Google sot mbushi 19 vjet

Nga Ilir SECI – Amerikë

– “Mirembrama! A asht kjo Piceria e Ninos?”
Google : “Jo zotni, kjo asht Piceria e Google.”
– “Me falni zonje…i paskam ra numrit gabim më duket?”
Google : “Jo zotni, Google e ka ble Picerine e Ninos.”
– “Po mire atehere pra, deshta me e porosite nji picë.”
Google : “Si urdhno zotni! Do me porositë të zakonshmen?”
– “Si të zakonshmen? Ku e dini ju se çka porositi une zakonisht?”
Google : “Simbas numrit te telefonit që po bani thirrjen, 17 herët e fundit qe keni thirre Picerine e Ninos, ju çdo herë keni porostite Pice te madhe, me dy shtresa djathi dhe me proshutë.”
– “E sakte. Njatë e marr gjithmone aty.”
Google : “A mundem me te rekomandu nji tjeter lloj pice zotni? Nji pice ma te vogel vetem me djathe ricotta dhe perime!?”
– “Jo, jo, i urrej perimet!”
Google : “Mund ti urresh por jane te mira per kolesterolin…Ju nuk e keni mire punën me kolesterolin zotni!”
– “Ku e dini ju se si e kam une kolesterolin!?”
Google : “Rezultatet e pergjigjieve tua doktori ti dergon ne emailin qe ke me Google Mail…ne emaila jane rezultatet e 5 viteve te fundit.”
– “Jeni te sakte…por une prape nuk du me porosite pice me perime. Ia kam gjete anen kolesterolit, jam tu marre ilaçe, 1 kokerr ne dite.”
Google : “Sipas te dhanave tona ti nuk je tu i marre ilaçet rregullisht, sepse ketu na del qe para 3 muejve ke ble online ne farmaci nje kuti ilaç kolesteroli me vetem 30 kokrra.”
– “Kam ble tjera ilaçe prej nji tjeter farmacie.”
Google : “Nuk rezulton kurrkund ne te dhanat tona qe ti ke perdore karten e kreditit me ba pagesë zotni.”
– “Kam pague me pare ne dorë, jo me karte.”
Google : “Sipas statementit te bankes qe te vjen ne email zotni, në Google Mail, nuk ka të dhana qe ju keni terheqë aq pare sa me ble ilaçet me leke ne dore.”
– “Kam edhe mundesi tjera me pase pare te thata ne dore…nganjihere punoj privat.”
Google : “Ashtu…keto te ardhuna nuk paraqiten ne formularet e taksave qe deklaron per shtetin…vetëm nëse ato pare te vijne nga ndonji burim i padeklaruem te ardhunash.”
– “Boll pashe besën e Zotit se na çmendet! Ska mbetë ma fija e privatësisë…Google nji anë, Facebook ne tjetren, Twitter, Instagram, WhatsApp, Viber. Jena ba me hupë për besë! Mu ka mbushe mendja top me gjetë ndonji ishull diku lerg, pa internet, pa celularë, që mos me mujtë kush me më spiunue ma.”
Google : “E kuptoj zemërimin tand zotni.
Vetem se për me udhëtue ka me tu dashtē me rinovue pashaportën…te dhanat tona diftojnë se per 3 javë të skadon pashaporta.” …