Ndue, ti je Homeri im, i bjeshkëve e legjendave..

– Vëllait tonë, Ndue Ukcama-

Nga poeti Fran UKCAMA – Fier

Askush si ti vëlla nuk u thyri himn trojeve,
trojanët i gjete grykave, qafave e honeve,
tuj fillu te Lumi i Mërturit,
te shpella e Gunit, Vorri i Fratit,
Nikaj – MërTurin e ke prushi e oxhakut,
shpirtit tand shend,
Malcinë e Gjakovës e naltove me forcën e fjalës,
me dokumentar , reportazhin.

Ti betejen epike, epope të Fierzës si askush mbi dhé
e shpalos para tok\s, qiellit e Zotit,
e ngurtë legjendare në anale,
e sa t` rrojë drita e Fierza, aty është firma e fryma krijuese e shpirtit tënd vëlla.
Ti nuk lé shteg, udhë, votër, qytet e katund pa i ra rrotull me qindra herë,
një jetë vëlla, një jetë,
Meritove vlersime permanente si gazetar,

dy herë Çmimi Aleksandër Moisiu, hyri në zemrën tënde,
por ndrin më të madh ta kanë bërë miqtë anë e mbanë trojeve Kombëtare..
Nuk iu ndave jetës shkrimtare qysh nga rrast e gurit
qysh nga shtati i lisave e aheve deri n\ redaksitë, katedrat,
muzeumet, antologjitë voluminoze për trimat…

Ti vëlla frymëzimin e more së pari kullave,
në jehet e lahutës,
në dritën magjike të pishtarëve,
e ta mësua urtinë filozofët tek udh/toja shpellave, guvave,
pas ujqërve,
me Qerim Ndoun, me Isuf Sadikun,
Aty more thalbin, mushtin, e t` ardhmes,
lé fëmijërinë në flatrat e gjelit egër , Prapshtisë,

Goleshit, kreshtave e çetave të verdha, të arta, ortigjeve, maje maleve,
ku yjet i volé e i ktheve në piketa shtegëtimi udhnajës.

Ti vëlla, më frymëzove në shtegun e vështirë krijues, ti profesor , modeli im i përkryer,
ti fjalë urti i pa mërzitur në të gjitha rrethanat,
ti përballove ndërkazat e biografisë absurte u imponove, nominklaturave, organeve,

ti theve Shpatën e Demokleut,
me talentin, forcën e fjalës, brilante…

Ti ta gëzosh çmimin Mjeshër i Madh, i vonuer pak,
ani në Nikaj – Mërturësve vonë na vijnë telegramet,
por ty t` ka dhënë populli , eh me kohë ty të gjithë,
në mal, në fushë, në Fierzë, në Tiranë të thërrisnin”Profesori”

Profesor,
o vëlla i dashur, falmeshëndete me flara dielli po të nis,
nga Myzeqeja e Fieri magjik,
Edhe njëqind vite të lumturë,
me një Dri jehonë, me një Valbonë krijimtari, Amin!!!