Receta e ditës/ Salmon me arra

Përbërësit për 4 persona:

12 filxhan bajame të copëtuara
2 lugë majdanoz i freskët i grirë
l lugë lëkurë limoni, e grirë
1 lugë mustardë
l lugë verë e bardhë
4 fileta salmoni
lëkura limoni, për servirje

Përgatitja:

Ngrohim furrën në 220 gradë. Lyejmë një tavë. Në një mikser bashkojmë bajamet, majdanozin dhe lëkurën e limonit. I përpunojmë derisa bajamet të jenë grirë hollë.

Në një enë të vogël bashkojmë mustardën dhe verën. Lyejmë salmonët me këtë përzierje. Me gishta, shtypim përzierjen e bajameve mbi salmon. I vendosim filetat e salmoni në tavën e përgatitur.

I pjekim për 20 minuta ose derisa salmoni të fillojë të ndahet.

E shërbejmë të shoqëruar me lëkurë limoni.

Për porcion: 379 kalori, 38 g proteina, 4g karbohidrate, 2g fibra, 2g yndyrë e ngopur, 96 mg kolesterol, 158 mg kripë.