Nga Islam Lauka
Analogjitё historike bartin me vete rrezikun e rёnies nё kurthin e “strukturave artificiale” apo “qёndrimit evokues”, ku kёrkimi i ngjashmёrive tё sё sotmes me precedentё tё sё kaluarёs, pa marrё parasysh detaje tё rёndёsishme kontekstuale, tё ҁon nё vlerёsime dhe pёrfundime tё gabuara. Pёr kёtё ҁёshtje ka dy qёndrime: njёri prej tyre i pёrmbahet tezёs se historia pёrsёritet, ndёrsa, sipas tjetrit, historia rimon. Unё jam pёr variantin e dytё. Ёshtё konteksti i ndryshuar ai qё e detyron historinё tё mos e pёrsёrisё veten. Rimimi ёshtё tjetёr gjё, fjalёt e ndryshme rimojnё nё zanore, duke shmangur kurthet kognitive (njohёse).
Pikёrisht nё kёtё kuptim, pra tё rimimit tё historisё, gjejnё pёrdorim nё kёtё shkrim termat “sulltanistё” dhe “sovranistё”. Rimimi ka tё bёjё me thelbin e “sulltanistёve” dhe te “sovranistёve”, pavarёsisht se nё ҁfarё epoke historike kanё vepruar a veprojnё (zanafilla e tyre ёshtё qё nё kohёn e Lidhjes Shqiptarё tё Prizrenit). Pёr tё parёt ёshtё karakteristik bashkёpunimi, deri nё servilizёm dhe nёnshtrim ndaj tё huajve, absolutizimi i faktorit ndёrkombёtar dhe nёnvlerёsimi, deri nё pёrҁmim, i faktorit tё brendshёm. Paraqiten si pragamtikё dhe realistё. Me ndonjё pёrjashtim tё vogёl, pёrgjithёsisht, “sulltanistёt” i kanё dёmtuar interesat shtetёrore dhe kombёtare tё shqiptarёve.
“Sovranistёt”, pёrkundrazi, theksin e vёnё tek faktori i brendshёm, por nuk e vlerёsojnё sa e si duhet atё tё jashtёm. Paraqiten si idealistё, jo rrallё edhe radikalё nё veprimet e tyre. Kur ata arrijnё tё kombinojnё mobilizimin e brendshёm me mbёshtjetjen ndёrkombёtare, interesat shtetёrore dhe kombёtare tё shqiptarёve mbrohen mё mirё. Nё qoftё se ndarjen “sulltanistё” dhe “sovranistё”, nga historia e zhvendosim nё zhvillimet e sotme nё Kosovё, sipas gjykimit tim, nё grupin e parё rreshtohen, Presidenti i Kosovёs, Hashim Thaҁi, Ministri i Jashtёm, Behgjet Pacolli dhe ndonjё tjetёr, ndёrsa nё tё dytin, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe ekzekutivi i udhёhequr prej tij si dhe njё pjesё e opozitёs.
Dallimet konceptuale midis “sulltanistёve” dhe “sovranistёve” kosovarё
Dallimi kryesor lidhet me kuptimin e pozitёs aktuale tё Kosovёs, nevojёn e ndryshimit tё saj, si dhe ritmet e kёtij ndryshimi. Pёr “sulltanistёt”, pozita e sotme e Kosovёs ёshtё e pashpresё. Ajo krahasohet me situatёn e “konflikteve tё ngrira” dhe si e tillё, kёrkohet ndryshimi i saj i menjёhershёm, sepse ҁdo vonesё, sipas tyre, do tё sillte pasoja edhe mё tё rёnda pёr tё ardhmen e vendit. “Sovranistёt”, gjithashtu, e pranojnё se pozita aktuale e Kosovёs nuk ёshtё e mirё, por ata nuk janё aq kategorikё dhe nuk e konsiderojnё tё ardhmen e saj krejt tё pashpresё. Ata janё pёr ndryshimin e statukuosё, por nё mёnyrё graduale, jo tё menjёhrshme. Sipas tyre, kёto ndryshime janё nё proces e sipёr, siҁ dёshmon, pёr shembull, miratimi i ligjit pёr krijimin e ushtrisё sё Kosovёs.
