Ministria e Turizmit dhe Mjedisit merr vendimin: Ndalohet ndertimi i HEC-eve ne zonat e mbrojtura

Në zonat e shpallura të mbrojtura nuk do të lejohet më ndërtimi i HECE-ve.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, pas abuzimeve të shumta me lejet mjedisore ka marrë një vendim që ndalon ndërtimet në zonat me vlera jo vetëm natyrore por edhe historike. Vendosja e një ekuilibri mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së natyrës është synimi kryesor i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Kjo ministri ka ngritur një grup pune me ekspertë të fushës për vendosjen e rregullave të forta lidhur me ndërtimin e heceve dhe mënyrën e shfrytëzimit të lumenjve pa sjellë dëme në mjedis.

Ndërkohë ekspertët shprehen për televizionin Scan se situata aktuale në lumenj është e rëndë, ndaj duhen masa në zbatimin e kritereve për të mbrojtur mjedisin. Valbona, Osumi, Vjosa Bushtrica janë disa prej lumenjve me vlera të mëdha mjedisore dhe turistike me të cilat është abuzuar ndër vite dhe që kërkojnë ndërhyrje emergjente për të ndalur pasojat./Scan