Përsëri bashkë, ne katër kolegë…

Nga Murat Gecaj

Kishte disa kohë, që nuk ishim takuar bashkë, ne katër kolegë të “kompanisë lëvizëse, siç e kemi pagëzuar vite më parë, që kemi punuar në ish-gazetën “Mesuesi”, botim i Ministrise së Arsimit. Arsyeja kryesore ka qenë gjendja jo e mirë shëndetësore e ndonjerit nga ne ose për probleme të tilla në familje…

Por ja, që sot në mengjes, “akulli u thye”! Pra, ne katër kolegë: Bardhyl Xhama-“Mësues i merituar”, publicist e shkrimtar; Viron Kona, shkrimtar e publicist i njohur; Sejdo Harka, arsimtar, publicist e studiues dhe unë, u bashkuam në lokalin e Gazit, në Unazën e kryeqytetit, ku dikur vinte dhe i ndjeri Skënder Hasko, I paharruar për ne.

Bisedat tona ishin të ngrohta e të larmishme, shoqëruar me kafe e çaj ose me shishkat e reakisë e karramelet, me të cilat na qerasi Bardhyli. Ja, psh, ky na tregoi, me kënaqësi e gëzim të natyrshëm, për fëmijët, por dhe nipat e mbesat dhe një brez më tej. Po kështu, unë u fola se kishte ditëlindjen djali i madh, qe jeton në Itali me familjen, si dhe për nipin e stërnipin tim, nga vajza, në Gjemani. Ai i ka kaluar 10 muajt e ka nisur të levizë me shpejtësi nëpër dhoma, por dhe ta shoqërojë babin, me makinën e tij, kur ky shkon në supermarket etj. Prapa nuk mbetën as Vironi e Sejdo, të cilët u gëzohen, me të drejtë, mbesave e nipave të tyre.

Sigurisht, në bisedat tona zunë vend edhe kolegë e miq të tjerë, shkrimtarë e publicistë, që jetojnë në Tiranë ose nëpër rrethe, si: Durrës, Lezhë ose Tropojë. Dëshira jonë ishte, që edhe ata të ishin aty me ne, siç ka ndodhur në raste të tjera.

…Minutat e këtij takimi të bukur dhe kaq mbresëlënës kaluan shumë shpejt dhe ne duhej të ndaheshim, me mall e përzemërsi. Po, këtë ngjarje ne e fiksuam dhe në fotografi, me aparatin e Bardhylit e timin, sin ë lokal e në dalje të tij.

-Nga zemra na del urimi i bardhë: U takofshim përsëri e përsëri, me shënndet të mirë dhe gëzime e lumturi, nëpër familjet tona!

Tiranë, 17 tetor 2018

1. Djathtas-Murati, Bardhyli,Sejdo e Vironi….

2.Nga e majta-Sejjdo,Bardhyli,Murati e Vironi….