dragushën, Paçramin, Gradecin e Zojzin 150 shtëpi me 900 frymë, Krythë me kishën e Shën Dhimitrit që së bashku me Dajçin, Kotrrin e Kodhelin 72 shtëpi me 750 frymë, Sapa, ndeja e ipeshkëvit, 30 shtëpi me 350 frymë, Blinishti me kishën e madhe të Shën Shtjefnit 80 shtëpi me 750 frymë, Gjadri 70 shtëpi me 510 frymë, Troshani me 30 shtëpi dhe 224 frymë, Fishta me 15 shtëpi e 150 frymë.
Dioqeza ka 1.075 shtëpi me 9.226 frymë. Si kishë katedrale ka atë kushtue Shën Mëhillit (Shën Ejlli që populli e thrret Shna Ejlli) mbi malin e Capës.
* * *
Vijmë tashti te Konçili I Kombëtar shqi

U MORRE NGA LINKU; http://www.shkoder.net/zip/kmsh.pdf

”Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.

Laert

Poste: 3383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU – GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 26 Prill 2010, 11:00

në vitin 1671, statistika e dioqezat të Shkodrës ishte kjo;

Simbas relacionit të Dom Shtjefen Gasparit, vizitatorit apostolik në Shqipni, në vitin 1671, statistika e dioqezat të Shkodrës ishte kjo; kah veriu fillonte te Pëdhana e Kelmendit ase e Hotit dhe arrinte kah Jugu deri në Pulaj. Për ipeshkëv Imzot Pjetër Bogdanin thotë se ndejën e kishte 82 milje larg Shkodre, bri malit t’Agrit.
Dioqeza i malevet përfshinte:

Rrjolli

me 80 shtëpi e 156 frymë; kisha bante pjesë të pashkëputun me shtëpinë e rindertueme nga ipeshkëvi i Shkodrës.

Fshatrat që vareshin prej kësaj dioqeze ishin:

Çamarati
me 11 shtëpi e gjashtëdheteekater (64) frymë;

Dodçi
me 3 shtëpi e 26 frymë;

Reçi
me 25 shtëpi e 5 frymë;

Lohja
me 20 shtëpi e 183 frymë;

Shkreli
me 65 shtëpi e 500 frymë,

Zusi
me 9 shtëpi e 80 frymë;

Lugji (Grykë Lugje)
me 13 shtëpi e 80 frymë;

Kastrati
me 75 shtëpi e 660 frymë;

Hoti
me 130 shtëpi e 700 frymë;

Kelmendi
, me kishen e Kelmendit ndertue prej vetë kelmendasve në vitin 1651 përfshinë:
Muriqin
me 6 shtëpi e 40 frymë;

Gjonoviqi
me 7 shtëpi e 60 frymë,

Lesoviqin
me 15 shtëpi e 120 frymë;

Milloshin
me 7 shtëpi me 40 frymë;

Vukli
me 32 shtëpi e 200 frymë;

Rrvesten
afër Komes të Kuçit me 6 shtëpi e 30 frymë;

Zeten nën Tuz
me 7 shtëpi e 40 frymë;

Selcën me Muriq
34 shtëpi me 280 frymë;

Rrabjenin e Radotinës
me 60 shtëpi e 400 frymë. Të gjithë shkojnë me pa meshë në Spanik, kanë edhe vorret.

Rrafshnalta e Kelmendit me rrafshnalten e Nikçit e të Radovicës
kanë 112 shtëpi me 560 frymë. Kelmendasit e kishin zaptue këtë fushë tue përzanë banorët.

Gruda me Triepshin, Ledima e Kuçit, Koça e Kuçit e Tuzi
306 shtëpi me 2530 frymë;

Gradiskija nën Reç
, e kthyeme nga ortodoksia me vepren e ipeshkvit të Shkodres, kishin 10 shtëpi me 100 frymë, buzë liqenit të Shkodres varet së bashku me tjerë fetarë që banojnë për te gjatë

Liqenit të Shkodres
me 40 shtëpi e 400 frymë e varen nga Rrjolli.
Ipeshkvia e Shkodrës së poshtme:

Trushi i Sipër me kishen e Shirqit
e ndertueme për të nxanë 3000 vetë simbas mbishkrimit të mbretneshës Helena në vitin 1290 asht mbajtë shumë keq, si me kenë stallë; Pullazi në rrenim e sipër.

Shirqi
ka 30 shtëpi me 300 banorë.

Ka edhe kishën e Shëna Prendës. Me kishën e Shirqit shkon edhe Trushi i Poshtëm
me 30 shtëpi e 300 frymë.

Me Trushin e poshtëm shkon edhe lagja e Konit
me 60 shtëpi e 400 frymë. Vjen mandej

Buzëgjarpni
me 55 shtëpi e 279 frymë.

Oboti me Serreq
me 28 shtëpi e 350 banorë me kishen e Shëna Baftit (Shën Bahtit).

Dajçi i Madh me 24 shtëpi e 70 frymë e përfshinë katundet e

Mushanit me 8 shtëpi e 30 frymë;

Grashi me 9 shtëpi e 40 frymë;

Belaj me 5 shtëpi e 30 frymë;

Samrishi i Sipërm e i Poshtëm
me 26 shtëpi e 120 frymë. Varen prej këtij katundet mbatanë

Bunet; Sukubina, Lizna, Kruvetina, Stuçja, (Shtufi)
me 800 frymë.

Shasi,
dikur qytet i madh, sikurse e dëshmojnë rrenojet e 365 kishavet ka nën vedi disa katunde me afro 2000 frymë.

Shën Gjergji
me 120 shtëpi e 1300 frymë;

Pulaj
me 30 shtëpi e 230 frymë.

Sheldija me kishën e Shën Hieronimit
me 20 shtëpi e 150 frymë; me të shkojnë katundet

Gavoç
me 16 shtëpi e 80 frymë;

Ganjolla
17 shtëpi e 90 frymë;

Jubani
me 20 shtëpi e 140 frymë.

Nga Sheldija varet edhe Dushmani, Arra, Vilza, Mazrreku e Meshkalla
me 40 shtëpi e 300 frymë.

Shiroka e Kishaj me kishën Shën Mërisë Magdalenë,
me 270 shtëpi e 200 frymë (banorë).
Kisha Katedrale kushtue Shën Shtjefnit gjindet në

Barbullush
me 75 shtëpi e 800 banorë; prej kësaj varen Shkreli i Barbullushit me 115 shtëpi e 1600 banorë;

Kulli
me 42 shtëpi e 400 frymë.

Krejtë dioqeza kishte 7549 shtëpi e 17.283 frymë. (Shih “Hylli i Dritës”, viti 6, nr. 11, fq. 7, nr. 3, fq. 154 e vazhdon).

U morre ne linkun; http://74.125.77.132/search?q=cache:nco … clnk&gl=dk

”Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.

Laert

Poste: 3383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU – GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 29 Prill 2010, 11:38

Toponimi i Shllakut ne histori

EDITH DURHAM shkruan;
Sipas 3-Shllaku.-Fis me një bajrak në të djathtë të lumit Drin, në një krahinë shumë të varfër. Është i tëri katolik dhe vjen nga Toplana……..

4-Dushmani –fis katolik me dy bajraqe : Temali dhe Dushmani. Dushmani e merr emrin nga një familje krerësh që sundoni këtu…… Arrinte në 160 shtëpi, kur unë isha atje.

– ….Hulumtuesja e nderuar Durham dëshmon një të vërtetë se “më të shumtët e Postribës janë myslimanë”, por kur analizon bajraqet një nga një rezulton se Mazreku, Shllaku, Temali, Dushmani dhe Suma janë krejtësisht katolik, ……

– ipas bisedave që kam bërë me shumë pleq nga Postriba, thuhet se vërtetë Postriba ka qenë e organizuar në pesë bajraqe, por ata e përjashtojnë Mazrekun, duke renditur pas bajrakut të Drishtit, bajrakun e Boksit. Bajraqet e tjera ishin ashtu siç i paraqiste zonja Durham. Më vonë , datë të saktë nuk kam mundur të përcaktoj nga pleqtë, Shllaku dhe Dushmani iu aneksuan Dukagjinit. Sot Postriba përbëhet nga tre bajraqe të renditura nga shkalla hierarkike : Drishti bajrak i parë, Boksi bajrak i dytë dhe Suma bajrak i tretë.

autori
Dragoç me 14 maj 2004
Nga Riza Spahija
U morre nga linku; – http://webcache.googleusercontent.com/s … clnk&gl=dk

1445 Ne dasmen e Mamices, se motres se Skenderbeut ne Muzakine, shfaqet per here te pare princi Leke Dukagjini. Dueli i tij me Leke Zakarine per doren e princeshes se bukur Jerina Dushmani.

Në turqisht Dushman i thonë armikut. Por në kohën e Skenderbeut një princ shqiptar kishte këtë mbiemër, Lekë Dushmani.

Toponimi i fjales Dushman

Në atë kohë sundimi turk në Europë ishte në fillimet e tij, dhe Turqia ende nuk kishte arritur të impononte mbiemra turkë tek shqiptarët, aq më pak te një feudal i krishter.

Nga rrjedh kjo fjalë?

Kuvendi i fisnikëve shqiptarë u mbajt më 2 mars 1444 në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë. Në të morën pjesë udhëheqës të kryengritjeve të mëparshme antiosmane, si dhe pjesëtarë të tjerë të aristokracisë shqiptare. Midis tyre ishin: Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia (bashkë me dy djemtë, Kominin e Muzakën dhe të nipin Tanushin), Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Pjetër Spani (bashkë me katër djemtë, Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon), Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu (dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje), Zahari Gropa, Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin e fisnikë të tjerë fqinjë me ta, Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi bashkë me bijtë e tij, Gjergjin e Gjonin) etj.

E para herë që e bën Lekë Dukagjinin protagonist të një ngjarjeje me vlerë për kronikanët, ishte një histori rivaliteti. Lekë Dukagjini dhe Lekë Zaharia. Mes tyre Jerina Dushmani. Gruaja, me bukurinë e saj, i ka ngasur dy princërit e rinj të cilët janë sulur t’i kërkojnë dorën.

Ne fakt une mendoj se eshte forme e mbiemerformimit nga titulli [Dux] ne thirrjen Duksmani, me rrafshim ne Dushmani.
Prapashtesa e [duks] ne trajten ~mani eshte shume e perhapur ne gjuhen shqipe te mbiemer formimi i kesaj natyre.
__________________

Në turqisht Dushman i thonë armikut. Por në kohën e Skenderbeut një princ shqiptar kishte këtë mbiemër, Lekë Dushmani.
Në atë kohë sundimi turk në Europë ishte në fillimet e tij, dhe Turqia ende nuk kishte arritur të impononte mbiemra turkë tek shqiptarët, aq më pak te një feudal i krishter.

Si ne shumicen e fjaleve me tingellim turko-persian, ne gjuhen shqipe, ato nuk jane huazime mesjetare, por fjale te lashta pellazgjike, qe gjenden ne gjuhen atikase mbi 2500 vjete me pare. Kete fjale (si dhe shume te tjera) ” cuditerisht” ruhen akoma si relike te vjetra, ne trupin e shqipes:

1. dush=me dash=te duash
2. menia=mëria(gegerisht=mënia)

kuptimi: dusmenia=duashmëria=mosdashja=qe nuk e do~armiku

Mbiemri/thirrja Dushmani ekziston para ardhjes se turqve dhe se nuk mund te kete kuptimin qe ka ne gjuhet lindore e as te jete e njejta fjale burimore.

Megjithese per vet fjalen lindore dusman nuk thash asgje; Kuptimi i saj armik, nuk lidhet me thirrjen shqipe Dushmani madje as me mbiemrin Dushani qe jane forma shqipe mbiemrformuese te titullit thirres: Duke; Duks, sepse kuptimi armik nuk gjuhen shqipe nuk mund te nxirret nga Dashi, dhe kjo fjale mes tjerash jam 100% se nuk mund te atestohet as ne persishte para pushtimit te Lekes dhe kultit te tij te dashit ne ate mbreteri. -Te ne, emri i dashit ka pershkruar dashni, si force atrakcioni per takim mes dy personave, tek te tjeret ka simbolizuar kundershtine; oponencen. Por jo para ardhjes se Lekes; kultit te dashit, dhe vet fjales shqipe ‘dash’ ne Persi.

Qe do te thote se edhe fjala ‘dushman’ etimologjkisht buron nga rrenja shqipe, por jo edhe kuptimi origjinor qe ajo fitoi ne ate gjuhe. Pasi qe kuptimi i kesaj fjale ne gjuhen shqipe qe nga parahistoria gjindet ne rrenjen ‘mik’ prej se ciles e kunderta e saj semantike nxirret me formen ‘amik’ por meqenese kjo forme negacioni me kohe u be ambige, u riqartesua ne formen e re ‘a-ne-mik’, per te dhene anmik = dushman, pasi qe “a” ne shume raste kishte fituar edhe semantiken pohore.
Pra me vone kemi: “a” ne kuptimin pohues: ‘eshte’; dhe “a” (e shkurter) ne kuptimin: kontestues; qe e ve ne pyetje rrenjen kuptimit te fjales qe e pason.

(Perpos kesaj, popujt aziatik gjithe Duket perendimor i konsideronin armiq per shkak te kryqezatave qindra vjecare ashtu-keshtu! Andaj edhe nese deshmohet se kjo fjale as ne turqishte nuk eshte me origjine perse e rrjedhur nga leksema e vjeter shqipe nga periudha e Lekes, – serish sinonimi Douks si ‘armik’ per popujt lindor perfshire me vone edhe turqit del se eshte nocion i nxjerrur nga gjuha perendimore me saktesisht nga rrenja e fjales shqipe Duksh, qe shenjonte Pris ose Princ, ose me saktesisht Perfaqsues, legjitim te pales se mbreterive perendimore).

Në turqisht Dushman i thonë armikut.

Fjala dushman në kuptimin armik, gjendet edhe tek gjuhët tjera ballkanike, edhe në rumanisht. Por mos të harrojmë që turqishtja është një gjuhë altaike me përplot fjalë shqipe, sllave, greke, persiane, arabe etj.

http://webcache.googleusercontent.com/s … clnk&gl=dk

Fjala shqipe – dru, formoi fjalën sllave – drv, drva (dru=drv), ashtu sikurse nga fjala – duh, duhama (gege-shqipe), doli fjala sllave – duh= duhamë, shpirt, me theksimin e tingullit – h=sh, rrodhi fjala – dusha=shpirti, spirit. Kjo fjalë formoi edhe antroponome: Dusha, Dushan, dushman, duhovit, sll.= duhamor, shpirtëror.

Marre nga : ILLIRISTIKA E SLLAVISTIKA
http://webcache.googleusercontent.com/s … clnk&gl=dk

* Në kuvendin e Lezhës, më 2 mars 1444, me princat e tjerë arbërorë, nën drejtimin e Kryetrimit Gjergj Kastriotit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e pultinasve: Princat shpirtmëdhejne Nikollë e Pal Dukagjini, që të dy të sprovuar në luftë, por Pali ishte më i dëgjuar, zotëruesit e vendit përtej lumit Drin – Zadrimë e Sipërme e gjërë në Misinë e Sipërme; Lekë Zakarija, i cili ka mbajtë si askush tjetër anën e Gjergj Kastriotit, që zotëronte një pjesë mjaft të madhe të Zadrimës së Sipërme, si dhe qytetin e Dejës;
Pjetër Spani, zoti i Pultit e sa i lumtur si baba, aq edhe fatbardhë si princ bashkë ma katër djemt; Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin
Në të gjitha luftrat kundër turqve, me në krye Kryetrimin Gjergj Kasrioti, me emër kanë qenë heroizmat e Pjetër, Frano e Marin Spanit; , vëllezërve Leka e Pjetër Dushmanite cilet kanë treguar në fushat e betejave, duke dhënë jetën së bashku me shumë luftëtarë të tyre.

http://books.google.dk/books?id=j7tLgAN … e&q&f=true

Faqja ku gjendet per shllakun te r.elsie
sipas shenimeve te r.elsi thuhet se Scelacu ashte quejt ne vitin 1641

At Gjergj Fishta per Shllakun

Thue me dhâmë po do m’ e shkye. 90
Prap prej Shllakut lshon Gjetë Gega:
Faqja e tij kuq porsi shega:
Shllungë mustakun derdhë n’dy dega:

U morre prej poemes Lahuta e Malcis – te ”Kushedra”
bazue te linku; http://webcache.googleusercontent.com/s … clnk&gl=dk

”Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.

Laert

Poste: 3383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU – GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 29 Prill 2010, 19:33

Dyluftimi i Lekë Dukagjinit dhe Leke Zakarise per princeshen Jerina Dushmani

Publikuar më 09/01/2010

Shkak për dyluftimin e të dy Lekëve ishte bërë Jerina, bija trashëgimtare e princit tjetër të Zadrimës, Lekë Dushmani. Princesha e bukur e Zadrimës, Jerina Dushmani, tërhoqi vëmendjen e të dy prindërve, të cilët, njëri pas tjetrit, kërkuan dorën e saj, duke ia lënë princeshës së re të drejtën e zgjedhjes. Disa thonë se ajo zgjodhi Lekë Zakarinë. Për Lekë Dukagjinin, gjëja e fundit që i mbetej të bënte ishte t’i kërkonte duel rivalit. Emri Lekë, që është shkurtim i emrit Aleksandër, në kujtim të Aleksandrit të Madh (356-323 p.e.r.), është i treti në trungun e princërve të dinastisë Dukagjini, që kanë sunduar principatën me të njëjtin emër, ose gjysmën e saj që shtrihej në pjesën verilindore të Shqipërisë, deri në hapësirat e sotme të Rrafshit të Dukagjinit e më tej Shkak për dyluftimin e të dy Lekëve ishte bërë Jerina, bija trashëgimtare e princit tjetër të Zadrimës, Lekë Dushmani. Princesha e bukur e Zadrimës, Jerina Dushmani, tërhoqi vëmendjen e të dy prindërve, të cilët, njëri pas tjetrit, kërkuan dorën e saj, duke ia lënë princeshës së re të drejtën e zgjedhjes. Disa thonë se ajo zgjodhi Lekë Zakarinë. Për Lekë Dukagjinin, gjëja e fundit që i mbetej të bënte ishte t’i kërkonte duel rivalit. Dhe ashtu bëri. Por dueli u kthye në një betejë të përgjakshme ndërmjet eskortave që të dy princërit kishin mbas vetes në dasmën e Kastriotëve me Topiajt. Si shkruan Noli, “njëqind e pesë të vdekur dhe pothuajse dyqind të plagosur kishte mbushur fushën e betejës” kur Kont Urani, nip i Simon Altisferit, dikur zot i Shqipërisë (Lekë Zakaria trashëgonte si mbiemër të dytë Altisferi) dhe Vladan Jurici, nip i Skënderbeut arritën të qetësonin gjakrat. Madje duhet thënë se ndërhyrja e tyre u bë e mundur, pasi Lekë Dukagjini mbeti i plagosur prej Lekë Zakarisë, ndërkohë që Kont Urani dhe Vladani Jurici, gjithashtu, ishin plagosur, i pari në krah dhe i dyti në kokë, gjatë ndërhyrjes së tyre të pasuksesshme kur beteja e të dy rivalëve dhe oborrtarëve të tyre po shkonte keq për Lekë Zakarinë. Si mund të kuptohet, Skënderbeu nuk ndodhej në dasmë kur Lekët u përleshën njëri me tjetrin. Ai ishte larguar, së bashku me çiftin e sapomartuar, duke shëtitur rrethinave të Muzakinës, por kur mori vesh ngjarjen shpejtoi për t’i pajtuar të dy princërit e armiqësuar, duke respektuar, gjithashtu, zgjedhjen e Jerinës, pra, Lekë Zakaria ka fituar duelin dhe, së bashku me duelin, edhe Jerinën. Ndërsa Lekë Dukagjini, përveç plagëve që do t’i shërohen shpejt, pranon një duel të humbur me princin e Dejës dhe heq dorë nga kërkesa për princeshën Jerina. Këtë variant tregimi e ka sajuar Fan Noli për t’i dhënë ngjyrë alla shqiptare duelit të dy Lekëve, por lexuesi i sotëm mund ta mendojë si një duel të zakonshëm midis dy fisnikësh të rinj mesjetarë për të fituar dorën e një princeshe të merituar për nga sëra dhe bukuria, siç ndodhte atëherë kudo në oborret princërore të Evropës, edhe fakti, që në këtë duel u përfshinë eskortat shoqëruese të të dy princërve, nuk është ndonjë gjë e pazakontë, me përjashtim të shifrave të të lënduarve, që duken mjaft të ekzagjeruara. Sidoqoftë, dueli i të dy lekëve ka domethënien e paritetit ndërmjet princërve shqiptarë, pavarësisht nga zotërimet e tyre dhe vendi që zinin në hierarkinë e Lidhjes së Lezhës. Pas këtij tregimi, tipik kalorsiak, që të kujton se aventurat e Lançelotit për motivin shkakësor të duelit, aq edhe aventurat e Don Kishotit për bilancin tragjik të përfundimit të tij, kureshtja e lexuesit, me të drejtë, kërkon të plotësohet me ngjarjet dhe bëmat, që ka kaluar Lekë Dukagjini deri në moshën 35 vjeçare kur u bë objekt i penës së historianëve të kohës së tij dhe të mëpastajmë. Dhe lexuesi duhet të marrë me mend se për këtë periudhë mungojnë thuajse tërësisht dokumentet e drejtpërdrejta, prandaj do të ketë durimin të ndjekë hap pas hapi arsyetimin tonë, që rrjedh nga interpretimi i të dhënave të qëmtuara andej këndej nëpër faqet e shkruara nga kronikanët apo historianët e shek. XV e të mëpastajmë. Emri Lekë, që është shkurtim i emrit Aleksandër, në kujtim të Aleksandrit të Madh (356-323 p.e.r.), është i treti në trungun e princërve të dinastisë Dukagjini, që kanë sunduar principatën me të njëjtin emër, ose gjysmën e saj që shtrihej në pjesën verilindore të Shqipërisë, deri në hapësirat e sotme të Rrafshit të Dukagjinit e më tej. Diku në jug të Prishtinës është Ulpiana, qyteti ku lindi dhe kaloi rininë e vet princi trashëgimtar i Dukagjinëve, Leka. Ulpiana përshkruhet nga historianët si një vend përrallor, është një Atlanta në gadishullin Ballkanik, jetëgjatësia e secilës nuk mbush një shekull, për të mbetur vetëm si një përfytyrim ideal i një qytetërimi arbëror, dhe, pikërisht, për këtë arsye, u shkatërrua nga osmanlinjtë, të ndihmuar, sigurisht, edhe nga fqinjët ziliqarë, pas largimit prej saj të princit Lekë Dukagjini, që u detyrua të strehohej maleve të principatës së vet. Ulpiana ka afërsisht e Lekës. Duket se i ati, Pal Dukagjini, e ndërroi atë qytet pranë ose mbi monumentet e rrënuara të një qyteti të lashtë ilir, të quajtur Ulpiana, për të përsëritur lavdinë e dikurshme të tij, që në analet e kohëve antike quhej “urbs splendidissima”.

