Shembëlltyrë e paharrueshme

Nga prof. dr. Fatmir Sejdiu – ish president i Kosovës

Kancelarja Angela Merkel sot mbylli mandatin e saj si kryetare e CDU-së, partisë më të fuqishme gjermane tash e shumë vjet. Ajo ishte dhe mbeti shembëlltyrë e paharrueshme si një lidere energjike dhe e vizionit të kristaltë për të lëvizur suksesshëm Gjermaninë drejt një demokracie moderne të shprehur me qeverisje të mirë e të përgjegjshme dhe me rol të fuqishëm në skenën ndërkombëtare
Si lidere partie dhe kancelare ajo krijoi epokën e vet.

Ndihem me privilegj që e kam takuar dhe në thellësinë e qenies së saj kam ndier përkushtimin e veçantë që e ka për Kosovën dhe njerëzit e saj!

Urime të përzemërta për mandatin e besuar zonjës Annegret Kramp-Karrenbauer!