NË 74 VJETORIN E LINDJES SË DR. IBRAHIM RUGOVËS

Sot në 74 vjetorin e lindjes të Presidentit historik, Dr. Ibrhim Rugova, si mik timin personal, kam nderin ta përkujtoj kontributin e tij të jashtëzakonshëmi që me guxim qysh në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar kërkoi liri dhe pavarësi për Kosovën, të cilës iu kishte mohuar e drejta legjitime për një shekull nga regjimet pushtuese serbe-jugosllave. Merita e madhe e Dr. Rugovës, ish president i Republikës së Kosovës, tash i ndjerë, konsiston në faktin se ai, në rrethana tejt të vështira, diti ta orientojë Kosovën në anën demokratike të perëndimit, e sidomos në krah të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës. Dr. Rugova, duke i njohur mirë pretendimet serbe për mbajtjen e Kosovës nën pushtim, pas shkatërrimit të Jugosllavisë, ai udhëtoi drejt Washingtonit dhe vendeve të Evropës për të dëshmuar se Kosova që nga antika ishte shqiptare dhe se ajo ishte pushtuar e dhunuar shumë herë nga serbët. Ai me politikën e tij paqësore arrit t’i bindë vendet e perëndimit e sidomos SHBA që Kosova të mbështetej në kërkesat legjitime të saj për liri dhe pavarësi, përballë dhunës dhe terrorit serbe.

Ish presidenti i ndjerë Dr. Ibrahim Rugova ishte mik i imi personal, me të cilin kam pasur shumë takime dhe kemi punuar bashkë për çështjen e Kosovës në Washington dhe në New York.

Sot në 74 vjetorin e lindjes dua ta kujtoj atë si arkitektin më të madh dhe krijuesin e pavarësisë dhe shtetit të Kosovës.

Harry Bajraktari,
New York 2018