Luka Modric fitues i Topit të Artë: Ky çmim, më shumë se një ëndërr

Luka Modric ka fituar Topin e Artë për vitin 2018. Gjatë fjalimit ai ishte shumë i prekur për këtë çmim, por nuk ka harruar të falënderojë të gjithë ata që e kanë ndihmuar.

“Jam i lumtur dhe shumë krenar. Nuk mund ta përshkruaj se çfarë ndjej. Së pari dua të falënderoj shokët e ekipit, trajnerët te Real Madrid dhe te Kroacia, të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe familjen time që më ndihmon të jem ky që jam sot.

“Kur isha fëmijë ëndërroja të bëhesha futbollist dhe të fitoja sa më shumë trofe. Por Ballon d’Or është më shumë se një ëndërr.

“Ky trofe vërteton se kam bërë diçka të veçantë në fushë, prandaj ky viti do të jetë i paharrueshëm për mua.”