MASAKRA E REÇAKUT LËVIZI BOTËN PËRPARA

Nga Harry BAJRAKTARI – Nderi i Kombit

Sot 20 vjet më parë, më 15 janar 1999, forcat ushtarako-plicore serbe bënë njërën ndër masakrat më të tmerrshme në Kosovë, në Reçak të komunës së Lipjanit, duke vrarë dhe gjymtuar dhjetëra civilë shqiptarë të pafajshëm në një luginë afër fashtit. Nga kjo kasaphane shiheshin trupa të gjymtuar prej nga emitoheshin lajme të mediave më të njohura botërore, duke përfshirë edhe rrjetet televizive amarikane. Nga këto pamje u alarmua bota demokratike e sidomos ëashngtoni.
Përfaqësuesi i atëhershëm i OSBE-së, ambasadori amerikan Wiliam Wolker, ngjarjen e Reçakut e kualifikoi si vepër kundër njerëzimit. Kjo ngjarje lëvizi përpara botën e përgjumur. Reçaku u bë shkas i organizimit të Konferencës së Rambouillet, që bashkë me intervenimin e NATO-s, i dhanë fund pushtimit serb në Kosovë.
Krimi i Reçakut, dhe i krimet tjera që kryen serbët në Kosovë, tregojnë se liria s’ ka alternativë.
Populli ynë nuk duhet t’i harrojë kurrë këto masakra që ndodhën në Kosovë dhe të mos lejojë asnjëherë që të përsëritën më.

Lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës!

New York, 2019