S’ke nevojë për histori

(Adem Demaçit)

Nga Drita Kosumi Syla

S’po derdhë lot për Ty Bac,
dhe pse shpirti me dhemb e më dridhet zëri
as histori s’mundem të bëj për Ty
s’është nevoja të bëjë asnji
se Ti je vet histori!
As lavde nuk të thur dot
dhe as të tjerë mos të thurin kot,
si deshe e si pranove kurrë jetë,
pasuri, lavde të kota as pushtet!
Ti bac je vet historia,
që do të dëshmojë fortesë e qëndresë,
strateg të pat liria!