U morre prej linkut; http://webcache.googleusercontent.com/s … clnk&gl=dk

”Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.

Laert

Poste: 3383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU – GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 29 Prill 2010, 19:50

Historike Vëzhgimet mbi Përhapjen e kishave dhe e Emrave Shenjtorëve Në zonën e Shkodrës Epërme.

Është një fakt i njohur i historisë sonë kishtare se rajoni i Shqipërisë së Veriut ka ba një jetë të gjallë fetare, në drejtim të dy qendrave të kultit të shumta dhe të klerit. Ndër gjërat e tjera, kjo është dëshmuar për nga ana e toponimeve të shpeshta dhe të përhapur në zonën e të cilat janë direkt të lidhura me kishat, manastiret, fetaret dhe priftërinjtë, si dhe emrat e shenjtorëve “të cilat janë ende të gjenden në buzët e njerëzve vendas. Një numër i konsiderueshëm i këtyre emrave janë gjithashtu dëshmohet nga burime të ndryshme historike. Ne theksojmë faktin se edhe disa emra biblik kanë lënë gjurmët e tyre në Toponimia shqiptare: për shembull, Kapërnjet e cila është e lidhur me Kafarnaut, Kafarnaumt (Buzuku: Kapernet), Burgu i Xhullenit (Xhullinit), e Fusha Xhullive, një fushë me xhulli, Jude. Emrat e disa festa fetare të cilat kanë kaluar në toponimia janë të pa vlerë të vogël, si, për shembull, “Ajasëm” çerek, një derivim nga fjala greke ‘agiasma’ që do të thotë “të ujit të shenjtë”, Maranaji, malin Maranaji, e cila buron nga maranaje “Rreshajet” (Rrëshajëve) dhe është i pandashëm nga thirrje Marana tha.

Sa për gjurmët e emrave të shenjtorëve “në rajone të ndryshme, të cilat janë reflektuar edhe në dëshmi të dokumentuara, duhet theksuar, si shumë studjues të tjerë e kanë bërë, që emra të tillë hasen shpesh në topografi shqiptare edhe si-toponymies makro dhe mikro-toponymies . Nga ish-Shengjinit, Shijaku, Shpali, Shmëria, Shënkolli, Shngjergji, Shëlbuemi, Shllia, Shlliu (nga S. Elia) janë ndër më i dukshëm. E po aq vlerë të madhe janë emrat e disa faltore të lashtë me origjinë greko-bizantine të cilat jetojnë më sot, sidomos në Veri, p.sh. Shllézhdri, Shllestri, Shqurku, Shmitri, Shtotrri, nga S. Aleksandros, S. Kurikos, Kyrikos, S. Demtrios, Dimitrios, S. Theodoros, Teodoros respektivisht. Të tjerë emra të shenjtorëve femra do të ketë me bollëk më poshtë.

Emrat e qendrave cultic janë vetë dëshmoi për nga toponymies veriore. Në vijim mund të dallohen: Kishe-arra, Katund i Kishës, tremujorin e Kishaj, Maja e Kishës, Kisha e vorrëve, etj, së bashku me Qyteti Manastir dhe Manastiret e Deçanit, Manastiri Gorica, etj lidhje me faqet e tjera cultic, fjalët kryq dhe qelë nuk duhet të lënë pas dore, si në Qafë-kryq, Rruga Kryqi, Kryqi i Gjo Gjurës, Kodra e Kryzës (kodër e vogël kryqëz ndër-) Kryqi i Shkllimit, etj, së bashku me Fushë, Qela, Qelëza me-z .

Në lidhje me emrat e anëtarëve të klerit, ne mund të dallojë,, abat dom, murg, kallogjer, jeremi, p.sh., Domi, Domen, Domgjon, Domlleshi; fshatrat Abat dhe Murge, Pusi Murg (pra Monk’s), fshati Kellogjen, Maja (kulmin) e Kllogjnit (që vjen nga kellogjen, një fjalë e një periudhe më herët se kallogjer), Kisha e Jeremisë, Maja e Jeremisë. Titulli fjalë-frat (murg) dhe prift (prifti) janë gjetur në toponymies e mëposhtme; Fusha e Fratit, Logu i Fratit, Gurra e Fratit, Kroni i Fratit, Mullini i Fratit, Livadhi i Fratit dhe Vorri i Fratit, ose në shumës, Fusha e Fretënve: edhe Ara e Priftit, Kroni i Priftit, Shpella e Priftit, Hija e Priftit etj Nëse kemi parasysh më në detaje vendet që janë emëruar në bazë të shenjtorëve të tyre mbrojtës, ne do të vëreni se ato janë të ndryshme dhe të shumta , më shpesh hasen në fushat e Postribë (tani konvertuar në Islam), Rrjoll dhe Dukagjin. Në qendër kryesore e Postribës, Drishti i Vjetër, pas-vend emrat duket; Kisha e Shmërise (një katedrale), Shnakrygjja, Shen Françesku, Shëngjergji (një katedrale), Shjaku dhe Lami Shjak, Shën Luka, Sh.Shelbuemi, Sh . Simoni, Shenkolli dhe Shënkollas, Shen Shirq dhe Shirqe, Shtodri, Shnavlashi, Shnapremte (S. Veneranda), si dhe shumë të tjera mikro-toponimet në këtë zonë. Të dhënat nga Rrjoll të përballojë na, në radhë të parë, Abaci (abaci), manastiri i Shen Gjoni, Sh. Gjini – Shnjini e herë mesjetare e hershme – si dhe emrin e Rrjoll veten dhe Kisha e Shën Aleksandri, si në dukje për shkatërrimin thelbësore të vuajtur në duart e ndanë, kur peshkopi vetë u detyrua të dalë në lutem (1356). Kisha-dhe emrat e shenjtorëve të njohur në këto fusha janë: Shën Stefani, Shën Vlashi, Shën Danjeli, Shën Vrashi (Lat. historike katolike dhe Damian).

Emrat e njohur më mirë në Kopliku dhe zona të larta malore janë: Shmëria, Shën Luka, Shënkolli, Sh.Prendja, ndërsa zona e Dushmani dhe Shllaku është e përfaqësuar nga dy emra greko-bizantine: Shtori e Shllestri, dhe kisha e Shndre. Pulti i ka kisha e Shnandou, Shën Gjergji, Sh. Krygjes, Shënmhillit, Prendes Shën. Shala e Shoshi kanë emrat e shenjtorëve më shumë ‘si ato më lart, si, për shembull, Shën Gjergji, Shën Shtjefni, Shën Mëria, ShënKolli, Shën Prendja, Shlliu, Shqurku, Shmitri, Shkatrina (S. Caterina). Disa emra hasen në më shumë se një e katërta ose fshat këtu.

Një vlerë të përmendet është fakti se jo të gjithë emrat e shenjtorëve, nëse të dokumentuara ose jo, janë përdorur nga njerëz ose të miratuara në gjuhën shqipe. Disa nga këto janë: Shën Francesku, Shën Luka, Shën Matia, Shën Simoni, Shën Danjeli, Shën Stefani, Shën Henriku, etj Kjo është një çështje e hapur për hetim nga studiues Bibla dhe ecclesiastics.

U perkthye nen kujdesin teknik te Bep Martin Pjetri
U morre ne linkun; http://webcache.googleusercontent.com/s … clnk&gl=dk

Toplana është vëlla me Shllak e Gash te Tropojës. Bile përballe Toplanes ndodhet një maje mali me emrin maja e Gashit, ne te cilin mendohet se këta vëllezër kane kuvenduar dhe janë ndare njeri me tjetrin, megjithëse ky mal është pjese përbërëse e shtrirjes gjeografike te fshatit Berishe te rrethit Puke.
Toplana është fshati me i skajshëm i Dukagjinit dhe i rrethit te Shkodres, midis tri rretheve: Shkodër, Puke e Tropojë. Shtrihet ne krahun e djathte te lumit Drin, sot liqeni i Komanit. Kufizohet ne Lindje me rrethin e Pukës, me te cilin e ndan liqeni i Komanit; ne Jug kufizohet me Dushmanin, ne mes te cilëve është lumi i Leqniqes, pjese e poshtme e lumit te Shalës; ne Perëndim kufizohet me fshatrat Molle e Brashte te komunës se Shoshit; kurse ne Veri kufizohet me fshatin Brise te komunës Lekbibaj, te rrethit Tropojë.

 

U morre prej linkut; http://webcache.googleusercontent.com/s … clnk&gl=dk

Eposi i kreshnikëve:

Cikël këngësh legjendare i shoqëruar me lahutë me në qendër dy vëllezërit Muji dhe Halili.
Enci. Eposi konstatohet të këndohet në Malësinë e Madhe, Rranzat, Postribë, Shllak

U morre nga linku: http://webcache.googleusercontent.com/s … clnk&gl=dk

”Skllavëria jonë vjen nga fakti se i nënshtrohemi sundimit të gënjeshtrës, se nuk ia çjerrim maskën e nuk protestojmë kundër saj çdo ditë”.

Laert

Poste: 3383
Antarësuar: 28 Janar 2009, 13:10
SHLLAKU – GJEOGRAFIA DHE EMOCIONE, Posted 29 Prill 2010, 20:19

Çesk Pashuk Marjakaj emigranti nga Shllaku ne Suedi zbuloi e publikoi videon Raciste antishqiptare

Ka qene emigranti yne Çesk Pashuk Marjakaj nga Shllaku me banim ne Suedi i cili duke kërkuar ne internet zbulon videon raciste e quajtur “Himne te urrejtjes”. Ne fillim Çesku pasi u njohe me ketë komunikoi me gazeten me te madhe te përditshme greke “ Ta Nea” , publikoi videon ku ushtaret greke stërviteshin për te ngritur moralin ushtarak me thirrje kundër shqiptareve dhe turqve :

“I shikoni ata? Ata janë shqiptare! Me zorret e tyre ne do te bëjmë litare! I shikoni ata? Ata janë turq! Me lekuret e tyre ne do te bëjmë kepuce!”

“Te lumte Çesk!” Ti nderove Shllakun, Dukagjinin e gjithë Shqiperine.

Te gjithë ne e urrejme racizmin kundër shqiptareve ne Greqi, por Çesku beri diçka konkrete. Te lumte Çesk! Ti je nga ata djemtë i cili nderove prinderit qe te rriten, fisin e Shllakut e bashkefshataret e tu qe jetonin ne Shllak e gjithë emigrantet kudo qe ndodhen. Nxore ne drite një duf urrejtje qe nuk është hera e pare ndaj popullit tend. Askush me mire se ju qe emigruat ne Greqi nuk e ka përjetuar dhunen padrejtesine. Dukagjinasit gjithmonë edhe kur nuk ka patur shtet janë bashkuar për te mbrojtur token e tyre, identitetin e tyre dhe për te ruajtur te pastër zakonet e doket. Prandaj ne emër te redaksise se gazetes “Dukagjini” te uroj jete te gjate Juve, bashkëshortes tende me kombesi suedeze e te gjithë gjakut tend. Shteti ka rol, media mund te beje me shume por pse jo dhe çdo individ. Ne emër te zones se Shllakut aty ku rrite trupin e more edukimin tend te falënderoj për shembullin e larte. Edhe njëherë te uroj familjes sate jete te gjate edhe pse shume larg vendit tend qe gjithmonë djem si ti te mos rreshtin te ruajne identitetin tone te pastër qe parardhesit tanë e mbrojten gjithmonë me gisht ne qarkun e pushkes.

 

 

SHOQËRIA SHQIPTARE DHE KULTURA NË MESJETË

Fisnikëria
Lindja dhe zhvillimi i fisnikërisë shqiptare të tokës u krye në kushte specifike nëpërmjet veprimit të shumë faktorëve kontradiktorë. Së pari, në kushtet kur vendi mbeti përgjatë gjithë kohës nën sundimin e perandorive e të mbretërive të huaja, kuptohet që procesi i rritjes së klasës feudale shqiptare mbartte kufizimet e veta drejt arritjes së një fizionomie të plotë nacionale të saj.
Larmia e gjerë e titujve të fisnikërisë që mbanin krerët shqiptarë tregon shkallën e ndikimit dhe të integrimit të mjaft prej tyre me sistemet e huaja shtetërore. Në hierarkinë shqiptare ndeshen sa tituj bizantinë (despot, sebastokrator, sebast, heteriark, protokathimen, kabalarios, qefali etj.), aq edhe tituj perëndimorë (kapiten, judex, miles, kastelan, mareskalk, protontin, admiral) e sllavë (zhupan, kasnec, vojvodë etj). Në fakt, mjaft fisnikë shqiptarë ishin të integruar në administratat e huaja, qendrore e provinciale, në atë masë saqë dobësoheshin lidhjet me mjediset e tyre. Qysh në fillimet e shek. XI ka dëshmi për fisnikë shqiptarë nga familjet Skurra, Arianiti etj., që ishin përfshirë në fisnikërinë e Mbretërisë së Sicilisë apo të Perandorisë Bizantine. Por kjo nuk do të thotë se shumica e aristokracisë shqiptare, ndonëse nën ndikim e tutelë të huaj, të mos orientohej ku më shpejt e ku më vonë drejt emancipimit të vet, siç e provoi në fund të fundit edhe krijimi i Principatës së Arbrit që në shek. XII, apo i principatave e formacioneve të tjera shtetërore shqiptare në shek. XIV-XV.
Karakteristikë e përbashkët është se vatrat e këtyre formacioneve ndodheshin thuajse gjithmonë larg qyteteve e kështjellave, ku qe përqendruar administrata e pushteti i huaj, qoftë ky bizantin, anzhuin apo serb. Familjet që ishin në krye të principatave të shekujve XII-XV, nga Skurrajt, Blinishtët, Jonimët, Arianitët, Topiajt, Gropajt, Muzakajt, Matrëngët, Buat etj., vinin kryesisht nga zonat malore. Pushteti i tyre mbështetej në lidhjet që këta krerë kishin me popullsinë e vendit, duke përfshirë edhe lidhjet e gjakut, në madhësinë e “fisit” e, për rrjedhojë, në numrin dhe në cilësinë e forcës së armatosur që këta krerë kishin mbas vetes. Kjo përbënte në thelb bazën e autoritetit të tyre. Sunduesit e radhës, bizantinët, anzhuinët apo serbët, detyroheshin t’i llogaritnin këta krerë, që zotëronin një potencial luftarak të konsiderueshëm. Ndaj kërkuan t’i tërhiqnin ata duke u njohur, në një farë mase, pushtetin e tyre mbi zonat respektive, duke u dhënë tituj e prona dhe duke i përfshirë kështu në sistemin e qeverisjes. Ky raport i pushteteve të huaja me aristokracinë shqiptare u shoqërua edhe me joshjen nëpërmjet dhënies së pronave dhe zhvendosjes së mjaft krerëve drejt viseve ku ndodheshin qendrat e pushtetit. Kështu, në shek. XIV, Skurrajt e malësisë së Tiranës ishin bërë zotër të një pjese të madhe të ultësirës, që për hir të tyre u quajt “Skurrje”. Mjaft prej Skurrajve u vendosën në Durrës e u bënë qytetarë të tij. E njëjta gjë ndodhi me Muzakajt e malësisë së Oparit, të cilët po atë kohë shtinë në dorë një pjesë të mirë të ultësirës midis Beratit, Vlorës e Karavastasë, e cila për hir të tyre filloi të quhet “Muzakje” (Myzeqeja e sotme). Dhurimin e pronave apo të feudeve në zonat fushore, rreth e rrotull qendrave të mëdha, si në Shkodër, Lezhë, Dibër, Durrës, Vlorë, Vageneti, Janinë, Kolonjë, Devoll etj., krerët shqiptarë duhet ta shpërblenin duke u ofruar shërbimet e tyre, kryesisht shërbimin ushtarak, strategëve bizantinë apo mëkëmbësve e kështjellarëve anzhuinë. Kështu, qoftë në epokën bizantine, qoftë edhe në atë anzhuine, në kështjellat kryesore të Durrësit e Vlorës përmenden krerë të ndryshëm nga krahinat fqinje, të cilët qëndronin brenda mureve të kështjellave në fjalë për një periudhë të caktuar bashkë me suitën e tyre (familia). Atyre u besohej ruajtja e objekteve të veçanta, zakonisht e kullave përgjatë murit rrethues. Pjesën tjetër të vitit krerët feudalë e kalonin në zotërimet e tyre ku ndodhej banesa e fortifikuar (fortis domus), në të cilën ata strehoheshin bashkë me familjen e me njerëzit e tyre të armatosur. Sipas shtrirjes së zotërimeve të tyre, feudalët mund të kishin disa vendqëndrime të tilla të fortifikuara. Mjaft prej tyre kishin dhe rezidenca verore, ku kalonin muajt e nxehtë të vitit, si, p.sh. Balshajt në malësinë e Tivarit apo Muzakajt në atë të Skraparit. Që nga shek. XIII feudalët shqiptarë fillojnë të tërhiqen pas qyteteve të mëdha, si Durrësi, Shkodra, Ohri, Kosturi, Janina, ku kalonin një pjesë të kohës “për punë ose për t’u zbavitur” (pro suis factis vel pro placere). Shumë prej tyre blenë aty edhe banesa. Emrat e disa prej familjeve aristokrate të qyteteve tona, si Skurraj, Vranajt, Neshat në Durrës, Sumat e Spanët në Shkodër, flasin për një proces urbanizimi të aristokracisë së tokës në shek. XIII-XIV. Në kohën e emancipimit të plotë të tyre, në shek. XIV, mjaft krerë shqiptarë e shpërngulën selinë e tyre kryesore në qytetet e kështjellat e mëdha. Kështu, Topiajt kaluan nga Kruja në Durrës, Balshajt e vendosën rezidencën kryesore në Shkodër, Zahariajt në Dejë, Dukagjinët në Lezhë, Gropajt në Ohër, Muzakajt në Berat, Shpatajt në Artë, e kështu me radhë. Vendqëndrimi i tyre në qytet ngrihej në pjesën mbizotëruese të tij (castrum), aty ku më parë qëndronte qeveritari bizantin, serb apo anzhuin. Ai formonte një sistem të fortifikuar të mëvetshëm brenda kështjellës, shpeshherë e ndarë prej saj me mure. Rezidenca e sundimtarit përfaqësohej nga banesa për të dhe për familjen, si dhe kazerma për gardën e tij të armatosur. Në të përfshiheshin depot e drithit e të armëve, pusi ose cisterna e ujit, farkëtaria e deri burgu i kështjellës, pra gjithçka që lejonte funksionimin e pavarur të kësaj pjese të qytetit në rast rrethimi. Zona rezidenciale e kështjellës përbënte në çdo rast pjesën më të mbrojtur të saj dhe bastionin e fundit të qëndresës në rast sulmi.
Objekte të rëndësishme ushtarake, siç ishin kullat përgjatë mureve rrethuese të qytetit, merreshin në mbrojtje nga njerëz të besuar të feudalit me trupat e tyre.
Veçoritë që karakterizuan zhvillimin e fisnikërisë shqiptare gjetën pasqyrim edhe në mënyrën e organizimit e të funksionimit të oborrit feudal e, në një kuptim më të gjerë, të formacioneve feudale shqiptare. Edhe këtu, ndikimi i traditës ishte mjaft i fuqishëm.
Nëse lihet mënjanë një shtrirje e kufizuar e territorit bregdetar shqiptar, ku në periudha të veçanta u ndie fort ndikimi i feudalizmit perëndimor, në përgjithësi në Shqipëri vepronte e drejta bizantine, por dhe kjo ishte efektive në viset fushore, pranë qendrave të mëdha administrative. Kjo e drejtë njihte si zot e pronar të vetëm shtetin, në personin e perandorit, ndërsa feudalët e veçantë s’ishin veçse përdorues të tokës, të cilën vetë perandori ua kalonte me dekret të veçantë, për një kohë të kufizuar dhe me kushte të përcaktuara, ndër të cilat shërbimi ushtarak në favor të perandorit përbënte kushtin kryesor. Ky qe thelbi i sistemit të pronies, që përbënte bazën e feudalizmit bizantin në shekujt XI-XIV. Kuptohet që një sistem i tillë, ndërsa krijonte një shtresë fisnikësh të lidhur me pushtetin qendror, i krijonte tej mase pengesa fuqizimit dhe emancipimit të tyre politik, për sa kohë ata nuk ishin pronarë me të drejta të plota të tokës së tyre. Në rast se proniari ose pasardhësi i tij nuk u përmbaheshin detyrimeve ndaj perandorit, përkatësisht detyrimit ushtarak, ata privoheshin nga pronia, e cila po me dekret perandorak (krysobullë) i jepej një personi tjetër. Rrjedhimisht, sistemi qe menduar i tillë që nuk nxiste fuqizimin e feudalëve të veçantë, qoftë nëpërmjet kufizimit e kushtëzimit të institucionit të

 

