Më fal mësuesi im…

Nga Isa MALOKU

Unë sonte po përpiqem

T’i numëroj flluskat e borës

Por furtuna po më pengon

Ajo i mbuloi pullazet

Shtëpitë rrugët e sheshet

Sikur bëri peizazh mrekullie

Unë e gjeta pikturën e bukur

Që mësuesi im

Dikur ma tregonte

Dhembshëm pëshpërita

Me veten dhe shpirtin tim

Unë e bëra fotografinë

Mësuesit tim të ia dhuroja tani

Por ai sot është në grevë

E pas tri dekadash

Ndoshta koha e kishte bërë ndryshe

Me orë të tëra e prita

Me padurim një buzëqeshje t’ia dhuroja

Mëzi e njoha

Nuk e mbante më atë xhaketën e përgjakur

I kishin ikur edhe flokët e thinjura

Nga malli mbeta i shtangur

Nuk i dhurova asgjë

Për kontributin e tij të shenjtë

Sepse nuk doja të më rrëfente

Për kohën e Migjenit

Ajo kurrë mos u përsëritë më…