Ju ftoj të vizitoni këtë perlë të Jashtëzakonshme të Alpeve Shqiptare, Curraj i Epërm

Sot, Presidenti i Shqipërisë SHT. Z.  Ilir Meta u nis nga Vrana për në Curraj të Epërm

Fjalët e tij para nisjes shtegtare për në “Vendin e Eposit të Kreshnikëve”, në nji nga vendet ma të bukura të botës:

“Në bujtinën e Lazër Ndue Kolbuçaj në Vranë të Curraj të Epërm. E falënderoj për mikpritjen dhe bujarinë.
Me hapjen për herë të parë të rrugës që lidh Lekbibaj me Curraj të Epërm ju ftoj ta vizitoni këtë perlë të jashtëzakonshme të Alpeve shqiptare, bukuritë natyrore të së cilës janë të rralla e magjepsëse.
Banorëve të mrekullueshëm të kësaj treve iu uroj:
-Pritshi mirë gjithmonë në kullat tuaja në Nikaj-Mërtur!”.