Gjysmëfinalet e Kupës së Italisë do të zhvillohet me 26 dhe 27 shkurt, kështu është konfirmuar sot nga Federata Italiane e Futbollit.

Lazio do të udhëtojë drejt Milanos për t’u përballur me kuqezinjtë më 26 shkurt në orën 21:00, po ashtu do ndodhë me Fiorentinën që do presë Atalantën një ditë më pas.

Për pasojë ndeshja e Milanit kundër Empolit është zhvendosur për t’u zhvilluar të shtunën e 23 shkurtit në orën 18:00, teksa ishte programuar për të dielën në orën 15:00. Në këtë lëvizje do të preket edhe Juventusi që do të udhëtojë drejt Bolognas të dielën, dhe jo të shtunën siç ishte përcaktuar fillimisht.

Gjithsesi, situata e Lazio mbetet edhe më e komplikuar. Të dielën e 24 shkurtit në stadiumin “Olimpico” do të zhvillohet ndeshja e “Six Nations” për regbi dhe sfida me Udinesen është ende e paqartë se kur do të zhvillohet.