Kleri dhe roli i tij në jetën shoqërore e politike
Në institucionet kishtare të shpërndara në të gjithë vendin vepronin klerikë shqiptarë të të gjitha niveleve. Për nga prejardhja dhe nga formimi këta përbënin një masë tepër heterogjene.
Klerikët e niveleve të ulëta, famulltarë, murgj, dhjakë etj., rekrutoheshin nga shtresat e vobekta të popullsisë. Për shumë prej tyre, shërbimi fetar ishte veç të tjerash një mjet jetese. Megjithatë futja në karrierën fetare nuk e zgjidhte gjithmonë problemin e ekzistencës. Burimet historike përmendin priftërinj shqiptarë të katandisur në gjendjen e lypësit, që shpeshherë detyroheshin të braktisnin vendin e tyre e të kërkonin fatin e tyre gjetkë. Në shekujt XIII-XV Raguza e qytetet e tjera dalmatine buisnin nga klerikë të thjeshtë shqiptarë të ardhur nga Drishti, Baleci, Deja etj. Një pjesë e tyre arrinte të gjente njëfarë sistemimi në kishat e manastiret e këtyre qyteteve. Të tjerë detyroheshin të merreshin me veprimtari jashtëkishtare, si tregti, artizanat etj. Nuk mungojnë të dhënat edhe për ngatërrimin e tyre në akte kriminale.
Klerikët e lartë, në të kundërtën, si rregull vinin nga radhët e aristokracisë së tokës dhe të qytetit. Nga një familje e shquar qytetare durrsake rridhte kryepeshkopi Kostandin Kabasilla që, aty nga mesi i shek. XIII, ishte në krye të kishës ortodokse të Durrësit e më tej të asaj të Ohrit. Dominik Topia, vëlla i kontit Tanush Topia nga Arbri, bëri një karrierë të shquar në Urdhrin Dominikan. Në shek. XIV-XV vetëm qyteti i Lezhës pati një sërë peshkopësh nga dyert Suma, Jonima e Kamona. Bujarë të tjerë nga familjet Dushmani, Zaharia, Skurra drejtuan selitë peshkopale të Pultit, Sapës, Krujës, Stefaniakës. Më 1422 Pjetër Spani nga Drishti emërohet kryepeshkop i Tivarit, ndërsa vite më vonë, drishtiani tjetër Pal Engjëlli ishte kryepeshkop i Durrësit.
Formimi i klerikëve të rinj bëhej në shkollat fetare që funksiononin pranë kishave katedrale ose pranë manastireve të mëdha në Durrës, Tivar, Shkodër, Ohër, Drisht, Berat, Mesopotam etj. Këtu merreshin njohuritë doktrinare e teologjike më të domosdoshme për t’iu kushtuar profesionit të priftit ose të murgut. Për shumë klerikë shqiptarë periudha e formimit vazhdonte edhe më tej, me ndjekjen e shkollave më të larta në vende të tjera. Për klerikët ortodoksë ishin mjaft të parapëlqyera manastiret e mëdha të Thesalisë (Stagoi, Meteorët) apo ato të Malit Athos (Lavra, Hilandari). Klerikët katolikë nga ana e tyre frekuentonin institucione të njohura në Dalmaci e në Itali. Mjaft prej këtyre klerikëve që i konsolidonin njohuritë e tyre jashtë, arritën të zënë poste të rëndësishme kishtare jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Kështu, p.sh., rreth vitit 1250, Nikolla nga Durrësi, u tërhoq nga papa Inocenti IV në Dhomën Apostolike me detyrën e sekretarit e më tej u emërua prej tij peshkop i Krotonës. Një tjetër klerik katolik nga Durrësi, Andrea, u emërua më 1379 Provincial i Urdhrit Dominikan; Dominik Topia, nga familja e njohur e bujarëve të Arbrit, ishte për mjaft vjet kapelan personal i mbretit Robert Anzhu të Napolit e më 1345 vepronte si mëkëmbës i përgjithshëm i Urdhrit Dominikan për Dalmacinë e për Durrësin.
Edhe më i madh qe numri i klerikëve të thjeshtë katolikë që qenë sistemuar në vende të tjera, kryesisht në Itali e Dalmaci. Veçanërisht i lartë ishte numri i klerikëve shqiptarë në qytetin e Raguzës. Ata vinin kryesisht nga Drishti, Ulqini, Pulti, Tivari, Baleci e nga Durrësi. Në vitin 1374 kuvendi i fretërve dominikanë në Raguzë ishte thuajse plotësisht me murgj shqiptarë.
Anasjelltas, edhe në Shqipëri gjendeshin me shumicë klerikë të huaj. Duke e quajtur Shqipërinë një zonë tepër delikate të konfrontimit me ortodoksinë bizantine, Papati dërgoi këtu, që me krijimin e tyre në shek. XIII, misionarë të urdhrave dominikanë e françeskanë, që u bënë propagandistë të vijës së parë të çështjes katolike në Lindje. Pjesëtarët e këtyre dy urdhrave u vunë deri në krye të peshkopatave e kryepeshkopatave shqiptare, siç qenë kryepeshkopët e Tivarit, françeskani Giovanni de Plano Kaprino (1249-1252), dominikani Guljemi i Adës (1324-1344) ose françeskani tjetër, Antoni II, kryepeshkop i Durrësit (1269-1316).
Duke përjashtuar rastet kur emërimi bëhej drejtpërsëdrejti nga Selia e Shenjtë, krerët e dioqezave katolike në Shqipëri, përkatësisht kryepeshkopët e Durrësit e të Tivarit, zakonisht zgjidheshin nga këshilli i klerit (capitulum) që mblidhej në kishën katedrale të qytetit. Të njëjtën procedurë ndiqte edhe zgjedhja e arkidhjakut. Në Durrës arkidhjaku kryente funksionet e kryepeshkopit, kur posti i tij qe i zbrazët. Në çdo rast, për kryepeshkopët e porsazgjedhur ishte i detyrueshëm shugurimi (consacratio) nga Papa i Romës. Ky bëhej gjatë një ceremonie solemne, gjatë së cilës të dërguarit e Papës, në prani të klerit e të popullit të qytetit, i dorëzonin kryepeshkopit të ri tunikën (pallium).
Emërimi i peshkopëve bëhej nga kryepeshkopët e dioqezës përkatëse. Në çdo rast, konfirmimi i Selisë së Shenjtë ishte edhe këtu i domosdoshëm. Vetëm njëra ndër peshkopatat shqiptare, ajo e Arbrit, fitoi aty nga fundi i shek. XII statusin e veçantë të sufraganes së drejtpërdrejtë të Selisë së Shenjtë. Peshkopi i saj emërohej e shkarkohej drejtpërdrejt nga Papa. Këtë status e fitoi në gjysmën e dytë të shek. XV edhe peshkopata e Drishtit, që kishte konflikte të ashpra me kryepeshkopatën e Tivarit.
Sidoqoftë emërimi i klerit të lartë në Shqipëri mbeti një çështje ku përplaseshin interesa e kompetenca të ndryshme, gjë që shkaktoi konflikte të herëpashershme midis përfaqësuesve të hierarkisë kishtare në Shqipëri, si dhe midis këtyre e Papatit.
Në çështjen e emërimit të klerit përzihej shpesh edhe pushteti laik, gjë që e ndërlikonte akoma më tepër problemin. Zakonisht pas konfirmimit formal nga ana e Papës apo e Patriarkut të Kostandinopojës, këta u dërgonin “letra rekomandimi” pushtetarëve lokalë, me të cilat i lutnin të ndihmonin prelatët e rinj në ushtrimin e funksioneve të tyre. Por sundimtarët lokalë shpesh pretendonin të kishin dorë të lirë edhe në çështjet kishtare, përsa u përket zotërimeve të veta. Në gjysmën e parë të shek. XIII, papa Grigori IX ankohej se në dioqezat katolike të Shqipërisë së Veriut nën juridiksionin e kryepeshkopatës së Tivarit, “ofiqet kishtare shpërndaheshin nga pushtetarë laikë”. Po atë kohë patriarku i kishës ortodokse, Manueli, protestonte ndaj despotëve të Epirit për emërimet e paligjshme të peshkopëve të rinj në selitë e Durrësit, Ohrit, Kaninës, Gjirokastrës e të Janinës. Problemi u bë më i mprehtë pas shek. XIV, kur pushteti i princërve dhe i feudalëve shqiptarë u forcua së tepërmi. Në vitet 70 të atij shekulli, Gjergj Balsha shkarkoi peshkopët e një sërë qendrave në zotërimet e tij dhe emëroi aty njerëzit e vet, pa përfillur protestat e papës Grigori IX. Në të njëjtën mënyrë vepronin me klerikët e tyre edhe fisnikë të tjerë shqiptarë, si Dukagjinët, Topiajt e Shpatajt.
Me gjithë përkushtimin fetar, që përgjithësisht karakterizonte klerin shqiptar, ai nuk mbeti i paprekur nga dukuri që përbënin një largim e shkelje nga normat e kishës e nga morali kristian. Në koncilin e Tivarit, në vitin 1199, disa nga këto shkelje, si shitblerja e ofiqeve kishtare (simonia), martesa e klerikëve (konkubinati), përvetësimi i të dhjetave, u stigmatizuan fort nga përfaqësuesit e papa Inocentit III. Megjithatë “reformimi i sjelljeve dhe i zakoneve të klerit katolik shqiptar” mbeti një problem i pazgjidhur për Selinë e Shenjtë.
Situata nuk ndryshonte shumë përsa i përket klerit ortodoks. Edhe te ky ndodhnin shpesh shkelje flagrante të moralit kristian dhe të statusit të klerikut. Kështu, në vitin 1160 Sinodi i Shenjtë në Konstandinopojë u mblodh për të gjykuar rastin e një murgu shqiptar, me emrin Muzaka, që jetonte i martuar dhe që qarkullonte gjithnjë i armatosur. Në vitin 1305 në kryeqytetin e Perandorisë Bizantine u bë i njohur për bëmat e tij një tjetër klerik shqiptar, Gjon Trimi, që fillimisht arriti të fitonte miqësinë e perandorit Andronik II Paleologu, por më vonë organizoi kundër tij një kryengritje, ku u implikuan edhe bashkatdhetarë të tjerë të tij, me pozitë në administratën qendrore bizantine. I tillë qe epistrati Muzaka dhe një fisnik tjetër me emrin Matrënga. Historiani bizantin bashkëkohës, Niqifor Gregora, e përshkruan murgun Gjon Trimi si një tribun popullor, që i hipur mbi një karro dhe me shpatë zhveshur thërriste popullin e Konstandinopojës në kryengritje.
Figura e klerikut-luftëtar është një figurë tipike e mjedisit shqiptar, që ndeshet gjatë gjithë mesjetës. Barleci rrëfen se mbrojtjen e kështjellës së Sfetigradit më 1448 e drejtonte një murg nga abacia e Shën Lleshit në Mat. Në fillim të shek. XIV peshkopi i Krujës, Andrea, qe në ballë të organizimit të qëndresës së fisnikërisë shqiptare kundër pushtimit serb.
Përveç ushtrimit të armëve, që gjithsesi gjykohej si amoral nga ana e kishës, klerikët shqiptarë përfshiheshin edhe në veprimtari të tjera jofetare, që me kohë u bënë atribut i njerëzve të fesë. Fjala është në radhë të parë për përfaqësimin diplomatik të pushtetit laik, një fushë kjo ku çmoheshin shumë cilësi të tilla si erudicioni, inteligjenca, përmbajtja, gjakftohtësia, besueshmëria, që ishin karakteristike për njerëzit e fesë. Ndaj ishte e kuptueshme që, në shek. XIV, të gjithë princërit e sundimtarët shqiptarë ua besonin misionet delikate diplomatike brenda dhe jashtë vendit peshkopëve të dioqezave të tyre. Të tilla misione kryen për Balshajt peshkopët e Shkodrës, Tivarit e të Drishtit, për Zahariajt peshkopi i Shasit, për Dukagjinët peshkopi i Lezhës, për Topiajt peshkopi i Durrësit, për Komnenë Balshën e Vlorës peshkopi i Arbrit, për Shpatajt peshkopi i Janinës etj. Vetë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu ua ngarkonte misionet diplomatike në oborret e Evropës klerikëve të besuar, sidomos mikut të afërt të tij, kryepeshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit. Shërbimet e klerikëve shqiptarë i vlerësonin si të çmuara edhe mbretërit serbë, anzhuinë apo qeveritarët venecianë, që i mbanin ata vazhdimisht pranë vetes në cilësinë e këshilltarit ose të emisarit për çështjet shqiptare.
Klerikët shërbenin gjithashtu si noterë, shkrues ose përkthyes në qytete e në oborret e princërve shqiptarë. Aktivitete të tilla si ai i mësuesit (preceptorit), i mjekut, i mjeshtrit piktor e skulptor plotësojnë rrethin e veprimtarive shoqërore, jashtëfetare të klerit shqiptar. Vlen të përmendet roli i madh i klerit jo vetëm si krijues vlerash kulturore, por dhe si ruajtës i tyre. Kishat e manastiret u bënë vendet ku u shkruan, u kopjuan dhe u ruajtën në shekuj jo vetëm tekste fetare filozofike e letrare, por edhe kronika të gjalla të historisë së popullit. Ruajtja dhe transmetimi i tyre kërkoi shpeshherë sakrificat e vetëmohimin e klerit të thjeshtë. Në një shënim të vitit 1356, në një kodik të Beratit, përshkruhet vetëmohimi i priftit Theodul, i cili, gjatë rrethimit të qytetit nga serbët, transportoi në krahë në një vend të sigurt bibliotekën e manastirit të Shën Gjergjit për ta shpëtuar nga djegia e sigurt. Të njëjtën gjë bëri, më 1399, igumeni i manastirit të Shën Kollit në Perondi, Danaili, i cili nxori bibliotekën e pasur të manastirit e ia dorëzoi për ta ruajtur fisnikut Teodor Muzaka.

 

Ndjenja fetare te shqiptarët

Gjithçka flet për atë që feja dhe ndjenjat fetare qenë rrënjosur dhe qenë pjesë e pandarë e jetës dhe e ekzistencës. Por duke folur për ndjenjën fetare (besimin) të shqiptarëve në mesjetë, duhet thënë se ajo trashëgoi edhe një dozë të madhe të besimeve e riteve tradicionale pagane, gjë që i jepte asaj edhe tipare specifike. Rite të tilla shoqëronin çdo aspekt të jetës: lindjen, vdekjen, punën, martesën, madje ato kishin depërtuar edhe në vetë kultin e shenjtorëve të krishterë. Kështu, kulti i Shën Gjergjit, i Shën Ilias, i Shën Martinit, i Shën Nikollës, i Shën Vlashit etj., ishin të mpleksur me plot motive pagane. Të tillë shenjtorë, më tepër se simbole të krishtera, nderoheshin e festoheshin si luftëtarë kundër së keqes, mbrojtës të njerëzve e të bagëtive, begatues të tokës, shërues të sëmundjeve, pra, njëlloj siç ishin nderuar perënditë pagane të lashtësisë. Në jetën e përditshme vazhdonin të kryheshin praktika pagane, siç ishte ajo e flijimit, e therjes së një kafshe, sa herë që ndërtohej një shtëpi, një urë apo një kështjellë. Akti i flijimit shpeshherë bëhej nga dora e një prifti. Shqiptarët i besonin Zotit të të krishterëve, por njëherësh tregonin nderim e frikë edhe ndaj “zotave” të tjerë, demonëve, shpirtrave të këqinj, zanave, vitores (gjarprit mbrojtës të shtëpisë e të familjes), hajmalive etj., etj. Gjithë kjo trashëgimi pagane në besimin e shqiptarëve shihej me sy të keq dhe luftohej nga kisha zyrtare. Në fakt këto i jepnin krishterimit shqiptar tiparet e një krishterimi popullor, jodoktrinor, dhe si të tillë e bënin të prekshëm nga lëvizjet kontestuese (herezitë), që trondisnin herë pas here kishën zyrtare. Një ndër këto herezi, që njohu përhapje të gjerë në Shqipëri nga shek. X dhe që aty-këtu mbijetoi deri në shek. XIV, është ajo e bogomilizmit, e quajtur kështu prej priftit bullgar Bogomil, që njihet si frymëzuesi i saj. Bogomilizmi, si çdo lëvizje dualiste, e quante botën të ndërtuar mbi bazën e dy parimeve: të së mirës dhe të së keqes. E mira përmblidhte botën shpirtërore, kurse e keqja identifikohej me natyrën e pasurinë. Në këtë të dytën përkrahësit e bogomilizmit përfshinin edhe institucionet e shtetit dhe të kishës, simbole të pushtetit, dhunës e të pasurisë, krijesa të Satanait. Kështu, idetë bogomile e kapërcenin kuadrin e një disidence të thjeshtë fetare dhe merrnin formën e lëvizjeve të vërteta shoqërore. Kjo shpjegon masivitetin e jashtëzakonshëm që njohu bogomilizmi, si dhe ashpërsinë me të cilën perandorët bizantinë u përpoqën ta mbytnin këtë lëvizje.
Në Shqipëri “herezia” bogomile pati një përhapje mjaft të gjerë dhe këtu ishte një nga vatrat kryesore të saj. Domethënës është fakti se i pari shqiptar, që na përcillet me emër tipik kombëtar nga burimet mesjetare, është një farë Leka, drejtues rreth vitit 1070 i një lëvizjeje bogomile në rrethet e Sofjes, ku ai kishte shërbyer deri atëherë si funksionar bizantin. Shqipëria ishte gjithashtu një nga vatrat, nga ku herezia bogomile u përhap drejt Italisë. Në shek. XIII përkrahësit e bogomilit (patarinët) kishin krijuar në Itali një kishë të tyre, në opozitë me Romën, e cila në disa vende të Italisë së Veriut quhej “kisha shqiptare” (ecclesia Albanensis), duke treguar kështu vendin e origjinës nga ku kjo herezi kishte ardhur në Itali.
Problemi i devocionit dhe i ndjenjave fetare te shqiptarët është po aq i ndërlikuar si dhe vetë problemi i fesë dhe i kishës. Është e vërtetë se burimet historike nuk mungojnë të shënojnë herë-herë mungesën e pasionit fetar, shfaqje të sinkretizmit apo raste të shkeljeve flagrante të normave e të moralit të kishës jo vetëm nga laikët, por dhe nga vetë klerikët. Ndërkaq më shumë ato dëshmojnë për të kundërtën, për përshpirtshmërinë e devocionin fetar të tyre. Në këtë kuadër është një tregues vetë numri i madh i kishave dhe i institucioneve të tjera fetare, të ndërtuara prej sundimtarëve vendas dhe shtetasve të tyre. Pothuaj të gjitha familjet fisnike shqiptare u dalluan në ndërtime të këtij lloji. Kështu, me emrin e Skurrajve lidhet kisha e Shën Mërisë së Brrarit (1201) ose ajo e Shën Klementit në Ohër (1295). Kjo e fundit u ristrukturua vite më vonë nga fisniku tjetër shqiptar, Andrea Gropa. Muzakajt e Beratit ndërtuan një sërë faltoresh, si p.sh., kishën e Shën Mërisë së Oparit dhe atë të Shën Thanasit në Kostur (1385). Një ndërtim i Topiajve është manastiri i Shën Gjon Vladimirit afër Elbasanit (1381). Kisha e Shën Mërisë në ishullin e vogël të Maligradit, që ruhet mjaft mirë edhe sot, në Liqenin e Prespës, u ndërtua në vitin 1369 nga një sundimtar i vogël lokal, Qesar Novaku. Si themelues kishash përmenden gjithashtu fisnikë nga familjet Dukagjini, Balsha, Zaharia etj. Të gjithë këta, bashkë me dhuratat, u njihnin kishave të tyre të drejta e privilegje të ndryshme. Portretet e ktitorëve (themeluesve) të kishave të tilla paraqiteshin në afresket që zbukuronin muret e tyre. Dokumente testamentare të klerikëve e të laikëve, qofshin këta fisnikë apo njerëz të thjeshtë, tregojnë se në shumë raste këta ua linin trashëgim pasuritë e tundshme apo të patundshme, pjesërisht ose tërësisht, institucioneve fetare.
Braktisja e jetës mondane është një tjetër tregues i ndjenjave fetare të shqiptarëve në mesjetë. Pasioni fetar i shtyu shumë njerëz të thjeshtë të zgjedhin jetën e heremitit apo të murgut, kushtuar tërësisht lutjeve dhe përsosjes morale nëpërmjet asketizmit. Në shek. XIV murgu Nifon nga Lukova u mbyll në një manastir në malin Athos, ku u shqua aq shumë për përshpirtshmërinë e tij, saqë u kanonizua e u shpall shenjt nga kisha ortodokse bizantine. Ashtu si Nifoni, në manastiret e Athosit apo të Thesalisë kishte edhe shumë murgj të tjerë shqiptarë. Jetës monastike iu përkushtuan edhe pinjollë të familjeve fisnike, siç ishte rasti i Reposhit, vëllait të Skënderbeut, që u mbyll në një manastir të malit Athos. Një shprehje kolektive e devocionit fetar qenë edhe pelegrinazhet në vendet e shenjta. I tillë qe për shqiptarët e Dioklesë (Gentës) manastiri i Shën Mërisë i Rotecit, afër Tivarit, apo ai i Shirgjit, në derdhjen e Bunës. Manastiri i Shën Mërisë së Krajës në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës, ku ruheshin reliket e princit Gjon Vladimir të Dioklesë (vdekur më 1018), ishte një vend pelegrinazhi për popullsinë e rretheve çdo 22 maj, kur kremtohej festa e Shën Gjon Vladimirit.
Shqiptarët ortodoksë ndërmerrnin pelegrinazhe në manastiret e Shën Gjon Vladimirit (Elbasan), në atë të Shën Naumit (Ohër), Shën Kollit (Mesopotam), Shën Teodorës (Artë) etj. Klerikë e laikë shqiptarë katolikë e ortodoksë ndërmerrnin udhëtime të gjata e të rrezikshme për të vizituar vende të shenjta jashtë Shqipërisë, si në Monte Gargano, Kampostellë, Assizi, Bari e në Romë (Itali), ose në malin Athos, Konstandinopojë apo në Palestinë, me shpresë se kjo do t’i ndihmonte të shlyenin mëkatet e tyre.
Shtrati popullor e tradicional dhe karakteri jodogmatik i krishterimit shqiptar, bëri që te shqiptarët të mos kultivohej kurrfarë fanatizmi e intolerance fetare. Ai ofronte një pikë referimi të përbashkët për të gjitha besimet, besimin katolik, atë ortodoks e më vonë edhe me besimin mysliman. Prandaj Marin Barleci, që vetë ishte prift, ka shkruar për shqiptarët se janë “më shumë luftëtarë sesa fetarë”. Kjo është arsyeja që në festa e në ceremoni fetare, siç qenë ato për Shën Gjon Vladimirin apo Shën Gjergjin, merrnin pjesë sa të krishterët (katolikë e ortodoksë), aq edhe myslimanët.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Printo (në 11 faqe)

 

Prapa | Para

Gjush Sheldija (1902 – 1976)Biografi

Kryeipeshkvia Metropolitane e Shkodrës
dhe Dioqezat Sufragane
VIII

( shënime historike )

Shkodër, 1957-1958

·  Shënime historike rreth dioqezës së Lezhës

·  Shënime historike rreth dioqezës së Sapës

·  Shënime historike rreth dioqezës së Pultit

·  Shënime historike rreth Abacisë së Mirditës

Shënime historike rreth dioqezës së Lezhës

Lezha (Lissus-Lyssos) thuhet se u themelue nga Dionizi Plak i Sirakuzës aty kah viti 385 para Krishtit. Ka Akrolisson ase Malin e të Shelbuemit, nalt 410m dhe Akrolisson e Lezhës nalt 186 m. Maja e Akrolisson-it gjindet në tyrbe, thirrë Xhymert Kasap.
Diodor Siculi la të shkrueme se themeluesi kishte pajisë qytetin me gjimnaze të mëdha e me tempuj të bukur. Hani gjet nën dhé mbi ndertesat bizantine e veneciane, tepricat e fundit të vepres dioniciane. Plini e quen vend i banuem prej qytetarëve romakë. Qiriako i Ankonës në vitin 436 pau muret e mëdha me mbishkrime Latine.
Në vitin 1393 familja e Dukagjinasvet ia lëshoi Venedikut. Në vitin 1440 kështjellën e rrënoi një zjarr i madh. Në 1 mars 1444, Gjergj Kastrioti Skënderbeu mbajti Kuvendin e Lezhës ku u lidh Besa Shqiptare dhe po aty, me 17 kallnuer 1467, vdiq e u vorrue në Katedralen e Shën Kollit e cila, si hynë turqit, qe shndërrue në xhami. Në vitin 1478 ra për të parën herë në dorë të Turkut. në vitin 1501 banorët e Lezhës kërkuen ndihmën e Venedikut që mbas një marrëveshjeje me Turqinë, e mbajti deri me 1506, kur e pushtoi Sulltan Bajaziti, por që kështjellën e kishin shembë më parë venedikasit.
Në vitin 1614 në kështjellë banojshin 80 shtëpi turke. Po në këtë vit, pazari i Lezhës kishte 500 shtëpi. Kisha e Shën Kollit u shndërrue në xhami në vitin 1580. Qysh që Lezha ra në dorë të Turkut, ipeshkëvijtë, më të shumtën, ndejën në Merqi deri në vitin 1798. Imzot Malci zuni vend në Vel. Në vitin 1847 ngulën në Kallmet. Kah viti 1592 Shën Gregori emnoi ipeshkëv Gjonin dhe për 768 vjet nuk permendet asnjë ipeshkëv.
Acta et Diplomata përmendin një seri prej 14 ipeshkëvijsh tue nisë nga viti 1357 deri 1397. Eubel i shtoi në 28 ipeshkëvij tue i pru deri në vitin 1496, mjesa Pooten ven 40 ipeshkëvij tue e pru vargun deri te Imzot Dodmasej, i cili vdiq në Kallmet me 27 shtatuer 1868 (Mbas tij erdh Imzot Françesk Malczynski, polak, prej 1870 deri më 1908).
Në vitin 1405 përmendet kisha e Shën Mrijës.
Prej 40 ipeshkvijvet të Lezhës, simbas dokumentave, vetëm 15 qenë shqiptarë. Jerokli Sinekdemi i shek. X beson se Lezha ka ba pjesë për do kohë nën Durrës, por kjo bie poshtë simbas dokumentit të Imzot Pooten të vitit 1863 bazue në Farlatin. Lezha pati shumë kishë e manastire të përmenduna si ai i Shën Llezhdrit në Mal të Shejtë të Oroshit, i Benediktinëvet dhe i Françeskanëvet në Lezhë me kishën e të Shelbuemit, të Shën Llezhdrit të Bokianit (përmbi Spiten, Zejmen) dhe Kuvendi që dikur ishte i Benediktinëvet simbas një shenjimi të Cohen, vit II.1166.
Mark Skura arqipeshkëv i Durrësit la të shkrueme se dioqeza e Lezhës kishte 14.000 katolikë, mjesa në vitin 1649-1653 Mark Kryezezi thotë se Lezha kishte 23 prifterinj, 19 xhakoj, 8.000 katolikë. Ipeshkëvi Gjergji II, në vitin 1656 katolikët i cakton në 7.000 vetë. Imzot Pooten në vitin 1866 ven në dioqezë 22 famullina me 20.000 katolikë dhe provon se kjo dioqezë kje gjithmonë sufragane e metropolisë së Tivarit.
Në vitin 1887 Lezha si edhe Sapa e Pulti që përpara ishin sufragane të metropolisë së Tivarit , u banë sufragane të metropolisë së Shkodrës.
Tashti vetëm Lezha ka vetëm famullinat e krahinës së vet.
Në vitin 1888 në krahinën e Lezhës figurojnë 24 famullina (simbas Missiones Catholicae, 1888); Lezha, Kallmeti, Kakarriqi, Balldreni, Merqia, Vela, Bulgri, Kryezezi, Manastiri, Gryka, Pëllana, Zejmeni (Sojmeni). Në krahinën e Mirditës: Oroshi, Spaçi, Kashnjeti, Korthpula, Shën Gjergji, Kaçinari, Frenga , Kalivaqja, Qafa e Malit, Fandi, Nderfana e Blinishti.

