KA NDRRUE JETË MUJO BAJRAM SOKOLAJ I MALËSISË SË GJAKOVËS

Nga Hysen OSMANAJ – Tiranë.

Dhimbje dhe hidhërim i thellë për ndarjen nga jeta të dajës tonë të dashur, Mujo Bajram Sokolaj i Dragobisë, i Malësisë së Gjakovës (Tropojës) !
Mujo Sokolaj ishte një burrë fisnik, i shquar për zgjuarsi, qëndresë e trimëri, ndershmëri, një patriot i njohur, trashëgimtar i vlerave më të mira të familjes së tij. Atdhetar i shquar në luftërat për mbrojtjen e Trojeve Etnike Shqiptare në të gjitha kohërat dhe nga çdo lloj pushtuesi.
Mujo Sokolaj ka punuar me një përkushtim e ndershmëri shembullore, qytetar e kuadër i pa pajtuar kurrë me padrejtësitë…

VARRIMI BËHET NESËR, MË DATË 26.01.2019, ORA 15.00, NË VARREZAT E SHARRËS,

Shtëpia e tij në adresën: Rruga “Fortuzi”, Nr. 66, përballë Ministris së Arsimit, Tiranë.

Qoftë i xhenetit, ky burrë i nderuar i Malësis së Gjakovës…!