BASHKIA E SELENICËS VLERËSON KATËR PERSONALITETE TË SHQUARA

U jepet titulli “Mirënjohje e Bashkisë“ së Selenicës: Bardhosh Gaçes, Ibrahim Vasjarit, Enver Memishajt dhe Kristo Mërtirit

Nga Orges Memishaj

Më datën 13 tetor 2018, në pallatin e kulturës “Labëria” në Vlorë, Bashkia e Selenicës, organizoi një ceromoni të bukur për të vlerësuar katër personalitete të shquara nga fusha e dijes: Bardhosh Gaçen, Ibrahim Vasjarin, Enver Memishajn dhe Kristo Mërtirin.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit prof. dr. Bujar Leskaj, Kryetari Shoqatës “Labëria” Ahmet  Demaj, qytetarë, intelektualë vlonjatë të fushave të ndryshme të dijes,dhe të afërm të përsonaliteteve që vlerësoheshin prej Bashkisë.

Për të katër personalitetet që vlerësoheshin folën: Agim Jazaj, Albert Abazaj, shkrimtari i njohur Eqerëm Canaj foli për veprën e Enver Memishaj, ndërsa Ahmet Demaj i bëri një paraqitje dinjitoza veprës së shumë anëshme të prof. dr. Bardhosh Gaçes.

Grupi folklorik “Çipini”, i njohur brenda dhe jashtë kufijëve të Shqipërisë, që udhëhiqet nga i famshmi poet dhe rapsod Tomorr Leli, ndërsa me zërin e tij si bilbi udhëheq Nazif Çela me famë, këndoi kngë që poeti Tomorr Leli kishte ngritur aty për aty personalitetev që vlerësoheshin nga Bashkia. Krytari i Bashkisë z. Përparim Shameti për nder të katër personaliteteve shtroi një drekë.

Po botojmë më poshtë fjalën e rastit që mbajti kryetari i Bashkisë z. Përparim Shameti.

*     *     *

Të nderuar të pranishëm!

Miq dhe të ftuar në këtë aktivitet të rëndësishëm të zhvilluar sot këtu nga Bashkia Selenicë ku promovohen vlera dhe konfirmohen vlerësime dhe mirënjohje për personaluiitete të shquara.

Ju falnderojmë të gjithëve për ndjeshmërinë dhe prezencën tuaj.

Një falnderim të veçantë i shkon Shoqatës Atdhetare e Kulturorë “Ismail Qemali” kryetarit të saj prof. dr. Bardhosh Gaçen, po ashtu edhe për Shoqatën Armeni dhe kryetarit të saj Shpresim Kasaj për propozim-nderimin e këtyre figurave publike që njihen në Bashkinë e Selenicës, Labërinë, Vlorën dhe Shqipërinë tonë të dashur, për kontributet e tyre të shquara si njerës me vepra, qytetarë të formuar, frymëzues dhe udhërrëfyes të shoqërisë shqiptare.

Është nder i madh jo vetëm për ata që ne i nderojmë sot, por nderohemi edhe ne, prej vlerave të tyre të çmuara. Është më e pakta që mund të bëjmë  për kontributin e tyre, por mirënjohja ka vlerën e vet. Ata që kemi nderin të vlerësojnë janë:

1. Kristo Mërtiri. Gazetari dhe publicisti i shquar me rrënjë e degë nga Labëria dhe Vlora, me zemër dhe mëndje në çdo vatër e qosh konaku, në të 47 fshtrat e kësaj Bashkie, të cilët i njeh me rrënjë e me degë. Është ulur këmbëkryq, në çdo vatër nga Sevasteri, Smokthina, Brati, Kota, Drashovica, Karbunari, Dushkaraku etj. Në minierën e Selenicës, i ka shkelur këmba dhe ka ngjyer pendën e tij të artë, ka shkruar faqe të tëra në shtypin e kohës të djeshmin dhe të sotmin me klithma kohe për të nesërmen.

Autori i shumë njohur në tri kohë: monizmit, pluralizmit dhe të kurbetit. Është shërbëtor i devotshëm i vendit dhe i kombit. Penda e tij dje dhe sot, Brenda e jashtë vendit, ka qenë gjithnjë përkrah zhvillimeve dhe problematikave të vendit.

2. Ibrahim Vasjari. Ish mësues i nderuar, i qet, i thjeshtë, i thellë në mendime dhe i matur në veprime. Ish deputet i Vlorës. Si mësues ka shërbyer në krahinën e Mesaplikut dhe më gjerë, me një përvojë 40 vjeçare duke krijuar e ruajtur marrëdhenie të mira me nxënesit dhe banorët ku punoi.

Edhe pse jeta në fillimet e tija e privoi nga të drejtat themelorë të njeriut, ai si pinjoll i një familje me tradita atdhetare, diti ti përballojë padrejtësitë e kohës dhe ngrihet mbi to.

