Fatjona Geci boton librin e shtatё tё saj

Nga dr. Islam Lauka – ish amabasador i Shqipërisë në Kosovë

Me 6.12.2018 mora pjesё nё promovimin e librit, “Tё jesh shqiptar” tё sociologes Fatjona Geci, i cili u zhvillua nё mjediset e Universitetit tё Tetovёs.

Nё pёrshёndetjen time tё rastit, midis tё tjerash, theksova:
Fati nuk ёshtё treguar bujar me Fatjonёn. Ajo ka patur njё fёmijёri tepёr tё vёshtirё. Ndarja e hershme e prindёrve dhe vdekja e nёnёs, para pak kohёsh, ia vёshtirёsuan edhe mё shumё jetёn. Njё tjetёr vajzё, nё vend tё saj, edhe mund tё thyhej shpirtёrisht. Por jo Fatjona. Ajo vendosi tё ngrihet kundёr fatit. Jo kushdo mund ta fitojё njё betejё tё tillё. Duhet karakter dhe vullnet i paepur, duhet forcё dhe qёndrueshmёri e jashtёzakonshme.

Kёto tipare nuk i kanё munguar asnjёhere Fatjonёs dhe ja ku na vjen sot, nga njё zonё e thellё e Tropojёs, nё kёtё sallё plot dritё tё tempullit tё dijes tё Tetovёs, pёr tё promovuar librin e saj tё shtatё, nё prani tё ajkёs sё kёtij qyteti. Fatin e saj e ndёrtoi vetё, me sakrifica tё panumёrta. Dhe e ndёrtoi nё Tetovё, jo nё Tiranё. Me kёtё rast, dua tё falenderoj Kryetaren e Komunёs sё Tetovёs, znj. Teuta Arifi, njёkohёsisht recensente e librit tё Fatjonёs, qё iu gjend asaj pranё nё kohё tё vёshtira dhe i dha mundёsi tё shpalosё aftёsitё dhe talentin e saj. Jam i bindur qё investimi qё ёshtё bёrё tek Fatjona, do tё kthehet shumёfish sepse ajo e di ҁka ёshtё ndihma dhe mirёnjohja e saj nuk do tё mbetёt vetёm nё fjalё
.
Unё jam krenar me Fatjonёn. Meqenёse ajo po boton kaq intensivisht, besoj qё shumё shpejt do tё arirjё numrin 12 (sa ҁ’ёshtё numri i apostujve) tё librave tё botuar. Kismet, do tё vij tё marr pjesё nё promovimin e librit tё 12-tё. Pёr tё tjerёt, duhet pyetur Sovrani.
Urime Fatjona!

Fotografia e Islam Lauka
Fotografia e Islam Lauka
Fotografia e Islam Lauka