Me gjithë zemër (që tash s’është e imja por e Atij), i shpreh mirënjohjen time publike kardiokirurgut të nderuar, njeriut – njeri me gërma të mëdha AJLI ALUSHANI.
Para do kohe u gjenda në kapërcyll midis jetës dhe vdekjes. Dhe për ta kaluar këtë gjendje po e shtyja me sot e me nesër. I vetëdijshëm se ky çast do të mbërrinte, iu paraqita dhe ia besova zemrën time për t’ma operuar njeriut me bluzë e shpirt të bardhë Ajli Alushani, për hatër të të cilit i besoj ende buzëqeshjes dhe mirësisë njerzore e cila na e bën ekzistencën tonë të pranueshme, e pse jo, ndonjëherë edhe të bukur.
Pa i përmendur me emra, s’do t’i harroj kurrë kardiologët, kardiokirurgët, personelin tjetër dhe gjithë ATA të dashur, miq e shokë që më janë gjendur pranë në ato shtatëdhjetë ditët më të vështirat të jetës time.