Gjurmët e ish mësuesit Ibrahim Vasjari  gjenden dhe ruhen sot prej ish nxënësve të tij në shkollat e Bashajt, Gërnecit, Petës, Rexhepajt, Treblovës etj. Përveç si mësues Ibrahim Vasjari ka shpalosur pasjonin edhe si krijues, duke marrë pjesë në aktivitetet letrare të kohës, ku ka botuar edhe poezitë e tij të para në gazetën “Zëri i Rinisë” etj.  Ai ka vazhduar rrugën e tij pasjonante me botimin e ciklit poetik “Mozaik nate”, romanin “Zjarre të brendshme”, studimin  “Kristale në errësirë” dhe “Oxhaku Vasjari”

Ibrahim Vasjari ishte dhe mbetet një mësues me vlera, krijues në fushën e letërsisë dhe studjues. Veçanërisht ai është kontribues edhe në fushën politike si ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë,  prandaj e nderojmë sot, por edhe ne nderohemi me të.

3. Enver Memishaj. Ndër emrat e çmuar dhe të vlerësuar “Mirënjohje e Bashkisë” për studimet në fushën e historisë dhe publikimin e vlerave të shumë ngjarjeve historike dhe personaliteteveatdhetar të krahinës së Labërisë dhe veçanërisht nga harta e kësaj Bashkie. Enver Memishaj ka vlerësime të larta nga Këshilli i Qarkut Vlorë, nga Presidenti i Republikës, nga Universiteti Ndërkombëtar i Strugës Maqedoni, nga Misioni Diplomatik Paqe “Misionar i Paqes” etj.

Veprat e tij studimore të fushës së historisë si “Hysni Lepenica”, “Emblema e një epopeja” që flet për udhëheqësit e luftës së Vlorës, “Kryetarët e Bashkisë së Vlorës”, “Prefektët e Qarkut të Vlorës”, “Major Ahmet Lepenica”, “Qazim Kokoshi”, “prosopopea”, vepra e Isuf Luzaj “Pseudonime të përdorura gjatë luftës”  dhe shumë artikuj studimor e vepra të tjera janë vlerësuar ose botuar nga Institute studimore, nga profesorë të historisë dhe akademikë si Beqir meta, akademist, Agron Fico akademist, Bardhosh Gaçe, Mjeshtër i Madh, Bujar Leskaj, Uran Asllani etj. Veprat e tij kanë zenë vend në biliografinë e veprave madhore të kulturës shqiptare si “Historia e popullit shqiptar” botim i vitit 2008, “Shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore” të prof. Paskal Milos etj.

Ai është gjithashtu edhe një personalitet public i njohur me botime në shtyp dhe activist shoqëror. Veprat e tij zenë vend në arkivën dhe memorjen shqiptare dhe mbarë shqiptare.

Edhe personaliteti i shquar i z. Enver Memishaj – Lepenica të cilin e vlerësojmë sot është një vlerë e shtuar për Bashkinë e Selenicës.

4. Bardhosh Gaçe. Personaliteti më i shquar i ditëve tona i qarkut të Vlorës. Veprat e prof. dr. Bardhosh Gaçes janë të njohura dhe të vlerësuara brenda dhe jashtë vendit. Ai ka shkruar e botuar si askush tjetër në shumë fusha të dijes: albanologji, studimin e folklorit, në krijime në letërsi, në folklore, estetikë, studime monografike, në histori, në tekste mësimore për universitetin etj.

Si professor universiteti ai gëzon sot nderimin e brezit të ri që e mësoi dhe e edukoi me pasjon.

Veprimtaria dhe personaliteti i prof. dr. Bardhosh Gaçes është i njohur dhe i vlerësuar në mbarë trevat ku jetojnë shqiptarët në të katër anët e botës.

Bardhosh Gaçe ka meritën edhe për kontributin që jep në Bashkinë e Selenicës për pasqyrimin e vlerave historike, kulturore dhe zakonore.

Botimet e tij janë të shumta por po përmendin disa prej tyre: “Lëvizja kombtëare në Vlorë”, “Ata që shpallën pavarësinë Kombëtare”, “Flamuri dhe Ismail Qemali”, “Himara në shekuj”, “Osmën Haxhiu”, “Hamza Isai”, Spiro Koleka” etj.

Vepra shumë dimensionale e Bardhsosh Gaçes është prezantim dhe përfaqësim dinjitoz për vendin dhe racën shqiptare.

Thjeshtësia dhe gatishmëria për të ndihmuar këdo që ka nevojë dhe kërkon prej tij ndihmë është edhe madhështia e vërtetë e këtij personaliteti të shquar.

*      *     *

Të katër personalitetet që vlerësojmë sot: Kristo Mërtiri, Ibrahim Vasjari, Enver Memishaj dhe Bardhiosh Gaçe, janë shembulli i thjeshtësis qytetare, njerës të respektuar, shembuj të punëtorëve të pa lodhur në fushat e dijes, ata njihen dhe respektohen në vatrat labe dhe në ato shqiptare.

Ju faleminderit.

Kryetari Bashkis Selenic z. Perparim Shameti      

Z. Bujar Leskaj dorëzon Çertifikatën e Mirënjohjes dhe Enver Memishaj.

Nga e djathta: Enver Memishaj, Kristo Mërtiri, Kryetari Përparim Shameti, Ibrahim Vasjari, Albert Abazaj