Ipeshkëvijtë e Lezhës

Viti Ipeshkëvijtë
592 mbas Krishtit, – Gjoni.
Këtu mbetet një boshllek prej 768 vjetësh dhe deri tash dokumenta arsyetues nuk ka.
1360 (rreth) – Dionizi.
1370 – Deda.
1385- Gregori nga Venediku, domenikan.
vit i pasigurtë – Andrea nga Trevizi, domenikan.
1426 – Andrea II, lindur në Epir.
1426 – Pjetri nga Pirani.
1456 – Andrea III. Papa i dha lejen me zgjidhë prej mallkimit Pal Dukagjinin, i cili kishte ba lidhje me Turqit. Papa Kalisti III me 18.VIII.1457 i jep Princit të fuqishëm, Gjergj Kastriotit, fakultetin me i shpallë popullit se të gjithë ata që do të vizitojshin e do të ndihmojshin për rindertimin e kishës së Shën Nikollës në Lezhë, fitojshin ndjesen për disa ditë të mëdha.
1457 – Vlashi de Albania (nga Arbëni ?), domenikan.
1489 – Pjetri II Maloncius nga Venediku.
1498 – Françesk Gaspare, françeskan.
1509 Pjetri III.
vit i pasigurtë – Gjergji.
1513 – Mikeli de Natars nga Naters, provincë e Kabaliceses, domenikan.
1517 – Nikolla.
1518 – Gjoni II, françeskan.
1519 – Ferdinandi de Rosa, me gjasë spanjoll i Urdhnit të Shperblimit.
1525 – Nikolla II de Nante vdes.
1525 – Gjoni III de Stymaj, lindë në Shqipni.
1535 – Guljemi Alebrox de Turbi, karmelitan, profesor teologjie.
1558 – Nikolla III Guerini, i Urdhnit Çertozinëvet.
Vit i pasigurtë. Gjoni IV. Në vitin 1570 qe burgosë e si duket edhe mergue nga turqit, sepse si i dyshimtë se kishte pasë gisht me venedikas, kur këta deshën me ripushtue Lezhën në atë vit.
1575 – Theodori Kalompsi, kanonik i Ulqinit edhe në Shkodër.
1578 – Marini Marjan Braiano, françeskan. Për dy vjet qe edhe zevendës në Shkodër.
Vit i pasigurtë. Inoçenci Stoiçina nga Raguza, benediktin.
1561 – Benedikti Ursini, nga Poçovi, dalmatin. Në vitin 1626 qe administrator i Shkodrës, detyrë të cilën e mbajti deri më 1637 që ia lëshoi priftit të Tivarit e Komisarit Apostolik të Epirit Gjergj Vulskoviçit.
1649 – Mark Skura. Ky në vizitë që i ban dioqezës, arqipeshkëvi i Durrësit, ve 14.000 katolikë me 10 meshtarë, ndersa Marku Kryeziu jep 18.000 katolikë me 19 klerikë.
1656 – Gjergji II Vladanji, shkodran. Ky shenon se Lezha ka 7.000 banorë katolikë. Vdiq më 1692.
1692 – Nikolla IV, Vladanji, shkodran. Mori pjesë në Konçilin I shqiptar. Qe porositë me pasë kujdes për klerikët e Seminarit të Veljes.
1728 – Gjoni IV Gallata, lindë në Kurbi, Durrës.
1738 – Simoni Zezaj (Negri) nga Zadrima.
1748 – Pali, gjak me Imzot Pal Kamsin, Ipeshkëv i Shkodrës.
1750 – Antoni Kryezezi nga Lezha, françeskan.
1765 – Gjergji III Junki, lindun në Tivar, më 1786, qe emnue arqipeshkëv i Tivarit. Vdiq më 26.I.1787.
1786 – Mikeli II Kryezezi, prift i Lezhës. Qe njëherit dhe Abat i Shën LLezhdrit të Mirditës.
1798 – Nikolla Malçi. Vdiq më 1825. Në vitin 1802 ndërtoi qelën në Vel, ku pat rezidencën.
1826 -Gabrieli Barishtiq nga Bosnja. Qe vizitator Apostolik i Shqipënisë. Si vojti në Raguzë për disa kohë për arsye shëndetësore, erdhi në Kuvend të Françeskanëvet, në Kep të Rodonit, ku vdiq më 1841 dhe aty u vorrue. Qe françeskan.
1842 – Gjoni Topich. Lindi në Spaleto më 1790. Qe françeskan.
1853 – Luigji Çurçija lindun në Raguzë.
1858 – Pali II Dodmasej, shkodran.
1870 – Françesku Malczynski, polak. Deri në vitin 1905. Pati si ndihmës Imzot Fr. Leonard Deda. Mbas vdekjes së Imzot Leonard Dedës që vdiq më 1907 e mbajti edhe për një vit ipeshkëvinë e Lezhës, megjithëse ishte në pushim.
1905 (30.IV.)-Leonard Deda, shkodran. Vdiq më 1907.
1911(21.IX)-Imzot Luigj Bumçi, shkodran. Vdiq më 1945. Ndertoi Kishën e Kallmetit.
1949-1951(fund) – Dom Ndre Lufi, Vikar Kapitullar.
1951 (Janar)-Dom Ndoc Sahatçija. Vikar Kapitullar, me ndejë në Merqi.

Shënime historike rreth dioqezës së Sapës

Dioqeza e Sapës që populli tashti e quen e Zadrimë, ishte e ndamë në dy dioqeze të vogla, si ajo e Sardës dhe ajo e Dejës. Dokumentat e shek.XIV dishmojnë se Car Dushani ia fali kuvendit ortodoks të Prizrenit kishën e vogël buzë kalasë së Dejës, kushtue Shën Mërisë. Mandej kaloi nder duer të Ballshajvet të cilët në Dejë patën një doganë të randësishme. Gjergji Strazimiri Balsha ua lëshoi venedikasvet në vitin 1396, por para se ta shtinte në dorë Venediku e zaptoi Kojë Zakarija “Zotnija i Sapës dhe i Dejës”, i cili u kthye në fe katolike së bashku me familjen e vet. Sikurse shifet nga një letër që i dergon me 14 korrik 1414 Papa Gregori XII. Kah viti 1431 del aty një sundimtarë turk. Në vitin 1444 Boza, e bija e Kojës, nana e Lekë Zakarisë ia ktheu Venedikut Dejen së bashku me kështjellën e Shatit (kalaja e Sapës). Në vitin 1447 e merr Skanderbeu e me 1456 kalon ndër duer të Dukagjinasvet, por Lekë Dukagjini në marrëveshje me vëllaznit ia lëshuen Venedikut, në vitin 1458.
Vargu i ipeshkëvijve të Dejës kapet deri në 11. Nisë nga 1361 deri në vitin 1520. Papa Eugeni IV, mjesa ishte ipeshkëv titullar Pjetër Metija (27 korrik 1428), kishte bashkue në një dioqezet e Sardës, Sapës e të Dejës. Si dioqezë qe fare i vogël e duket se përfshinte edhe Sheldijen, Ganjollën, Gomsiqen, e Gryken e Gjadrit. Deja pati kishen katedrale mbrenda ledhevet të kalasë kushtue Shën Markut, ndertue në rrenojat e një kishe së vogël që asht rindertue mbi mbeturinat e germadhat e së vjetrës. Në derën e anës lindore, ne e djathtë, asht një rrasë me një datë përkujtimore 1455. Poshtë në breg të Drinit qendron në kambë kisha e vogël e stilit gotik, me afreske permbrenda kushtue të Lemit të Zojës. Permendet që më 1198, e i ka qëndrue rrymës së motevet dhe asht i vetmi monument meskohuer në kambë që shofin sot. Bri kësaj, në vitin 1930 Dom Nikollë Sheldija, asokohe famullitar aty, ndertoi një kishë të re të të njajtit stil, veper e Inxh. Kolë Idromenos.
Sikurse del nga Dokumentet, Sarda (Shurdhahi) asht ma e vjetër, ende sot shifen rrenojat sipri krepavet të Leja e Dushit përmbi Dri, përkundruell kishës famullitare të Mazrrekut si edhe gërmadhat e kuvendit të vjetër të benediktinëvet në Shat që i kje kushtue Shën Sofijës.
Si seli ipeshkvnore përmendet përpara gjysmës së parë të shek. V, simbas një letre të Papës Celestinit I që ia dergon ipeshkvijve të Ilirisë me nënshkrimet e tyne në Konçilin e Efezit në vitin 131.
Vargu i ipeshkvijve të Sardës fillon me 1190 e mbaron me 1660. Me 1490 Sarda u aneksue me dioqezan e Sapës. Sigurisht se kah fundi i shek.XII dioqeza i Sardës kapej me kufi me dioqezan e Pultit tue përfshi edhe 7 bajrakët e Pukës. Papa Marini V (1428) bashkoi kishën e Dejës me të Sardës. Kur nuk zgjodhën ma ipeshkëvij të Sardës, administrimi i Dejës iu mbështet ipeshkvisë së Sapës qysh më 1490, Sarda Deja e Sapa, u bashkuen në një.

Vargu i ipeshkvijve të Sardës

Viti Ipeshkvij
1190- N.N.
1192 – Theodori.
1266 – N.N.
1266 – Pjetri Tibertini, françeskan, italian.
1278 – Prometeu i Absburgëvet, jeremi i Shën Ausanit.
1291 (mars) Tanushi, por nuk dihet se si u shugurue ipeshkëv.
1370 (deri) Nuk përmendet ndonjë ipeshkëv.
1370 ( 25.8) Ebymundi (Raimundi) arqipresbiter i kishës së Dioklesë.
1381 – Jaku, agostinian, abat i kishës Shën Sofisë në Zento.
1386 – Peregrini, benediktin.
1386 (i pasigurtë) Antoni I.
1392 – Antoni II.
1392 – Antoni III.
1395 – Marian Genci, reatin.
1402 – Andrea i kishës Shën Sofisë në Zenta.
1412 – Gjon Pëllumbi (Pllumbi) prift i kishës së Sardës.
1428 – Pjeter Matia, kanonik i kishës së Sardës.
1444 – Shtjefën Dukagjini, arkidiakon i kishës së Shkodrës.
1460 – Jaku II.

Vargu i ipeshkvijve të Sapës

Viti Ipeshkvij
1291 – Pjetri I.
Vit i pasigurtë, Pali.
1376 – Benevenuli, françeskan.
1396 – Pjetër Zakaria.
1414 – Nikolla.
1422 (mars) Mëhilli, kanonik i kishës së Sapës.
1425 – Pjetri II, abat i Shirqit, benediktin.
1431 – Pjetri III.
1433 – Mateo, prift i Arbënit me mbiemën de Hernolais, prej së cilës familje dolën 6 ipeshkëvij.
1440 – Gjergji, arqipresbiterian i kishës së Shën Mëhillit në Padovë.
1460 – Emanueli.
1470 – 1472 (rreth) N.N.
1473 – Marin Suma.
1479 – Gabrieli, françeskan.
1489 – Vlashi.
1490 – Prodokimi, për Sapën e Sardën.
1501 – 1507 Pjetri Stebinja.
1508 – Deda Garcia, domenikan.
1512 – Ambrozi Montemini.
1513 – Gjergji III.
1514 – Didaku Fernandez, ase Fernates, domenikan.
1516 – N.N.Thuhet se ka mujtë me qenë Pjetri Tallorsi.
1518 – Gjoni Bonaventura de Valderama, françeskan.
1521 – Alfonsi Kavaçiri, françeskan.
Për 50 vjet këputet vargu i ipeshkvijve dhe nuk dihet arsyeja.
1582 – Tossoli (Theobaldi) Blankus (Bardhi) nga Sapa diku thirret edhe Tosolus.
1583 – Gjergj Palma, kanonik i kishës së Tivarit.
1594 – Nikolla Bardhi nga Sapa.
1620 – Simoni Gjeçi, Jeçi ose Greçi nga Arbëni.
1621-(20.VII.) Pjetri Budi, matian, prift i Arbënit, lindë në Gurë të Bardhë të Matit me 1566, qe nxënës i Kolegjit Ilirik të Loretit. Në korrik 1621 u emnue ipeshkëv i Sapës. Në vjeshtën 1621 përgatiti planet për kryengritjen të përgjithshme kundër Turqisë.Botoi “Doktrina e Krishtenë”, “Pasqyra e të Rrëfyemit”, “Ritualin Roman”. U mbyt në Dri me 1623, tue i shërbye zyres së tij.
1623 – Gjergj Grili Bardhi nga Sapa. Më 1635 u emnue arqipeshkëv i Tivarit.
1635 – Frang Bardhi nga Sapa, gjak me Nikollë Bardhin. Qe nga Sapa, sikur e deshmon vetë në shkrimet e tij; qe nga familja e Bardhajve. Nxanës i Kolegjës së Loretit. Pa krye këndimet u zgjodh ipeshkëv i Sapës. I doli zot shqiptasisë së Skënderbeut me vepren e tij të botueme në Venedik si përgjigje ipeshkvit të Bosnjes Gjon Tomak Maranoviqit, i cili donte me e qitë Skënderbeun me origjinë boshniake. Aktivist i madh, la shumë materiale historike e gjeografike për Shqipninë. Botoi fjalorin “Shqip-italisht”.
1644 – Gjergj Grili Bardhi, ardhë me kërkesen e tij, nga arqipeshkvi i Tivarit.
1647 – Simeoni Suma, françeskan. Qëndroi 30 vjet si ipeshkëv.
1675 – Shtjefen Gaspari, famullitar i Durrësit. Vizitator Apostolik në Shqipni. La shenime rreth famullinavet të vendit.
1682 – Martini Jeliq, nga Spica e Tivarit.
1685-1705 – Gjergji Teodori nga Sapa.
1707 (prill) – Egjidi Quinctius de Armento nga Lukania, françeskan.
1719 – Marin Gjini, shkodran.
1720 – Gjoni Gallata, kurbinas.
1738-1744 – Vasili, lindi në Lisna. Qe prift i dioqezat të Pultit.
1746 – Lazri Vladanji, shkodran.
1750 – Gjergj Vladanji, shkodran, vëllai i Lazrit.
25.VIII.1765-1791 – Nikolla, ndoshta i vëllai i Vasilit.
2.IV.1791-21.XII. 1794 – Gjoni Logoreci, shkodran.
1796 – Antoni Radovani, shkodran, mbiquejtë Ejell vëlla apo axhë i Gjergjit, Arqipeshkëv i Tivarit.
1808 – Marku Negri, zadrimuer.
24.XII 1825 – Lekë Suma, ish Vikar Kapitullar i Sapës.
1827-15.II.1830 – Lazri Vladanji shkodran.
13.II.1836 – Pjetri Borci, shkodran, vëlla apor i aferm me gjak me Frano Borcin, arqipeshkëv i Tivarit.
1844 – Gjergj Labella, nga Arnio Umbria, françeskan. Mbas tre vjetësh dha dorëheqjen e vdiq në Romë me 27.X.1860.
1.II.1845-7.XI.1873 – Pjetri Saverini nga Barba Senegalje. U vorrue në Nenshat Zadrimë.
1890 – Luli Marsili, françeskan, u shugurue në Shkodër me 6.II.1874 në Katedrale nga imzot Karlo Pooten. Ma parë qe prefekt i Misionit apostolik të Kastratit. Më 1875 mori pjesë në Konçilin III.
1890 – Lorenci de Petris Dollamare.
1893-2.II.1900 – Gabriel Nevriani, françeskan, mori pjesë në Konçilin III.
1900 – Joakin Serreqi shkodran, françeskan. U zgjodh, por nuk e pranoi.
1901-1905 – Lazer Mjeda, shkodran.
29.X.1905- 22.IV.1910 – Jak Serreqi.
21.IX. 1911- 2.I. 1928 – Gjergj Koleci, mirditas, shugurue në Shkodër.
25.VII.1928 – 9.X.1935 – Zefi Gjonali, mirditas dha dorëheqje dhe vojt në Torino Itali ku vdiq me 1956.
6.II.1936-15.VIII.1940 – Vinçenci Prennushi, shkodran, françeskan. Qe shugurue në Shkodër me 19.III.1936.
25.V.1940-3.II.1948-Gjergj Volaj nga Shiroka, prift, shugurue në Katedrale të Shkodrës nga delegati Apostolik Leon Nigris.
1950 (qershor) – Gjon Kovaçi, Vikar Kapitullar i Sapës, famullitar në Grash, drejton dioqezën.

* * *

Weigandi në veprën e tij Alb. Deutscher St. thotë se në toponomastikën e tanishme nuk ka mbetë gjurmë për emnin Sapë, me përjashtim të kalasë së Capës që naltohej ku tani asht kisha famullitare e Nenshatit. Emni i Sapës del për herë të parë me 11 qershuer 1291 simbas një letre që i dergojnë Papës Nikolla IV, Mëhilli, arqipeshkëv i Tivarit dhe Helena, mbretnesha e Serbisë me të cilën i luten me i dhanë një ipeshkëv popullsisë katolike të një qyteti të rrenuem kaherë thirrë Sapa (Shif. A. Alb. I. 515). Dhe ky ipeshkëv, që u shenue për aty, kje Presbiteri Pjeter. Në vitin 1490 dioqeza i Dejës e Sardës iu mbështetën një herë e përgjithmonë dioqezat të Sapës.
Kohën e Imzot Zmajeviqit, Zadrima kishte 910 shtëpi katolike e 9 myslimane. Fshatrat, simbas tij, ishin: Blinishti, Gjadri, Kodheli, Dajçi, Gramshi, Maba, Shkjezi, Mjeti, Hajmeli, Nenshati, Troshani e Kallmeti. Don Shtjefen Gaspri, shqiptar i lindun në Krujë, nxanës i Kolegjës Ilirike të Loretos e i Kolegjës Urbane, kreu një vizitë të imët e të kujdesshme nëpër Shqipni dhe kje zgjedhë për ipeshkëv i Sapës nga Papa Klementi X. Ky la të shkrueme, me 6 nanduer 1671 për dioqezan e Sapës sa vijon: (Shif. Makushev, Istor. Raznik. Varshavë, 1871, H.Dr. Vj. 223 e vazhdim): “Kufijtë e dioqezës shtriheshin kah veri deri në Iballe e kah jugu deri në Bushat, nga lindja, me malet e Benit e nga perëndimi me lumin Drin.Ky e ndan dioqezën e Sapës dysh; ipeshkëvia e siperme ase e malit dhe ipeshkvia e ultë ose e fushës”.
E sipermja përfshinë popujt e Iballës; Apripa me 24 shtëpi e 120 frymë; Arsti me 40 shtëpi e 220 frymë; Alsiçja me 24 shtëpi e 200 frymë; Mataj me 15 shtëpi e 150 frymë; Trueni me kishën e Shën Martinit me 7 shtëpi e 60 frymë; Dardha me 12 shtëpi e 130 frymë.
Famullitari i të gjithë këtyne fshatravet ka ndejë në Gralishtë e cila kje djegë, kur turqit mësyene Iballën dhe e plaçkiten. Ai thotë se të gjithë janë të vorfën.
Puka, dikur qytet bujar e i permendun, asht shndërrue në një fshat; ka kishën kushtue Shën Palit e cila dikur qe Abaci e përmbledhë 19 katunde me 250 shtëpi e 2.000 frymë dhe gjinden 3 kishë; një në Qerret, një në Koman, e një në Dush, por pa asnjë famullitar.
Vjerdha në qytetin e Sardës e me fshatin e Mëdhojes ka 25 shtëpi me 200 frymë.
Fusha: Zadeja, dikur qytet, tani fshat me dy kishë, njenën e ka në Mjet të siperm dhe përmbledhë 5 katunde me 35 shtëpi dhe 400 frymë:Hajmeli me 20 shtëpi me 330 frymë: Mjeda e poshtme me kishën e Shën Kollit ka 10 shtëpi me 60 frymë; e merr me vedi Pistullin 12 shtëpi me 70 frymë, Stajka me 13 shtëpi e 80 frymë, Kosmaçi me 4 shtëpi e 32 frymë, Shkjezi me kishën e Gjon Kryepremit 45 shtëpi e 500 frymë, Baba me kishën e Shën Panteleonit që përfshinë Dragushën, Paçramin, Gradecin e Zojzin 150 shtëpi me 900 frymë, Krythë me kishën e Shën Dhimitrit që së bashku me Dajçin, Kotrrin e Kodhelin 72 shtëpi me 750 frymë, Sapa, ndeja e ipeshkëvit, 30 shtëpi me 350 frymë, Blinishti me kishën e madhe të Shën Shtjefnit 80 shtëpi me 750 frymë, Gjadri 70 shtëpi me 510 frymë, Troshani me 30 shtëpi dhe 224 frymë, Fishta me 15 shtëpi e 150 frymë.
Dioqeza ka 1.075 shtëpi me 9.226 frymë. Si kishë katedrale ka atë kushtue Shën Mëhillit (Shën Ejlli që populli e thrret Shna Ejlli) mbi malin e Capës.

* * *

Vijmë tashti te Konçili I Kombëtar shqiptar mbajtë nën kryesinë e Imzot Vinçenc Zmajeviqit Arqipeshkëv Metropolit i Tivarit në të cilin u caktuen kufijtë ndermjet dioqezeve të Lezhës, Durrësit e Sapës, në prani të të derguemit të propagandes Françesk de Leonardis, Arqipeshkëv i Tru-t. Sapa mori sundim më të drejtë mbi Blinishtin deri te vendi i quejtun Nën Urë, Troshanin me kishën e Shën Kollit të lumit Kallun si dhe katundet e kishët e Vaut të Sapës. Dokumenti qe nënshkrue në selinë ipeshkvnore të Sapës, prej Imzot Benedikt Ursinit ipeshkëv i Lezhës dhe prej Frang Bardhit, ipeshkëv i Sapës, më 20 dhetuer 1638. Në këtë dokument vertetohet se i përkitshin Zadrimës d.m.th. ipeshkëvisë së Sapës, kishët që dalloheshin ndermjet lumit Gosta e të lumit në Va Spas.
Përveç ndonjë shënimi statistikor të Konçilit të Parë Shqiptar, mungojnë dokumentat deri më 20.VIII. 1832, nësa ishte ipeshkëv Imzot Pjetër Borci, shkodran, i cili la këtë statistikë:

Katundi Shtëpi Frymë
Nenshati 85 785
Blinishti 67 563
Dajçi 72 512
Hajmeli 73 470
Pistulli 54 526
Maba 48 519
Shkjezi 75 419
Troshani 53 596
Kodheli 34 264
Gramshi 50 387
Gjadri 57 315
Naraçi 34 118
Gryka e Gjadrit 30 252
Vigu 42 370
Mënela 61 582
Zadeja 40 309
Shllaku 108 724
Mazrreku 36 237
Sarda ase Shurdhashi 34 320
Komani 40 242
Karma 55 385

Me 16.X.1834 statistika e famullinavet të zonës së malit ishte kjo:

Katundi Shtëpi Frymë
Dushi 60 486
Këçira 63 503
Qelëza 218 1227
Fierza 298 1785
Alsiçja 146 1672
Komani e Karma 93 627

Më 1.II.1845 merrte sundimin e dioqezës Imzot Severini, gati 24 famulli të kryesueme nga kleri shekullar nder të cilin ishin Troshani, Gryka e Gjadrit, Zadeja, Mënela, Vigu, Alsiçja, Fierza, Mazrreku, Shllaku, mjesa Shkjezi ishte bosh. Më 12.II. 1856 Troshani iu dha françeskanëvet. Në këtë kohë selia ipeshkvnore zbriti nga Kalaja e Capës ma poshtë, në vendin e quejtun Bardhaj, mbasi ate e kishte rrenue termeti i dt.12.XII. 1853. Me dekretin e dt. 30.IX.1890 famullinat e Mënelës, Vigut dhe Gomsiqes iu mbështeten Abacisë së Mirditës. Kështu shkoi me Mirditë edhe Gryka e Gjadrit. Kohën e Imzot Gabriel Nevianit, tue qenë se brenda 12 vjetëve kishin vdekë 14 meshtarë dhe kishin mbetë 9 famulli pa prift, Berisha, Fira e Iballja iu lëshuen françeskanëvet.
Në vitin 1932 iu mbështeten Shkodrës: Shllaku e Mazreku dhe iu hoq famullia e Stajkës që shkoi me Shkodër.

Vargu i ipeshkvijve të Dejës

Viti Ipeshkvij
1361 – Donati, Paracha (Brraka).
1397-1401- Gjoni, domenikan.
1401- Vlashi nga Zagrebi, domenikan.
1410 – Andrea, ma përpara ipeshkëvi i Sardës.
1414 – Prebislau, agostinian, epruer i kuvendit Gnesman, Poloni.
1426 (rreth) – Pjetri, kanonik i kishës së Sardës.
1456 – Godefridi, karmelitan, ipeshkëv titullar i Dejës.
1520 – Guljemi, domenikan, ipeshkëv titullar i Dejës. Greveraius nga Geldria Belgjikë me ndihmen e Argicer Vikar i ipeshkvit të Vintonies në Angli.

Shënime historike rreth dioqezës së Pultit

Krahina e Pultit gjeografikisht sot përmblidhet:Qafë Thanë, Qafa e Bishkasit, Qafa e Malit të Shoshit e Qafa e Boshit.
I pari dokument historik që përmend Pultin asht një letër e Stefan Nemanjes, zhupan i madh i Serbisë, i cili ma vonë u ba murg në malin Athos e u quejt Shën Simeoni, sikurse e verteton në shkrimet e tij Shën Sava rreth vitit 1184. Një përshkrim ma të hollësishëm të Pultit t’Epërm e të Pultit të Vogël na e jep Perandori Stefan Dushani në vitin 1348, prej të cilit del se Pulti i Epërm përfshinte krahinën e Drinit, nga Ura e Vezirit deri në Valbonë, mjesa Pultin e Poshtëm e çon deri në breg të Liqenit të Shkodrës, tue përmendë Kalldrunin, Koplikun e Lohen.
Rohrbacher, në “Historinë e kishës”, vëll. IV, fq.932 çekë se në vitin 516, kohën e Perandorit Anastas, shkojshin në Konstandinopull ipeshkvijtë e Illyrisë, nder të cilët Laurenti (Lorenci), ipeshkëv i Lychnidos (Ohrit), Alcison-i ipeshkëvi i Nikopojës, Cojni, ipeshkëv i Naison-it (Nishit) dhe Evangjeli ipeshkëv i Paulitonunsis. Dhe auktori pyetë, nëse Paulitensis asht i njajtë, me Pulatensis, Polatensis e Politensusis (Pulti).
Kah mbarimi i shek.IX, Polati (Pulti) ishte qytet ipeshkvnuer, sikurse vertetohet prej aktesh të Konçilit Dolmitan në vitin 877 ku dioqeza i mbështetet Metropolitisë të Diokletisë e të Tivarit, Aleksandri II, ia lëshon këtij Kishën e Pultit, deri që ma vonë me ramjen e Diokletisë xunë fill kundershtimet e vazhdueshme në mes të arqipeshkvijve të Tivarit e të Raguzës e cila donte me e mbajtë Pultin për vedi, por iu la prap sikurse Ulqini, metropolisë së Tivarit.
Deri në shek. XIV, nuk figuron asnjë dallim në mes të Pultit të Madh e të Pultit të Vogël. Në vjetin 1345 na dalin dy ipeshkvij: i Pultit të Madh e i Pultit të Vogël. Sepse ipeshkvi i Pultit që ekzistonte në të njejtin vit sikur ndër Regjistrat e Klementit VI qe zgjedhë Gjoni, që u quajt Episcopus Scodriensis d.m.th., i Pultit të Vogël. Por në të vërtetë Ipeshkëvia e Pultit të Vogël do të ketë fillue meshë përpara mbasi në regjistrat thuhet se u zgjodh Gjoni për Abatun Episcopi praedocenscoris (me rastin e vdekjes së ipeshkëvit paraardhës). Megjithëse sikur shkruen K. Pooten i mbështetun në Farlatin, nuk mund të caktohen me saktësi kufijt e dy dioqezave, prap se prapë i afrohen së vërtetës ata që vejnë Mejen e Ndërmajnës si vend ku përputhen të dy dioqezet d.m.th. në anë të malit Kishën e Pultit të Madh e këtij Malit, kah Shkodra Kishën e Pultit të Vogël. Në shek.XVI, nuk u zgjodh ma ipeshkëvij të Pultit të Vogël. E që atëherë këto dy dioqezet u shkrinë në një mbas zgjedhjes së Vinçncit më 1520.
Duhet shenue se ipeshkëvijtë e Pultit të Vogël u thiren, herë Scodienzes, Scodonunsus, Scordinenaes, dhe si pamë ma naltë, Scodrianses.
Shenim: Duhet dijtë se për t’u formue një dioqezë, lypet të ketë qytetin nga i cili të marrin emnin (titullin). Provë e gjallë e kësaj asht Abati i Mirditës thirret Abbas Nullius (civitatis) pse në atë rreth nuk ka pasë qytet.
Simbas vertetimeve që na lanë Praschniker fq. 89, L.Ecy. Th. Ippen, Degrand, Kalendari i V.P. etj., del se në krahinën e Pultit si të Madh e të Vogël, që sot thirret Dukagjin, kanë mbetë disa monumenta të një së kaluemeje të ndritun sikurse janë Kisha e Shën Gjergjit në Toplan, me rrasë përkujtimore e afreske përmbrenda, Kumbonarja e Kodër Shën Gjergjit bashkëkohëtare me atë të Kakarriqit dhe si toponimin i përmendun Kalaja e Bobit, Qyteti Dakaj në Shalë, Kalaja e Mavriqit, Celulet e Baziljanëvet në Breg të Lumit, etj. etj.

Vargu i ipeshkvijve të dioqezës së Pultit
Viti Ipeshkvij
877 – N.N.
1062 – N.N.
1121 – N.N.
1141 – Teodori.
1199 – Gjoni, mori pjesë në Konçilin e Dioklesë.
1227 – N.N
1251 – Andrea.
1308 – N.N. Në këtë vit dioqeza thirret Polacensis.
1351 – N.N.
vit i pasigurtë. Pjetri.
1367 – Nikolla prej kishës së Filadelfisë.
1370 – Nikolla. Kohën e këtij u fut me pahir Dhimitri Komneni në vitin 1372.
1376 – Mateu Nursia, agostinian.
1421 – Menelau Zakaria, jetoi shumë.
1450 (rreth) – Nikolla. Kohën e këtij, në vitin 1454 Biemi shkruen se, mbasi vdiq Pjeter Spani, dinast i Pultit, tue pasë hy grindja mes bijëve të tij, Skanderbeu, lutë prej Pal Ejllorit, ipeshkëv i Drishtit, vojt në Pult dhe i pajtoi, por prejse Marku ma i vogli s’pranoi e mori dhe e futi në burg.
1470 – Shtjefni, ish rektor i kishës famullitare të Shën Gjergjit de Asanis së Dejës.
1475 – Gjoni II.
1509 – Pjetri Gjoni, klerik i Pultit.
1518 – Izidori Almopoveri nga Brindisi Itali.
1519 (rreth) – Martini.
1520 – Vinçenci Stalone, abat, benediktin.
1529 – Lorenci Santarello.
1574 – Mateu II, Polonez, domenikan.
Për 80-vjet vendi mbeti vakant e nuk dihet arsyeja.
1656 – Vinçenvi Joanella i lindun në Kotorr. Nuk erdhi nga frika e turqve.
1698 – Pjetri Karagjiç, Vikar Apostolik i Pultit, Presbiter i kishës së Shkupit. Mori pjesë në Konçilin I të Arbënit. Mbas 4 vjetëve u emnue metropolit i Shkupit.
1703 – Marini Gjini, shkodran, famullitar i Shasit që shkonte me Shkodër. Mori pjesë në Konçilin I të Shqipnisë.
1719 – Pjetri Skura nga dioqeza e Durrësit. Vdiq më 1737.
1731 – Marku de Luki. Lindë më 1689 në katundin Lukiç afër Shestanit. Qe Vikar i arqipeshkvit të Tivarit. Më 1745 u emnue arqipeshkëv i Tivarit. Vdiq me 24.II.1748.
1745 – Serafin Durrjana nga Alzani-Bergamo, françeskan. Për 12 vjet qe misionar Apostolik në Shqipni. Mësoi gjuhën shqipe në Kolegjin e Shën Pjetrit de Montano. Ndej katër vjet mandej vojt në Romë e në Bergamo tue vijue me mbajtë titullin. Vdiq më 1762.
1756 – Gjergji Junki nga Livari i Tivarit. Mbasi ndej do vjet në Romë, ktheu famullitar i Zupçit të Tivarit. Pa i mbushë 30 vjet, në janar 1756 u zgjodh ipeshkëv i Pultit me 10.XII.1765. Me 8.X.1786 u emnue arqipeshkëv i Tivarit. Mori Palio-n në kishën françeskane në Lezhë. Vdiq në Livar (Ljare) ku u vorros prej Imzot Gjergj Radovanit.
1766 – Leka Bardhi. Vdiq më 1780 i rrëzuem nga mushku.
1781 – Gjoni Logoreci prej katundit Brija-s së Shkodrës. Qe vikar i përgjithshëm i arqipeshkëvisë së Tivarit. Vdiq më 1796.
1791 – Marka Zezaj nga Sapa.
1808 – Antoni Dodmasej, shkodran.
1815 – Ejlli Kallmeti.
1818 – Pjetri Gjinaj, shkodran. Më 1.IV.1833 qe mbytë mizorisht me sëpatë mbas kreje, prej xhakonit të tij, nësa ishte tue u nxe para votrës. Mbas vdekjes së tij deri me 1840 selia mbeti bosh. Në vitin 1840-1847 e mbajti me zavendësim Guljemi.
1847 – Pali Dodmasej, shkodran.
1858 – Pashko Imeski i familjes Vujçiq, dalmatin, françeskan. Qe epruer i kuvendit françeskan në Venedik. Më 1860 u emnue vikar apostolik në Egjipt. Më 1866 erdhi vikar apostolik në Bosnje.
1860 (18.X.)- Dariu Bucciarelli nga Castelpiano Romë. Qe françeskan. Ndej 9-vjet misionar apostolik në Shqipni. Me 10.III. 1861 u shugurue ipeshkëv në Katedralën e Shkodres. Mbas tre vjetësh, më 1864 u zgjodh arqipeshkëv i Shkupit. Shkroi librin “Udha e Krygjës” dhe të tjera me përmbajtje fetare.
1864 – Pali Berisha nga Tupeci afër Prizrenit. Ndej shumë vjet famullitar i Shkupit. U shugurue në Katedralën e Shkodrës me 14.IV.1864. Vdiq papritmas në Brashtë të Shoshit, më 21.VIII.1869 dhe u vorros në Xhaj-Pult. 1870 – Alberti Gracchi, françeskan. U shugurue në Katedralen e Shkodrës nga Imzot Karlo Pooten. Mori pjesë më 1871 në Konçilin II të Shqipnisë. Vdiq më 1890.
1891 – Nikolla Markoni, lindun në Trento me 18.V.1842. Qe françeskan. Mori pjesë në Konçilin III të Shqipnisë më 1895. Shuguroi në kishën e Gjuhadolit me 3.IV.1910 ndihmësin e vet Imzot Benardin Shllakun. Në vitin 1911 doli në pushim dhe vojt pranë familjes së vet në Trento ku ndihmoi në krezmime etj.
1911 – Benardin Shllaku, i lindun në Shkodër me 23.VI.1875. Me 24.VIII.1890 hyni në Urdhnin Françeskan. Si kreu këndimet e nalta teologjike në Shvarz, Kaltern dhe Graz në Austri, me 26.XII.1898 u shugurue meshtar. Shërbei si mësues në Kolegjin Serafik në Shkodër e në vitin 1899 vojt famullitar në katund të Kastratit ku ndertoi qelën. Në vitin 1906 kthei mësues në Kolegjën Françeskane ku mbajti detyren e Definitorit të Provinçes dhe Drejtor i të Tretit Urdhën. Në shtator 1909 qe çue famullitar në Vuksan-Lekaj e me 3.IV.1910 u shugurue ipeshkëv ndihmës i Pultit. Një vit mbas u ba ipeshkëv rezidenciar i Pultit që e mbajti deri në vdekje. Ndërtoi rezidencën e Xhanit e në vitin 1935 atë të Kodër Shëngjergjit. Ndej 46 vjet ipeshkëv. Në gusht të vitit 1951 u zgjodh Kryetar i Kishës Katolike të Shqipënisë e ordinar i Arqipeshkvisë Metropolitane të Shkodrës. Vdiq mbas një sëmundjeje të gjatë, me 9.XI.1956 dhe mbas tre ditësh qe vorrue në Kishën Françeskane të Gjuhadolit simbas dëshirit të tij.
Bani shumë vepra të mira shoqnore. Meriton të permendet pajtimi i Kastratit me Krajë dhe shpëtimi për tri herë i Dukagjinit nga rrënimi. Bani falje gjaqesh e nxori sa e sa lidhje bese si mes familjeve, ashtu ndermjet krahinës me krahinë.
1957-Antonin Fishta. Lindë në Shkodër. Si ndej sa vjet profesor në gjimnazin françeskan të Shkodrës qe dergue famullitar në Abat të Shalës, Dukagjin. Që nga viti 1948 mbajti vendin si i deleguem ipeshkvnuer për Pult. Me 25.IV.1957 u shugurue ipeshkëv ordinar i Pultit në Katedralën e Shkodres nga Imzot Ernest M.Çoba. Rezidencën ipeshkvnore e pati përkohësisht në Abat ku vazhdon të kryej edhe detyren e famullitarit.

Shënime historike rreth Abacisë së Mirditës

Përveç legjendës së tre vllazenvet që u ndanë, njeri, i madhi tue marrë Shalën (prej kah Shala mori emnin si krahinë), tjetri shoshën, tue ngulë në Shosh dhe të tretit ma të voglit s’i mbet tjeter me thanë veç ” E mirë dita qoftë për mue”, nga ku del emni Mirditë. Etnografikisht emni Mirditë del rreth 1416, në Katedralën e Ljubiçit, bot. në Atarine fq. 46, lib. 14. Kah viti 1436 kaloi nëpër Raguzë i biri i princit Prengë, në vitin 1470 popullsia e Mirditës asht e zoja të qesin 12.000 luftëtarë. Gjon Muzaka, kur shkruen historinë e shtëpisë së vet, në vitin 1510 nuk përmend aspak mirditasit, por vetëm thotë se shtëpia e Dukagjinasvet sundon Zadrimën, dy Fandet, Malin e Zi të Pukës, Pultin, Flatin, Qafen e Malit dhe bregun e majtë të Drinit. As Barleti nuk i përmend Mirditasit. Shtjefen Gaspari, në vitin 1671, shkruen se “popujt e Mirditës ishin futë në krahinën e Oroshit, ma parë Marin Borci shkruen se në vitin 1610 nuk e dojshin me e pranue reformën e Kalendarit Gregorian”. Ami Boué, balkanolog i përmendun, thotë se “Muhameti II mori Krujën, dhe rrethoi Shkodrën, Mirditasit qendruen vetëm me i ba ballë sundimit turk.” Tue qenë se mbreti i Napolit nuk i strehoi ata që nuk kishin mujtë me emigrue, ia afruen vendin Dukës Karl Emanuelit të Savojës, por Europa nuk e çau kokën për ta e atëherë ranë në marrëveshje me Turkinë me qyshk që mos me u përzie në mes tyne” dhe nga ana tjeter Turkia i lente të lirë me mbajtë armët, mos me pague taksat dhe mos me i luejtë zotnimet. Kah gjysma e shek. XVI, zgjodhën një princ prej familjes së Skanderbegut me emnin Zakari, i cili xuni vend në Orosh. Hecquardi, shkruen se, “Mirditasit, bile Prengë Lleshi prej fisit Skanderbeg Llesh, qe në shërbim të Ali Pashë Tepelenës, i cili nuk iu përzie në besim. Prenga, neveritë prej gjaksie të bame nga Mustafë Pasha, me mbytjen e të birëvet të Brahim Pashës, vojt e hyni në shërbim të Ali Pashës, mjesa Prengë Doda luftoi në Moré bashkë me Mustafë Pashën.”
Mbas tij erdhi Lleshi i Zi i cili luftoi në Epir e në Greqi, shtini në dorë Tiranën, ku me dorë të vet vrau 9 (nandë) bejlerë. Mbas vdekjes së Mustafë Pashës ky qe mergue në Janinë. Në vitin 1844 del në shesh Bibë Doda i cili me Reshit Pashën luftoi në Epir dhe dekorohet me “Nishanin e Iftiharit e të Mixhidijes”; po në këte kohë edhe Papa i ep dekoraten e Shën Gregorit; ky luftoi edhe kundra Malit të Zi, dhe tue qenë se Ymer Pasha filloi me u përzie në punët e brendshme të Mirditës, populli u çue peshë, rrethoi shtëpinë e Bibë Dodës dhe qenë tue e djegë për së gjallit mos të hyjshin ndermjet Ipeshkvi i Lezhës, Konsulli i Anglisë dhe i Francës.1) Shenim: Dom Jak Bushati dhe Dom Prend Suli tregojnë se mirditasit mbas kungimit kishin zakon me pie venë, të cilën ia nepte prifti. Kjo venë në masen 8 okë, paguhej si e dheta e famullitarit.
Shumë mirditas sidomos fandasit kanë emigrue në Kosovë.
Dokumenti i parë i mungades së Shën Llezhdrit (Aleksandrit) mban datën e vitit 1319. Mirditasit kanë një nderim të veçantë për këtë Shejt, sikurse e verteton betimi, kur duen me dishrue të vertetën që përmbahen “për Arkë të Shejtit”.
Abacia e Mirditës qe nën varësinë e dioqezës së Arbënit, sikurse e vërteton Imzot Karl Pooten në fq. 107, i mbështetun në Farlatin, ku thuhet se në vitin 1367, Aleksi prej Arbënit, mungar benediktin i kuvendit të Shën Llezhdrit të Malit d.m.th. të Mirditës, prej Urbainit V me 20 prill të atij viti, e krijoi Abat i kuvendit të Shën Mërisë së Rotes së dioqezës së Tivarit.
Edhe përpara 1319, prej letrës së Gjonit XXII del në dritë se Abacia e Mirditës d.m.th. Kuvendi i Shën Llezhdrit qe nën dioqezës e Arbënit. Gjithashtu gjejmë se me 1638 Mark Skura që qe ipeshkëv i Arbënit, pat pasë Abacinë e Shën Llezhdrit dhe kuvende të Shën Mërisë së Nderfandisë, e cila përmendet që më 1457. Kur me 1640 u ba arqipeshkëv i Durrësit, aneksoi edhe Ipeshkvinë e Arbënit, tue mbajtë klerin shekullar titullin e Abatit të Mirditës nën vartësinë e ipeshkvit të Lezhës.

Ipeshkvi i Arbënit qe sufragan i arqipeshkvit të Tivarit.
Del se mbas Konçilit të Parë të Shqipnisë, famullitarët e Oroshit mbajtën titullin tradicional të kuvendit shejt të Oroshit që dikur qe i benediktinëvet a por, sikurse e vejnë disa, i bazilianëvet. Abati i Mirditës kishte nën juridiksion, posë Oroshit, edhe Spaçin, por dyja këto, nën varësinë e Abacisë së Mirditës. Betimi që shpesh ndëgjohej nga goja e popullit, sidomos i atyne me të motnuemvet kur përbehen “për atë Shën Venedikt”, dishmon se duhet të ketë qenë i Benediktinvet.”
Pjeter Bjanku përmendet në Konçilin I shqiptar në vitin 1703; mandej vjen Abat Junku, e në vitin 1720 Abat Gazullori. Në vitin 1745 shkoi në Romë Abat Gasper Curri bashkë me Nikollë Kamsin shkodran. Abat Gjeçi, ardhë mbas tyne, qe mbytë natën në gjumë nga një lypës të cilin e kishte ndihmue abati tue nxjerrë para nga arka e Shejtit.

