Kinë, linjë hekurudhore brenda një ndërtese banimi

E në cilin vend ju mund të shihni një hekurudhë që kalon brenda një ndërtese banimi, përveçse në Kinë?

Sigurisht që në asnjë tjetër.

Një ndërtesë prej 19 katesh në qytetin e Chongqingut, i njohur gjithashtu si “Kryeqyteti i mbuluar nga reja e tymit”, me një popullsi prej afërsisht 33 milionë banorësh, është shndërruar në një stacion hekurudhor.

Ky pallat u vendos që të mos prishej dhe rrjedhimisht linja hekurudhore nuk kishte se ku të ndërtohej tjetër, përveçse në brendësi të tij, konkretisht ndërmjet katit të 7 dhe atij të 8. Kjo linjë hekurudhore ka edhe një stacion pikërisht brenda ndërtesës, platforma e së cilës është rreth 150 metra e gjatë.

Pyetja e parë që shumëkujt mund t’i vijë në mendje është nëse banorët e këtij pallati janë zhvendosur prej aty apo vazhdojnë të jenë rezidentë të saj. Por përpara se kjo linjë hehurudhore të ndërtohej, të gjithë banorët e pallatit u lajmëruan se në të gjithë ndërtesën do të instaloheshin pajisje speciale të cilat do të ulnin në maksimun nivelin e zhurmës, në momentin që kalon treni, thuajse në nivel të barabartë me atë të një pjatalarëseje.

Pas ndërtimit të linjës hekurudhore brenda kësaj ndërtese banimi, çmimet e apartamenteve kanë shënuar rritje, duke u shndërruar në apartamentet me çmimet më të larta në të gjithë zonën.

Kina nuk është e para që ka ndërmarrë një nismë të tillë, pasi më parë Japonia, ndërtoi në qytetin e Osakës një autostradë që kalon brenda një ndërtese banimi ndërmjet katit të saj të 4 dhe të 8.