Republika e Kosovës, shtet i lëndueshëm

Nga Hisen Berisha – Kosovë



1
Praktikat e deritashme, dëshmojnë se qeveritë e vendit tonë kanë qeverisur me programe fiktive, apo që kanë qenë shumë larg realitetit që determinon qeverisjen në vendin tonë, si fuqitë shtetërore , prioritetet dhe objektivat strategjike kombëtare etj.
Si rezultat kemi pasë qeverisje sipas stihisë apo sipas situatës, siç na është imponuar pa pasur strategji për asanimin dhe avancimin zhvillimor në dikasteret qeveritare apo politikat shtetërore.
Validiteti i një programi qeverisës matet ndaj pritjeve qytetare në rend të pare dhe obligimeve ndërkombëtare që ka mare vendi ynë, si dhe pritjeve të partnerëve strategjik. Pra, do duhej të merrte dritën jeshile si strategji zhvillimorë në dikasterin përkatës për shtetin, nga dëgjimi dhe analizimi publik në nivel vendi.
Si shtet i sapo shpallur dhe ne fazë të ngritjes së kapaciteteve shtetërore, është dashur që së pari të bazohemi në interesat dhe pritjet e qytetarëve të vendit, e po ashtu të jemi në koordinim me partnerët strategjik ndërkombëtare me theks SHBA.
Në mungese të një koordinimi të tillë në veprim, po na ndodhë që qeveritë vepruan sipas një programi ose jo, të improvizuar (copy past) nga ndonjë përmbajtje programore e ndonjë shteti që nuk përputhet me rrethanat kontekstuale zhvillimore, politike dhe as ekonomike me situatën dhe ambientin në të cilin po zhvillohet shteti i ri i Kosovës. Pra qeveritë ndjekin planin e vet e diplomatet e atashuar japin opinione kundërthënëse varësisht kë kanë shef brenda shtetit. Kjo është refleksion edhe i mospajtimeve politikë për çështje shtetërore i lidershipit institucional në Kosovë.

2
Në vendimmarrje nuk guxon të ketë improvizime, duhet të dëgjohet zëri i pritjeve të qytetareve.
Tani si te kuptohet kundërthënia në mes diplomatëve dhe qeveritarëve?
Rasti më ilustrativ i një situate të tillë ka të bëj lidhur me taksen e venë nga qeveria ndaj produkteve serbe nga Serbia dhe propozimeve të presidentit për arritjen e marrëveshjes me Serbinë bazua mbi demarkimin vetëm me Serbinë.
Por, krijimi dhe miratimi i delegacionit për bisedime e negociata në Bruxel, si garde politike e presidentit, është vetëm kufizim i veprimit politik, për një kryeministër.
Kjo situatë është thirrje në ndërgjegjen e intelektualëve që përfaqësojnë dijen shkencore, se ndërkohë duhet një “ekip politik” që do ndërtoj platformën politike të mbështetur shkencërisht, për zgjidhjen politike dhe tejkalim të sfidave në procesin e përmbylljes së shtet ndërtimit të Kosovës. Ky ekip duhet krahas perfaqesimit të dijeve shkencore, të shpëtohet edhe nga heronjtë që po provon të na I promovoj si shumë herë gjatë historisë Beogradi, duke na rrëfyer histori të diplomacisë fizike që kanë demostruar përfaqësuesit tanë shtetëror.

3
Ndërtimi i subjektiviteti ndërkombëtarë të Kosovës
Në impenjimet tona për ndërtimin e subjektivitetit ndërkombëtar shtetëror të Kosovës duhet të kemi në konsideratë se nuk mund të prishen balancat në NATO dhe shtrirja operative që garanton sigurinë ndërkombëtare.
Pra kalimi i “murit” të vendeve që po integrohen në NATO nga republikat e ish Jugosllavisë dhe Ballkanit, me rritje trupash në trevat shqiptare është vij e afërt mbrojtëse.
Kjo nuk është mjaftueshëm strategjike në aspektin e shtrirjes së NATO në rajon.
Qëllimi ruso-serb nuk është kufiri në Iber ndaj Kosovës. Kjo është politike e vogël.
Vija parë mbrojtëse janë shtetet në kufij me Rusinë. Nuk ka kuptim muri afërt. Përveç se të bëj demolimin e pozicionimit neutral refuzues të Serbisë ndaj NATO dhe BE. Edhe pse fqinje ynë I lazdruar serp, shpreson shumë në një infuzion politik nga Putini me 17 Janar, nuk do të shpëtohet dot nga “Flaka e Janari” që ngroh Kosovën e shqiptarët me DIELLIN amerikan.
As skenarët e mundshëm të urdhëruar nga Putin, për “marshim në Kosovë” përkatësisht në veri për të ripërsëritur precedent të njëjtë si CRIMEA apo për të imponuar zgjedhje që do të “konfirmohej në këshillin e sigurimit të OKB” zgjedhje përmes projektit demarkues për veriun e Kosovës, ana Moravën, luginën dhe interesa tjera ne kufirin mes Azisë e Evropës.
Të pretendohet se munde të prishet vendimi parlamentit te Kosovës 17 Shkurt 2008 dhe verdikti gjyqësor i GJND së Hagës lidhur me të drejtën e Kosovës të jet e pavarur, është një insinuatë para politike ruse serbe që tregon miopinë e tyre shoveniste dhe mos respektimin e situatës faktike juridike dhe ndërkombëtare.
Kjo po me asocion në urdhërin që ua ka dhënë Putini trupave ushtarake serbe me hy në Kosovë me e okupua veriu dhe KS me ia njohtë aneksimin ushtarak ngjashëm me krimenë, sikur rajoni është nën juridiksionin e Moskës dhe se nw rajon nuk valon asnjë flamur i NATO dhe Superfuqisë botërore USA,
Por, sipas opinioneve mediale të lidershipit rus, BE-në e konsiderojnë se është “kalbur” por se ju intereson ta ruajnë si organizim politik, meqë është interes territorial që hyn në interesin e tregut rus. Brexiti britanik e ka rritë ambicien ruse në territorin e BE.
Prandaj BE jo rastësisht neve si Kosovë po na e kushtëzon gjithçka edhe ajrin. Brexiti britanik është një tregues së është koha e defaktorizimit të BE dhe fuqizimi i shteteve individualisht e jo bashkësia e shteteve, kapitalizmi e jo vlerat e përbashkëta, globalizmi.
Kjo situatë do të determinohet nga qëndrimi shqiptarëve për të ardhmen dhe strategjinë e përkufizimit territorial dhe statusit politik për Kosovën, që po mbahet peng nga nostalgjia dihotomike e të kaluarës sonë historike.

4
“Vox populus, vox deus”
Baza juridike në vendimmarrje duhet të jet sipas verdiktiti plebishitar të popullit.
a. Kosova shtet i pavarur edhe unik që do qoj një votë në KS OKB. Apo
b. Bashkim me Shqipërinë duke humb pjesë territoresh dhe dërguar vetëm një votë në KS OKB, (votë kjo që mund të ndodhe të jet edhe kundër interesave të ShBA, siç ndodhi jo larg në raport me Trump dhe votën kundër të qeverisë së Tiranës).
Këto duhet ti ketë në konsiderate një kryeministër dhe president i shtetit, si dhe ekipi politik bërës, me theks në politiken e jashtme dhe diplomaci, që në rastin e Kosovës ngrit shumë dilema.
Kryeministri nuk kontrollon fushat më relevante si politiken e jashtme, brendshëm, financat, kuvendin, veçmas diplomacinë, çka edhe bën që të mos ruhet ndërlidhshmëria e vazhdimësisë së proceseve politike.
Presidenti mban një kurs unik që i nxjerrë të gjithë jashtë loje. Për mbulesë të çfarëdo shkeljeje, i bëhet ekipi kombëtar për bisedime.
Pse u thirrka presidenti Kosovës për luginën, e nuk u thirr për statusin e shqiptarëve në shtetet tjera si Maqedoni, Mal i zi, Sanxhakun apo Tirana për Greqi?.
Referendumi i vetëm që kanë bërë shqiptaret është ay i viti 1991 dhe ka përfshi tre opsione në fletë referendum, kur shtrohej çështja e përcaktimit për statusin politik dhe të ardhmen e Kosovës, ku me plebishit fitoi opsioni për Republiken e Kosovës shtet i pavarur e sovran.
Kërkesa e sotme e shqiptareve te luginës për bashkim me Kosovën asht vullnet i shprehur po ashtu në referendumin e 26 shtatorit të vitit 1991.
Edhe atëherë kishin tre opsione dhe tek flet referendumi për shqiptarët e luginës, Maqedonisë, Malit zi dhe Danxhakut u deklaruan unanimisht me 90% për bashkim organik me Kosovën.
Çdo vendim duhet të ketë një bazë vendimmarrëse me të drejtë etnike, historike dhe politike. Ashtu siç liria i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve, edhe vendimet politike për vendin dhe të ardhmen e popullit, duhet të mbështetet mbi vullnetin e shprehur në mënyrë plebishitare në referendumin e 26 shtatorit 1991, i cili sot është e pa mundur as të përsëritet më, për shkak të mungesës së bazës ligjore dhe korrelacionit me faktorët kontravers ndërkombëtarë.
Heroi i Kosovës , Dëshmori i lirisë Sali Çeku ka një deklaratë: “Unë votën askujt nuk ja kame dhanë që të mbetemi nën sundimin e armikut por të na prijnë që të çlirohemi dhe unë jam në shërbimin e tij”