Receta e ditës/ Brokoli të pjekur me djathë dhe beshamel

Përbërësit:

700 – 800 gr brokoli

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Për salcën e beshamelës:

3 lugë gjelle miell gruri

2 lugë gjelle gjalpë të freskët

2 deri 3 gota qumësht

2 kokrra vezë

3 lugë gjelle djathë kaçkavall i grirë

Kripë

Përgatitja:

Shtojmë ujë dhe kripë në një tenxhere dhe e vendosim në zjarr që të ziejë.

Sapo uji të nisë të vlojë hedhim brokolit e ndara në degëza.

I lëmë të ziejnë për 10 minuta dhe më pas i heqim nga zjarri.

Kujdesemi t’i largojmë nga uji përmes një kullorëse dhe i shtrojmë në tavë. Sipër i spërkasim me vaj ulliri.

Përgatitja e Beshamelës:

Në tigan skuqni gjalpin me miellin derisa të jetë zverdhur.

Shtoni qumështin dhe përziejeni fort dhe shpejt me një lugë druri derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

Shtoni vezët e rrahura dhe vijoni ta përzieni.

Shtoni kripën sipas dëshirës si dhe djathin kaçkavall të grirë.

Masën e përgatitur të beshamelës e hedhim sipër brokolit dhe më pas i fusim në furrë të piqen derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të kuqërremtë.