PLAGËT E KOLONELIT HERO

Kushtim kolonelit martir, Tahir Zemajt

Ende nuk ishte mbyllur krejt Lufta,
Ende nuk kishte ardhur e plotë Paqja.
Kishte mbrri Liria, mungonte Pavarësia.
Dhe dimri flinte, po zgjuar rrinte tradhtia.
Ma natë se vet e zeza natë ishte pabesia.

4 janari i vitit 2003:
Tre Zemaj e dhanë jetën për Atdhe.
Tahirin, me të birin Enis, kusherinin Hasan,
Me 400 plumba i vranë, i vranë, i vranë…

Lumabardhi i Pejës eci me gjak e me lotë.
Male e kulla ndjejnë dhimbje atë ditë e sot.

Plumbat e zi në trupin liridashës të Tahir Zemajt,
Derdh’ përgjakshëm, pa faj, në hjekësi, pa fajtorë.
Janë plagë dhimbjeje në trupin tim dardan-arbnor.
Janë plagë të andrres e të lirisë tande, Kosovë!

Tahir Zemaj erdhe në dhjetor. Ike në Janar.
Koloneli ynë i hap e mbyll kalendarë…

Ti, o ushtar i përjetshëm i kombit shqiptar.
Në betejat e Lloxhës, Koshares…
Kolonel i frontit të parë.

Në Dardani të shpallen “Hero i Kosovës”
Albania të thirri “Nderi i Kombit”.

O i miri Tahir Zemaj, o i madhi Tahir Peja:
Ti ike, ike…Historia të thërret: Eja, Eja…!

Ramiz LUSHAJ

Tiranë, 4 janar 2018