Dallimi tjetёr ka tё bёjё me pёrmbajtjen e dialogut me Serbinё dhe kushtet pёr zhvillimin e tij. Sipas “sulltanistёve”, dialogu me Beogradin ёshtё jetik pёr Kosovёn dhe duhet tё zhillohet me ҁdo kusht. Axhenda e bisedimeve me tё nuk duhet tё ketё asnjё tabu. Nё kёtё optikё, ata jo vetёm qё e pёrfshijnё ҁёshtjen e ndryshimit tё kufijve nё kёtё axhendё, por e konsidderojnё atё si ҁelёsin magjik qё do tё zgjidhte tё gjitha problemet midis dy vendeve tona, pёrfshirё njohjen e ndёrsjellё. Ata janё gati pёr gjithёfarё lёshimesh ndaj Beogradit, vetёm e vetёm qё tё arrihet marrёveshja, e cila, sipas tyre, do t’i hapte rrugё njohjes nga Serbia dhe nga 5 vendet e BE-sё, si dhe anёtarёsimit nё kёtё organizatё, nё NATO dhe OKB.
Pёr “sovranistёt”, dialogu me Beogradin ёshtё i nevojshёm, por jo tё zhvillohet me ҁdo ҁmim. Nё dialog, duhet t’i vihet njё kusht themelor Serbisё – njohja e Kosovёs si shtet i pavarur dhe sovran. Pas kёtij akti, mund tё bisedohet pёr ҁёshtje tё tjera, me interes tё ndёrsjellё, por duke pёrjashtuar atё tё ndryshimit tё kufijve. Sipas tyre kufijtё vendosen me luftё dhe ndryshojnё po me luftё.
Nё varёsi tё kёtyre dallimeve konceptuale, “sulltanistёt” dhe “sovranistёt” kosovarё bёjnё edhe zgjedhjen e aleatёve pёr realizmin e objektivave tё tyre strategjike. Tё parёt janё pёr bashkёpunim me ҁdo faktor tё jashtёm, qё i mbёshtet nё idenё e tyre pёr ndryshimin e kufijve. Nё kёtё kontekst, si Thaҁi, ashtu edhe Pacolli, i janё drejtuar pёr ndihmё Rusisё putiniste. Ndёrkohё, ashtu si sulltanistёt e dikurshёm, nuk e vlerёsojnё faktorin e brendshёm. Kёshtu, Presidenti Thaҁi e shpalli idenё e tij pёr “korrigjimin e kufjve” pa u konsultuar fare me institucionet e Kosovёs apo me partitё politike, le mё me shoqёrinё civile.
Sipas “sovranistёve”, Kosova i takon zonёs sё interesit euroatlantik dhe bashkёpunimi me Rusinё pёrjashtohet nё mёnyrё kategorike. Ata janё pёr bashkёpunim me aleatёt tradicionalё nё Perёndim, por janё gati qё, nё momente tё caktuara, pёr qёllime taktike, tё lёvizin edhe pa tё, siҁ po ndodh tani me taksimin 100% tё mallrave me origjinё nga Serbia dhe Bosnje – Hercegovina.
Beteja “pёr fytyrё” dhe pёr ekzistencё
Pas ndёrhyrjes sё NATO-s nё vitin 1999, kundёr ish – Jugosllavisё, Serbia i ёshtё rikthyer traditёs sё vjetёr historike tё viktimizimit. Populli serb, sipas Beogradit, ishte viktimё e forcave tё huaja, tё cilat, me dhunё, ia rrёmbyen “tokёn e shenjtё serbe” tё Kosovё-Metohisё. Mё vonё, sidomos, pas ardhjes sё Vuҁiҁit nё fuqi, pa hequr dorё nga viktimizimi, Beogradi e modifikoi qёndrimin e vet dhe shpalli se ёshtё gati tё bisedojё me Kosovёn pёr delimitimin e kufijve, me kusht qё, pёr tё ruajtur fytyrёn, Serbisё t’i kalojё njё pjesё e territorit tё Kosovёs, konkretisht, ai mbi lumin Ibёr. Ruajtja e fytyrёs sё Serbisё u bё “kauzё” e Moskёs, duke e konsideruar si mbrojtje edhe tё fytyrёs sё vet, pas “poshtёrimit” qё i bёri NATO, kur e bombardoi Serbinё, pa e pyetur Kremlinin. Mund tё pohohet se kjo ёshtё tezё e pёrbashkёt ruso-serbe.
