Tronditet sërish futbolli italian, gjendet pa jetë futbollisti

Kur nuk është mbushur ende viti nga vdekja e Davide Astorit, futbolli është tronditur sot nga një tjetër tragjedi.

19-vjeçari, Fabiano Koluçi është gjendur pa jetë në rrethana misterioze.

Ditën e djeshme, përmes një komunikate zyrtare, klubi “Martina Calcio 1947” ka njoftuar se djaloshi, ka ndërruar jetë.

Kufoma e të riut është gjetur në garazh nga vëllai i vogël, i thirrur nga kapiteni i skuadrës që po priste jashtë shtëpisë Fabianon.

Në shenjë ngushëllimi ndeshja e ditës së ekipit nuk u luajt.

Sipas hipotezave të para, djaloshi 19-vjeçar ka vuajtur ndarjen e prindërve disa kohë më parë dhe mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje.