Sot u shënua dita e shkollës fillore “Dacaj” në Rozhajë

Duke u nisur nga fakti se gjurmët e një kohe ngelin të paharuara vetëm nëse për ato arrijmë të shkruajmë diçka.

Të fillosh të shkruash për shkollën ku more mësimet e para është një ndjenjë e papërshkrueshme, të kthen shumë vite para, të kujtohen kujtimet e fëmijërisë, kujtimet e klasës së parë, mësuesja e parë dhe gjithë ata arsimtarë që kishe fatin ti kishe.

Pikërisht këtë ditë shkolla fillore“Dacaj“ në Rozhajë  feston përvjetorin pesëdhjetë  e pare  të saj.

Në këtë manifestim morën pjesë kryetari i komunës së Rozhajës, Ejup Nurkoviq, Leon Gjokaj  Drejtori  në Ministrin e Pakicave në Mal të Zi, përfaqësuesit nga ministria e Arsimit të Kosovës si dhe nga Plava dhe Gucia.

Vlerë e shtuar e këtij manifestimi ishin nxënësit kësaj shkolle të cilët me programin kulturor-zbavitës paraqiten vlerat e artit dhe kulturës shqiptare.

Shkollen fillore “Dacaj“ mbështetin firmat private TOFI dhe ETC-ja

 

Autorja: Afërdita Ljaic