Më 1787, përmendet Abat Pal Doda e mbas tij Abat Merqija.
Në vitin 1820 përmendet Abat Krosi, mbas tij, si Vikar i Abatit vjen Dom Pjeter Zarishti, i cili la shumë poezi shqipe, mandej, në vitin 1863, vjen Abat Gasper Krasniqi. Me këtë heshtë seria e abatëve deri me ardhjen në atë seli të Abat Prend Doçit, me 25 tetuer 1888.
Me dekret të Kongregacionit Shejt të Propagandës dt. 23.X.1888, duel në vedi Abacia Nullius e Mirditës nën varësinë direkte të Selisë Shejte, me Abat mitrat Imzot Prend Doçin e i qenë shtue, posë famullisë së Oroshi e të Spaçit dhe Nderfandina, Kalivarja, Qafa e Malit, Blinishti, Fandi. Ma vonë me dekret dt. 30.IX.1890, nga dioqeza e Sapës u shkëputen Vigu, Mënela, Gomsiqja e Gojani, mandej me dekret dt.31.III.1894 iu shkëputen dioqezës së Lezhës e iu dhanë Mirditës, Kashnjeti, Korthpula, Shën Gjergji, Kaçinari, Frenga e Vigu. Në vitin 1905 iu dha edhe famullia e Grykës së Gjadrit që përpara shkonte me Sapë.
Në vitin 1894 famullia e Gomsiqes i qe dhanë për sherbim fetar etenvet françeskanë.
Në vitin 1898, simbas Re. Missiones Chatolicas, Albacia e Mirditës numëronte 1.000 besimtarë, mjesa në vitin 1874-1879, konsulli i Rusisë në Shkodër, Z. Jastrebov la shenimet si vijojnë:

Krahina Shtëpi Banorë
Dibri 430 3.480
Oroshi 185 1.080
Fandi 300 2.500
Spaçi 415 3.450
Kushneni 205 1.808
Shuma 12.318

Por Abat Pal Doçi, e çon statistikën deri në 16.000 frymë.
Mbas vdekjes së Imzot Pal Doçit, Papa Benedikti XV emnoi Imzot Zef Gjonalin nga Kashnjeti, Abat të Mirditës, në vitin 1921 e emnoi ipeshkëv dhe qe shugurue në Romë. Mbas tij e mori sundimin, tue qenë zgjedhë ipeshkëv i Mirditës, Imzot Frano Gjini, e pushkatuen në Shkodër me 14 mars 1948.
Nga gushti i vitit 1951 Vikar i Përgjithshëm emnohet Imzot Lec Sahatçija me ndeje në Gëziq.

Vargu i ipeshkvijve të Arbënit

Viti Ipeshkvij
1166 – Lazri, i cili mori pjesë në shugurimin e kishës së Kotorrit po në këtë vit.
1199 – N.N.
1255 – N.N.
1295 – Mikeli.
1304 – Martini, françeskan.
1316 – Mikeli II.
1350 – Lauri, rregulltar, shuguroi lterin e Shën Gjergjit në Perast.
1354 – Nikolla.
1364 – N.N.
1367 – Deda.
1368 (rreth) – Andrea.
1370 – Gjoni Lourlis, domenikan.
1392 – Gjoni II.
1392 – Gjoni III.
1411 – Andrea II ipeshkëv i Dejës dhe i Sardës.
1423 – Andrea III epirotas, ish-ipeshkëv i Lezhës.
vit i pasigurtë-N.N. Vdiq më 1495.
1494 – Ejlli Maçerata nga Italia.
1506 – Gjoni de Corona nga Jadri, domenikan, shuguroi kishën e Shëna Ndout në Jader në vitin 1512. Vdiq më 1515.
1518 – Jakobi spanjol nga Mali Albo i Katalonjes.
1519 – Ludoviku de Vivaldis, nga Montereggios Itali, domenikan.
vit i pasigurtë Martini Lalusa.
1554 – Deda Bigarrei i Urdhnit të Fretenvet të Spalati të Jeruzalemit.
1578 – N.N.
1610 – N.N.
1615 – Gjoni Klesi, françeskan.

Për sqarime, sa u rreshtue gjer tani, po çekim emnat e autorëvet që vlejnë si shenime historike:
Estina Guil. Comment in Pauli, Epist.VIII, fq. 2, Tit.12.
Acta Apost. XX, 1-2, Rom. XV.19.
Cornely, Introdu Compend. fq.543.
M. Hagen.
Thalloszy, Illir. Alb.Forsch, I. 218, 70, 71, 121, 111, 122, 216, 116, 115, 263, 219, 220.
Elçija, vjeti 1908, fq. 178-179.
Cordignano, Albania, etj. fq. 239, 398, 237, 94, 95, 242, 244, 248, 336, 245, 223.
Mommsen VI.
Guarnerio: Le orig. fq. 87, 255, 72.
Pouqueville 1837.
“Hylli i Dritës”, Viti 1914, fq. 218, 313, Viti 1943, fq. 193, viti 1932, fq. 410, 518, viti 1935, fq. 227, 69.
F.Noli, fq. 259.
M.Barleti, fq. 72.
Dr. Nd. Nikaj “Historia…”, fq. 62, bot. 1917.
Karlo Pooten, dorëshkrimet.
“Dituria”, viti 1939, fq. 85.
Flet. Klerit Katolik, viti 1931, fq. 8.
Konçili Shqiptar, Litt. Inst.
Miscellanea dioq. Sapës.
“Lajmëtari i Zemres Krishtit”,viti 1935, fq. 227.
L. Hagues, 1897.
Dom Gasper Gurakuqi, “Dioqeza i Sapës”.
“Missiones Cattolicae”, viti 1888.
Weigand, Alb. Deutscher.
Gjush Sheldija “Nika”, dorëshkrim, viti 1956. Guidë Turistike për Qarkun Shkoders, viti 1957, etj., etj.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përdorimi i çështjes Paraqitja
19.2.2007, 16:51   #1
mesdimr

 

 

Anëtarësuar: 8.2006

Lufta kundër Venedikut, 1447-1448

 

Citim:

Pas betejave të Mokrës, hapet papritmas fronti me Venedikun. Lekë Zaharia vritet nga dorë e Lekë Dukagjinit dhe nëna e të parit duke e parë përfundimisht të pamundur të mbajë pushtetin ia dorëzon atë pa të drejtë venedikasve. Ushtria e Venedikut shkel këmbë në trojet veriore. Besëlidhja e fisnikëve shqiptarë gatiste përgjigjen…

Epiroti e kishte vdekje që venedikasit të pretendonin ndonjë të drejtë në mbretërinë e të ndjerit princ dhe dëshironte që këtë ta mbante për vete, për arsye se sidomos transferimi nga ana e nënës në dorë të atyre i të gjitha të mirave që i ishin lënë kësaj nga i biri, kur qe gjallë, ishte i pavlefshëm dhe vendimi i shpejtuar i Bosës nuk duhej, në bazë të ligjit, t’u shërbente atyre si arsye për të dhunuar vullnetin e djalit të saj. Dilte kështu në dritë se ndërmjet këtij e Zaharisë ishte përfunduar dikur një marrëveshje, sipas së cilës, kush të vdiste i pari, t’i linte tjetrit në zotërim mbretërinë, dhe se këtë marrëveshje ata ishin betuar që të mos e shkelnin kurrë. Unë ua lë kompetentëve të së drejtës për të gjykuar se çfarë drejtësie mund të ketë pasur në këtë punë, megjithëse gjykatësi i të gjithave, lufta, i dha kësaj fund me mënyrë ndoshta jo të padrejtë.

Prag beteje…

Venedikasit i ndihmuan gjithashtu shumë dhe ua shtuan fuqitë edhe dy burra epirotë: Lekë Dushmani dhe Pjetër Spani, të cilët, megjithëqë i patën dhënë fjalën (në Kuvendin e Dezhës) Skënderbeut se do ta ndihmonin kurdoherë kundër turqve e se nuk do ta linin ndonjëherë pa iu ndodhur, prapëseprapë morën pjesë në këtë gatitje nga miqësia shumë më e vjetër me venedikasit dhe, në radhë të parë, ngaqë ishin gjithashtu fqinjë me Drishtin e me disa qytete të tjera të tyre dhe të shtrënguar për t’i ndihmuar nga një detyrim i vjetër shërbimesh shumë të mëdha.

Skënderbeu nuk u tremb aspak prej asaj lufte aq të rëndë, që po shpërthente nga të katër anët, përkundrazi, ai e priti me kënaqësi, pa ia vrarë veshët, dhe rregulloi çdo gjë me kujdes. Ndau shpejt e shpejt forcat e veta, të cilat ishin lart nga 14’000 veta; 7’000 kalorës, se kaq bëheshin gjithë–gjithë, dhe 2’000 këmbësorë i caktoi për armikun e ri, kurse pjesën tjetër të forcave të veta e la për rrethimin e Dejës, nga i cili kishte vendosur të largohej pa pritur mirë lajmin për ardhjen e ushtrisë kundërshtare. Kështu urtësia e kapedanit të pathyeshëm i ndau forcat më trish, kurse guximi i shtuar marrëzisht, nga shpresa e kotë se punët po u shkonin mbarë, u dha zemër të gjithëve. Dejasit, kur panë se Skënderbeu po largohej, kujtuan se shpëtuan nga rrethimi. Ushtarët bënin roja si me dembeli para portave, të armatosurit i shikoje më të rralluar nëpër mure dhe shpeshherë qytetarët prisnin përmes portave të hapura kundërshtarët. Për çdo gjë tregohej më pak kujdes dhe vetëm uria, që tanimë po afrohej, e mundonte fort njerëzinë, sepse ajo nuk mund të mposhtej as me anë të guximit, as me anë të shpatës. Megjithëkëtë, atyre u jepte një fuqi të pamposhtur dhe i bënte që të duronin edhe vuajtjet më të rënda turpi për besën që kishin dhënë një herë dhe i ushqente, si të thuash, zemrat e njerëzve, njëfarë shprese e afërt, sepse po merrnin vesh se forcat e të vetve ishin duke ardhur me shpejtësinë më të madhe për t’ua zbutur vuajtjet e për t’i dhënë fund rrethimit. Ata nuk besonin gjithashtu se ushtria e Skënderbeut mund të matej me ato fuqi dhe po e prisnin të sigurt lajmin e fitores së dëshiruar, me sy të kthyer në çdo drejtim e me hall të madh .në zemër. Kështu ngjet pothuaj me të gjithë njerëzit, që i lënë punët më fort në dorë të fatit dhe i besojnë atij më tepër se ç’duhet.

Kundërshtarët po e shikonin tani qartë në fytyrë njëri-tjetrin dhe koha e betejës po afrohej. Një qetësi e çuditshme pasoi atëherë nga të dyja anët pas një heshtjeje të menjëhershme. Ngulën në tokë flamujt e zunë vende të përshtatshme për kampin e përkohshëm, ku edhe ushtarët të merrnin veten, edhe kapedanët, me këshillat e nxitjet e tyre, të frenonin burrat trima e t’u jepnin zemër frikamanëve.

Kujdesi i ushtrisë venedikase i ishte lënë në dorë Daniel Juriç Sebençinit, të cilin e quajnë zakonisht Vojvodë, burrë i papërtuar e i rrahur në punë të luftës.

Me një fjalë të matur Skënderbeu ua ndezi edhe më tepër dëshirat ushtarëve dhe i bëri krejt për vete zemrat e tyre, sepse me këtë sjellje të pashoqe ai tregonte qartë kujdes jo vetëm për të vetët, por edhe për kundërshtarët. Atëherë u derdhën rreth e rrotull tij radhët e ushtrisë dhe po ngrinin në qiell qëllimin e kapedanit të vet. Gjithsecili thoshte se ishte gati të luftonte në çdo rast jo vetëm për t’ia ruajtur, por edhe për t’ia rritur lavdinë. Armëve të venedikasve nuk duhej t’ua kishin aq shumë frikën, saqë të harronin nderin e vet, duke i mbiçmuar ato. Do të ishte një fyerje për gjithë popullsitë që kishin nën vete, sikur të lihej pas dore, pa u shpaguar, për mungesë gatishmërie, turpi i Dejës. Prandaj s’duhej t’i lëshonte zemra në atë gjendje të tronditur e në atë luftë të dyfishtë. Njerëzit s’kishin për të bërë asgjë, sikur ta ngadalësonin hovin e vet krenar me gjithfarë arsyetimesh dhe sikur ta matnin çdo punë me anë të mendimit të thatë. Burrat trima duhet të jenë të guximshëm, të hidhen në rreziqe ballëpërpjetë dhe nuk duhet ta zmadhojnë frikën, duke shikuar gjithmonë prapa, as duhet të gjykojnë të këqijat, që njeriu s’mund t’i parashikojë me mendje të tronditur. Trimëria është gatuar me domosdonë dhe shumë gjëra mposhten ngaherë me zemërimin dhe me furinë e ushtarëve, kurse një shpirt i qetë e i shkujdesur s’do të guxonte të vepronte kështu. Shumë varej pastaj nga perënditë, të cilat i ndihmonin zakonisht luftës me të drejtë, por. edhe sikur shpëtimi të mbështetej vetëm në shpatë të burrave, puna e Epirit do të ishte mjaft e siguruar nga vetë besimi i fortë dhe bashkimi me zemër i popullsive. Më në fund, Murati ishte i zënë me Luftën Hungareze. Fuqitë e venedikasve e dinin që ishin të mëdha, por raca italiane, sa më larg shtëpisë ta shpije, aq me më pak gatishmëri të vinte pas.

Këto e shumë të tjera si këto përsëriteshin shpesh nga ushtarët pa ndonjë rregull; ashtu siç ia thoshte zemra secilit, dhe me qëllim që me shërbimin e vet t’i hynte në zemër kapedanit që po i dëgjonte. Ai, pasi i lavdëroi të gjithë një për një për vullnetin e tyre, u dëgjua të thoshte me shaka e me të qeshur: «Me të drejtë mund të qortohet natyra, që nuk i fali racës epirote, me një shpirt kaq të lartë, një fat më të madh.» Pastaj, pasi i porositi që t’i bënin shërbimin e duhur trupit dhe pasi i mori të gjitha masat, zbriti në shesh të luftës, me zemër të gëzuar e me besim si asnjëherë pothuaj në orën e gjashtë të ditës. Shigjetarët dhe ata me armatim më të lehtë i vuri përpara flamujve, pastaj këmbësorinë me armatim më të rëndë e ndau nëpër krahët; në secilin prej këtyre vuri nga 2000 kalorës. Qendra iu la në dorë Tanushit. Këtu gjithashtu u përzien me kalorësinë disa këmbësorë. Sa për ndihmë rezervë nuk u kujdes fort, sepse ai e pandehte fitoren të sigurt dhe armikun, para armëve të veta, jo aq të fortë, sa ia treguan pastaj, kur filloi beteja, Marsi i egërsuar dhe fytyra e vendosur e venedikasve. Po aq kujdes u tregua edhe për mbrojtjen e kampit, i cili u la i zbrazur, me një rojë të paktë, që zor ta ruante edhe nga plaçkitës të paarmatosur.

Ky besim kaq i sigurt i kapedanit nuk do t’i shpëtonte dot qortimit për guxim të tepruar, sikur të mos e kishte mbështetur mbrojtjen e vet të vërtetë në forcat që rrethonin Dejën. Ai pati vendosur d.m.th. që, po ta shikonte armikun më të madh nga ç’e priste, të tërhiqej tek ato, meqenëse as numri i ushtarëve as vetë natyra e vendit nuk ia mbushnin mendjen që ta forconte kampin atje. Por ky plan do të ishte edhe më i padenjë për urtësinë aq të madhe të këtij burri. Dhe me të vërtetë, me këtë mënyrë, po të thyheshin, më shkatërrim do të sillte ikja sesa guximi i patundur për të qëndruar aty në vend, për arsye se më një anë venedikasit fitimtarë, që do t’i ndiqnin këmba-këmbës të shpërndarë, më anë tjetër kalimi i Drinit, që do të bëhej më i vështirë në një pështjellim aq të stuhishëm, do të përpinin gjithçka që do të mbetej. Prandaj, si rrjedhim, del që të themi se trimëria, e cila s’ishte mësuar të thyhej, e kishte vendosur shpresën vetëm në veten e vet.

 

mesdimr
Profili i anëtarit
Lidhu përmes kumtimit
Faqja amë
Më tepër shkrime nga mesdimr
19.2.2007, 16:53   #2
mesdimr

 

 

Anëtarësuar: 8.2006

Luftë

 

Venedikasit, gjithashtu, përpara flamujve vunë heshtarë dhe i rregulluan krahët sipas shembullit të kundërshtarit. Danieli e zgjodhi vendin e qëndrimit të vet në të djathtë dhe aty rreshtoi një rojë shumë të fuqishme ilirikësh; disa italianë kalorës me armatim të rëndë i vendosi në ballë dhe pas vetë krahut. Kolë Humoi, shkodrani, që zinte vendin e dytë në drejtimin e kësaj lufte, u vendos nga e majta bashkë me qytetarët e vet përballë Moisiut dhe ushtrisë dibrane. I vëllai, Andrea, bashkë me Simeon Vulkathanin mbajti qendrën. Këtu radhët e ushtrisë formonin një ujem prej gjithfarë ushtarësh e pengoheshin më fort sesa mbroheshin nga një rojë e padobishme.

Venedikasit ishin më pak se 13’000. Me këto forca u bë sulmi. Beteja u fillua prej heshtarëve, që shigjetarët i shtynë me sulmin e parë, por, kur u afruan dhe shigjetat s’pinin më ujë, atëherë ata që ishin të armatosur me mburojë të fuqishme, bashkë me të tjerët të armatimit të lehtë, zhveshën shpatat e iu lëshuan armikut për t’u kacafytur. Të tjerët i rrethoi menjëherë Kastrioti me kalorësit dhe, pasi i tërhoqi pakëz për nga prapa, ua bëri atyre përsëri më të dobishëm përdorimin e shigjetave. Heshtarët, të cilët i kundërshtonin më me guxim armikut, për shkak se gjokset i kishin të siguruara me hekur dhe ishin të mbuluar me përgjoksore (parzmore), u lëshuan e u dhanë shpresë të tjerëve se puna do të mbaronte me sukses. Atëherë u derdh përreth gjithë ushtria me një britmë shumë të madhe, që u lëshua nga të dyja anët. Epiroti qëndronte më lart edhe nga numri, edhe nga trimëria e kalorësve. Vendi nuk ishte njësoj i përshtatshëm si për njërin, si për tjetrin, sepse lufta bëhej në një fushë të gjerë dhe të hapët, pranë brigjeve të Drinit. Venedikasi qëndroi pakëz po aq i paepur, më fort për shkak të forcave, sesa të guximit. Dhe rreth vendit, ku qëndronte komandanti ilirik, u luftua për një kohë të gjatë me një fat që i qeshte herë njërit, herë tjetrit, gjersa Skënderbeu, duke ngarë kalin për atje, bashkë me disa kalorës të paktë, u hodh në mes të ushtrisë armike dhe ia hoqi Venedikasit shpresën e fitores nga duart, pasi shumë i la të plagosur e shumë i bëri t’ua mbathnin nga frika. Por ilirikët u grumbulluan menjëherë në një vend nga qenë e s’qenë, se shpejtësia e këtij mileti s’ka shoqe dhe, pasi e forcuan vendin e qëndrimit të kapedanit me një rojë më të dendur, ia mbyllën rrugën armikut; megjithëkëtë, ata më tepër mbroheshin sesa luftonin.

Gjersa krahët po bënin një luftë ende pa një përfundim të prerë, qendra e ushtrisë së të dyja anëve bënte më fort sehir sesa luftë. Por, kur Topia e pa se krahu i djathtë i kundërshtarëve ishte mjaft i rënduar, u lëshua me të shpejtë, i nxitur edhe nga shembulli i Kastriotit, mu në mes të tyre dhe doli matanë me kalorësit e zgjedhur e me një pjesë të këmbësorisë, duke u kallur një tmerr të ri. Atëherë ilirikët, të cilët ishin vendosur në ballë kundër armikut, nuk mundën t’i duronin sulmet, por kaluan në krahun e djathtë, duke mbrojtur veten. Kështu ata, nga njëra anë tradhtuan shokët, nga ana tjetër ia bënë më të madhe vështirësinë Skënderbeut, që do të sulmonte vendin e qëndrimit. Po këtë gjë bëri edhe pjesa tjetër e këmbësorisë, e cila u shpërnda e mori arratinë për të shpëtuar kokën, duke qenë inferiorë kundrejt kalorësisë epirote. Kjo bëri që kalorësia shkodrane, e mbetur pa mbrojtje dhe e ndrydhur nga armiku, të rrethohej. Të dy komandantët u zunë robër, bashkë me ta edhe shumë të tjerë, që kishin mbetur nga forcat këmbësore dhe që e kishin humbur shpresën për të shpëtuar me anë të armëve, prandaj edhe iu dorëzuan kundërshtarit. Por këta u bënë shkak që t’i zinte tmerri edhe turmat e tjera, të cilat kishin frikë se mos Epiroti çante radhët e sulmonte nga prapa krahëve, duke i mbyllur në mes e duke i shtypur egërsisht. Por kjo gjë, që i shtinte tmerrin të mundurit, nuk i shkoi ndër mend fitimtarit, se sukseset ua marrin mendtë njerëzve, ai s’pyeste më aspak për më tutje, por mjaftohej vetëm me armiqtë e lidhur që kishte përpara dhe që ua tregonte me kënaqësi të tjerëve për t’i bërë sehir. Edhe Kastrioti ua kishte hequr fillin gjithë gjërave të tjera dhe e kishte harruar gjithë turmën e ushtarëve të zakonshëm, sikur të mos e quante të denjë gjakun e tyre, duke e përqendruar tërë vëmendjen te kapedani, por radhët e ushtarëve aq trima bënin që ta kishte të vështirë t’u afrohej ky burrë dhe t’i shkonte kot trimëria.