Ҫёshtja u bё mё shqetёsuese, kur edhe disa kryeqytete europiane e bёnё tё tyrёn axhendёn e ruajtjes sё fytyrёs sё Serbisё. U arrit deri aty, sa tё flitet pёr simetrinё e fajit, tё shqiptarёve dhe serbёve, se vёrtet serbёt kanё kryer krime, por edhe shqiptarёt na qenkёrkan njёlloj si ata, se krimet e tyre, nuk janё mё tё pakta se sa ato tё serbёve. Mbёshtetja qё, kohёt e fundit, disa qarqe perёndimore po i japin idesё sё ndryshimit tё kufijve, nё favor tё Beogradit, nё thelb, ёshtё pёrpjekje pёr ruajtjen e fytyrёs sё Serbisё. Sipas tyre, Beogradi duhet tё shpёrblehet me territor, nё kёmbim tё njohjes sё Kosovёs, pёr tё ruajtur fytyrёn para botёs dhe pёr t’u justifikuar para opinionit tё brendshёm. Ky, nё fakt, pёrbёn argumentin themelor tё retorikёs sё Presidentit serb, A.Vuҁiҁ, “Kosova nuk mund tё marrё gjithҁka, ndёrsa Serbia tё humbasё gjithҁka”.
Por teza e ruajtjes sё fytyrёs ёshtё vetёm nje maskё pёr tё mbuluar interesat e vёrteta politike dhe strategjike tё Moskёs e tё Beogradit me qёllim qё tё ngulfasin pёrfundimisht shtetin e Kosovёs dhe, nё pamundёsi, ta detyrojnё atё qё t’u bjerё nё gjunjё dhe tё nёnshkruajё marrёveshje, sipas kushteve tё tyre, e cila, nё fund tё fundit, do tё ҁonte nё tё njёjtat pasoja – zhbёrjen e pavarёsisё dhe tё shtetёsisё sё Kosovёs. Agresiviteti i pashembullt i Beogradit dhe Moskёs kundёr njohjeve tё Kosovёs, kundёr anёtarёsimit tё saj nё organizata ndёrkombёtare, kundёr fuqizimit tё shtetёsisё sё saj (krijimi i ushtrisё, etj. etj.) janё vetёm disa nga faktet e panumёrta qё vёrtetojnё kёtё pohim.
Nё mbёshtetje tё objektivave ruso-serbe kundёr Kosovёs janё rreshtuar edhe “sulltanistёt” e Kosovёs, Hashim Thaҁi dhe Behgjet Pacolli. Ata janё gati qё, pёr tё ruajtur fytyrёn e Serbisё, ta shpёrblejnё edhe me njё pjesё tё territorit tё Kosovёs. Pёr fytyrёn e saj, ata nuk ngurojnё qё tё heshtin e tё injorojnё tё gjitha veprimet agresive tё Beogradit kundёr shtetёsisё sё Kosovёs. Ditёn e dёshtimit nё Interpol, nё kohёn kur Serbia po festonte me “histeri” fitoren e saj tё radhёs, Hashim Thaҁi dhe Behgjet Pacolli, nё vend qё tё nxirrnin pjesёn e pёrgjegjёsissё sё tyre pёr dёshtimin, bёnё thirrje pёr kuptimin e domosdoshmёrisё sё dialogut me Serbinё dhe qё Kosova tё regojё me konstruktivitet nё kёtё proces. Me njё fjalё, sipas “logjikёs” sё tyre, sa mё shumё tё na godasё Serbia, aq mё shumё ne duhet tё bisedojmё me tё, ajo vepro, ne bisedo. Pёrgjegjёsinё e tyre pёr dёshtimin ia shkarkuan “luftёs sё pamёshirshme” tё Serbisё kundёr anёtarёsimit nё kёtё organizatё. Kjo ёshtё njёlloj sikur tё fajёsosh dimrin qё bllokon rrugёt me borё dhe tё shfajёsosh komunёn e firmёn pastruese qё e kanё pёr detyrё zhbllokimin e rrugёve.
