Amerika është përfshirë ditët e fundit nga temperatura që shkojnë deri në -50 gradë Celcius.

Bora dhe ngricat jo vetëm që kanë bllokuar lëvizjen, por kanë shkaktuar edhe dhjetëra viktima.

Për momentin konfirmohen 12 të vdekur, mes të cilëve edhe një student 18-vjeç, i cili u gjet pa jetë në ambientet e kampusit të Universitetit të Ajovës.

Meteorologët thonë se këto temperatura janë ndër më të ulëtat në historinë e Amerikës, aq sa kanë ngrirë edhe liqenet.

Situata pritet të vazhdojë kështu edhe për disa ditë.