Kuvendi Zgjedhor i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare

24 Shtator, 2018

Mbretëria e Bashkuar / Londër

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës Shqiptare, mbajti Kuvendin Zgjedhor në Londër. Të pranishëm në kuvend ishin pothuajse shumica e kryetarëve te gjitha Rrjeteve të Bizneseve të Diasporës Shqiptare ( të themeluara në 4 Kontinente të Botës)
Punimet e kuvendit filluan me prezentimin e punës dhe aktiviteteve katër (4) vjeçare të rrjetit si dhe raportit financiar për periudhën katër (4) vjeçare të veprimtarisë së rrjetit.
Pas diskutimeve të punës së rrjetit dhe aktiviteteve të realizuara për këtë periudhë kohore të funksionimit të rrjetit, me shumicë të votave nga të pranishmit u aprovua prezantimi/raporti i punës dhe aktiviteteve të rrjetit të në përgjithsi. Me ritmin e njejt të punës, kuvendi vazhdoi edhe me raportin financiar të katërvjeçarit të kaluar të aktiviteteve të rrjetit (prej themelimit deri më tani),

Në pjesën e dytë të punës së kuvendi zgjedhor, punimet vazhduan me zgjedhjen e kryesisë së re dhe zgjedhjen e Presidentit të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare. Pas propozimeve për kryesin e re, me shumicë apsolute të votave u zgjodh kryesia e re në përbërje:

1. President i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare u rizgjodh Z. Nazar Mehmeti, afarist i fuqishëm dhe veprimatari i shquar i qështjes kombëtare nga Dallas/Texsas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me mandat katër (4) vjeçar;
2. Nënkryetar për Europë u zgjodh Z. Artan Llabjani;
3. Nënkryetar për Shetet e Bashkuara të Amerikës Z. Elmi Berisha Dhe

4. Sekretar Gjeneral i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Z. Ismet Smajli.

Punimet e Kuvendit të Të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, në pjesën e tretë përkatësisht të fundit të punimeve, u mbyllën me diskutime dhe propozime për planet e punës së rrjetit në katër (4) vitet e ardhshme si dhe për mundësit e realizimit të projekteve investive në gjitha viset shqiptare.
Bazuar në rrjedhën e punimeve të Kuvendit të Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, punimet e këtij kuvendi rezultuan me shumë sukses, ndërsa kryesisë së re të rrjetit të kryesuar nga Presidenti i nderuar Z. Mehmeti, i urojmë punë të mbarë dhe suksese edhe më të mëdha në katër (4) vjeçarin e ardhshëm.