Kryebashkiaku i Kukësit, vizitë në Nju Xhersi

Kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu ndodhet në Shtetet e Bashkuara për një binjakëzim me qytetin Lyndhurst të Nju Xhersit, një mundësi për të përfituar nga praktikat më të mira të njëri tjetrit.

Përpara se zyrtarët e dy qyteteve të bënin takimin e tyre, zoti Shehu ishte në studion e Zërit të Amerikës në Nju Jork për një intervistë.

Ai i tha kolegut tonë Ilir Ikonomi se do të bëjë disa vizita për të parë se si funksionon administrata lokale në Lyndhurst dhe konkretisht zjarrfikësat, shkollat e aspekte të tjera.

Në Nju Xhersi ka një komunitet kuksianësh dhe ai tha se do të shikojë se si janë integruar të ardhurit, meqenëse Kukësi është prekur mjaft vitet e fundit nga ikjet masive.

Zoti Shehu tha gjithashtu se shpreson që aeroporti i Kukësit, i filluar qysh në vitin 1998, të përfundohet me sukses vitin e ardhshëm për të punësuar disa qindra njerëz.