Real Madrid do të kërkojë të ndërtojë një sulm galaktik për sezonin e ardhshëm dhe objektivi i parë i tyre për këtë repart, sipas “Don Balon”, është Timo Werner, ylli i Leipzig.Gjermani nuk është më një lojtar premtues, por një realitet. 22-vjeçari ka kërkon një aventurë të rëndësishme tani dhe “Los Blancos” janë gati të përfitojnë nga kjo situatë.Gjithmonë sipas portalit spanjoll, drejtuesit e Real kanë patur kontakte me lojtarin dhe i kanë bërë një ofertë klubit gjerman nën 40 milionë euro. Shumë larg 70 milionëve që kërkon Leipzig.

Problemi kryesor i madrilenëve është Barcelona, që interesohet gjithashtu për sulmuesin, të cilin e shikon si pasardhësin ideal të Luis Suarez.