Për çka duhet të jetë i keqardhur ambasadori Borchardt i OSBE në Tiranë

Nga Hysen OSMANAJ – anëtar i KQZ, Shqipëri

Ambasadori i OSBE nè Tiranë z. Borchardt me të drejtë u tha gazetarëve se jam i keqardhur që PD nuk ka propozuar dy anëtarët e saj për KQZ-në.

Z.Ambasador, besoj duhet të ishte më i keqardhur sepse zëvendësimet e fundit në KQZ e ç’balancuan dhe e nxorën jashtë ligjit këtë institucion, mazhoranca mori shumicën duke i grabitur PD-sw dy anëtarët e saj dhe ja arriti qëllimit për të marrë mazhorancën në anëtarësinë e KQZ-së, kur ligji e përcakton qartë se tre nga anëtarët do të jenë nga pozita dhe tre nga opozita.

Me këtë rast, për herë të parë u ndryshua dhe praktika parlamentare e plotësimit të vakancave në KQZ. U tha se, PD i ka fituar vendet në vitin 2012 kur ka qënë në mazhorancë dhe si rezultat i takojnë mazhorancës duke zëvendësuar dy anëtarët e KQZ të propozuar nga PD, edhe pse i takojnë përsëri dy anëtarë si partia më e madhe e opozitës.
Sikur të ishte ndjekur kjo praktikë në vitin 2014 kur PS dhe LSI plotësuan vendet e lëna bosh në KQZ (vende të fituara kur ishin në opozitë), atëherë këta anëtarë i takonin opozitës dhe si rezultat përbërja e KQZ do të ishte 6 (gjashtë) anëtarë të opozitës dhe zero nga mazhoranca.

Pra, z. Ambasador janë shkelur të paktën dy nene të Kodit Zgjedhor, përkatësisht neni 14 dhe neni19, për rrjedhojë dy anëtarët e propozuar nga PS janë të paligjshëm.
KQZ është në shkelje të ligjit që në vitin 2017, kur një anëtar i KQZ i propozuar nga PS u zgjodh kryetar i KQZ, kur Kodi Zgjedhor e përcakton ndryshe, në vazhdim KQZ-ja drejtohet nga një kryetar që më parë ka qënë anëtar i propozuar nga një forcë tjetër politike.
Antarësia e KQZ përcaktohet saktë në nenin 14 të ligjit zgjedhor, ku përcaktohet se: duhet të jetë e balancuar pozite opozitë, tre nga mazhoranca dhe tre nga opozita, si e gjithë administrata zgjedhore në ZAZ dhe në QV.

Lidhur sa më lart, përbërja aktuale e KQZ është në shkelje të ligjit dhe kjo duhet ta shqetësojë OSBE-në, dhe zoti Ambasador duhet të jetê i keqardhur!