Receta e ditës/ Kadaif me bamje

Përbërësit:

1 kg kadaif
500gr bajame të qëruara
pak kanellë
gjalp
2 lugë çaji peksimadhe ( bukë e tharë dhe e thermuar )

Për shurupin nevojiten:

1kg e gjysëm sheqer
4 gota ujë
pak lëng limoni

Përgatitja:

Shtypni bajamet dhe bëni gati si miell, pastaj përzieni mirë e mirë ,me peksimadhen dhe kanellën. Lyeni tepsinë me gjalp. Merrni pak kadaif në fije, hapeni dhe vendosni në qendër pak mbushje me bajame, mbështilleni kadaifin dhe vendoseni në tepsi, vazhdoni në këtë mënyrë derisa të jetë mbaruar krejt kg. i kadaifit.

Mbi çdo role kadaif hidhni nga pakëz gjalp.

Piqeni në 170 gradë për 30-40 minuta.

Lëreni të ftohet dhe përgatitni shurupin dhe hidheni sipër kadaifit ngadalë me një lugë të madhe.