Rona Nishliu do të jetë pjesë e jurisë në “Destination Eurovision” në Francë

Këngëtarja kosovare, Rona Nishliu do të jetë pjesë e jurisë së festivalit francez “Destination Eurovision”.

Franca këtë të shtunë do të zgjedh këngën përfaqesuese për Eurovision 2019, përmes garës kombëtare “Destination Eurovision”,  ndërsa pjesë e jurisë profesionale do të jetë edhe këngëtarja kosovare, Rona Nishliu, transmeton Magazina.al

Lajmin për Magazina.al, e ka konfirmuar edhe vet këngëtarja.

Në garë për të përfaqësuar Francën në Tel Aviv, janë shtatë këngëtare dhe një grup, ndërsa fituesi do të zgjedhet përmes votave të jurisë profesionale dhe publikut.

Kujtojmë që Rona Nishliu përfaqësoj Shqipërinë me këngën “Suus” në vitin 2012, e ku u radhit në vendin e 5-të, që mbetet rezultati më i mirë i Shqipërisë në Eurovision, po ashtu ajo në dhjetor ishte pjesë e jurisë edhe në “Festivalin e Këngës” në RTSH.