Hungaria dhe Ukraina thellojnë krizën diplomatike

Flamuri i Ukrainës

Ukraina ka shpallur konsullin hungarez “persona non grata” (të padëshiruar) duke i kërkuar të largohet nga shteti brenda 72 orëve.

Ministria e Jashtme hungreze ka akuzuar më 4 tetor diplomatin për “aktivitete që nuk përkojnë me statusin e zyrtarit të konsullatës”.

Ky vendim ka ardhur pasi Kievi ka akuzuar Konsullatën Hungareze për lëshim të pasaportave në mënyrë të paligjshme për hungarezët në Ukrainë.

Në përgjigje të vendimit të Ukrainës, ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka thënë në një konferencë për media se shteti i tij dëbon konsullin ukrainas në Budapest.

Szijjarto po ashtu ka përsëritur kërcënimin për bllokim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Ndërkohë ministria e Jashtme e Ukrainës ka shfaqur shpresën e pala hungareze “do të qëndrojë larg hapave armiqësorë kundër Ukrainës në të ardhmen dhe se zyrtarët e tij nuk do të shkelin legjitimitetin e Ukrainës”.

Aty po ashtu është thënë se Kievi konsideron banorët e Ukrainës që kanë origjinë hungareze si “faktor bashkues” në marrëdhëniet mes të dyja shteteve dhe i ka bërë thirrje Hungarisë “të bëjë të njëjtën gjë”.

Besohet se në rajonin ukrainas, Zakarattya, jetojnë rreth 200,000 persona me etni hungareze.

Ky dëbim ka shtuar tensionet në mes të marrëdhënieve Ukrainë-Hungari.

Të dyja vendet janë përplasur me njëra-tjetrën pasi publikimit të një videoje muajin e kaluar në të cilin shihen disa persona me orgjinë hungareze duke marrë pasaporta të Hungarisë në konsullatën në Berehove të Ukrainës.