“Sovranistёt”, nga ana tjetёr, menjёherё pas dёshtimit nё Asamblenё e Pёrgjithshme tё Interpolit, vendosёn taksёn 100% ndaj produkteve me origjinё nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina. U aktivizua kёshtu njё mekanizёm mbrojtёs i diktuar nga politika agresive, sulmuese e ndёrmarrё nga Serbia. Siҁ thotё populli, kjo masё u mor nga halli, jo nga malli.
Nё gjykimin tim, veprimi i fundit i Qeverisё sё Kosovёs ёshtё plotёsisht i drejtё dhe i ligjshёm, por pak i vonuar. Kur tjetri tё sulmon pa ndёrprerje dhe nё tё gjitha frontet, duhet tё mbrohesh. Politika kosovare e lёshimeve ndaj Beogradit, duket qartё se nuk dha rezultate. Duhet parё sa produktive do tё jetё politika e kundёrshtimit dhe e vёnies sё kushteve ndaj Serbisё, e cila sapo filloi tё zbatohet. Nga shenjat e para duket se taksimi 100% i mallrave serbe po i dhemb, jo pak, Beogradit. Sepse eksporti serb nё Kosovё pёrbёn mbi 15% tё totalit tё eksporteve tё Serbisё nё botё. Pёrvoja, gati 10 vjeҁare, dёshmon se nuk mund tё vazhdohet pafundёsisht me politikёn, Serbia godit, ne hesht. Reciprociteti ёshtё parimi bazё nё marrёdhёniet ndёrkombёtare. Nёse Beogradi nuk i njeh diplomat e Kosovёs, pёrse u dashka qё Prishtina t’i njohё ato serbe? Nёse Serbia i detyron vozitёsit kosovarё qё, pёr tё udhёtuar nёpёr territorin e saj, t’i heqin targat shtetёrore dhe tё vendosin shenjё prej letre, pёrse tё mos e bёjё tё njёjtёn gjё edhe Kosova pёr targat shtetёrore serbe?
Ka ardhur koha qe Serbisё t’i kёrkohen dokumentet kadastrale origjinale, jo kopjet; qё ajo tё zbatojё marrёveshjen e energjisё, nga e cila Kosova mund tё pёrfitojё miliona dollarё, shumё qё Beogradi, aktualisht, e arkёton pёr vete; qё ajo tё hedhё dritё mbi fatin e 1650 tё zhdukurve; qё ajo tё zhdёmtojё Kosovёn pёr shkatёrrimin e ekonomisё sё saj, gjatё viteve 90’; pёr djegien dhe shkatёrrimin e fshatrave dhe qyteteve, si dhe tё objekteve tё kultit, atyre historike dhe kulturore shqiptare, gjatё luftёs 1998-1999.
Kosova ёshtё nё tё drejtёn e vet. Ajo po mbron ekzistencёn e saj si shtet i pavarur e sovran. Qeveria dhe Kryeministri Haradinaj duhet tё pёrkrahen nё luften e tyre pёr mbrojtjen e interesave jetike tё Kosovёs. Opozita duhet tё lёrё mёnjёanё llogaritё politike e pushtetore dhe t’u japё mbёshtetje tё plotё atyre vendimeve tё ekzekutivit, siҁ ёshtё rasti i tatimit 100% tё mallrave serbe, i cili mendohet se do ҁojё nё konsolidimin e shtetёsisё sё Kosovёs. Veҁ kёsaj, ajo duhet tё mbёshtesё pёrpjekjet pёr neutralizimin dhe, nё pamundёsi, pёr kufizimin nё maksimum tё fushёs sё veprimit tё “sulltanistёve” tё rinj, tё cilёt kanё ende ndikim nё segmente tё caktuara tё shtetit, si nё politikёn e jashtme, shёrbimin inteligjent, nё polici, etj. Neutralizimi ose kufizimi i fushёs sё veprimit tё tyre ёshtё kusht i domosdoshёm pёr tё ruajtur tё paprekur territorin e Kosovёs dhe kufijtё e saj ekzistues, tё njohur ndёrkombtarisht.
