Burrnesha nga Viçidoli

Nga Riza Çelaj

Viçidoli është një fshat në Tropojë me rreth 60 familje.Në këtë fshat kanë lindur e janë rritur bijë e bija që i kanë dalë zot vatanit.Me punën e djersën e tyre kanë ndërtuar jetën.Cdo vit në fshat ndërtohen shtëpi të reja e komode.Kjo gjë është e mundur falë punës që bëjnë banorët e këtij fshati si në bujqësi e blegtori,por edhe emigrimit jasht vendit të një pjesë të të rinjëve.Janë të pakta ato shtëpi që nuk kanë dikë nga familja në emigracion.Kjo gjë ka qënë e mbete një mbështetje e fuqishme për këto familje.Përbërja e fshatit nga 3 fise:Gashë,Berishë,Shipshan nuk i ka prishur marrdhënjet mes banorëve,përkundrazi ka ndikuar në marrdhëniet e mirëkuptimin me njeri-tjetrin.

Problemet e jetës,luftrat e sakrificat i kanë përballuar së bashku në një hark kohor më shumë se një shekullor.

Nga ky fshat kanë dalë mësues të zotë,inxhinierë me emër,mjekë me famë,juristë,agronomë,ushtarakë të njohur etj.Në breza përcillet kënga me lahutë e Xhemë Colit,ai u ka kënduar kreshnikëve Mujit e Halilit, por edhe luftëtarëve të kësaj ane në betejat e zhvilluara në Qafën e Morinës.

Edhe pse kanë kaluar vite që Ram bali Madani nuk jeton më,por mbahet mend si mjeshtër i lojës popullore të kapuçave jo vetëm në Viçidol,por në gjithë Tropojën.Në çdo lojë fitonte,bënte qindeshin,prandaj e kanë quajtur edhe “Madan qindeshi”.Nga ky fshat kanë qenë edhe Hazir e Bajram Alia,Ahmet Xhema,Halim Uka,Zeqir Islami që u rrjeshtuan në brigadën e 25 sulmuese.Por kësaj here Viçidolin do ta shohim në një këndvështrim tjetër.Në këtë fshat ka lindur e është rritur e vazhdon të jetojë Hajdar Bardhi (Fatime Bardhi),burrnesha nga Viçidoli.

Vitet e fundit kjo burrneshë ka tërhequr vëmendjen e shumë gazetarëve e turistëve jo vetëm nga Shqipëria,por edhe nga Europa e deri në Amerikë.Po jepen kronika televizive e shkrime të tjera publicistike ku flitet për jetën e saj deri në ditët tona.Në Tropojë ka pasur e ka vajza që për një arsye a një tjetër nuk janë martuar,kjo më e theksuar në të kaluarën.Disa nga këto kanë veshur rroba vajzash,të tjera rroba djemsh.Të tilla vajza sot quhen “burrnesha”.

Hajdar Bardhi vishet si burrë,në kokë mban të shumten e herëve qeleshen e bardhë,një karakteristikë për malësorët e kësaj ane.Jeta e Hajdarit është e mbushur me punë e pse jo edhe më sakrifica.E lindur me 13 prill 1931 në një familje patriotike dhe e përmendur në malsi për atdhetari do të ushqehej që e vogël me këto vlera të larta,të cilat do ta kalitnin e do ta bënin të fortë për jetën.Kur ishte vetëm 6 vjeçe shfaq shenja të veçanta dhe urrejtje për të qenurit femër e si rrjedhojë nuk donte të vishte rroba vajzash,po djemsh.

Nënë Hyra një grua e zonja e me autoritet disa herë bëri përpjekje ta bindte,por më kot.Tregojnë për një rast kur për bajram e veshin me rroba vajzash Fatimen (Hajdarin vetem 6 vjeç) dhe vjen një komshie për vizitë,nga turpi se më sheh me rroba vajzash futet poshtë kervatit deri sa largohet vizitori për festën e Bajramit.Nënë Hyra kishte rënë në hall të madh me vajzën e saj,Fatimen.

Një ditë tregon Hajdari (Fatimja) nëna shkon në fshatin Markaj tek disa të aferm.Ishte vjeshtë,kohë kur mblidhen gështenja,rrugës i bie në sy mes tjerash nje vajzë e re që e veshur si burrë me rroba të shqyera e si mos më keq.I vjen keq,por menjëherë i shkon mendja tek vajza e vet.Vajza ime të heqë si kjo të bëjë punë të vështira,kurrën e kurrës jo s’do ta lejoj një gjë të tillë.Vitet rrjedhin dhe pikërisht kur kjo burrneshë ishte 10 vjeçe ndodhë një ngjarje e dhimshme.Pushtimet e Shqiperisë  nga Italia fashiste i kishte lenduar të gjithë.Garnizoni i ushtrisë italiane në Lugun e Zi duhej sulmuar e shkatrruar.Për këtë Halil Bardhi (babai i Fatimes) ishte organizatori kryesor për sulmin.

