Guterres: Të ndryshohet qasja ndaj atyre që kundërshtojnë globalizmin

Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, thotë se kundërshtarët e globalizmit nuk duhet të cilësohen “nacionalistë dhe populistë, apo çfarëdo tjetër”, por duhet treguar atyre se ende ekziston përkujdesje.

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres tha se pasiguria në lidhje me humbjen e vendeve të punës dhe të jetesës kërkon më shumë vëmendje.

Për shumë vite, organizatat ndërkombëtare dhe institucionet politike i kanë anashkaluar këta njerëz.

Komentet e tij, të bëra në kuadër të Forumit Ekonomik të Davosit, janë në kuadër të përpjekjeve për adresimin e disponimit populist dhe nacionalist në shumë pjesë të botës.

Ne duhet të kuptojmë “ankesat” e tyre dhe “shkaqet rrënjësore” të kundërshtimit të tyre ndaj multilateralizmit të mbrojtur nga Kombet e Bashkuara, tha Guterres, duke shtuar se “nuk mjafton vetëm përgojimi i atyre që nuk pajtohen” me multilateralizmin.