Vëmendjen e të gjithëve në atë luftim e tërhoqën Moisiu dhe Shkodrani nga krahu i majtë. Atje derdhej shumë djersë dhe rreziku ishte shumë i madh, sepse këta, sikur të jepnin ndeshjen vendimtare për gjithë luftën, po sulmonin, duke marrë e dhënë goditje, të ndezur nga një urrejtje e madhe e pa marrë frymë. Me fuqi të barabarta luftuan për disa kohë. Por kuajt dhe burrat dibranë, të këputur nga lodhja, që po ua shkundte fuqitë për goditje dhe gati të thyer, do të ishin tërhequr dalngadalë para armikut, sikur Moisiu të mos i kishte bërë ta ndienin turpin për frikën e lodhjen, ndërsa po tërhiqeshin, dhe sikur të mos i kishte kthyer në mjeshtër të fitores, kur ishin gati të thyheshin, duke u bërtitur:

“Ç’është kjo plogështi, he burra? Ç’është kjo sjellje dëshpërimi nga një frikë e pazakontë? A ka ndodhur ndonjëherë që dibrani ta lërë i gjallë vendin që i kanë caktuar? A ka ndodhur që t’ia lërë lavdinë e luftës armikut? Ku është ajo ushtri, që shkatërroi fuqitë e Ali pashës, që i vuri frenë kryelartësisë së Ferizit, që dërrmoi forcat e Mustafait dhe i mbushi shtëpitë epirote me plaçkë të barbarëve? Ku u zhduk gjithë ai vrull i shpirtit tuaj? Ku shkuan ato fytyra kërcënuese atje në kamp e ato zotime trimash? Kështu po ia ktheni Dejën Skënderbeut? Kështu po gatiti të hyni në qytetin e rrethuar të kundërshtarëve? Mos vallë këtu e asgjëkundi gjetkë u duk trimëria e armikut, e djathta e tij trime, shpata e tij e shkëlqyer? Por kudo tanimë shokët tuaj fitimtarë po çmojnë frytet e fitores plot nder që kanë arritur. Tanusihi, pasi i kapi komandantët dhe i solli me duar lidhur pas shpine në kamp, e shoi të gjithë ose e shpartalloi krejt qendrën e ushtrisë kundërshtare. Skënderbeu, pasi theu fuqitë e ilirikëve, po u hedh tani të gjithëve me radhë e me qetësi prangat. Këtu paska mbetur vetëm frika dhe mendimi për të marrë arratinë”

Ky qortim ua futi ushtarëve aq keq zekthat për të fituar, saqë të pandehje se burrat dhe kuajt u bënë menjëherë si të tjerë. Atëherë beteja u përsërit, fati ndryshoi dhe shkodranët po shtyheshin pak nga pak; megjithëkëtë ata po qëndronin dhe më fort për shkak të numrit sesa të guximit, gjersa më në fund Humoi, duke e marrë me mend fatin e të vëllait nga fjala e kundërshtarit dhe duke mos qenë në gjendje t’i mbante armët në dorë nga dhembja që s’e duronte dot, i harroi shokët dhe u lëshua përpara për t’i vajtur të vëllait në ndihmë, ndonëse ishte vonë. Dhe, duke u hedhur në mes të armiqve, ia dha Moisiut të sigurt fitoren në dorë dhe tregoi se sa rëndësi ka për radhët e ushtrisë kapedani.

Dhe me të vërtetë, ato u shpërndanë menjëherë nga të gjitha anët e i kthyen shpinën armikut. Gjithashtu edhe Danieli në krahun tjetër, që kishte mbetur qysh më përpara pa asnjë ndihmë të pararojës, po e mbante rregullin e po i qëndronte kundërshtarit më tepër nga turpi sesa me anë të forcave. Por, kur e pa se ikja e të vetve ishte e padyshimtë dhe se po ky fat i priste të gjithë, i dha kalit e mori arratinë për të shpëtuar veten. Epiroti i ndoqi ashtu të shpërndarë kudo nëpër fushë, por me njëfarë plogështie, sepse burrat, që luftuan sa u rraskapitën e s’mbanin më, i pengonte lodhja. Megjithëkëtë, edhe pse ishin të lodhur, ata nuk e lanë armikun që të ikte i shpenguar, sepse Skënderbeu lëshoi urdhër që ta ndiqnin këmba-këmbës, me të gjitha fuqitë, turmën e kundërshtarëve, që po ua mbathnin, gjer në qytetin e Shkodrës. Ndoshta kapedanit, tërë mëri e lavdi njëkohësisht, iu duk e udhës se do të ishte një gjë e bukur ta shikonin fitimtar nga muret armike, që ishin mbushur plot e përplot nga një mizëri fort e madhe njerëzish.

23 korrik 1448

Në shumë vende po korreshin radhët e fundit dhe një pjesë e madhe e atyre që mbetën pas u kapën gjallë, sepse ai e kishte ndaluar të vritej kush. Me të arritur pranë dhe përballë qytetit, u ndalën flamujt e ushtria qëndroi. Atëherë fitimtarët u grumbulluan rreth radhëve e me një klithmë e gëzim shumë të madh po i tregonin qytetit të pikëlluar nga hidhërimi, që i kishte helmuar të gjithë robërit e tij. Me një anë pamja dhe fati aq i mjeruar i të vetve u ngjallnin qytetarëve mëri të re në zemër, më anë tjetër, kërdia që sapo pësuan, ua priste gjithë vrullin; halli pastaj edhe më i madh, që u hyri për robërit, ua lidhi duart fare dhe s’i linte të provonin ndonjëfarë mënyre për të ngacmuar armikun. Kastrioti, pasi i la ushtarët gjersa të ngopeshin me lavdinë e fitores dhe kur e pa se dita po mbaronte, dha shenjën të mblidhnin stremat nga i kishin e nga s’i kishin dhe u nis për në rrethimin e Dejës.

M. Barleti, “Historia e Skënderbeut”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pulti mesjetar-vatër e qëndresës antiosmane të shek. XVI-XVIII

Burimi : Dodë Progni (nga libri Nikaj – Merturi )

 

Në kushtet historiko-shoqërore që u krijuan gjatë shek.VIII-XI,mbi tabanin ilir u formua një popullsi e re,me një emër të ri “Arbër”,”Arbëreshë”,që e mori emrin nga fisi ilir Albanoi.Prandaj duke filluar nga shek.VIII nuk flitet për një popullsi ilire në kuptimin e mëparshëm,po për “arbëreshë” ose shqiptarë,

pasardhës të ilirëve.1) Gjatë kësaj periudhe arbëreshët u shkrinë në një kombësi me teritor,gjuhë e kulturë të përbashkët.

Në fund të shek.XII,burimet dokumentare përfshinë në Arbëri edhe krahinën e Pultit,malësitë vëriore të Shqipërisë së sotme.Vetë Stefan Nemanja,zhupan i madh i Serbisë,në vitin 1198 thotë:”…Fitova nga krahina detare edhe tokën e Zetës dhe prej Arbnisë-Pultin”2)

Pulti është njohur nga dokumentet me emrat: Pilot,Polatum,Pulatum etj.Në vitin 877,ishte emri i një krahine që përmblidhte disa bashkësi fisnore të Shqipërisë së veriut,të cilat jetonin aty qysh në kohën ilire,duke i rezistuar trysnisë asimiluese sllave,ashtu siç i kishin shpëtuar valës asimiluese romake.3) Këto fakte të dokumentuara i ka shprehur qartë e bukur albanalogu i shquar Milan Shuflai,kur thotë: “Nepër malet shqiptare të paprekuna nga lufta e reziqe,popullsia e një race shumë të bukur u mbajt e freskët,pjellore,e shëndoshë,me një jetësi të jashtëzakonshme ndër disa fise,e qëndrueshme ndër të gjitha fatkeqësitë,luftëtare…së cilës i ishte dyshek toka e jastek guri.”4) Dhe më tej po ky autor shton:“Shqiptarët e mbrojtun prej maleve janë forma madhështore e vjetër,e jo kurrsesi teprica të ngurosura e të pafuqishme,por grumbull kombëtar i gjallë me grumbullin rreth Krujës”.5)

Nga studimet historike,etnografike,gjeografike,teologjike etj. për Pultin,si dhe nga dokumentacioni që lidhet me të,del se,Pulti shpesh herë ka ndryshuar shtrirje dhe mbetet ende i pa qartë dallimi midis midis Pultit dioçezë dhe Pultit krahinë ose njësi politiko-administrative. Nga shek.IX e deri sot dokumentët e përmendin herë të zmadhuar,herë të zvogëluar,duke mos përcaktuar sakt kufinjtë e tij. Ludwik Thalloczy,thotë se:”Në shek. e XII,Pult thirrej krejt vendi prej liqenit të Shkodrës e deri në Drin të Bardhë,e dahet qysh prej asaj kohe në Pult i

i Epërm e Pult i Poshtëm.” 6) Edhe M.Shuflai theksonte se “krejt toka me malet që shtrihen përmbi Drin gjatë rrugës Shkodër-Prizren quhej në kohën bizantine Pult (Pulat).” 7)

Etnografi ynë i njohur Rrok Zojzi i bën një përcaktim më të qartë Pultit mesjetar kur thotë: “Kjo krahinë që dokumentët historikë bizantinë e sllavë të shek. XII e quajn Pulatum,Pilot etj. shtrihej nga kufiri verior i malësive mbi Drin dhe deri në rrugën e madhe Shkodër-Pukë-Prizren në jug,ku puqej me Arbërinë në një vijë të përbashkët që i humbi gjurmët në malet e Pukës.”

Në vitin 1189,e për rreth dy shekuj më pas,Pulti,si shumë krahina të tjera të Shqipërisë,ra nën pushtimin serb. Gjatë kësaj periudhe krahina ruajti emrin e vet Pult,dhe popullsia përballoi trysninë asimiluese të pushtetit politik dhe kishës serbe.Dëshmi e kësaj qëndrese është përhapja mjaft e rrallë e toponimeve dhe antroponimeve sllave në këtë krahinë.Kështu, nga 331 emra kryefamiljarësh të regjistruar në 31 fshatërat e Pultit,në vitin 1485,vetëm 25 prej tyre mbanin emra sllavë,51 shqiptaro-sllavë dhe 255 mbanin emra shqiptar si,Gjin,Gjergj,Gjon,Leka,Gjesh,Nikollë,Nuja,Mrija,Tanush etj.9)

Pas vdekjes së Stefan Dushanit dhe rënjes së perandorisë serbe,princat shqiptar menjëherë bënë divorcin me serbët duke formuar e fuqizuar principatat shqiptare si atë të Balshajt (1356-1421),të Dukagjinëve,të Kastriotëvë etje.

Me daljen në skenë të principatës së Dukagjinëve dhe fuqizimit të saj gjatë shek.XIV-XV,krahina e Pultit përmblidhet drejt veriut dhe Arbëria drejt jugut, duke u shkëputur nga njëra-tjetra,dhe duke i lëshuar vend në mes tyre principatës së Dukagjinëve.Kjo e fundit i shtyu kufnjtë deri në lumin Drin ku ndahej me Pultin,ndërsa në jug deri në Mat,në verilindje deri në Has e në jugprendim deri në Bishkaz.

Në fillim të shek. XV (me 1415) princi Pjetër Spani,që ishte nën vasalitetin e Balshajve u bë sundimtar më vete.Zotërimet e tij shtriheshin në veri të lumit Drin,nga Drishti deri në luginën e Valbonës,duke përfshirë shumicën e krahinave të Pultit. Pavarësisht nga emri Pjetërspan që u përdor gjatë sundimit të Spanëve,dhe për ndonjë shekull pas vitit 1479 kur kishte rënë nën sundimin turk,emri Pult nuk u zhduk. Ky për rreth 11 shekuj vazhdoi të jetë emertimi i njërës nga njësitë më të rëndësishme të Shqipërisë Veriore.

Në fund të shek. XV,viset e Kirit dhe Planit njihen si skaji më prendimor i Pultit,për tu shtyrë në veri në Theth dhe për të vazhduar vijën e kreshtave malore deri në malin e Gashit.Në jug,kjo vijë ndjek rrjedhjen e Drinit nga T’plani i Krasniqes deri në viset e Drishtit dhe arrin Shkallën e Bishkazit,pa Postrripën dhe Mbishkodrën e atëhershme.10) Pothuaj këtë shtrirje teritoriale ruan Pulti deri në fund të shek. XVII.Relacionet e klerikëve katolikë që e kan vizituar atë,duke e shkelur pllëmbë për pllëmbë,na sjellin të dhëna të hollësishme,jo vetëm për shtrirjen teritoriale,po edhe për shumë aspekte të jetës ekonomiko-shoqërore,politike,religjioze,kulturore,etj.për Pultin e asaj kohe. Në relacionet e Don Vincentit dhe Benedikt Orsinit të viteve 1628-1629 thuhet: “Krahina e Pultit ndër malet mbi Shkodër që shtrihet në gjatësi prej malit të Bishkazit në prendim…deri në malin e Gashit në lindje,asht e gjatë dy ditë rrugë,e mbërthyer në lumenjë e male shumë të ashpëra…kishte 720 shtëpi,78 kisha,prej të cilave 23 kan qenë famulltare.Pati edhe këto qyteza: Kirin,Mëgullën,Ançitin,Mauriqin (Mavriqin-D.P.) dhe Varkun,por tash të gjitha gjënden të rrënueme dhe pa asnjë banues.” 11) Ndërsa katundet që përbënin Pultin e këtyre viteve ishin “Bukmira,Sumba,Lugji,Kasneci,Gjani, Mëgulla,Plandi,Pogu,Kiri,Dabashi,Molla,Shoshi,Shllia,Krishta,Mauriqi,Thethi,Shala,Abati,Drushti,Bobi,Brashta,Arëza,Dushmani,Toplana,Artivoja,Brisa, Salca,Palçi,Varku,Nikaj,Suzi,Luzaja,Blakeja,Pjaja,Ançiti,Bëtosha,Morturi,Raja, Krasniqe,Gashi,Domaj dhe Zomaj ku është kalaja e turqëve Çarnica.” 12)

Shtrirja dhe gjendja demografike e katundeve të Pultit dalin akoma më qartë në relacionin e Shtjefën Gaspërit me 1671,ku shenohen:Gashi me 135 shtëpi e 906 banorë,Blakëja (pa shenuar numerin e shtëpive as të banorëve-D.P.),Nikaj me 35 shtëpi e 300 banorë,Palçi me 26 shtëpi e 150 banorë,Salca me 7 shtëpi e 80 banorë,Currajni me 3 shtëpi e 50 banorë,Plani (T’plani-Krasniqe-D.P.)me 100 shtëpi e 700 banorë,Bunjaj me 30 shtëpi e 250 banorë,Luzha (e Gashit-D.P.) me 10 shtëpi e 90 banorë,Krasniqja me 20 shtëpi e 200 banorë,Raja me 8 shtëpi e 70 banorë,Ançiti me 12 shtëpi e 120 banorë,Shala me 32 shtëpi e 20 banorë,Bobi me 13 shtëpi e 58 banorë,Shlliu (i Shoshit-D.P.) me 22 shtëpi e 83 banorë,Toplana me 22 shtëpi e 120 banorë,Molla me 6 shtëpi e 40 banorë,Shoshi me 30 shtëpi e 250 banorë,Kiri me 43 shtëpi e 300 banorë,Kashnjeti me 9 shtëpi e 45 banorë,Gjani me 22 shtëpi e 320 banorë,Plani me 52 shtëpi e 80 banorë,Bukmira e Dajça me 10 shtëpi e 73 banorë.” 13) Pulti i asaj kohe,ashtu si në mesjetën e herëshme,përbëhej nga dy

nënnjësi: Pulti i Madh dhe Pulti i Vogël ose Pulti i Poshtëm dhe Pulti i Epërm.Kjo ndarje kishte më shumë kuptimin e ndarjes dioqeziane se sa të asaj gjeo-etnografike.Pulti i Epërm fillonte nga Gashi e Krasniqja në lindje dhe përfundonte në qafën e Agrit në prendim.Ndërsa Pulti i Poshtëm fillonte nga qafa e Agrit në lindje dhe përfundonte në qafën e Bishkasit në prendim. Lidhur me përfshirjen e Gashit dhe Krasniqes në Pult,dokumentët nuk lënë asnjë pikë dyshimi.Cerubini, në vitin 1628,e thotë fare qartë: “Gashi ku zën fill Pulti”.14) Ndersa Frang Bardhi po këtë vit thotë:”Në Aprripë të Keqe kalova Drinin dhe hyna në popujt e Pultit…në një katund të quajtun Krasteniqja (Krasniqja-D.P.) që kish 60 shtëpi e 475 frymë të krishtera.Ishte në një vend të mirë por nuk kishte ujë.Verës vraponin për të marr ujë në lumin Drin 4 milje larg.”15) Bëhet fjalë për kohën kur Krasniqja ishte fshat i shtrirë në vendin që sot quhet Dushaj të Epërm,ku ende ruhen rrënojat e kishës së Shëngjergjit me varrezat rreth saj, të cilat tradita gojore thotë se i përkasin Krasniqes së dikurshme. Po në këtë dokument thuhet: “…Prej këtij katundi shkuam në një tjetër,i quajtun Gash…me 97 shtëpi e 966 frymë të kshtena…përposhtë i kalon një përrua i quajtun Lumi,në breg të të cilit turqit kanë ndërtuar një qytezë të vogël të quajtun Çarrnica (Cernica e sotme-D.P.) Më tej F.Bardhi sqaron se,”…nga Gashi shkova në Blake 7 milje larg,ku kalova Drinin dhe dola nga tokat e Pultit.”16) Ajo që nuk len kurrfarë mëdyshje mbi përfshirjen e Gashit në Pult është Letra e Krenëve të Gashit dërguar Vatikanit me 30 maj 1689,ku vetë gashjanët, shkrues të letrës, e quajn veten “Krenat e Kuvendit të Gashës në Pultin e Epërm.” (Capi del consiglo di Gasse Pulti sup.re)17) Kjo letër njihet dhe si dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe në Pult dhe Malësinë e Gjakovës.

Në dhjetëvjeçarin e fundit të shek. XVII (1693 -1695) e në fillim të shek të XVIII,Pashai i Pejës me forcat ushtarake të tij sulmoi disa herë krahinën e Gashit,i vuri zjarrin dhe e shkatërroi atë. “Të gjithë banorët e tij i bëri robër duke i çvendosur në Rrafshin e Dukagjinit.” 18) Lidhur me këto ngjarje At Marin Sirdani shkruan: “Kurrnjë krahine të Pultit të vjetër nuk i takoj me pësue ma fort prej turkut se Lumës,Gashit e Krasniqes. Begollët e Pejës të cilët i kishin vu barrë vetit me skristjanizue mbarë Shqipninë e verit,e prandaj qeveria otomane,në shpërblim,i la me sundue brez mbas brezi Sanxhakun e Dukagjinit,banë shka u erdh për dore,e te e mramja u duel me e kthye në muhamedanizëm mbarë Gashin,Krasniqen e Lumën.Gashi e Krasniqja i qëndruan gati dy shekuj sulmeve të pa dame të turkut,e dy herë,për me i lodh,kje internue i madh e i vogël në krahinën e Tetovës.Në vitin 1671,siç thotë Sh. Gaspëri,ishin ende ma se 100 stëpi katolike në Gash e Krasniqe,por kah mezi i shek.XVIII zhduket fare feja katolike në ato fise.”19)

Këto ngjarje,veçanarisht konvertimi në mysliman i Gashit dhe Krasniqes,

çuan në veçimin e tyre nga Pulti katolik dhe forcimin e lidhjeve me Gjakovën e rrethinat e saj,duke formuar “bërthamën” e një uniteti te ri krahinor që u quajt Malësia e Gjakovës. Ndërsa Nikajt,Merturi,Shala,Shoshi e fiset tjera të Dukagjinit të sotëm,vazhduan të përfshihen në Pult,si në pikëpamje dioqeziane ashtu dhe në atë gjeo-etnografike.

Formimi i njësive të vetëqeverisura,fiseve – bajraqeve në teritorin e Pultit

gjatë fundit të shek. XVIII e fillimit të shëk.XIX,copëtuan unitetin e tij.Koncepti mbi Pultin-krahinë erdhi duke u ngushtuar gjithnjë e më tepër,por nuk u zhduk asnjëherë.Edhe sot emrin e kësaj krahine të vjetër shqiptare e mban komuna e Pultit në rrthin e Shkodrës.

Nikajt e Merturi,së paku nga fillimi i shek.XIX e këtej përbënin një njësi gjëoetnografike në vete,e cila erdhi duke i forcuar lidhjet me Krasniqen,Gashin e qytetin e Gjakovës që ishte qëndra zejtaro-tregëtare më e afërt dhe më e rëndësishme e tyre. Madje siç pohon Georg von Hahn-i në vitin 1854,Merturi e Nikajt edhe në pikëpamje administrative i nënshtroheshin Gjakovës.20) Megjithë këto ndryshime të mëdha,emri Pult nuk u fshi nga kujtesa popullore. Ai u ruajt edhe për shumë kohë nga banorët e njësive të reja. Një gjë të tillë e pohon Edith Durham,e cila kur flet për Pultin në vitin 1908,midis tjerash thotë:“Pulti i Epërm përbëhet nga fiset e mëdha: Shala,Shoshi,Toplana,

Merturi e Nikajt.”21) Ruajtja për një kohë kaq të gjatë e emrit Pult në këto vise,përveç traditës historike, lidhet edhe me faktin se,në pikëpamje dioqeziane ato vazhduan të qëndrojnë pa ndërprerje në Dioqezën e Pultit,madje deri në ditët e sotme.

Pas rënjes së Shkodrës,me 1479,pushtuesit osmanë u përpoqën të

shtrijnë sundimin e tyre të plotë edhe mbi krahinat e thella të Shqipërisë veriore,si: Pult,Dukagjin etj. Për këtë arësye,bënë regjistrimin kadastral të tokave në vitin 1485,ku u përfshinë edhe 31 fshatërat e Pultit,ose siç quhej në atë kohë,Nahijes së Pjetërspanëve në Sanxhakun e Shkodrës. Në bazë të numrit të vatrave dhe të ardhurave të çdo fshati,së pari vendosën taksën -“xhizjen”,e cila në zonat malore cilësohej “haraç”dhe ishte detyrim që vihej për llogari të shtetit,vetëm mbi nënshtetas jo myslimanë pa asnjë dallim. Kjo taksë që përbënte të dhjetën e prodhimit bujqësor e blegtoral ishte shprehje e shfrytëzimit të pushtuesëve mbi popullsinë dhe një mjet shtërngues për ti detyruar ata të përqafojnë fenë islame,çka përbënte dhe një diskriminim shoqëror.