Kosova dhe inkompetenca luftarake e qeverisё shqiptare
Nё njё kohё kur Serbia dhe Rusia janё hedhur nё sulm tё egёr kundёr shtetёsisё sё Kosovёs dhe, kur kjo e fundit, merr masa mbrojtёse nё luftё pёr ekzistencё si shtet i pavarur, na del njёfarё Ministri i Qeverisё Rama dhe deklaron se taksa e Kosovёs qёnkёrka “e pashёndetshme” pёr dy ekonomitё dhe se masa tё tilla “nuk u dashkan zbatuar nё asnjё vend”. Faik Konica, nё kёtё rast, do tё lutej: “Ati ynё qё je nё qiell, jepna fuqinё tё mbajmё gojёn mbyllur, kur s’kemi gjё pёr tё thёnё! Falna durimin tё thellojmё njё punё, pёrpara se tё shkruajmё mbi tё!”. Megjithatё, Shqipёria do tё kishte shumёҁka pёr tё thёnё, nёse Qeveria e saj nuk do tё ishte aq e populluar me inkompetentё pёr ҁёshtjen e Kosovёs, pёrfshirё vetё KM Rama. Nё situatёn ku gjendet sot Kosova, nё vend tё deklaratave tё papёrgjegjshme, Shqipёria do tё duhej t’i ofronte asaj dorёn e ndihmёs vёllazёrore. Sё pari, pёr tё mbushur boshllёkun qё mund tё krijohet nё furnizimin e popullit me ushqime dhe produkte qё, deri tani, janё siguruar nga tregu serb. Kjo gjё do tё sillte pёrfitim tё ndёrsjellё. Sё dyti, specialistёt shqiptarё tё CEFTA-s do tё duhej tё mblidheshin bashkё me ata tё Kosovёs e tё pёrgatisnin mbrojtjen e saj tё argumentuar , nё rast se Beogradi e kalon ҁёshtjen e taksёs pёr gjykim nё kёtё organizatё. Sё treti, Shqipёria si partnere strategjike e Kosovёs, nёpёrmjet lidhjeve e kanaleve tё saj, jo gjithmonё publikisht, do tё duhej tё pёrpiqej qё tё sqarojё vendet mike pёr pozitёn e Prishtinёs zyrtare dhe reagimin e saj mbrojtёs, pёr tё shmangur, sa tё jetё e mundur, deklaratat dhe vlerёsimet e tyre negative ndaj Kosovёs. Apo partneriteti strategjik Shqipёri- Kosovё funksionon vetёm nёpёr dreka e darka, gjatё takimeve tё pёrbashkёta tё qeverive? Mendoj qё mbledhja e pёrbashkёt e tё dy ekzekutivёve tanё qё do tё mbahet nё Pejё, duhet tё jetё ndryshe nga ato tё mёparshmet. Mbase, ёshtё e udhёs qё tё hiqet dorё nga axhenda e pёrgatitur dhe takimi t’i kushtohet tёrёsisht situatёs sё re, tё krijuar me vendosjen e taksimit 100% tё mallrave serbe dhe tё gjenden rrugёt qё Shqipёria tё mund ta ndihmojё Kosovёn, nё kёto ditё tё vёshtira. Sё fundi, “arkitekti” i pajtimit shqiptaro-serb, KM Edi Rama do tё duhej tё dёshmonte aftёsinё e tij si pajtimtar e pleqnar tani, kur e kёrkon momenti kritik, duke bindur mikun e tij, Presidentin, A. Vuҁiҁ qё t’i hapё rrugё Kosovёs dhe njohjes sё saj. Apo edhe Rama ёshtё rreshtuar pёrfundimisht krah tij, kundёr Kosovёs, ashtu siҁ kanё bёrё “sulltanistёt” e rinj shqiptarё, Thaҁi dhe Pacolli?