Pas shkatrrimit  të tij arrestohet Halil Bardhi nga italianët dhe dënohet me burgim të përjetshëm duke u derguar në kampin e shfarosjes në Itali në fillim në BARI dhe pastaj në kampin famëkeq të PORTOLONGONES.Për katër vite  me radhë (1941-1944) përballoi me guxim e trimëri të rrallë turturat ç’njerzore të bishave fashiste.Në fundin e dhjetorit 1944 lirohet dhe kthehet në atdhe në Viçidol.Ndonese i gjymtuar nga trajtimet shtazarake në kampet e shfarosjes ai mori pjesë aktive në rindertimin e vendit.I kthyer nga internimi Halili shikon problemet me vajzën.Vajza tani 13 vjeçare arsyetonte më mirë se më parë.

Pasi mësoi shpjegimet nga e shoqja Hyra për pak çaste ra në mendime,pastaj  i drejtohet të shoqes: “Lëre vajzën të bëjë atë që do vetë”.Dhe ashtu u bë.Vite më vonë më 1953 do të shfaqet në aksionet vullnetare të kohës për ndertimin e Hidrocentralit mbi lumin Mat.Këtu Fatimja (Hajdari) e veshur si burrë do të dilte 7 herë sulmues e do të dekorohej nga Kuvendi Popullor.Më 1959 largohet nga fshati për në qytetin e B.Currit në fillim si shitëse në ndermarrjen tregtare,pastaj si shitëse buke,roje në këtë ndërmarrje dhe së fundi si kaldaiste në turizmin e qytetit.Të gjitha këto punë i përballoi me sukses e si burrneshë e fortë kurr nuk u shkëput nga familja në Viçidol.

Gjatë gjithë kohës që një puntore e mirë,por edhe një veprimtare e dalluar shoqërore.Hajdarin ngjarjet që rridhnin për ditë e më tepër po e burreronin e po i jepnin forcë.Motra martohet po kështu edhe vëllai i vetëm që kishin martohet.Nga martesa vëllait i lindin 6 fëmijë,pesë djem e një vajzë.Këta duheshin rritur,mendonte Hajdari,përseri kujdesje përseri sforcime.Ajo që e tronditi Hajdarin ishte vdekja e vëllait në moshë të re duke lënë fëmijet e vegjël e gruan e re,dy pleq në shtëpi.

Nga kjo vdekje preket shumë.Vendos ashtu në heshtje të përkushtohet me gjithçka mirërritjes së tyre deri sa të martohen.Përveç ketyre u sherbente pleqve deri sa mbyllën syte përgjithmonë.Bëri gjithçka për mirë për shtepinë e Halil Bardhit.Pas daljes në pencion 1986 kthehet përgjithmonë në fshat,në kullën ku u lind e u rrit në Viçidol.Dhomat brenda të riparuara disa herë ngjajnë më një muze.Në faqet e mureve fotografi të shumta të babait Halil Bardhi dekoratat si ajo e “Trimerisë” dhe “Urdheri i Punës”,fotografia e Brahim Bardhit,gjyshit te Hajdarit,një bashkëpunetor të B.Currit në Revolucionin e Qershorit 1924,ku u plagos rendë dhe u burgos nga regjimi i Zogut si kundërshtar i tij.

Po kështu Sadri Bardhi i cili ka qënë një ndër prijesit popullorë të krahinës së Gashit në luftrat ndaj fushatave të otomanëve e në veçanti të xhanturqve,ku dha dhe jetën për mbrojtjen e trojeve kombëtare,duke u perjetësuar në altarin e deshmorëve të lirisë zenë vend në kujtimet e Hajdar Bardhit.Me mburrje e me krenari të flet për xhaxhain Zenel Bardhin një luftetar i paepur për liri,por edhe një kuadër i devotshem në rrethe e deri zevendesministër i bujqesisë pas çlirimit të vendit.Kujtime,fotografi,objekte të së shkuarës të atyre që nuk jetojnë te futin në botën e kujtimeve.

Të gjithë e duan në Viçidol siç shprehet edhe vetë Hajdari:Nuk ka fshat më të mirë.Janë të gjithë të mirë.E ashtu e heshtur pa zhurmë troket në shtëpitë e banorëve të Viçidolit për vizitë,raste gëzimi e pse jo edhe për ngushellime.Mbesa që e do më shumë Shahja,çdo ditë e telefonon nga Tirana.Shpesh herë udheton bashkë me burrin Hysniun për në Viçidol.Mëngjeseve,shpesheherë takojmë Hajdar Bardhin në rrugë nisur për Bajram Curr.Ashtu me trup të drejtë ka sfiduar 87 vite të moshës ecën e ecën burrnesha e Viçidolit,Hajdar Bardhi.