Gjermania do të ketë rolin kryesor në BE, pas BREXIT

Britania e Madhe tash e një kohë është në procedura për tu larguar nga Bashkimi Evropian.

Edhe pse marrëveshja për BREXIT ka dështuar, Theresa May vazhdon të takohet me deputetë për të gjetur një zgjidhje.

Pas daljes së Britanisë, duket se rolin kryesor brenda BE-së do ta luaj Gjermania me në krye Angela Merkel. Kjo sepse Gjermania mbetet nga shtetet më të fuqishme në Bashkimin Evropian, shkruan sot express.co.uk, transmeton “Bota sot”.