Nga Agron PREBIBAJ – Tiranë
Që kur emëroi Ministër të Brendshëm Saimir mijushin, pritëshmëria për publikun ishte jo optimiste dhe aspak besuese për sigurinë e rendin publik, aq më keq lufta kundër trafiqeve e veçmas atij të drogës.
Në fakt Saimiri e nisi me luftën e drogës në Lazarat ku pati sukses megjithëse patëm një polic specials të vrarë në këtë betejë me krimin, të gjithë e përshëndetëm dhe uruam një Shqipëri të shëndetshme të pa kapur nga mafija e drogës.
Por ky qerratai Saimir nuk e paska patur asgjë seriozisht, pasi në Shqipëri do “lulëzonte jeta” duke gjelbëruar gjithë Shqipërinë me kanabis e për tu bërë kontrollore gjithçkaje mafia.
Me plot bujë hoqi një parcelë lazaratëse për ta shndërruar Shqipërinë në kantierin më të madh jo vetëm të drogës por edhe të mafias e cila do zbriste kudo në tregjet europiane për të pushtuar dhe tunduar sigurinë e tyre.
Kontrolli i rreptë i kultivimit të drogës nga Ministria e Brendshme nëpërmjet kontratës me mafian do të zhvleftësonte mundësinë e qytetarit të pandërgjegjshëm nëse provon të bëhet pjesë, kjo pronë tashmë do kontrollohej vetëm nga Saimiri me mafian me patjeter e derigjuar nga kryeministri Rama.
Pse jo të mos humbte ndërgjegja e mijëra qytetarëve shqiptarë, kryesisht të rinj për tu bërë pjesë e ndonjë përfitimi të vogël, por ky ishte misioni i pamundur pasi droga nuk do ishte gjithëshqiptare por e mirëkontrolluar.
U nda në dy pjesë, kontrolli nga Saimiret e pranga për mijëra të rinj shqiptare të papunë që provuan të shkëpusnin thërrimen e përfitimit të vogël.
E gjithë shoqëria shqiptare nuk ka hamendje por është e bindur për hambarin e drogës së Saimirit të vogël i kontrolluar nga Rama e sëfundmi i kapur nga droga.
Këto ditë Saimiri po bën cubin sikur Gjykata e Katanias e paska falur akoma pa nisë gjykimin e tashmë po pret vendimin e larjes nga Gjykata shqiptare.
Përpjekja e Tahirit për zgjatim proçesi e frymëmarrje me qëllim blerjen e drejtësisë me paratë e drogës është akti më i turpshëm e më i lig i një ish pushtetari, vepër kjo që rivendos Prokurorinë në krye të detyrës për izolimin e këtij mafiozi politik.
Për të përlloçur më tej këtë ministri, kyeministri emëron një ish genocidist dhe mburojë e të vellait në trafiçe ndërkomtare si dhe krijesë ligjore për shmangien para drejtësisë Italiane.
Na iku edhe Xhafaj për të tërhequr këmbën zvarrë. Po tashmë Rama nxjerr në treg një emër të madh për këtë ministri, Gjeneralin Sander Lleshaj me të cilin provokon instucionet kushtetuese për të ç’përfytyruar këtë ministri të rëndësishme për publikun.
Në mënyrë krejt të panevojshme krijon zv.ministër të parë, kjo një tallje e mbajtje peng e Gjeneralit Lleshi të cilin e çvleftëson përballë publikut, kur nuk kemi përfillje ndaj instucioneve kushtetuese.
Kishim dy ministra të kapur nga droga, tashmë kemi një “ministër” të botës intelektuale por që edhe ky dështoi pa ja nisur në respektimin e institucioneve kushtetuese.