Fjalë të urta shqipe nga Ismet Tahiraj

Autor Ismet TAHIRAJ

1.Para se tjetrit t’ia rrokullisësh gurin,kujdes këmbet tuaja

2.Nuk mbështjellet uji me çarçaf

3.Edhe maje lisi ngjitet bubrreci

4.Fjalë mjaltë , e zemër  helm

5.Parasegjithash krisma se fshehë  pushkën

6.Mulliri jep mill e jo bukën

7.Kusurin  mos e lë  gjithmon për te tjerët

8.Plugjet nxjerrin nga toka edhe minjë

9.Edhe bluda e ha oshafin

10.Huaja ta sjell kiametin

11.Bryma e pare djegë  e dyta përvëlon

12.Bukës mos ia kurse lutjet

13.Ruaju prej atij qe vjen prej gomarit ne kali

14.Mos e hidhëro gruan kot, se edhe bija e jote derdhë lotë

15.:Përterijë sytë e buzëqëshjes

16.Mos blejë qytet e më I shitë shtëpisë

17.Jetimit  flladisja zemrën

18.Mos ia fal dreqit uratën

19.Mos e myk pa nevojë miqësinë

20.Ara do punë  po bereqeti paguan