Vorbull..!

Jete ime ka ngjyren e përhimtë të vrazhdësisë,
ku veç numëroj ditët si të ishin rrathët e ferrit.
jam satelit i braktisur në hapsirën e gjithësisë,
më është merzitur dhe drita e lakmi i kam territ.

2018

 

Mbrapshti njerëzore!

Vitet vdesin si njerëzit !
Atëhere pse dreqin vallë,
njerëzit gëzojnë e qeshin
e nuk shkrihen në vajë ?!

Vitet bebe që s’rriten..1

2017