Kush ka motra është më i lumtur dhe më optimist

Studimet nga Universiteti De Montfont  dhe Ulster kanë nxjerrë përfundimin se të pasurit një motër të bën njëri më të lumtur dhe më të dashur, gjithashtu edhe më optimistë. Studiuesit thonë se është edhe më e thellë se thjesht fjalët e përmendura më sipër, se motra ndikon në çdo aspekt të jetë, në mënyrën më pozitive të mundshme.

Rezultatet u publikuan pas studimit të 571 të rinjve të moshave 17 deri në 25 vjeç, dhe ata që kishin motër janë rritur me frymë të lumtur, plot optimizëm dhe me kujtime të bukura, të cilat ndikojnë ndjeshëm në të ardhmen dhe karrierën e mëvonshme. Pyetësorët ishin kryesisht pyetje psikologjike për të ngacmuar kujtimete tyre të hidhura apo jo, dhe ata që nuk kishin motër nuk mbanin mend shumë gjëra, dhe se shpesh herë në jetën e tyre në fëmijëri kishin ndjerë pasiguri dhe mërzitje.

Kjo tregon qartë se motrat inkurajojnë vëllezërit dhe motrat e tjera të jenë më të hapur dhe më komunikues, për të shfaqur ndjenjat, mendimet duke bërë që shëndeti mendo të jetë aty ku duhet. Profesor Tony Cassidy ishte ai që tregoi këto përfundime, i cili tha se shprehja e mendimeve dhe të mos pasurit shumë mendime të akumuluara ndikojnë tek ana psikologjike dhe shëndeti mendor.

Ndërsa për vëllezërit thuhet se kanë një marrëdhënie pak më ndryshe se motrat pasi flasin më pak me njëri tjetrin por jo në aspektin e dashurisë për njëri tjetrin. Lidhja e tyre ishte shumë e fortë; Pra nëse bëjnë një pak me njëri tjetrin, për shembull për të mos treguar një ngjarje, ata nuk tregojnë kurrë, ndërsa tek motrat, është gati e sigurt se njëra do tregojë sekretin.