Nga fundi i shek.XV dhe fillim të shek.XVI,mbi popullsinë e krahinës së Pultit, pushtuesit turqë vendosën edhe detyrime të tjera,siç ishte ajo e “derbenxhijve”,me të cilën do të rritej shkalla e shfrytëzimit e të keqësohej gjendja ekonomike e tyre. “Populli i këtij vendi shumë të ashpër malor,thuhet në defterin turk të regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1582,-kishte qenë e ngarkuar të hapte në kohë dimri grykat që ndodheshin në rrugët publike që vijnë prej anëve të Pejës,Kosovës dhe Novipazarit për në anë të Shkodrës dhe të Podgoricës,të bëjnë ura në përrej që ndodhen aty dhe të ruajnë rrugën mbretërore prej njerëzve të cilët me çdo mënyrë mundohen ta prishin.”22) “Katër zjarre të krishtera të fshatit Vark që

kishin ardhur nga një liva tjetër e ngulur në vendin e lartpërmendur, -thuhet në këtë defter,-u japin vit për vit spahijve 167 akçe (njësi monetare turke-D.P.) si bedel për të dhjetën,e japin në formë maktu (qesimi).”23) Këtyre detyrimeve të shtetit turk u shtohej dhe pangopësia e sanxhakbejlerëve dhe spahinjve vendas të vënë në sherbim të pushtuesve,të cilët përveç taksës për shtetin,bënin ç’ishte e mundur për të nxjerr fitime dhe për vete. “Besimtarët e këtij vendi që jetojnë vorfnisht, -thuhet në një relacion të vitit 1638,-paguajn të dhjetën,por feudalët nuk u marrin një mbë dhjetë,por një mbë shtatë,dhe një mbë tetë për një tjetër prodhim;marrin të dhjetën e grurit,të venës,të kafshëve,të frutave etj.”24)

Një kërcënim tjetër i vazhdueshëm,tepër agresiv,diskriminues dhe i vazhdueshëm,që i qëndronte mbi kokë çdo familje malësore të Pultit, Dukagjinit etj. ishte kërkesa këmbëngulëse e turqëve për të marr skllevër.Lidhur me këtë,misionari i Vatikanit B.Polacolo,në vitin 1634,thotë: “Kur sanxhakbeu arriti me ushtri të vet në fillim të Pultit bani të binte boria,ose pultjanët të japin 60 vetë skllav dhe një shumë të hollash,ose ai do ti rrenonte…”25) Edhe Frang Bardhi,në vitin 1638 kur përshkruan Gashin në Pult,dëshmon se,”Turqit u ngrehin shumë gracaka e padira të krishtenve gashjanë me i detyrue me dhan skllavë.As nuk duan tjetër,-shton ai,-veçse skllavë,s’duan plaçkë as të holla;ata skllavë pastaj i bajnë të pa fe…Po nuk ua dhanë shkojnë turqit për t’ua djeg shtëpitë,për të vra të mëdhenjtë,e gjithë të vegjlit i marrin si skllavë me të gjitha ato që gjejnë në shtëpitë e tyre,dmth të holla,plaçkë, kafshë etj…”26 Kjo barbari e pashembullt e feudalve turqë,që quhej “e dhjeta e gjakut ”, kishte si qellim shtimin e krahut të punës dhe jeniçerëve për vete dhe zvogëlimin e luftëtarëve dhe krahut të punës në fshatërat malësore,duke i varfëruar e shkretuar ata. Krahu i punës dhe i armës ishin pasuria më e madhe e malësisë.

Siç e cekëm dhe më përpara,një nga synimet e pushtuesve turqë ishte ç’krishtërimi i mbarë Shqipërisë,kthimi i popullsisë në fenë islame dhe më në fund shkombëtarizimi dhe asimilimi i saj. Duke dashur të sensibilizojë Vatikanin dhe Europën për këtë qellim ogurzi të turqëve,arqipeshkvi i Tivarit Pjetër Mazreku,në vitin 1633,i shkruante Vatikanit: “…Tash 30 vjet e këndej (turqit) kan nis të shtypin ma shumë këtë komb se sa kombet e tjera,tuj i tërheq malësorët shqiptar edhe në sektin muhamedan,ndoshta për ndonjë shestim politik.”27) Mjetet e dhunës dhe format që përdornin turqit për islamizimin e popullsisë shqiptare ishin sa të ashpëra aq dhe të rrafinuara. “Këta turqit,thuhet në një relacion të vitit 1638,-i shtërngojnë të bëhen turq duke i nxit,ose i rëndojnë me pagesën e haraçit deri sa të bëhen të gjithë turq,sepse kur në një fshat ndonjëri bëhet turk,e lirojnë nga haraçi,e pjesën e tij duhet ta paguajn të tjerët,dhe pak nga pak,e pastaj si bëhen të gjithë turq,prap vendosin haraçin mbi të gjthë”.28)Nga ana tjetër,turqit ndëshkonin ashpër çdo përpjekje të malësorve të krishterë për të kontaktuar me kishën dhe priftërinjtë,duke u djegur kishat dhe shtëpitë. Lidhur me këtë B.Orsini,në vitin 1629,thoshte: “Meqenëse pultjanët e kundërshtojnë turkun asnjë prift i Shqipërisë

fushore nuk mundë të shkojë atje,për t’mos u dhan rast turqëve t’ua shkatërrojnë koniqet.”29).

Këto fakte të dokumentuara që i përkasin shek.XVI-XVII,tregojnë se

kontradiktat e malësorëve shqipëtarë me pushtuesit turqë ishte të thella,të papajtueshme dhe të shmëanshme.Po ndër këto, dy ishin më kryesoret:Së pari,ishte kontradikta politike,midis malësorëve që kishin vendosur të jetonin të lirë në tokën dhe shtëpitë e tyre dhe pushtuesëve që kërkonin t’ua rrëmbenin lirinë,t’i nenshtronin dhe t’i shfrytëzonin ata. Së dyti,ishte kontradikta ideologjike fetare.Feja myslimane ishte feja e pushtuesit,prandaj nuk mundë të përqafohej lehtë.Ndërsa feja e krishterë kishte rrënjë të thella.Kjo ishte feja e paraardhësve të tyre ilirë e arbëreshë,prandaj vlerësohej si fe kombëtarë. Duke ruajtur fenë e krishterë malësorët kishin bindje e thellë se ruanin identitetin e vet kombëtar.Ishin pikërisht këto kontradikta që vunë përballë,në një luftë të papajtueshme,për jëtë a vdekje,malësorët e Shqipërisë së veriut me turqit osmanlli,që i bënë malësorët e Pultit,Dukagjinit,Kelmendit etj. strumbullar të rezistences dhe lëvizjes së armatosur antiosmane gjatë shek. XVI-XVIII dhe më pas.

Realitetin e veshtire po dhe shume heroik të malësive të asj kohe më mirë se kushdo tjetër e kan përshkrue prelatët katolikë të shek. XVII,të cilët i kishin njohur nga afër malësorët.Kishin qenë përkrahës dhe në shumë raste, pjesëmarrës në qëndresën e tyre të armatosur kundër pushtuesëve osmanë. Në një relacion,dërguar Vatikanit nga F.Bardhi në vitin 1637,midis tjerash thuhet: “Asnjë komb n’Europë që gjëndët nën zgjedhën e turkut nuk mundë të flasë me zyrtarët turqë me armë në brez e në dorë ashtu si flasin me guxim Dukagjinasit dhe popujt e Shqipërisë malore…Asnjë komb n’Europë që është nën zgjedhën e turkut,nuk ka mujt me çue krye kundër tij dhe me qëndrue100 vjet në kryengritje,në mbrojtje e në sulme të mëdha kundër gjindes barbare,sikur vazhdojnë sot disa popuj të këtij kombi shqiptar.” Më tëj po ky autor shpreh bindjen se,”N’Europë nuk gjënden burra armësh ma të mirë se këta kundër turkut,sepse 100 kësish vlejnë 1000 turqë…dhe luftojnë, jo fshehtaz ose së largu me zjarr,po ballëpërballë dhe shpatë për shpatë një i vetëm shkon me guxim e futet në mes të 15 e 20-ve,gja e pabesueshme për ata që nuk e dinë me siguri.”30)

Malësorët e këtyre anëve u bënë të pathyeshëm,sepse më shumë se çdo gjë donin e vlerësonin lirinë,po dhe se,terrenin malor,forcat fizike e mendore,bashkë me ekonominë e tyre i vunë në sherbim të luftës,si i vetmi mjet që u kishte mbetur për ta ruajtur atë. “Me qenë se vendet ku banojnë këta i kan shumë të forta e shumë të ashpëra,-thuhet në një relacion të vitit 1638,-kështu edhe ata janë shumë të fortë prej natyre e shumë të shpejtë,fluturojnë nepër male e nepër shkembej si të qenkëshin kaproj; e durojnë urinë,etjen,të ftohtit e të nxtit dhe gjithë vuajtjet”31) ,vetëm në emër të lirisë.Marin Bolica,fisnik i Kotorrit,i mahnitur nga arti i të luftuarit që malësorët tregonin në betejat kundër turqëve,në vitin 1614,thotë: “Këta njerëz janë kaq të shkathët,kaq të zotë,të guximshëm e të gatshëm për të luftuar,sa që mrekullohet kush i shikon.Ata shihen tue ardhë t’armatosun rradhë-rradhë,për tu lëshue në përleshje,tue u tërheq e tue sulmue,tue u dredhue e tue u ndesh,tue ngreh pusi e tue u ik pusive,sa që me të vertetë duken shumë të stërvitur.”32)

Në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XVII,kur turqit po coptonin unitetin e Dukagjinit,doli në skenën politike një tjetër unitet i madh malor që përfshiu malësitë në veri të Drinit; Pult,Kelmend etje.që u quajt “Malet Shqiptare” dhe

u bënë epiqendra e kryengritjeve antiosmane.33) Qysh në vitin 1621 Pjetër Budi i cilësonte pultjanët si luftëtarë të rradhëve të para të shqiptarëve “të armatosur,të mbushur me dëshirë e të gatshëm për t’u ngritur në luftë kundër tiranisë turke që të çlirohen një herë e mirë nga një mjerim i tillë ose të vdesin me armë në dorë.”34) “Më shumë se 20.000 mijë frymë të krishterë të Pultit,- thuhet në dokumentët e viteve 1628-1634,”prej disa vitesh nuk paguajn haraç…përherë damtojnë turqit dhe u qëndrojnë në arrati e rrebelë.”35) “Ata të Pultit,-thotë F.Bardhi në vitin 1637,kanë vra sasi të madhe turqish sa herë që kan shkuar kundër tyre,dhe tash pak vjet më parë vranë vetë Sanxhakbegun që është kryetari i ushtrisë.”36) Lidhur me këtë ngjarje,B.Palacolo,me 1634,pasi i spjegon Vatikanit se kjo “kish ndodhur disa muaj më parë”,thotë: “popujt pultjanë janë me shumicë dhe luftarakë. Këtu edhe çunat 9 vjeç e pak më të mëdhenj,të gjithë kishin harkun e vet me shigjeta të veshur me hekur…Me qenë se prej disa vitesh me rradhë nuk paguanin haraçin,sanxhakbegu i Shkodrës me një ushtri të madhe u vërsul kundër Pultit për t’i nënshtruar ose rënuar ata…Pultjanët,-vazhdon ai,-u betuan solemnisht mbi meshar: të shkonin të gjithë pultjanët e aftë për armë kundër turqve,dhe të mos i falej faji atij që do të ikte e nuk do të shkonte në atë luftë,bile dezertorët do të bëheshin copë-copë dhe do t’u digjej shtëpia. Menjëherë,-shton Palacolo,-i madh e i vogël për një natë u bashkuan të armatosur.E mbasi pultjanët sulmuan për tmerr,qen pre copë-copë të gjithë turqit përfshirë sanxhakbegun që e ban kortare-kortare…Tash po marr vesh se po vjen një sanxhakbeg tjetër për të mbledh ushtri kundër maleve,por asgja nuk do të mundet me ba,-përfundon ky autor.”37) Këtë fat tragjik do të kishin edhe shumë ekspedita ushtarake turke që herë pas here u dërguan kundër Pultit gjatë shek. XVII, sepse,siç thotë Sh.Gaspëri,në vitin 1671, kudo në Pult kishte “njerëz të fortë e me mendim të ngulur në liri,që msyjshin pa da anmikun e përbindshëm,turkun,tuj u da gati gjithmonë ngadhnjyes.”38)

Me këtë qëndresë vetmohuese që buronte nga shpirti liridashës i malësorëve,krahinat e Pultit,Dukagjinit,Kelmendit etj. ruajtën autonominë dhe nuk lejuan vendosjen e përhershëm të sundimit të spahive dhe rëndimin e shfrytëzimit feudal osman.Fashatarësia këtu mbeti e lirë dhe e vetëqeverisur me kanunet e veta tradicionale.Por,kjo liri u sigurua me sakrifica të panumërta,veçanarisht në fushën ekonomike.”Pulti,-thuhet në një relacion të vitit 1650,-kish një popull të besimit katolik skamnor e me një gjendje ekonomike shumë të rëndë.”39)

Ngushtësia ekonomike,skamja e malësorëve,ishin rrjedhim logjik i ngushtësisë së vendit dhe i luftës së pandërprerë kundër ekspeditave ndëshkuese e rrethimit feudal.Në këto male,ku toka ishte e pamjaftueshme,e

ashpër,joprodhuese,malësorët nuk siguronin as bukën,prandaj shpesh herë ushqeheshin me gështënja,fruta etj.Blegëtoria ishte dega kryesore e ekonomisë me të cilën mundë të siguronin jetesën,por edhe për këtë mungonin krahët e punës,Të aftit duhet të merreshin kryesisht me armët,për të qenë të gatshëm për luftë,prandaj me tufat e bagëtive merreshin vetëm pleqtë.Në kohë ekspeditash gjëja e gjallë-blegtoria pësonte shfarosjen më të madhe.

Varfëria e tejskajshme e malësorëve dukej kudo; në veshje,në ushqime,në banesat përdhese “të mbuluara me kashtë”,por edhe në pamundësinë për të mbajtur një prift. Në vitin 1638 një misionar françeskan tregon me dhimbje se,”ata të shkretit thonë:bukë kemi pak…na nuk mundem me mbajt fratin e me i dhan te dhjetën.”40) Po këtë vit F.bardhi tregon se,”Në Krasniqe u çova fjalë të vinin në kishë,por më çuan fjalë se nuk mundë të vinin në kishë,sepse nuk mundë të qëndronin në këmbë nga mungesa e bukës.”41) “Katundi i Nikajt,thotë Sh.Gaspëri,në vitin 1671,-ishte në një varfëri të madhe, pasi pak përpara ishte rrenuar e plaçkitur prej turqve.”42). Pothuaj në të gjithë dokumentat që lidhen me Pultin e shek.XVII, pasqyrohet varfëria e madhe me të cilën ballafaqoheshin malësorët pultjanë,por vendin më të rëndësishëm e zën qëndresa e tyre kundër pushtuesëve.Malësorët kishin mposhtur,jo vetëm varfërinë,po dhe ekspeditat ndëshkuese osmane e rrethimin e feudalve,të cilët kur depertonin në lugina lumenjsh ndërtonin ose rindërtonin forcoma (kështjella) si,në Dakaj (Shalë), Cerrnicë,Boks,Grykë të Dragobisë etje.ku herë pas here vendosnin trupa të armatosura të gatshëm për sulme kundër malësorëve të pabindur.

Për të ruajtur autonominë e lirinë e fituar me kaq shumë sakrifica,për t’u vetëqeverisur më mirë,e për t’i dhënë luftës antiosmane përmasa të reja më të fuqishme,malësorët kërkuan e gjetën forma organizimi mjaft të përsosura. Këto u gjetën në traditën,në të drejtën zakonore vendase,në organizimin shoqëror të trasheguar nga e kaluara.Organizimi i ri mori formën e bashkimit të një varg fshatërash me lidhje të forta farefisnore,dokësore e ekonomike,në disa njësi krahinore-administrative dhe ekonomiko-shoqërore të vtëqeverisura në bazë

të të drejtës zakonore.43) Të tilla ishin “fiset”–“bajraqet” Krasniqe,Gash,Nikaj,Mertur,Shalë,Shosh etje.që u formuan në teritorin e Pultit gjatë shek.XVII-XVIII. Ky organizim i dha frutet e veta në ridimensionimin e luftës antiosmane dhe në gjallërimin e traditave dhe kuvendeve krahinore dhe ndërkrahinore. Veprimet dhe aksionet luftarake u shtrinë në një hapësirë shumë më të madhe,duke i bashkërenduar ato me krahinat tjera. Midis 11 mijë shqiptarëve që morën pjesë në koalicionin antiosman,gjatë luftës austro-turke që u zhvillua në Kosovë në vitet 1689-1690 kishte dhe shume pultjanë nga Gashi,Krasniqja,Nikaj,Merturi,Shala etj. të cilët luftuan në anën e forcave të koalicionit antiosman.44) Malësorët e Kelmendit,Pultit,Shalës,Gashit dhe Mirditës,të cilët “qysh prej kohësh kishin qenë rrebelë e kryengritës” në vitin 1716 kishin ndërprerë qarkullimin rrugor dhe kishin dëmtuar administratën turke.45)

Mbi bazën e fakteve dhe dokumentëve historikë është arritur në përfundimin se:Krahinat malore të Shqipërisë së veriut si Dukagjini,Kelmendi,Pulti etj.për më shumë se dy shekuj ishin vatrat kryesore të rezistencës shqiptare kundër sundimit osman.Këto mbajtën gjallë frymën e rezistencës antiosmane në mbar vendin dhe me anë të saj ruajtën identitetin e kombësisë shqiptare.Vargu i popullsive të lira malore që nisej nga malet e veriut,zbriste në Pult,kalonte Drinin e kapej në Dukagjin deri në zemrën e Matit dhe këtu mbaheshin lidhjet edhe me popullsinë malore të jugut deri në Himarë.46) Me qëndresën e shek. XVI-XVIII,malësorët u bënë shembulli i shkëlqyer i përpjekjeve të popullit shqiptarë kundër pushtuesëve osmanë dhe bartësit e një lufte që mori karakter çlirimtar,duke synuar dëbimin e pushtuesëve nga i gjithë vendi. Nga na tjetër,kjo qëndresë, e bëri Shqipërinë një nga vatrat kryesore të luftës së armatosur në Ballkan,si dhe një faktor politik me rëndësi ndërkombëtare në luftën e shteteve europiane kundër sundimit osman.47)

Cilido që njihet me qëndresën e pathyeshmërinë e malësorëve të kësaj përiudhe,më mjaft arësye shtron pyetjën: Ku e gjetën këta malësorë atë forcë të jashtëzakonshme që e mbajtën të gjallë këtë luftë shekullore,atje ndër male ku ashpërsia e vendit e shoqëruar me aksionet shkretuese të sanxhakbejlerve, pashallarëve e sulltanëve ua bënin jetën pothuajse të pamundur?! Njëri nga udhëheqësit,njohësit dhe pjesmarrësit e kësaj lufte,Pjetër Bogdani,thotë:”Një nga faktorët vendimtarë të forcës,që i bënte të paepur luftëtarët e vatrave të qëndresës shqiptare,ka qenë se ata nuk u lodhën kurrë përballë mungesave të shkaktuara nga ngushtica malore,nga ekspeditat e sundimtarëve dhe nga rrethimi feudal që vinte gjithnjë duke u ngushtuar.”48)Mbi të gjitha,shpirti liridashës i malësorëve ishte burimi i forcës së tyre të jashtëzakonshme.

Malësorët shqiptarë i përkisnin një populli që,kur e ndjeu veten në rrezik të humbiste lirinë,nuk pati frikë as nuk u tërhoq përballë mungesës së ushqimit,të veshëmbathjes dhe të banimit,por u bë një me shkëmbejt e maleve.Ata nuk e humbën guximin kur panë kasollet,kishat dhe të korrat që po u digjeshin në arë nga zjarri i armikut,kur panë bagëtitë që po u thereshin,por duke ua lëshuar shikimin shpateve të maleve u ngjitën mbi to me atë ushqim minimal të lëndëve të pyllit. Dhe kurë shtëpitë ua shkrumbonte flaka,nuk dorzoheshin,por lëviznin më në fund edhe shkrepat e malit për t’u ndal rrugën armiqëve.Vetëm një popull i tillë i bëri të pamposhtura vatrat malësore të qëndresës shqiptare,të shek. XVI – XVIII,midis të cilave ishte dhe Pulti.

Referenca bibliografike:
1.- Historia e Shqipërisë,Tiranë 1959,fq.155
2.- Acta et Diplomata,Res Albanians Mediae Aetatis,Ilustriantia,I,fq.11
3.- Shuflai, Milan. Serbët dhe Shqiptarët,1926,fq.42-43
– Histori e Shqipërisë,1959,fq.54
4.- Shuflai,M. Vepër e cituar fq.113
5.- “ “ Cituar në Gazetën “Kosova”,dt.04.07.1941,fq.4
6.- Thalloczy,Ludwic. Acta et Diplomata…,Vol.I,fq.9
7.- Shuflai,M. Vepër e cituar,fq.40-43
8.- Zojzi,Rrok. Etnografia Shqiptare,I,1962,fq.39
9.- Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485,I,fq.145-152
10- Luka,Kolë. Studime Filologjike,1977,Nr.2,fq.160
11- Zamputi,Injac. Relacione mbi gjendjen ekonomike të Shqipërisë Veriore dhe të
Mesme në shek. e XVII,I,1963,dok.29,30,fq.383,297
12.- Zamputi,I. Relacione…I,1963,dok.29
13.- Hylli i Dritës, VIII,1932,fq.417
14.- Zamputi, I. Relacione…II,1965,fq.105
15.- “ “ “ “ “ ,fq.149-152
16.- “ “ “ “ “ ,fq.150-152
17.- Camaj,Martin & Bartl, Peter, Ein Brief in albanichen Sprache aus Gashi von Jahre
1689,”Zeitschkift fur Balcanologie”1967,fq.28
18.- Orbis,Seraphicus “Albania”I,fq.90
19.- Sirdani,Marin At. Hylli i Dritës,1930,fq.497 & Hylli i Dritës,!933,fq.345
20.- Hahn,Georg. Studime Shqiptare,Jena,1854
21.-Durham, Edith Brenga e Ballkanit dhe vepra te tjera për Shqipërinë dhe
Shqiptarët,Tiranë,1990,fq149
22.- Pulaha, Selami. Studime Historike,Nr.3,1971,fq.129
23.- Defteri i Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1582,fq.258-259
24.- Relacione…II,1965,fq.129
25.- “ “ , fq.13
26.- Bardhi,Frang. Relacione…II,1965,fq.157
27.- Mazrreku,Pjeter relacione,I,1963,dok.37
28.- Relacione …,II,1965,dok.28,fq.88
29.- ‘ ,I,!963,dok.30,fq.395
30.- Bardhi,F. Relacione …,II,1965,fq.87
31.- Relacione …,II,1965,fq.155
32.- “ ,I,1963,fq,273-277
33.- Zamputi, I. Bashkimi i maleve shqiptare në fillim të shek.XVII,në “Buletini i
për shkencat shoqërore”Nr.3,1957,fq,63-64
34.- Budi,Pjetër. Relacione …,I,1963,fq.303
35.- “ “ “ “ , fq.383
36.- Bardhi, F. ‘ II,1965,fq.91
37.- Relacione … ,II,!965,fq.13
38.- Gaspëri Sh. Hylli i Dritës,VIII,1932,416
39.- Relacione …,II,!965,fq.113
40.- “ “ ,fq. 89
41.- Bardhi, F. Relacone … ,II,1965,fq.149
42.- Gaspëri,Sh. Hylli i Dritës,1938,fq.494
43.- Pulaha, S. “Fshatarësia e lirë e Shqipërisë së Veriut”,në “Kultura Popullore”
Nr.2,1983,fq.80-81
44.- MD,Nr.99,fq.72-76,Citimi i S.Pulahës,në “Studime Historike”nr.3,1980
45.- MD,Nr.125,fq.125-127, “ “ “ “ “ “
46.- Zamputi, I. Relacione… ,I,1963,fq.13
47.- Pulaha, S. “Qendresa e popullit shqiptar kundër sundimit osman nga shek.XVI
deri në fund të shek.XVII”,Tiranë,1978,fq.18,27
48.- Konferenca e II e Studimeve Albanalogjike,Vëll.I,Tiranë,1969,fq.325